Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDiapazon MendimeshPse ndodh ndonjëherë qe s'i shprehim dot ato çka ndiejme?!


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pse ndodh ndonjëherë qe s'i shprehim dot ato çka ndiejme?!  (E lexuar 1692 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 08-10-2007, 06:45:32 »
Citojeni

Shumë e dashura Elegance,
Me pëlqen shumë tema qe ke hapur!
Do te përgjigjem shumë shkurt, sepse nuk kam kohe shumë, por ne shprehjen e ndjenjave te mia, ndodh shumë shpesh se nuk mund te gjej fjalët e duhura ne momentin e duhur dhe me ndodh shumë shpesh qe nuk di se çfarë ti them me pare dashurisë sime ne telefon luj syun!
Perndryshe, nuk e kam shumë te vështirë te shpreh ndjenjat e mija kur janë gazmore, por nëse gjindem ne një mënyrë, si të thuash, jo gazmore, atëherë nuk mund qe nuk mund te shpreh atë qe dua, sikur diçka me ndalon, sikur kam diçka ne fyt dhe me mblidhet lemsh, zakonisht kështu me ndodh kur jam shumë e lenduar dhe për te frenuar lotet mundohem te gelltitem dhe te them atë qe dua dhe në vend te kësaj del diçka qe nuk me bën mua jo qe jo përshtypje, por as personit qe ia them!
Nuk e di pse ndodh kjo, por ta dish se me ndodh shumë shpesh ne jetë, sidomos më me te afermit e mi, jo me amoren aq shumë, por me familjen time shumë edhe shumë! Me duket se kam frikë qe nuk do të me kuptojnë dhe kjo me mberthen dhe me gozhdon në vend! habitem fare

Me ndodh edhe mua ashtu pikërisht. Kur ndjehem poshte (down), kur me duket sikur bota është kthyer kundër meje, kur dua t'i bie mureve me grushta, kur më vjen te qaj por nga inati dhe deshperimi qe me gerryen perbrenda s'arrij as te nxjerr një pikë loti, kur me duket se jam braktisur e lënë vetëm nga gjithkush e gjithçka, kur gjërat s'shkojnë ashtu siç dua unë, kur s'jam ne humor, kur s'jam e buzeqeshur apo s'ndjehem ne humor për te buzqesheshur apo ne sjellje jo-gazmore - ATEHERE (NE KETO RASTE) E KAM ME TE VESHTIRE T'I NXJERR FJALET, T'I SHPREH NDJENJAT E MIA. Mbase edhe i shpreh, por jo me fjale, gati kurrë jo me fjale. I shpreh duke dëgjuar Muzikë (zakonisht Metal te Lehte, Alternative apo Rock - qe unë i quaj "Muzikë Shpirti"), duke shkruajtur (sidomos Poezi), duke u mbyllur ne vetvete, duke qëndruar vetëm ne dhome pa dashur njeri te me bezdisi, duke ndenjur me ore te tera duke pare seriale apo telenovela ne TV, madje ndonjëherë edhe duke bërë pune shtepie (duke lare, duke fshirë, duke pastruar) etj. etj. Ne këto raste, njerëzitë qe menjanoj me kollaj apo me te cilët s'hapem dot fare janë familjaret si prindërit, vellai, motra, apo edhe im shoq (ndodh). Se po të ishte për njerëz qe s'i kam shumë te afert, s'e kam shumë problem t'ua them qe s'ndodhem shumë mirë e qe s'dua te me bezdisin por te me lënë rehat, apo u'a them qe cke me te se s'më vjen të flas. Për shembull, me ndodh ndonjëherë qe shkoj ne pune gjatë një ditë qe s'më ka nisur/filluar apo kaluar hiç mirë. Kjo nuk do të thotë qe nervat e mia do t'ua ngjesh te tjerëve - eshe pse ka ndodhur me raste - zakonisht, sidomos nëse koleget ma kanë vënë re, thjesht u kam thënë te me lënë REHAT ose u kam thënë qe s'ndjehem mirë dhe s'jam ne terezi për te folur, kaq.

Përgjigje shumë e mirë dhe realiste (sigurisht për disa njerëz qe u ndodh kështu si ty edhe mua), e Dashura Bleta Angleze.  Perqafim
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Buzeqeshja
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 02-11-2007, 22:19:56 »
Citojeni

po sikur të kishim koh t'i shprehnim të gjitha ato qe do donim?? Jeta esht e shkurter për te fol shum dhe për t'u marr me gjëra te kota, siç jan ndjenjat dhe detajet rreth tyre, qe ndryshojn nga dita ne dit. Pse te vrisni mendjen për gjëra qe nuk ia vlen, qe me pas ndoshta do pendoheshim pse i kemi then, si ne te mir ashtu ne te keq?!? Njerez te till veshtir e kam t'i kuptoj. Bej at qe te bie ne mendje po ne at moment dhe mos mendo dy her. Edhe thenia; "mendo dy her pastaj vepro", nuk pajtohem assesi me ket!!
E identifikuar

Ne këtë moment Charlin e dua ne shtratin tim!!
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 02-11-2007, 22:25:58 »
Citojeni

po sikur të kishim koh t'i shprehnim të gjitha ato qe do donim?? Jeta esht e shkurter për te fol shum dhe për t'u marr me gjëra te kota, siç jan ndjenjat dhe detajet rreth tyre, qe ndryshojn nga dita ne dit. Pse te vrisni mendjen për gjëra qe nuk ia vlen, qe me pas ndoshta do pendoheshim pse i kemi then, si ne te mir ashtu ne te keq?!? Njerez te till veshtir e kam t'i kuptoj. Bej at qe te bie ne mendje po ne at moment dhe mos mendo dy her. Edhe thenia; "mendo dy her pastaj vepro", nuk pajtohem assesi me ket!!

Nga cila pikë e botës vjen ti Buzeqeshja?! Qe te komandon organi seksual sesa llogjika apo zemra, e morrem vesh. Por njeri i gjallë je edhe ti, s'ndjen kurrgjë ti, s'ke fare ndjenja, qoftë ndjenja negative, zilie, xhelozie, cmire, inati, etj.?! Sa për atë qe thua në lidhje me atë fjalën popullore: Ki Kujdes se ndonjëherë po mos u mendova mirë dhe me shumë sesa një here, do të te ngecen ne fyt gjithë ato molle, do t'u dalë krimbi nga brenda. perqeshje Thjesht bëj kujdes po them. Se laraska hum-hum dhe pastaj......! Hajde me te Mira! buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 02-11-2007, 22:50:19 »
Citojeni

po sikur të kishim koh t'i shprehnim të gjitha ato qe do donim?? Jeta esht e shkurter për te fol shum dhe për t'u marr me gjëra te kota, siç jan ndjenjat dhe detajet rreth tyre, qe ndryshojn nga dita ne dit. Pse te vrisni mendjen për gjëra qe nuk ia vlen, qe me pas ndoshta do pendoheshim pse i kemi then, si ne te mir ashtu ne te keq?!? Njerez te till veshtir e kam t'i kuptoj. Bej at qe te bie ne mendje po ne at moment dhe mos mendo dy her. Edhe thenia; "mendo dy her pastaj vepro", nuk pajtohem assesi me ket!!
Së pari te përshëndes zonja Buzeqeshja dhe te dëshiroj mirëseardhje ne Forumin tonë.Të dëshiroj te ndjehesh mirë por dhe te sillesh mirë...dhe të përpiqesh t`na ndihmosh neve qe s`dijmë sa duhet!

Të paret e pashkolle na thonin: Mate tri here dhe preje(kepute) një here! Sot vërtetë, nga shkaku i teknologjise se perparuar ka ardhur një kohe qe njeriut ia ka vrarë durimin por sipas mendimit tim ,njeriu do të duhej te dij se ç`bën! Kur them kështu,nuk them se duhet te prese apo t`mos prese por te këtë një Qellim për te cilin ai/ajo punon apo mundohet! Un dëgjoj dhe lexoj thënie te tilla sikur e juaja: " mos prit, vepro, rrembeje, ec me te tjerët, haroje identitetin kombëtar, kenaqu sa je i ri/e re ... etj, por të gjitha këto ,pasi i studjova me dolen te varfëra për ti marrë ne konsideratë si zgjidhje te mira për ne ne kohën e sotme te Lirise se pakufishme qe quhet Demokraci!
Ne çdo kohe njerëzitë qe dijnë jetojne mirë,te tjerët vuajne.Kur dihet qe dituria nuk është detyrimisht te merret në shkollë,por çdokund dhe çdohere...ku njeriu gjendet ,padyshim qe te gjithë e kanë mundësinë te arrijnë diturine për te jetuar mirë edhe pa ndjekur shkollat institucionale qe janë te kushtueshme...
Asgje s`të duhet as s`te ndihmon të jetosh bukur dhe i lumtur një plaçkitje Banke  me një gjah shum milionesh.Plaçken do e besh por mbrojtjen e kësaj plaçkitje s`di ta besh.Prapseprap s`je i/e lumtur.Ndjekja s`do të te ndalet tërë jetën por edhe  qehtesia juaj s`do të jetë asnjëherë me ty!

Njeriu do duhej te vendose se çka deshiron  te arrije ne këtë jetë se jeta pa qelllim apo cak është jetë kohehumbese pa asnjë kenaqesi!

Ndjenjat qe s`i shprehim ne raste te caktuara,nuk janë dhe aq demtuese sa janë shprehja e tyre spontanisht(pa vetedije) dhe gabimisht(me qëllim)!  
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
cikito
kujton se jam piktor....??
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 13-04-2008, 18:28:41 »
Citojeni

..nuk shprehemi sepse ndoshta kemi dëshirë te mbajmë diçka për veten tonë...ndoshta  pak frikë nga reagimi i tjetrit..
edhe unë jam dokort...
E identifikuar

ujku nderonin e qimon, por harronin se zakon...
nardlushnja
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 13-04-2008, 20:21:53 »
Citojeni

ndodh ndonjëherë qe nuk shprehemi dot atë qe ndjejme sepse kështu është me mirë.Dua te them qe nuk veshtiresojme situaten.Vetëm ne raste te tilla jam dakort të mos shprehemi
E identifikuar

Ti Shqipëri me jep nder
hurma
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 18-04-2008, 09:22:28 »
Citojeni


Pra, pa u zgjatur me tej, pyetja ime është: Pse ndodh me raste qe s'i shprehim dot ndjenjat dhe emocionet tona?!

E meta e fjalëve është qe ato kanë një saktësi me te madhe se idetë.
Duke mos pasur trajta te prera, shpesh mendimet puqen dhe shkrihen me njëri-tjetrin, kurse fjalët jo. Prandaj një anë e turbullt e shpirtit te njeriut u iken fjalëve gjithmonë.
Shprehja ka një kufi, mendimi s’ka.


Këtë e kam lexuar ne një libër dhe mendoj se është e vërtetë.
E identifikuar

Vetëm peshqit e ngordhur ndjekin rrymen!
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 01-05-2008, 10:31:31 »
Citojeni

E meta e fjalëve është qe ato kanë një saktësi me te madhe se idetë.
Duke mos pasur trajta te prera, shpesh mendimet puqen dhe shkrihen me njëri-tjetrin, kurse fjalët jo. Prandaj një anë e turbullt e shpirtit te njeriut u iken fjalëve gjithmonë.
Shprehja ka një kufi, mendimi s’ka.


Këtë e kam lexuar ne një libër dhe mendoj se është e vërtetë.

Hurma, ke dhënë një përgjigje shumë te bukur dhe te mencur. Të Faleminderit shumë. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 01-05-2008, 13:35:13 »
Citojeni

Sepse....vetvetja jonë kërkon te ruaj shumë gjëra sekrete mos saj dhe unit........dhe për ti thënë gjërat me ze është shumë e vështirë sesa ti thuash ashtu ne mendime...se keni vënë re se poezite bëhen ne heshtje asnjëherë nuk mund te besh një varg me ze.....


E identifikuar

DIKUR DO TA DUA DIKE,PO ASNJEHERE DIKE SI DIKUR merzitje
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |