Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDiapazon MendimeshSi do të ishte nëse njerzit nuk do të plakeshin??


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Si do të ishte nëse njerzit nuk do të plakeshin??  (E lexuar 890 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
nardlushnja
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 20-04-2008, 14:56:55 »
Citojeni

Unë mendoj se po të mos plakej njeriu do të kishte shumë probleme.
Toka (earth) mendoj se do të mbipopullohej dhe do të hante njeriu njerine.Jo se besoj tek zoti,por ai dinte se cbente.

Një kend vështrim tjetër i temës.Imagjino te hysh ne një disko,dhe një femër e bukur te te hy ne sy.Afrohesh dhe i kërkon një vallzim dhe me pas një gote whisky se bashku.Mendon ta cosh ne dhomen tënde,dhe pas bisedash ne pije e sipër arrin ne konkluzionin se ajo femër është ster ster ster gjyshja juaj. merzitje merzitje
Si ju duket?Çdo të mendonit?
Një gjë është e sigurt.Do te mendonit se e paskeni ster ster ster gjyshen derro seksi. zgerdhihet
E identifikuar

Ti Shqipëri me jep nder
mifefee


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 27-04-2008, 14:34:39 »
Citojeni

njeriu plaket nga trute
e te duket sikur nuk janë te tute
me pas plaket nga idetë
sa mendon se me i ri është vete
por ka diçka qe nuk plaket asnjehe
një shpirt i pastër i sinqertë e zemergjere

e lezetshme...

Si teme ka shumë kendveshtrime ne fakt qe sjell negativiteti i mbipopullimit: uria, sëmundjet e ndryshme, strehimi, ana psikologjike, shoqëria...boh, duhet të shkruash një libër te tërë qe te përgjigjesh tamam. Pergjigja juaj, sidoqoftë me pëlqeu!
E identifikuar
titi10
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 28-04-2008, 21:41:25 »
Citojeni

Cilat janë mendimet tuaja rreth kësaj teme.
Cila do të ishte rrjedha e jetës?
A do të ndikonte kjo dukuri pozitivisht apo negativisht  ne ecurine e metejshme te shoqerise???
do ishte lufte për egzistence sorellina
E identifikuar

i don"t wanna but i gotta and i donna
cikito
kujton se jam piktor....??
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 28-04-2008, 21:43:25 »
Citojeni

do ishim shnderuar ne kanibal.
E identifikuar

ujku nderonin e qimon, por harronin se zakon...
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 04-05-2008, 07:40:58 »
Citojeni

Nuk e di n.q.s. me mos plakjen nën kupton pavdekesi ose jetegjatesi normale te njeriut pa u plakur.
Besoj se pavdeksia do ta sillte rruzullin tokesor ne gjunje përsa i përket kosumimit te rezervave natyrore dhe ndotja e pariparueshme e ambjentit plus shumë rrjedhoja te tjera qe skam kohe ti përmend. Pak a shumë te gjithë biem dakort me kte.

Me interesante do mu dukte sikur të ndodhte e dyta, pra jetegjatesi normale ( 75-80 vjeç ) pa u plakur. D.m.th. njeriu te arrije një fare moshe, p.sh. 35 vjeç, dhe të mos plaket asnjë ditë me tepër deri ne vdekje. Hmm do të ishte një shoqeri me efikase dhe jetë me e shpejte duke mos pasur nevojë te suportoje një perqindje te madhe te popullsise me pensione. Edhe vende pune do kishte boll sepse megjithëse kerkesa pe pune do ishte me e lartë gjithashtu edhe kosumi do ishte paralel me kerkesat.
Nuk e di, vdekja do kishte ndoshta një kuptim me makaber dhe njeriu do ta kishte me te vështirë te gjente paqe ne vitet e fundit te jetës...nejse se u lodha duke mendu tani...
E identifikuar
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 13-05-2008, 10:43:13 »
Citojeni

kjo pyetje na con ne atë: pastaj? edhe një tjetër pastaj edhe një tjetër etj etj etj...
pra me një fjale te ndalej koha... e nëse ndalej koha a thua do ishte vdekja, apo doni qe edhe te pavdekshem te jemi...
e sikur te ishim te pavdekshem... a s'do ishim ne një vdekje te perhershme...
thjesht, me ket pyetje kërkon perjetesine.

