Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri Islam - Forumi Mysliman Shqiptar
Islami - Islam
Libraria Islame
Arkiva
Dijetarë Musliman
Faqe:
1
[
2
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Dijetarë Musliman (E lexuar 4800 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #15 më:
30-10-2005, 13:50:17 »
Ebu Ishak Ibrahim Ibn Jahja el- Zarkali (Arzakel)
(1028 - 1087)
Astronomy, (shpiku astrolablin)
Ebu Ishak i njohur në përëndim si Arzaçel, ishte Arab Spanjol. Ai ishte astronomi më i shquar i kohës së tij.
El Zarkali bëri një seri vëzhgimesh astronomike në Toledo (arabisht El Tulajtalah) dhe i përpiloi ato në atë çfar është e njohur si Tabelat e famshme Toledane. Ai korrigjoi të dhëna gjeografike nga Ptolemi dhe El-Kvarizmi. Në veçanti, El Zarkali korrigjoi llogaritjen e gjatësisë së Detit Mesdhe nga 62 shkallë të bërë nga Ptolemi në vlerën përafërsishtë të saktë 42 shkallë. Tabelat Toledo janë përkthyer në gjuhën latine në shekullin dymbëdhjetë.
El Zarkali ishte i pari që vërtetoi levizjet e Afelionit në varshmeri të yjeve. Ai mati shpejtësine e lëvizjes me 12.04 sekonda për vit e cila është shumë e afërt me kalkulimet moderne prej 11.8 sekondësh. El Zarkali shpiku astrolabin e rrafshët të njohur si Safihah detajet e të cilit u publikuan në gjuhën Latine, Hebreje dhe disa gjuhë të tjera Evropjane.
Koperniku në librin e tij të famshëm "De Revolutionibus Orbium Clestium" shpreh detyrimet e tija ndaj el-Batanit (Albategnius) dhe el-Zarkalit (Arzaçel) dhe citon veprat e tyre disa herë. Beer dhe Madler vë veprën e tyre Der Mond (1873) emërojnë një vçori në siperfaqën e hënës mbas El-Zarkalit. Është një dukuri në sektorin tetë me diametër mbi gjashtëdhjetë mile dhe është e rrethuar nga vargmale të ngritura porsi terraca në lartësi deri në 13.000 hapa mbi siperfaqe. Ajo gjithashtu përfshin disa kodra dhe kratere dhe plasaritje të dukshme nga ana perendimore.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #16 më:
30-10-2005, 13:51:29 »
Omar Al-Khayyam
(1044 - 1123 )
Matematike, poezi
Omar Al-Khajami ishte nje matematikan dhe astronom i shquar. Ai ishte gjithashtu i njohur si poet, filozof dhe fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore", Bertrand Rusell veren qe Omar Kajami ishte i vetmi njeri qe ai njihte i cili ishte poet dhe matematikan ne te njejten kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khajami rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi i tij ne Algjeber u vleresua ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri i tij i plote ishte Ghijath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Kajam.
Omar Kajami lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti i Khurasanit (ne Iran). Ai njihet si Persian. Megjithate nje nga mendimet eshte qe paraardhesit e tij ( nga fiset arabet te quajtura Khajami ) emigruan dhe u vendosen ne Persi. Omar Kajami u edukua ne Nishapur. Pervec kesaj ai udhetoi edhe ne shume institucione me reputacion ne fushen e diturise perfshire ketu ate te Bukhara, Balkh, Samarkand dhe Isfahan. Pjesen me te madhe te jetes se tij ai e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Omar Al-Kajami ishte bashkekohes i Nizam al-Mulk Tusit. Ai vdiq ne vitin 1123 e.r. ne Nishapur.
Kajami dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe vecanerisht ne Algjeber. Libri i tij rreth Algjebres, me titullin "Makalat fi al-Xhabr wa al-Mukabila" mundesoi zhvillim te madh ne kete fushe. Ai cilesoi shume ekuacione algjebrike bazuar ne nderlikimin e tyre dhe njohu 13 forma te ndryshme te ekuacioneve kubike. Omar Khajami zhvilloi nje menyre gjeometrike ne zgjidhjen e ekuacioneve, e cila perfshiu nje perzgjedhje gjeniale te koneve te rregullta. Ai zgjidhi ekuacione kubike duke kryqesuar nje parabole me nje rreth. Omar Kajami ishte i pari qe zhvilloi teoremen e binomit dhe percaktoi koeficientet binominale. Ai zhvilloi shtrirjen binominale per rastin kur eksponenti eshte nje integral pozitiv. Omar Khayyam ne librin e tij te Algjebres i referohet nje libri tjeter qe njihet si Trekendeshi i Paskalit. Ky liber nuk gjendet me ne kohet e sotme. Ai e zgjeroi punen e Euklidit duke dhene perfundime te reja te raporteve dhe duke perfshire ketu edhe shumezimin e raporteve. Ai ndihmoi ne teorine e vijave paralele.
Omar Al-Kajami eshte i famshem per nje tjeter veper te tij e cila e ndihmoi gjate kohes kur ai po punonte per Sulltanin Selxhuk, Malikshah Xhelaludini. Atij i kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte i cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and qellime te tjera administrative. Per te plotesuar kete detyre, Omar Kajami nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074 e.r. Kalendari i tij i quajtur "Al-Tarikh-al-Xhelali" (Rruga e Xhelalit) eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte i perpikte brenda nje dite ne 3770 vite. Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene rezultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Kajamit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.
Kajami ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera shkencore. Ai zhvilloi nje metode per percaktimin sa me préciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy libra rreth metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si poet, Kajami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij perfshijne mistike komplekse dhe mendime filozofike.
Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Kajamit kane mbijetuar. Keto perfshijne kater libra rreth matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth gjeometrise, tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Kajami dha ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe gjeometrise analitike e cila ishte me perfitim te madh per Europen disa shekuj me vone.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #17 më:
30-10-2005, 13:53:08 »
Abu Hamid Al-Gazali
(1058 - 1128 e.r.)
Sociologji, teologji,filozofi
Al-Gazali njihet me teper per kontributin e tij ne filozofi, fe dhe sufizem. Ne Perendim ai njihet edhe si Algazel. Abu Hamid Ibn Muhamed Ibn Muhamed al-Tusi al-Sahfi'I al-Gazali lindi ne vitin 1058 e.r. ne Khorman, Iran. Ai mbeti jetim qe ne moshe te re por pati fatin te studionte ne nje standart mesimor te nje cilesie te larte ne Nishapur dhe Bagdat. Shpejt ai morri shume njohuri rreth fese dhe filozofise dhe u nderua duke u ngarkuar me detyren e profesorit ne universitetin e Nizamijas ne Bagdat. Ky universitet njihej si nje nga institucionet me me reputacion ne periudhen e arte te historise muslimane.
