Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Disa materiale rreth lëndës së fizikës  (E lexuar 57631 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« më: 19-08-2005, 09:51:24 »

Ligji  i Pare i Njutonit.

Sipas Njutonit ne natyre nuk mund te egzistojne trupa te pavarur nga veprimi i trupave te tjere. Te gjithe trupat bashkeveprojne me njeri tjetrin. Por mund te ndodhe qe rezultantja e forcave qe veprojne mbi trup te behet zero. Atehere, ne kete cast ky trup do ruaj gjendjen e meparshme te prehjes ose te levizjes drejtvizore te njetrajtshme.

Ky ligj quhet ndryshe Ligji i Inercis.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
fiona
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 26-08-2005, 16:47:12 »

ligji II i Njutonit F/m=a. nxitimi(a) eshte ne perpjestim te drejte me forcen dhe ne perpjestim te zhdrejte me masen
E identifikuar

soy lo que me das!
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 27-08-2005, 05:34:15 »

Ligji i III i Newton-it thote:

- Per cdo veprim (apo force) egziston nje kunder-veprim (/kunder-force) i njejte dhe i kundert me te.

Ilustruar me shembull konkret, le te marrin rastin e dy objekteve si nje liber e nje tavoline. Tani, nese nje objekt si liber ushtron nje force te caktuar mbi nje tavoline, atehere dhe tavolina si objekt gjithashtu do te ushtroj te njejten force drejt librit.

Perfundimi -> nese objekti A shihet te ushtroj nje froce mbi objektin B, atehere dhe objekti B gjithashtu ushtron te njejten force mbi objektin A.
Sic e shikoni, forcat jane te ushtruara GJITHMONE mbi objekte te NDRYSHME! luj syun

Kaq! me vjen turp
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 27-08-2005, 11:43:03 »

Po ligjet e termodinamikes a ju kujtohen?? Mua vec si tituj me kujtohen.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 27-08-2005, 12:32:33 »

Parimi i pare i termodinamikes

Nxehtesia qe i jepet ne gazi, shnderrohet pjeserisht ne rritjen e energjise se brenshme dhe pjeserisht per kryerjen e punes mekanike.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
xhavo
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 27-08-2005, 12:39:58 »

Ligji i parë i termodinamikës:

"Enegjia e një sistemi të mbyllur mbet e pandryshuar. Forma të ndryshe të energjisë mund të kalojnë në njëra tjetren, por energjia as nuk mund të shkaktohet (apo krijohet) NGA HICI e as nuk mund të zhduket. Përketë arsy ndërtimi i "Perpetum Mobile" të klasit të parë eshte e pamundur."
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 28-08-2005, 15:25:06 »

Po mire me, gjithe ky milet shkruajti ligjin e pare te termodinamikes e asnje nuk shkruajti as ekuacionin perkates te tij perqeshje
Hajt se u pa puna... po e shkruj vet me vjen turp

Ekuacioni i famshem i Aishtajnit pershkruan lidhjen qe ekziston midis energjise dhe materies (mases):

                         E = mc^2

Ne kete ekuacion, energjia (E) eshte e barabarte me masen (m) shumezuar me katrorin e nje konstanti (c). Aishtajni sugjeroi qe energjia dhe masa jane te shkembyeshem.  Ekuacioni i tij gjithashtu sugjeron qe sasia e energjise dhe mases ne Univers eshte fikse.




Me respekt
SmiLey zgerdhihet
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 28-08-2005, 15:33:11 »

Jam qe jam po shkruaj edhe ligjin e 2-te & te 3-te te termodinamikes perqeshje
Ok, fillojme.... luj syun

Ligji i 2-te i termodinamikes thote qe, nxehtesia kurre nuk mund te kaloj vetvetiu nga nje trup i ftohte ne nje me te ngrohte. Si rezultat, proceset natyrale qe perfshijne kalimin e energjise duhet te kene nje drejtim, dhe te gjitha proceset natyrale jane te pandryshueshem.


Ndersa Ligji i 3-te i termodinamikes thote qe, n.q.s te gjitha levizjet termale te molekulave (pra, ne kete rast perbejne energjine kinetike) mund te largohen, nje gjendje e quajtur si 'zero absolute' mund te ndodh. Zeroja absolute rezulton ne nje temperature te 0 Kelvin ose -273.15 Grade Celsius.

Pra,  Absolute Zero = 0 Kelvin = -273.15 Grade Celcius

Universi do te arrij piken absolute zero vetem atehere kur e gjithe energjia dhe masa eshte randomisht e shperndare neper hapesire. Temperatura e tanishme e nje hapesire boshe ne Univers eshte gjetur te jete aty rreth 2.7 Kelvins.


p.s., Ju uroj te kaloni, nje mbremje te kendshme nen shoqerine e ligjeve te fizikes zgerdhihet
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
kreksi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 28-08-2005, 16:08:40 »

Një trup kur është në levizje,  deshiron gjithnjë të jetë në levizje, kurse një trup që është në qetësi ai deshiron gjithënjë të jetë në qetësi !
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 28-08-2005, 17:46:48 »

 - Shkruar nga: Krenare PIREVA -     

http://www.pr-tech.net/

Në këtë punim bëhet fjalë për fizikën dhe teknologjinë bërthamore të atomeve. Poashtu flitet për përdorimin e kësaj teknologjije në shumë aspekte të jetës së përditshme. Këtu mund të gjeni të gjithë historinë e zhvillimit të bombës atomike, dhe reaksionet të cilat marrin pjesë në procesin e shpërthimit të saj. Këtu në radhë të parë, mendohet në prodhimin e energjisë bërthamore dhe aplikimet e llojllojshme të izotopeve radioaktive. Energjetika bërthamore mund të thuhet se është duke u zhvilluar me një tempo fundamentale. Në vendet e zhvilluara ku ndihet mungesa e burimeve të energjisë konvencionale energjia bërthamore është bërë pothuajse burim kryesor.