respekte
E identifikuar

sorelina
e qeshur


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 17-07-2008, 14:15:04 »
Citojeni


por ka diçka qe nuk plaket asnjehe
një shpirt i pastër i sinqertë e zemergjere
Bravo Ujku.
Kjo po qe është poezi  perqeshje
E identifikuar

Don’t dream your life, live your dreams!
SteriOtipi B
TiP i PandreqsheM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 17-07-2008, 14:17:00 »
Citojeni

E moj se nuk e ka pat seriozisht ai se ka pire vodka qe ne mëngjes. qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

"Është e vështirë të jesh vetvetja, ne një botë e cila deshiron te te beje si vetvetja".
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 17-07-2008, 20:57:59 »
Citojeni

Për te gjithë  ky është një mendim jo i mirë.
Një jetë  e tillë do të ishte kundra natyres. Njerezit do të ishin me egoiste, me te ftohte. Një jetë te tërë i ri dhe i bukur do të rriste shkallen e mendjemadhesise  dhe kjo e fundit do të sundonte botën.
Për mendimin tim, vjetërsia nuk është semundje. Ajo bashke me vdekjen janë pjesë e ciklit jetesor.  Ne rast se këto nuk do të ekzistonin, ndoshta njeriu nuk do të ndjehej me njeri.
Si do të mund te percaktohej mosha e një njeriu nëse ai nuk do plakej. Personi te jep përshtypjen e një 30-vjecari,  por qe ne fakt  mund te jetë 90-te. Ja ndodh qe u dashurove pa ditur vërtetë moshen e tij zgerdhihet Pra kjo do të ishte marrezi. Kështu qe pamja duhet te përputhet pak a shumë me moshen.
Ne një postim timin me sipër, kam shkruar për anet pozitive. Aty  kam përmendur dhe çështjen e pensioneve. Do ishte vërtetë mirë nëse njeriu ne moshe te re do të mund te punonte çdo kohe. Për sigurisht qe dhe kjo e ka një te keqe. Nëse njerëzitë nuk do të dilnin ne pension, si do të liroheshin  vendet e punës????
Papunesia do të arrinte kulmin.
E thënë shkurt....plakja dhe vdekja sot ekzistojne dhe gjithmonë e me shumë po flitet për mbipopullim, papunesi, mungese mallrash, rritje cmimesh, ndotje ambjenti etj etj. Ne rastin tjetër do ishte katastrofale.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Trendafili
Me&You forever,,,
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 18-07-2008, 00:29:07 »
Citojeni

Nuk mund ta imagjinoj,,,dot yet,, zgerdhihet
E identifikuar

**I DON'T LISTEN TO WHAT OTHER PEOPLE SAY**GOD GAVE ME MY OWN MIND AND HE WILL GUIDE ME IN MY OWN WAY***OK??
U*J*K*U
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 18-07-2008, 00:57:53 »
Citojeni

Dikur te gjithë do jemi pleq
E mbase mund te ikim para kohe për dreq

Sa me shumë kohe kalon
Mosha jetën na i veshtison

Shikojme nga e kaluara jonë me dhemshuri
Sikur të kishim këtë llogjike ne atë rini

Koha iken e vitet kalojne
Jeta na shtyn përpara e mundësitë i anashkalojme

I bëjmë qejfin vetes tamam si një fëmijë
Nuk mendojmë se një ditë një gurë mbi ne do rrije

Kaq shpejt rrotullohen akrepat e orës se jetës
Sa kur shef dike te plakur te duket si një fëmijë ne moshe te vjetër

Sikur plakja njeriut kurrë të mos i vinte
Çdo gjë do ishte perfekte e asnjë gabim apo faj nuk do e bindte

Por ja qe natyra kështu na bëri
Femijeron, rinon e me pas plakesh i tëri.....
E identifikuar
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |