
Ka rreth një jave qe është hapur rregjistrimi për domene
.me, domen ky qe i përket Malit te Zi.
Imagjinoni qe ky shtet është i pavarur qe prej katër vjetësh dhe menjehere e vuri ne pune domenin e tij, madje arriti te krijoje dhe një entuziazem te jashtezakonshem ne botën e internetit ku qindra mijëra webmastera luftojne me njëri-tjetrin kush e kush te arrije te kape domenet me domethenes dhe me potencial.
Kjo është pika e pare, qe ka te beje me veten tonë, ose thënë me mirë me ata zyrtare shqiptare qe as ia kanë idenë se çfarë bëjnë me mosdijen dhe injorancen e tyre. Por besoj se nuk ia vlen te diskutohet me rreth kësaj.
Ajo qe na intereson ne është thjeshtë çështje profesionale si webmastera. Tani
.me ka me shumë potencial se sa
.al për vete faktin se
"me" ne anglisht ka një kuptim me rëndësi dhe përdoret gjeresisht (siç e dimë d.t.th. "mua"). Ne këtë mënyrë duke perdorur këtë domen mund te krijohen faqe me anë te asaj qe quhet "domain hacks". Një shembull do ishte
www.help.me qe ne shqip me kuptimin "me ndihmo mua". E kështu me radhe mund te gjenden qindra, ne mos mijëra raste ku ky domen mund te vihet ne pune shumë mirë.
Domenet .me kushtojne 20 dollare viti dhe mund te rregjistrohen për te paktën dy vjet.
Siç thashë ky domen pritet te këtë shumë te ardhme, prandaj nëse arrin dikush te gjeje ndonjë frazë te lezetshme qe perfundon me
me dhe domeni për këtë frazë është i lirë (gjë qe është shumë e vështirë), atëherë rregjistroini sepse mund te bëhen goxha para duke i shitur me vonë këto domene.
Faqja zyrtare e .me
http://www.nic.me/Rregjistrues te mirë:
http://www.godaddy.comhttp://www.netfirms.comhttp://www.eurodns.com/