Me poshte mund te shkarkohet materiali qe gjendet ne format PDF



[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Visar.Bali
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 07-09-2005, 05:39:43 »

Një trup kur është në levizje, deshiron gjithnjë të jetë në levizje, kurse një trup që është në qetësi ai deshiron gjithënjë të jetë në qetësi !
Spo e kuptoj deshiren e trupit. Paskan trupat deshira.
pa keqkuptime... do ta definoj me mire.
Nje trup i cili eshte ne levizje tenton qe gjate tere kohes te mbaje levizjen e vet ( njetrajtsisht ), nderkaq nje trup qe eshte ne qetesi tenton gjate tere kohes te qendroje ne qetesi.
Nga disa ligje me pare qe u permenden pame se asnje trup nuk mund te jete gjithnje ne gjendje konstante=te pandryshueshme.
Kjo ndodh pasiqe qdo trup veprom mbi ndonje ( ose me shume ) trup tjeter. Ky veprim shkakton ndryshimin e gjendjes se meparshme te trupit tjeter ( levizjen ose qetesine ).
Kisha preferuar qe te behen edhe pytje te ndryshme ne lidhje me ligjet e fizikes buzeqeshje

P.S. jam munduar ta shpjegoj me fjale te mija ( dialekt ) pasi skam liber afer perqeshje... shpresoj te kem qene i qarte.
E identifikuar

Proud to be a muslim!
Got a problem with that!?
buzeqeshje
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 08-09-2005, 10:31:01 »

C'jane spektrat e rrezatimit?

Trupat qe e prodhojne vete driten nuk japin drite te nje ngjyre por drita e dale prej tyre eshte e perbere. Per shembull drita e bardhe e diellit eshte e perbere nga shtate njyra kryesore te cilet mund ti vecojme me ane te nje prizmi qelqi..
Sistemi i ngjyrave qe formohet pas zberthimit ne prizem quhet Spekter
Midis ngjyrave kryesore perberese nuk ka kufij te prere dhe pertej tyre egzistojne edhe rrezatime te cilat jane te pafukshme per syrin e njeriut
NJutoni provoi se secila nga ngjyrat e spektrit nuk mund te zberthehet po te drg ne nje prizem, por ato mund te mblidhen perseri per te formuar driten e berdhe
Ngjyrat  e vecanta jane rrezatime te thjeshta
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 08-09-2005, 10:39:24 »

Disa lloje spektrash.

Spektra te vazhdueshem TE tille spektrash japin trupat e nxehte inkandeshent si dielli, flaka e qiririt etj

Spektra me shirita Te tille spektrash japin gazrat molekulare ne temperatura te tilla ku molekulat nuk jane zbnerthyer ende ne atome.

Spektra me vija Te tille japin gazet ne temperatura te tilla ke molekulat jane zberthyer ne atome.

E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 08-09-2005, 13:38:29 »

Dukuria e radioaktivitetit.
Aftesia qe kane disa elemente per te leshuar rrezatime qe klane veti fizike te caktuara quhet dukuria e radioaktivitetit.
Nqs rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti eshte natyror. Por fizikantet zbuluan me ane te eksperimenteve laboratorike element te rinj qe kane aftesi te rrezatojne e ne kete rast radioaktiviteti eshte artificial.
GJate dukurise se radioaktivitetit nga berthamat e elementeve dalin therrmija, vetiti e te cilave percaktojne tre tipa rrezatimesh.
Rrezatimi alfa --- qe eshte fluks berthama heliumi , me dy ngarkesa pozitive.Grimcat alfa kane aftesi te larte jonizuese dhe levizin me shpejtesi relativisht te medha por e humbin shpejt energjine e tyre gjate bashkeveprimit me lendet ku kalojne. Keshtu rrezatimi alfa nuk ka aftesi te madhe depertuese.
RRezatimi beta -----eshte fluks elektronesh per berthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe fluks elektronesh pozitive (pozitrone) per berthamat radioaktive artificiale  (beta). Keto grimca levizin me shpejtesi afersisht te barabarte me shpejtesine e drites.
Kane aftesi te madhe depertuese tek lendet ku kalojne
Kane aftesi te vogel jonizuese.
Rrezatimi gama -----jane rrezatime qe permbajne fotone me energji te larte por me gjatesi vale shume te shkurtra.
Kane aftesi te larte depertuese.
Nuk devijohen nga fusha magnetike
Demtojne indet e gjalla.
Duhet te mrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim per shkaterrimin e indeve kanceroze

Radioaktiviteti eshte dukuri qe i shnderron berthamat atomike duke formuar elemente te rinj. pra eshte dukuri berthamore.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
N I K
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 08-10-2005, 15:42:43 »

Teoria e "relativitetit te shtrenguar" e propozuar nga A.Einstein  me 1905 dhe modeli i universit "hiper hapsinor" me 4 dimensione (hpasire-kohe ose kronotop) bene te mundur ecjen drejt nje stadi me te zhvilluar te shkences.

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Industria e INJORANCES organizohet ne menyre qe kjo injorance te koltivohet tek njerzit e thjeshte
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a mund te me ndihmoni
  • Dot modelet e atomit sipas radefordit, borit
  • 7 (41%)
  • -
  • Dot informacion shtese
  • 3 (17%)
  • -
  • Dot po
  • 2 (11%)
  • -
  • Dot jo
  • 5 (29%)
  • -
  • Numri total i votave: 17
  • Shiko temen