Kredit.de është domeni me i shtrenjte qe është shitur ndonjëherë ne Gjermani dhe nder me te shtrenjtet domene jo .com te shitur ndonjëherë. Konkretisht ky domen është shitur për plot 892.000 Euro siç njofton Sedo.de pjesë e Sedo.com qe është lider boteror për shitje domenesh.
Deri tani domenet me te shtrenjta gjermane kane qene chat.de per 320.000 Euro, arbeitsmarkt.de per 200.000 Euro dhe suchmaschinenoptimi
erung.de (faqe per SEO) per 84.000 Euro. Ndersa domeni me i shtrenjte austriak .at qe eshte shitur ndonjehere eshte Job.at per 408.000 Euro.
Por nuk është aspak rastesi qe diçka e tillë ndodh pikërisht ne Gjermani. Domeni kombëtar gjerman
.de mban kampion për nga domenet me te perhapura kombëtare, madje është edhe përpara
.net dhe
.org me mbi 11 milione domenet .de qe janë ne perdorim. Faktoret qe kanë mundësuar këtë zhvillim janë disa, ku më me peshe janë popullsia e madhe, zhvillimi i vendit, por dhe liberalizimi qe ekziston ne rregjistrimin e këtyre domeneve. Kështu Franca, Italia e UK nuk janë shumë mbrapa nga zhvillimi dhe popullsia, por domenet e shitura ne këto vende sapo e kalojne 1 milionshin sepse për te blere domene ne këto vende ka shumë kufizime. Nga ky fakt nuk është e vshtire te kuptohet se faktori kryesor është liberalizimi qe ekziston ne rregjistrimin e domeneve perkatese. Një mësim për AKEP ky, gjithashtu!
Kredit.de http://www.kredit.de/
Sedo.de http://www.sedo.de/main.php3?language=d
Sedo.com http://www.sedo.com/main.php3?language=us