Megjithate, pas disa vitesh, Al-Gazali dha doreheqjen nga kjo detyre dhe u kthye ne nje endes asketik. Kjo ishte periudhe e nje transformimi mistik per te. Me vone ai iu kthye detyres se tij si profesor por perseri e la kete detyre. Jeta e tij u pasua nga nje vetmi e kushtuar meditimit dhe shkrimit e cila e coi ne botimin e disa librave te perjetshem. Al-Gazali vdiq ne Bagdat ne vitin 1128 e.r.
Al-Gazali shquhet per kontributin e tij te madh ne fushat e fese, filozofise dhe sufizmit. Disa filozofe muslimane ndoqen dhe zhvilluan disa pikepamje te filozofise greke, perfshire ketu edhe filozofine neoplatonike dhe kjo po conte ne nje konflikt me shume mesime Islame. Nga ana tjeter, levizja sufiste po kalonte shume kufij te vena nga ligjet e Islamit si psh: anullimin e ruajtjes se namazeve
farz dhe detyrave te tjera te Islamit. Duke u bazuar ne dijen dhe eksperiencen e tij mistike, Gazali vendosi te korrigjonte keto tendenca, si ne filozofi ashtu edhe ne sufizem.
Ne filozofi, Al-Gazali mbrojti qendrimin e matematikes dhe shkencave ekzakte si shkenca te sakta. Megjithate, ai adoptoi teknikat e logjikes Aristoteliane dhe procedurat neoplatonike dhe shfrytezoi pikerisht keto mjete per te treguar hapur te metat e filozofise neoplatonike, mbizoteruese ne ate kohe, dhe te pakesonte influencen negative Aristoteliane. Ne ndryshim nga disa filozofe te tjere muslimane si psh: Farabi, Al-Gazali paraqiti paaftesine e arsyes te kuptonte absolutizmin dhe pafundshmerine. Arsyeja nuk mund te tejkalonte te
kufizuaren dhe ishte kufizuar vetem me vrojtimin e relatives. Gjithashtu, disa filozofe muslimane ishin te mendimit qe universi ishte i kufizuar ne hapesire por ishte i pakufizuar per sa i perket kohes. Al-Gazali provoi qe nje kohe e pakufizuar ishte e lidhur me nje hapesire gjithashtu te pakufizuar. Me qartesine e mendimit te tij dhe forcen e argumentit, ai ishte i afte te kijonte nje balance midis fese dhe arsyes, dhe identifikoi sferat e tyre perkatese si e pakufizuara dhe e kufizuara.
Per sa i perket fese, ai qartesoi hyrjen e sufizmit, te tejkalimeve te tij dhe rivendosi autoritetin e fese ortodokse (strikte Islame), te cilen ai e konsideronte si e vetmja rruge per te arritur te verteten absolute.
Al-Gazali ishte nje shkrimtar i madh. Disa nga shkimet e tij te pavdekshme perfshijne Tuhafat al-Falasifa, Ihja al-'Ulum al-Islamjia ( Ringjallja e shkencave fetare )," Fillimi i Udheheqjes dhe Autobiografia e Tij", "Shpetimi nga Gabimi". Disa nga punet e tij u perkthyen ne gjuhet europiane te kohes mesjetare. Ai gjithashtu shkruajti nje permbledhje per austronomine.
Influenca e Gazalit ishte e thelle dhe e perjetshme. Ai eshte nje nga teologet me te medhenj te Islamit. Doktrinat e tij teologjike depertuan Europen, influencuan shkollat Cifute dhe Kristjane dhe disa nga argumentet e tij mendohet te jene adoptuar edhe nga St. Tomas Akuinas ne menyre qe te rivendosej autoriteti i ortodoksise se fese kristjane ne Perendim. Argumenti i tij ne favor te fese ishte i fuqishem deri ne ate mase sa ai u akuzua per demtimin e qellimit te filozofise dhe ne Spanjen Islame. Ibn Rushd
(Averroes) shkruajti nje kundershtim Tuhafut-it te tij.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #18 më:
30-10-2005, 13:55:49 »
Abu Maruan Abd Al-Malik Ibn Zuhr (Avenzoar)
(1091 - 1161 e.r)
Kirurgji, mjekesi
Ibn Zuhr, i njohur ne Perendim me emrin Avenzoar, ishte nje nga fizikantet, specialistet klinik dhe parazitologjistet me te medhenj te mesjetes. Disa historiane te shkencave e kane deklaruar ate si nje nga me te medhenjte ndermjet fizikanteve muslimane qe nga kohet e Al-Razi (Rhazes) te Bagdatit. Dise nga bashkekohoret e tij e kane quajtur ate si fizikantin me te madh qe nga kohet e Galenit.
Abu Marvan Abd al-Malik Ibn Zuhr lindi ne Sevilje te Spanjes ne vitin 1091 e.r. Ai u diplomua ne Universitetin e Mjekesise ne Kordove. Pas nje qendrimi te shkurter ne Bagdat dhe Kairo, ai u kthye ne Spanje dhe punoi per Almoravidet si fizikant. Me vone, Ibn Zuhr punoi si fizikant dhe minister ne te njejten kohe, per "Abd al-Mu'min", udheheqesi i pare Muahid. ai vdiq ne vitin 1161 e.r.
Ibn Zuhr e kufizoi punen e tij vetem rreth mjekesise, ne kundershtim me praktiken e shkencetareve te tjere muslimane te cilet punonin ne fusha te ndryshme. Megjithate, duke u fokusuar ne nje fushe te vetme ai dha shume ndihmesa origjinale dhe me kohe zgjatje te madhe. Ai theksoi vrojtimin dhe eksperimentin ne veprat e tij. Ne librin "Historia e Mjekesise" Dr.Neuberger shkruan:" Ibn Zuhr ishte me pervoje ne artin e ndarjes ne pjese te trupave te vdekur dhe njihte anatomine ne detaje. Metodat e tij ishin te nje cilesie te larte".
Ibn Zuhr ishte i pari qe provoi ilace te ndryshme ne trupat e kafsheve perpara se ti provonte ato tek njerezit. Gjithashtu, ai ishte i pari qe pershkroi semundjen e zgjebes ne detaje, dhe per kete arsye ai njihet si parazitologjisti i pare. Ai gjithashi ishte i pari qe dha nje pershkrim te hollesishem te operacionit te trakeotomise dhe praktikoi ushqimin direkt nepermjet ezofagut ne ato raste kur ushqimi normal nuk ishte i mundshem. Si specialist klinik, ai dha pershkrime klinike rreth patiteve te brendshme, iflamacionin e veshit te mesem dhe kancereve medistinale.
