|
Berni
|
 |
« më: 30-01-2008, 12:43:23 » |
|
Natyra “do të përpijë” planetin pas zhdukjes së njeriut, ashtu siç ndodhi me Pripjatin pas katastrofës së Cernobilit
Do të jetë një virus vdekjeprurës që do të na vrasë, apo një meteorit gjigant? Do të jetë ngrohja globale, apo një luftë bërthamore?Cilido që të jetë shkaku, është pothuajse e sigurt se njerëzimi në tokë herët apo vonë do të zhduket,duke lënë pas shenjat e qytetërimit që u ndërtuan gjatë mijëvjeçarëve. Dokumentari më i fundit i transmetuar nga “History Channel”, me titull “Life after people (Jeta pas njerëzimit), tregon sesi do të jetë jeta në tokë pas zhdukjes së njeriut, duke iu përgjigjur dhjetëra pyetjeve si: Çfarë do të ndodhë me librat, fotografi të dhe të gjitha dëshmitë e udhëtimit tonë në këtë planet? Autorët e këtij dokumentari nisin studimin e tyre në një vend kur zhdukja e njeriut ka ndodhur tashmë. Është fjala për qytetin e Pripjatit, në Ukrainë, që ka mbetur i pabanuar që prej 20 vjetësh tashmë, për shkak të katastrofës së radioaktivitetit nga centrali aty pranë, ai i Cernobilit, që shpërtheu në vitin 1986. 47 mijë banorët e dikurshëm të këtij qyteti janë zhdukur, janë vrarë për shkak të shpërthimit, ose u larguan. Si pasojë, natyra ka “pushtuar”civilizimin e dikurshëm. Në mënyrë edhe më spektakolare, dokumentari projekton parashikimin e vet, qindra vjet në të ardhmen, për të na bërë të kuptojmë sesi edhe ndërtesat më imponuese të realizuara nga njeriu, të pashkatërrueshme në imagjinatën e të gjithëve ne, janë të destinuara “të fundosen” nga ekosistemi. Kështu, në dokumentar shfaqen skena ku simbole si Kulla Eifel, Kullat Sears dhe shumë ndërtesa të tjera shkatërrohen; sekuenca impresionuese të realizuara me konsulencën e inxhinierëve dhe ndihmën e efekteve speciale hollivudiane. Në fund mbetet vetëm një shpresë: Po sikur ndonjëri t’ia dalë mbanë të mbijetojë ndaj katastrofave? Po sikur të mbetet një njeri i fundit si Will Smith në fi lmin “Unë jam legjendë”? Autorët e këtij dokumentari ju rekomandojnë të pyesni përmes internetit ekspertin Greg Davenport, në mënyrë që, nëse do të jeni ju AI, i përzgjedhuri për të mbijetuar, të keni disa informacione bazë, të cilat do t’ju nevojiten për të kontrolluar situatën në kushte të tilla ekstreme. G.Korrieri
|