Ibn Zuhr shkruajti shume libra per specialistet mjekesore dhe per njerezit e thjeshte. Disa nga librat e tij u perkthyen ne latinisht dhe hebraisht dhe ishin me kerkese te madhe ne Evrope deri ne fund te shekullit te 18-te. Vetem tre nga librat e tij mbijetuan. Ibn Zuhr ka shkruajtur Kitab al-Taisir fi al-Mudauat ua al-Tadbir (Libri i Thjeshtezimit te Kurimit dhe Dietave) me kerkese te Ibn Rushdiut. Ky liber ben fjale per gjendjen patologjike dhe kurimin. Libri i dyte Kitab al-Iktisad fi Islah Al-Anfus ua al-Axhsad (Libri I Kursit te Mesem te Reformave te Shpirtit dhe Trupit) permbledh semundje te ndryshme, kurimit dhe higjenes. Gjithashtu flet rreth rolit te psikologjise gjate kurimit. Libri i trete Kitab al-Aghziya (Libri I Produkteve Ushqimore) ben fjale per shume ilace dhe rendesine e ushqimit. Influenca e Ibn Zuhr ne zhvillmin e shkencave mjekesore ka vazhduar te ndihet per disa shekuj ne te gjithe boten.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #19 më:
30-10-2005, 13:57:01 »
Al-Idrisi (Dreses)
(1099 - 1166 e.r)
Gjeografi (Harta e Botes, Globi i pare)
Al-Idrisi njihet ne perendim si nje gjeograf qe beri per Mbretin Roxher II te Sicilise, nje glob prej nje sfere prej argjendi qe peshonte 400 kg. Disa shkollare e shohin si gjeografin dhe kartografistin me te madh te mesjetes. Ai gjithashtu dha ndihmese te madhe ne bimet mjekesore. Abu Abdullah Muhamed Ibn Muhamed Ibn Idris Ash-Sharif lindi ne vitin 1099 e.r. ne Ceuta te Spanjes. Ai njihet edhe me emrin e tij te shkurter Al-Shafir Al-Idrisi al-Kurtubi.
Al-Idrisi u edukua ne Kordova. Ai udhetoi neper shume vende te largeta pershi edhe Evropen per te mbledhur data gjeografike. Gjeografet muslimane te asaj kohe kishin bere matje te sakta te siperfaqes se Tokes, dhe disa harta te te gjithe botes. Al-Idrisi bashkoi keto njohuri me njohurite e tij. Ishte per arsye te ketyre njohurive qe ai filloi te terhiqte vemendjen e shume lundertareve evropiane.
Fama dhe kompetenca e tij terhoqen vemendjen e Roxherit II, mbretit norman te Sicilise i cili e ftoi ate te bente nje harte te perpikte te botes. Duhet te permendet ketu qe perpara mbretit Roxher Sicilia qeverisej nga muslimanet dhe ku njohurite e muslimaneve ishin ne dispozicion te Evropes nepermjet perkthimit latinisht. Al-Idrisi beri nje top prej argjendi me peshe prej 400 kg ne te cilin hollesisht regjistroi shtate kontinete dhe rruget e udhetimit, liqenet dhe lumejte, qytetet me te medha dhe rrafshnaltat dhe malet. Ai gjithashtu perfshiu informacion te tille si largesia, gjatesia dhe lartesia. Ky top u shoqerua nga libri i tij "Al-Kitab al-Ruxhari (Libri i Roxherit).
Libri i Al-Idrisit me titullin "Nuzhat al-Mushtak fi Ikhtirak al-Afak" (Entuziazmi i atij qe deshiron te udhetoje midis klimave) eshte nje enciklopedi gjeografike e cila permban harta te detajuara dhe iformacion rreth vendeve evropiane, Afrikes dhe Azise. Me vone ai perpiloi nje enciklopedi me te kuptueshme te titulluar "Raud-Unas ua-Nuzhat al-Nafs" (Kenaqesia e njeriut dhe entuziazmi i shpirtit). Njohurite e tij rreth Nigerit, siper Timbuktuse, ne Sudan, dhe te ujrave te Nilit ishin te njohura per saktesine tyre.
Al-Idrisi gjithashtu dha kontribut te madh ne shkencen e bimeve mjekesore dhe shkroi disa libra. Libri me i njohur midis ketyre librave eshte "Kitab al-Xhami-li-Sifat Ashtat al-Nabatat". Ai rishikoi dhe sintetizoi gjithe literaturen rreth fushes se bimeve mjekesore dhe u shtoi edhe kerkimet tij te bera gjate udhetimeve. Ai pershkruan emrat e disa ilaceve ne disa gjuhe te botes perfshire ketu gjuhen berbere, siriane, persiane, hindu, greke dhe latine. Idrisi shkruajti gjithashtu rreth zoologjise dhe faunes. Al-Idrisi vdiq ne vitin 1166 e.r.
Al-Idrisi u be shume me i famshem se sa disa gjeografe te tjere muslimane dhe kjo per arsyen sepse anije dhe lundertare nga detrat e veriut, Atlantiku dhe Mesdheu frekuentonin Siciline e cila eshte pothuajse ne mes te Mesdheut. Disa nga librat e tij u perkthyen ne latinisht dhe librat e tij rreth gjeografise ishin te njohur per shume shekuj me radhe. Perkthimi i njerit prej librave te tij u publikua ne Rome ne vitin 1619
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #20 më:
30-10-2005, 13:58:35 »
Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd
(Averroes)
(1128 - 1198 e.r)
Filozofi, ligj, mjekesi, astronomi, teologji
Ibn Rushdi ishte nje gjeni i hapesirave enciklopedike. Pjesen me te madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan ne te njejten kohe. Megjithate ne Perendim ai njihet si komentatori i madh i filozofise se Aristotelit, influenca e se ciles depertoi deri ne mendjet e konservatoreve te klerikeve kristiane ne mesjete perfshire ketu edhe njerez si St. Tomas Akuinas.
Shpesh ai kishte vizita nga njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se mjekesise dhe ceshtje ligjore. Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd ( i njohur ne Perendim me emrin Averroes ) lindi ne Kordove, Spanje ne vitin 520 v.h. (1128 e.r). Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte e njohur per dituri dhe kjo i dha atij mjedis te pershtatshem per te te dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj
fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te filozofise dhe ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja.
Ne moshen 27 vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e Mohavid ne Marakesh ( Marok), per te ndihmuar ne krijimin e institucioneve te edukimit Islamik. Nen ndikimin e fuqishem te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof te
madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin, permblidhnin dhe komentonin disa vepra te Aristotelit (1169 e.r.)
Ne moshen 44 vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne Seville. Ate vit ai perktheu dhe permblodhi nje nga librat e Aristotelit me titullin "de Anima". Ky liber ishte perkthyer ne latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me vone Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit perfshire ketu edhe metafiziken. Me vone ate e thirren perseri ne Marrakesh me qellimin qe te punonte si fizikant per Kalifin.
Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit dhe kjo e kualifikoi ate per te zene postin e Gjykatesit. Pervec kesaj ai ishte i interesuar ne filozofi dhe logjike. Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte filozofine dhe fene. Gjithashtu ai ishte i interesuar ne mjekesi. Sipas filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me subjekte te ndryshme.
Nje shqyrtim i kujdesshem i veprave te tij tregon qe Averroes ishte nje njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat e tij eshte gjetur kjo fraze:" Cilido qe studjon anatomi do te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe njesimin e
Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet thellesia e besimit te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth Kur'anit and zakoneve Profetike te cilat ai shpesh i permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi i vertete per njeriun mund te arrihet me te vertete nepermjet shendetit shendetit mendor dhe psikologjik, dhe njerezit nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk ndjekin rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk besojne ne Zot dhe Njesine e tij.
Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e vertetet e cila eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te Tij. Kjo dituri e vertete perfshin gjithashtu te njohurit e menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e kesaj bote
dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj diturie praktike mbulon dy dege:
(1) Njohjen e ligjeve lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes
njerezore dhe
(2) shkencat shpirterore te cilat kane te bejne me ceshtje si psh durimin, mirenjohja ndaj Zotit dhe morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me mjekesine ne
efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje ane dhe moral e shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe shendeti shpirteror quhet "Takua" ( i drejte dhe i frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an.
Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi, llogjike, mjekesi dhe ligj. Veprat e tij numerohen ne me teper se 20,000 faqe, prej te cilave me te famshmet jane te lidhura me filozofine, mjekesine dhe ligjin. Ai shkruajti
20 libra per mjekesine.
Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut al-tuhafut" eshte shkruar ne pergjigje te vepres se al-Gazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume
dijetareve muslimane lidhur me kete liber i cili megjithate ka nje influence te thelle ne mendimin Europian, te pakten deri ne fillimin e filozofise moderne dhe shkencave eksperimentale. Pikepamjet e tij mbi fatin jane qe njeriu nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk eshte parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre komentime per veprat e Aristotelit te cilat ishin te njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te ketyre veprave. Me e shkurtra e njohur me emrin Xhami mund te konsiderohet si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me emrin Talkhis dhe me e gjata me emrin Tefsir. Keto tre komentime korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne edukimin e nxenesve; e shkurtra ishte per fillestaret, e mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin dhe e gjata per studime te avancuara. Komentimi me i gjate ne fakt ishte nje kontribut origjinal i bazuar me teper ne analizen e tij perfshire te interpretimit te koncepteve te Kur'anit.
Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te cilat ai u perpoq te perdorte njohurite e tij rreth filozofise dhe llogjikes. Nuk eshte per t'u habitur qe
veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane megjithese Averroes eshte i pafajshem ne shume pikepamje te te ashtquajturit Averroism. Profesor Bammate ne librin e tij "Kontributi i Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon
Renanin: St. Tomas Akuinas ishte "dishpeulli i pare i komentatoreve te medhenje si psh Averroes. Albert Alagnusi i eshte borxhli Avicennas, St. Thomas i eshte borxhli per gjithshka Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I perhireshmi At Asin Palacios, i cili beri studime intensive rreth teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre nuk e klasifikon Averroes me Averroist Latin, merr disa tekste te filozofit Cordovian dhe I krahason ato me
Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet e tyre konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme me ato te Ibn Rushdiut. Nuk ka me vend per asnje dyshim rreth influences qe Filozofi Musliman ( Averroes ) kishte mbi Teologet me te medhenj Katolike."
Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar mjekesise eshte shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi Latinisht I ketij libri njihet me emrin "Colliget". Ne kete liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese, kura dhe parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber fokusohet ne disa pjese ne krahasim me librin e Ibn Sina te titulluar "al-Qanun" por permban disa vrojtime origjinale te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti nje traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak. Sipas Draper, Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin
njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e nadu ate ne dy pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e sferave. Kjo permbledhje e Almagest u perkthye nga Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin 1231.
Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar Zahabi si nje nga librat me te mire ne shkollen e Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen ne shume gjuhe te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten dhe Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth filozofise jane ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne perkthimet Hebraishte nga perkthyes Hebrenj dhe nje pjese e vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij rreth zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka shkruar komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te Galen rreth dridhjeve, llogjikes se al-Farabit dhe shume te tjera.
Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe shkencetaret me te medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip Hittit, Ibn Rushdi infuencoi Perendimin nga shekulli I 12 deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane perdorur si
tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e 14 dhe ate te 15. Librat e tij jane perfshire ne shume universitete Perendimore deri ne ardhjen e shkencave eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #21 më:
30-10-2005, 14:00:02 »
Nur Al-Din Ibn Ishak Al-Bitruxhi (Alpetragius)
(1204)
Astronomi
Nur al-Din Ibn Al-Bitruxhi, i njohur ne perendim me emrin Alpetragius, lindi ne Marok. Me vone ai emigroi ne Spanje dhe jetoi ne Sevilje. Ai vdiq ne fillim te shekullit te 13-te rreth 1204 e.r.
Al-Bitruxhi ishte nje nga astronomet me te famshem te kohes se vet. Libri i tij me titullin "Kitab-al-Haj'ah" ishte shume i njohur ne Evrope gjate shekullit te 13-te. Ne fillim ky liber u perkthye ne hebraisht dhe me vone nga kjo gjuhe u perkthye ne latinisht. Edicioni latinisht i ketij libri u printua ne Viene ne vitin 1531 e.r. Ai tentoi te modifikonte systemin e levizjes se planeteve te Ptolemeut, por nuk mundi sepse ndoqi nocionin e levizjes perfekte nga Aristoteli. Megjithate, disa astronome arabe spanjolle sugjeruan nje orbite eliptike per levizjen e planeteve.
Ne vepren e tyre te famshme, "Der Mond (1837)" Beer dhe Madler permendin nje vecori te siperfaqes se Henes pas Al-Bitruxhit. Eshte nje krater me nje diameter prej 26 miljesh ne seksionin e 8-te te diagrames henore dhe ka nje kulm ne forme konike ne qender te tij. Muret e tij pingule dhe rrafshina e tij rrethuese shkelqejne me nje ndricim te dallueshem.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #22 më:
30-10-2005, 14:01:12 »
Nasir al-din al-Tusi
(1201 - 1274 e.r)
Astronomi, gjeometri jo Euklidiane
Al-Tusi eshte nje nga shkencetaret, matematicienet, astronomet, filozofet, teologet dhe fizikantet me te medhenj te kohes se tij. Ai ishte nje shkrimtar prodhimtar i cili shkruajti shume traktate ne fusha te vecanta si agjebra, trigonometria, gjeometria, logjika, metafizika, etika dhe teologjia.
Abu Xhafar Muhamed Ibn Muhamed Ibn al-Hassan Nasir al-Din al-Tusi lindi ne Tus, Khurusan (Irani i sotem) ne vitin 1201 e.r ai studioi shkenca dhe filozofi nen mbikqyrjen e Kamal al-Din Ibn Yunus. Al-Tusi u rrembye nga agjentet e Isma'ili Hasan Bin Sabah dhe u dergua ne Alamut ku qendroi deri ne kapjen e tij prej mongolit Halagu Kan ne vitin 1256 e.r.
I befasuar nga aftesite e vecanta dhe kompetenca e tij ne astrologji, Ilkanid Halagu Kan e caktoi Al-Tusin si nje nga ministrat e tij. Me vone ai sherbeu si administrator i Aukafit. Ne vitin 1262 ai ndertoi nje observatorium ne Meraga dhe drejtoi aktivitetet e ketij observatoriumi i cili ishte pajisur me pajisjet me te mira te sjella prej Bagdatit dhe disa qendra te tjera islame te njohura per perhapjen e diturise. Ky observatorium mes te tjerash permbante nje mur 10 kembe te larte i cili ishte bere prej bakri, dhe nje azimuth ne forme katrore te krijuar prej vete Al-Tusit. Instrumente te tjera perfshinin astrolabet, prezantime te sistemit te yjeve dhe forma sferash. Al-Tusi vizatoi disa instrumente te tjera per kete observatoriumi.
Al-Tsui prodhoi nje tabele shume te sakte te levizjeve planetare dhe nje katalog yjesh. Gjithashti ai e publikoi kete ne nje liber me titullin "Al-Zij-Ilkani", liber i cili i ishte kushtuar Ilkanit, Halagu Kan. Tabelat ishin ndertuar duke u bazuar ne vrojtimet e bera prej nje periudhe kohore per mese 12 vjetesh. Al-Tsui llogariti vleren e 51' per saktesine e ekuinokseve. Al-Tusi ishte ndermjet te pareve muslimaneve astronome qe dalluan disa te meta ne modelin e Ptolemeut bazuar ne principet mekanike dhe rregulluan keto te meta. Kritika e tij per teorite e Ptolemeut bindi astronomet e ardhshem per nevojen e zhvillimit te nje modeli tjeter te cilin e mbaroi ne vepren e famshme te Kopernikut. Al-Zij Ilkani ishte libri me i famshem midis astronomeve deri ne shekullin e 15-te. Perkujtimorja e tij e titulluar "Tadhkira Fi Ilm Al-Haja" perfshin projektin e tij gjenial per gjenrimin rektilinear pergjate diametrit te rrethit te jashtem prej dy levizjeve rrethore. Ne fund te karieres se tij ai u transferua ne Bagdat dhe vdiq brenda nje viti ne 1274 ne Kadhiman ( afer Bagdatit , Iraku i sotem)
Al-Tusi ishte nje nga iniciatoret e trigonometrise sferike e cila perfshinte 6 formula themelore per zgjidhjen e trekendeshit sferik me kende te drejta. Nje nga kontributet e tij matematikore me te rendesishme ishte trajtimi i trigonometrise si nje disipline e re matematikore. Ai shkruajti rreth koeficienteve binominale te cilat paskali prezantoi me vone.
Al-Tusi ringjalli filozofine e Avicenes. Libri i tij "Ahlak-i-Nasri" (Etikat Nasiriane) ishte nje nga libra me te rendesishem mbi etikat dhe ishte i famshem per shekuj me radhe. Taxhrid -al-'Akaid ishte nje veper e shkelqyer ne filizofine islame. Ai gjithashtu krjoi disa vargje poezie.
Al-Tusi shkruajti veprat e tij ne arabisht dhe persisht. Sipas Xhorxh Sartonit 64 traktate jane njohur te kene mbijetuar. Keto u perkthyen ne latinisht dhe disa gjuhe te tjera Evropiane ne kohet e mesjetes. Libri i Al-Tusit, "Shaq al-Kata" u perkthye ne latinisht me titullin "Figura Cata". Disa nga studentet e njohur te Al-Tusit jane Nizam al-Araj i cili shkruajti nje komentim rreth Almagestit, dhe Kutb ad-Din ash-Shirazi i cili dha shpjegimin e pare matematikor te kenaqshme te ylberit. Kontributet e Al-Tusit u vleresuan per shume shekuj me radhe.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #23 më:
30-10-2005, 14:03:42 »
Ibn el-Nafis Damashku
[1213-1288]
Astronomi
Ibn el Nafis ka qenë fizikant me reputacion si dhe expert i shquar i shkollës juridike shafi`i. Ai është i famshëm për zbulimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu ai ishte i pari i cili përshkruajti strukturën e mushkrive, bronkes dhe arteries brerore. Ala-el-Din ebu el-Hasan Ali ibn ebi el-Hazm el-Karshi ibn el-Nafis el-Damashku lindi më 1213 në Damaskë. Edukatën e mori në Kolegjin Mjekësorë (dhe spital) të themeluar nga Nur el-Din Zangi. Ibn el-Nafis studioi mjekësinë pran dijetarit të njohur Muhazzab el-Dinj Abd el-Rrahim. Ai gjithashtu studioi jurisprudencë, letersi dhe teologji.
Ekspertiza dhe reputacioni i tij në mjekësi dhe jurisprudencë u shperblye me emërimin e tij si Principal i spitalit të famshëm Nasir në Kajro. Aty, ai ushtroi shumë shpecialist mjekësor duke përfshirë edhe kirurgun e famshëm Ibn el-Kuff el- Masihi. Më pas ai shërbeu në shkollën Mensurije në Kairo. Me vullnetin e tij ai i dhuroi Spitalit Mansurija shtëpinë e tij, librarinë dhe klinikën. Ibn el-Nafis ka vdekur më 678 H. (1288 M.)
Ibn el-Nafis dha kontribut të çmuar në mjekësi.. Ai shkruajti komente dhe kritika të detajuara mbi njohuritë mjekësore që ekzistonin në kohën e tij dhe shtoi shumë kontribute origjinale. Kontributi më i madh i tij ishte zbulimi i sistemit qarlullues të gjakut i cili u rizbulua tre shekuj më mbas. Ibn el-Nafis ishte i pari që bëri përshkrimin e saktë të strukturës së mushkrive dhe përshkrimin e bronkes si dhe ndërlidhjen ndërmjet enëve të trupit për ajr dhe gjakë. Gjithashtu ai elaboroi funksionimin e arterjeve brerore si ushqyes të muskujve kardiak.
El-Shami fi el-Tibb ishte enciklopedia e Ibn El-Nafis e përbërë prej 300 volumesh e cila nuk u kompletua sipas planifikimit për shkak të vdekjes së autorit. Ky dorëshkrim ruhet si përmbledhje speciale në Damask. Libri në ofthamologji kryesisht është kontribut i tij origjinal i cili poashtu ekziston. Nga mesi i librave të tij Muxhaz el-Kanun u bë më i famshmi dhe më pas disa komentime u shkruan mbi të. Ai shkruajti edhe një libër të famshëm Kitab el-Muhtar fi el-Agdhija që merret me efektet e djetës në shëndet. Ai poashtu shkruajti disa komente në librin e Hipokrates dhe Kanunit të Ibn Sinas të cilët ende ekzistojnë.
Veprimtaria e Ibn el-Nafis pati influencë të madhe në zhvillimin e shkencës mjekësore si në botën Islame ashtu edhe në atë Perëndimore. Ajo shtoi njohuritë mjeksore me qartësi të madhe dhe theksoi precizitetin. Fillimisht vetëm një libër i tij u përkthye në gjuhën latine. Më pas shumica e veprimtarisë së tij ngeli e pa njohur për Evropën me shekuj të tërë.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #24 më:
30-10-2005, 14:04:56 »
Ibn KHALDUNI
[1332 - 1395]
Sociologji, Filozofi e Historise, Shkenca Politike
Ibn Khalduni në përgjithësi njihet si themeluesi dhe babai i socioligjisë dhe i shkencave të historisë. Ai më së miri njihet për veprën e tij të famshme "Mukaddimah", apo siç quhet në perëndim "Prologomena". Abd el-Rrahman Ibn Muhamed, i njohur si Ibn Khaldun, lindi më 1332 në Tuniz në një familje me pozitë të lartë të migruar nga Sevilja e Spanjës muslimane. Paraardhësit e tij ishin arabë jemenitë të cilët u vendosën në Spanjë që vitet e para të qeverisjes muslimane në shekullin e tetë.
Gjatë viteve të tij të para të edukimit, Ibn Khalduni fitoi eksperiencë nga pjesëmarrja aktive e familjes së tij në jetën intelektuale dhe në një farë mase edhe politike të qytetit. Në shtëpinë e tij ishin të shpeshta vizitat nga udheheqësit intelektual dhe politik të shteteve islame të perëndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e të cilëve gjetën strehim aty. Ibn Khalduni u edukua në Tuniz dhe Fiz ku dhe studioi Kur'anin, traditën e Profetit Muhammedit (a.s.) dhe lëmitë e tjera të shkencave islame sikur teologjinë dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studioi letërsinë arabe, filozofinë, matematikën dhe astronominë. Ende në moshën adoleshente ai hyri në shërbim të udhëheqësit egjiptian Sulltan Berkuk.
Ibn Khalduni kaloi një jetë aktive në politikë para se të fillonte të shkruante kryeveprën e tij të famshme për histori. Ai punoi për udhëheqësit në Tuniz dhe Fiz (tani Marok), Granadë (Në Spanjën muslimane si dhe në Biaja (në Afrikën e Jugut). Në vitin 1375, Ibn Khalduni kaloi në Granadë (Spanjën Muslimane) i lodhur dhe i zemëruar vetëm për të ikur nga trazirat në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht, për shkak të së kaluarës së tij, udhëheqësi i Granadës e përzuri atë. Më pas ai u kthye në Algjeri për të kaluar katër vite në një fshat të vogël me emrin Kalat ibn Salama. Po në këtë vend ai shkroi "Mukaddimah", vëllimin e parë të historisë botërore që i siguroi atij vend të amshuar ndër historianët, sociologët dhe filozofët. Ende karriera e tij ishte e pa sigurtë për shkak të trazirave në Afrikën e Jugut. Përfundimisht u shpërngul në Egjipt ku edhe kaloi njëzet e pesë vitet e tij të fundit. Ne Egjipt ai jetoi i qetë, me famë dhe respekt, i caktuar në postin e kryegjykatësit te shkollës Malikite. Ai ligjëroi gjithashtu për një periudhë kohore në universitetin El-Azhar.
Ibn Khalduni u detyrua të lëvizë nga një vend në një tjetër, nganjëherë me vullnetin e tij, por më shpesh i detyruar nga udhëheqësit despotik. Kjo e bëri atë të përfitojë dhe të mësojë shumë si rezultat i takimeve të shumta me udhëheqës, ambasadorë, politikanë dhe dijetarë nga Afrika e Jugut, Spanja muslimane, Egjipti dhe vendet e tjera të botës islame.
Ajo që më së shumti ndikoi në famën e Ibn Khaldunit është libri i tij "Mukaddimah", kryevepër në literaturën e filozofisë së historisë dhe sociologjisë. Tema qendrore e kësaj vepre gjigante është identifikimi i fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale të cilat ndikojnë në përparimin e civilizimit njerëzor si dhe në rrjedhën e historisë. Ai analizoi dinamikën e marrëdhënieve grupore dhe shpjegoi se si ndjenjat e grupit (el-Asabijah) shkaktojnë ngritjen e një qytetërimi dhe fuqije politike të re. Ai identifikoi lëvizjen pothuajse ritmike (të përsëritur) në ngritjen dhe rënien e qytetërimit njerëzor dhe analizoi shkaqet që ndikojnë në këtë.
Mendimet revolucionare të Ibd Khaldunit tërhoqën vëmendjen e dijetarëve muslimanë si dhe atyre perëndimorë. Në studimet e tij në histori, ai ishte pioner në ndarjen e raporteve historike në dy kritere themelore: të arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katër pikat bazë në studimin dhe analizimin e raporteve historike: 1. dule i lidhur ngjarjet njëra me tjetrën përmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji në mes të kaluarës dhe të tashmës, 3. duke marrë në konsiderim efektet e rrethanave dhe, 4. duke marrë në konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe të trashëguara.
Ibn Khalduni është nismëtar i studimit kritik të historisë. Ai ofroi një studim analitik të qytetërimit njerëzor, fillimin e tij, faktorët ndikues të zhvillimit dhe shkaqet e rënies. Kështu, ai themeloi një shkencë të re; shkencën e zhvillimit të shoqërisë apo sociologjinë, si e quajmë ne sot. Ibn Khalduni shkruan: "Unë kam shkruar rreth historisë një libër në të cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit të shteteve dhe qytetërimeve, dhe për rradhitjen e materialit në libër kam ndjekur një metodë jo familjare dhe e kam shkruar në mënyrë të çuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur këtë metodë të veçantë analize, ai themeloi njëkohësisht dy shkenca të reja: historinë dhe sociologjinë.
Ibn Khalduni argumenton se historia është lëndë e ligjeve universale dhe citon kriterin për të vërtetën historike: "Rregulli për të dalluar të vërtetën nga jo e vërteta në histori bazohet në mundësinë apo pamundësinë e saj; domethënë, ne duhet të analizojmë shoqërinë njerëzore dhe të dallojmë karakteristikat esenciale dhe qenësore nga ato të rastësishme të cilat nuk duhet të merren në konsideratë, duke njohur më mirë ato që s'ka mundësi t'i përkasin asaj (shoqërisë). Nëse ne veprojmë kështu, atëherë kemi një metodë për të dalluar të vërtetën historike nga gabimet si mjet demonstrues që nuk lë dyshime. Kjo është pikë mbështetje e sigurtë me të cilën historianët mund të vërtetojnë atë që duan."
Për shkak të theksit që Ibn Khalduni i ka vënë arsyes dhe nevojës së saj për të gjykuar historinë dhe ndodhitë në shoqëri disa dijetarë pohojnë që ai (Ibn Khalduni) ka tentuar që të hedh poshtë njohuritë religjioze dhe t'i zëvëndësojë me arsyen dhe filozofinë logjike. Këto pohime janë të pa baza. Është e njohur se disa shkolla mësojnë gjëra të paarsyeshme në natyrë, por kjo nuk është e vërtetë për islamin i cili gjithmonë inkurajon vëzhgimin dhe mendimin, dhe ua kujton pabesimtarëve mospërdorimin e logjikës dhe të menduarit. Një shembull i kësaj është ajeti 164 i sures së dytë të Kur'anit: "Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente"; si dhe ajeti 170 po në të njëjtën sure "E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli!" Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?"
Ibn Khalduni thoshte se religjioni luan rol të rëndësishëm në bashkimin e arabëve dhe sjelljen e progresit dhe zhvillimit të shoqërive të tyre. Ai theksoi se padrejtësia, despotizmi dhe tirania janë shenja të qarta të rënies së shtetit. Filozofia metafizike, thoshte ai, ka vetëm një përparësi e që është kthjellimi e mendjes. Ai pohon se njohuritë e botës metafizike në veçanti në çeshtjet fetare mund të nxjirren vetëm nga shpallja.
Ai ishte pionier në lëndën e edukimit. Presioni dhe përdorimi i forcës, thotë Ibn Khalduni, janë armiq të mësimit dhe çojnë në përtaci dhe hipokrizi. Fakti që Ibn Khalduni jetoi në fazën fillestare të rënies së qytetërimit musliman, e detyroi që shumicën e njohurive t'i përmbledhi nga e kaluara. Ai kundërshtoi vrullshëm praktikat jo të shëndosha që krijonin mospërparim dhe ngecje të krijimtarisë tek dijetarët muslimanë.
Ibn Khalduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet t`i nënshtrohen analizës objektive dhe shkencore. Historianët kanë bërë gabime gjatë studimit të tyre të ndodhive historike për shkak të: 1. mosnjohjes së natyrës së qytetërimit dhe popullit, 2. anshmërisë dhe paragjykimeve dhe 3. të pranuarit verbërisht të raporteve të dhëna nga të tjerët.
Progresi dhe zhvillimi i vërtetë vjen me njohjen korrekte të historisë dhe njohuria e saktë mund të arritet vetëm duke ndjekur tri pikat që vijojnë: 1. Historiani kurrë nuk duhet të ketë paragjykime kundrejt askujt dhe asnjë ideje. 2. Duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë çdo informacion të ofruar. Pra, duhet mësuar gjithçka rreth historianëve nga të cilët merret informacioni, besueshmërinë dhe moralin e tyre para se të pranohet informacioni si i saktë. 3. Nuk duhet që historia të kufizohet vetëm tek mësimi i politikës dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve për udhëheqësit dhe qeveritë. Për studimin e historisë duhet të përfshihen të gjitha kushtet: shoqërore, religjioze si dhe ekonomike.
"Mukaddimah" gjatë jetës së Ibn Khaldunit u njoh si vepër e rëndësishme. Në volumet e tjera rreth historisë botërore "Kitab el-Ibar" trajton historinë e arabëve, udhëheqësit bashkëkohorë muslimanë dhe evropjanë, historinë e vjetër arabe, jehude, greke, romake, persiane, historinë islame, historinë e Egjiptit si dhe historinë e Afrikës së Jugut. Vëllimi i fundit trajton në përgjithësi ngjarjet gjatë jetës së tij dhe njihet me emrin el-Tesrif. Sa i përket librave të tjerë, edhe ata u shkruajtën nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re në artin e shkrimit, të shkruajturit e autobiografisë. Gjithashtu shkruajti edhe një libër në matematikë i cili nuk është ruajtur.
Influenca e Ibn Haldunit në lëndët e historisë, filozofisë së historisë, sociologjisë, shkencave politike dhe edukimit ka mbetur deri në ditët e sotme. Ai gjithashtu njihet si pionieri i artit të shkrimit të autobiografisë, rinovues në lëndën e edukatës dhe psikologjisë së edukatës si dhe në stilistikën e shkrimit arab. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, si në lindje ashtu edhe në perëndim.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #25 më:
30-10-2005, 14:06:13 »
Ulug BEGU
[1393 - 1449]
Astronomi
Ulug Begu ka qenë nipi i Timurit (në perëndim i njohur Tamerlani), princit Tartar dhe udhëheqësit të Turkestanit. Ai ishte astronom dhe matematikan i dalluar i shekullit të pesëmbëdhjetë. I lindur më 1393 në Sulltanija në Azinë Qendrore, Ulug Begu ishte djali i mbretit Timurid Shah Rukh. Ai ka qenë hafiz i Kur'anit, pra ka ditur Kur'anin përmendësh.
Ulug Begu e bëri Samarkandin qytet me famë dhe një nga kryesorët në qytetërimin musliman. Në vitin 1428 ai ndërtoi medresenë, institucion për studime të larta, ku u mësua edhe astronomia. Më pas, në vitin 1428, Ulug Begu filloi në qytetin Samarkand ndërtimin e observatorit madhështor tre katësh rreth 90 metra në diametër dhe 40 metra të lartë. Për drejtor të observatorit caktoi Ali Kudsin, astronom i dalluar musliman, ndërkohë që në të punuan mjaft astronomë dhe matematikanë të tjerë sikur El-Kashi dhe Kadizada.
Ulug Begu e furnizoi observatorin me instrumentet më të mira dhe të sofistikuara të kohës. Aty gjendej edhe këndmatësi i cili u përdor për përcaktimin e pjerrësisë së eklipsit në ekuator, pikën e ekuinoksit të pranverës, gjatësinë e vitit tropikal si dhe konstante të tjera astronomike të matura gjatë vëzhgimit të diellit. Gjithashtu aty gjendej edhe një lartësimatës shumë i gjatë i cili i detyroi mirëmbajtësit të hiqnin një shtresë toke për ta zënë observatoriumi. Ndërmjet instrumenteve të tjera ishin edhe një trikuetram sëbashku me një sferë.
Në vitin 1437 botoi veprën e tij më me famë dhe më të qëndrueshme, katalogun e ri të yjeve të quajtur "Zidj-i Xhedid Sultani". Në të, Ulug Begu, rishikoi pozicionet dhe magnitudat e yjeve të vëzhguara nga Ptolomeu. Ai gjeti shumë gabime në llogaritjet e bëra nga Ptolomeu. Libri përfshin një koleksion të ndryshëm vëzhgimesh dhe llogaritjesh, pozicionin e yjeve fikse, rrugën e yjeve si dhe njohuri të tjera të kohës. Përkthimi anglisht i këtij libri është botuar në vitin 1917.
Ulug Begu bëri llogaritjen e gjatësisë së vitit e që është 365 ditë, 5 orë, 49 minuta dhe 15 sekonda. Përveç kësaj ai përgatiti tabelën planetare të lëvizjeve të cilat ishin shumë të njohura dhe të pranuara nga astronomët e asaj kohe. Ai studioi lëvizjet vjetore të pesë planetëve më të shndritshëm: Saturnit, Jupiterit, Marsit, Afërditës dhe Merkurit, të dhëna të cilat ende konsiderohen shumë të sakta. Më 1437, ai gjithashtu përpiloi katalogun e yjeve në të cilin përcaktoi pozicionin e 992 yjeve.
Ulug Begu u vra në vitin 1449 në Samarkand mbas sundimit të tij tre vjeçar të Turkestanit. Kjo katastrofë solli neglizhimin e observatoriumit dhe Samarkandi gradualisht e humbi rëndësinë e tij si një qendër kryesore e astronomisë. Me kalimin e kohës observatoriumi u shkatërrua përfundimisht dhe vendndodhja e tij u konfirmua nga arkeologët rusë në vitin 1908. Bir dhe Madler në librin e tyre të famshëm Der Mond (1837) përmendin një karakteristikë të sipërfaqes së hënës e cila është emëruar sipas Ulug Begut. Është pikërisht emri i një rruaze të rëndësishme eliptike në veriperëndim të seksionit të tetëmbëdhjetë.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #26 më:
30-10-2005, 14:15:29 »
TE TJERE:
Amr ibn Bakar Al-Xhaiz
[776-868]
Zoologji, gramatike arabe, retorike, Leksikografi
Abas ibn Firnas
[888]
Mekanika e fluturimit, planetarium, kristale artificiale
Al-Fargani (Al-Fraganus)
[860]
Astronomi, inxhinieri civile
Abul Hasan Ali Al-Masudi
[957]
Gjeografi, histori
Muhamed al-Bujzani
[940-997]
Matematike, astronomi, gjeometri, trigonometri
Abu Bakr Muhamed ibn Jahja (Ibn Baxha)
[1106-1138]
Filozofi, mjekesi, matematike, astronomy, poezi, muzike
Ibn Tufajl, Abdubacer
[1110-1185]
Filozofi, mjekesi, poezi
Ibn al-Baitar
[1248]
Farmaci, botanike
Xhalal al-Din Rumi
[1207-1273]
Sociologji
Al-Fida (Abdulfeda)
[1273-1331]
Astronomi, gjeografi, histori
Muhamed ibn Abdullah (Ibn Batuta)
[1304-1395]
Udhetar boteror, 75,000 milje udhetim dhe kthim nga Maroku ne Kine
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
: Dijetarë Musliman
«
Përgjigju #27 më:
30-10-2005, 14:17:57 »
SHENIM:
Vala e pare shkaterrimtare ndaj muslimaneve: Ne vitin 1085 Toledo iu mor muslimaneve, me 1090 Korsika dhe Malta, Provenca me 1050, me 1091 Sicilija dhe Jeruzalemi me 1099. Ne kete periudhe kohore muslimanet u perballen me shume kryqezata. Kjo periudhe kohore shenon nje periudhe 100 vjecare shkaterrimi te popujve musliman qe zgjati rreth 100 vjet.
Vala e dyte shkaterrimtare ndaj muslimaneve: Ne nje periudhe prej 100 vjetesh. Kryqezatat e 1217 - 1291, pushtimi Mongol (1219-1329). Kryqetaret ne kete kohe jane aktive ne te gjithe mesdheun nga Jeruzalemi deri ne Perendim ne Spanjen Islame. Renia e Kordoves muslimane (1236), Valencias (1238) dhe Seviljes (1248). Pushtimi dhe shkaterrimi Mongol nga Lindja, Azia Perendimore, India, Persia deri ne boten Arabe. Renia e Bagdadit (1258) dhe renia e Khalifatit Abasid. 2 milion muslimane masakrohen ne Bagdad. Qendrat kryesore eksperimentale dhe shkencore Islame shkaterrohen ne kete kohe.
Vala e trete shkaterrimtare ndaj muslimaneve: Kjo kohe shenon renien perfundimtare te muslimaneve ne Spanje (1492). Me teper se 1 milion volume shkencore, artistike, filozofike dhe kulturore Islame u dogjen ne menyre publike ne sheshin Vivarrambla ne Granade. Kolonizimi filloi ne kete kohe ne Afrike, Azi dhe ne Amerike.
200 vite me pare nje zhvillim tjeter ndodhi, shkencetari Turk Hazarfen Ahmed Celebi u nis nga kalaja e Galates dhe udhetoi permes Bosforit. 50 vite me vone Logari Hasan Celebi nje anetare tjeter i familjes Celebi dergoi raketen e pare te bere nga njeriu ne atmosfere, duke perdorur 150 okka (rreth 300 paund) barut si mjet mbushes.
Tipu, Sulltani i Mysores (1783 - 1799) ne Jug te Indise, ishte shpikesi i raketes luftarake. 2 nga raketat e tija te kapura nga Britanezet ne Srirangapatana jane ekspozuar ne muzeumin e artilerise ne Woolwich ne Londer.
E identifikuar
Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
Faqe:
1
[
2
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Islami - Islam
-----------------------------
=> Forumi Islam
===> Islamic Forums
=> Gruaja dhe Familja në Islam
=> Ese Islame
=> Libraria Islame
===> Arkiva
=> Shkarkime Islame
=> Vogëlushët muslimanë
-----------------------------
Forumi Teologjik - Theology Forums
-----------------------------
=> Këndvështrime Teologjike
===> Hinduizmi
===> Budizmi
===> Fe dhe kulte te tjera
Anketa
a te pelqeu
a keni me shtu ndonje gje
0
(0%)
dhe qka do te shtojshit
0
(0%)
Numri total i votave: 0
Shiko temen