Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDiapazon MendimeshPse ndodh ndonjëherë qe s'i shprehim dot ato çka ndiejme?!


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pse ndodh ndonjëherë qe s'i shprehim dot ato çka ndiejme?!  (E lexuar 1778 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 22-09-2007, 08:09:04 »
Citojeni

Ndodh ndonjëherë ne jetë qe kemi shumë shumë për te thënë, jo vetëm mendja, por edhe zemra na bluan e na punon tërë kohës (si ta thuash), por jo gjithmonë arrijme te shprehemi, jo gjithmonë arrijme të themi atë qe ndiejme, apo ta shfaqim. Për shembull njerëzitë qe i duam shumë, ka raste qe s'ua themi dot këtë. Kur biem ne dashuri, është e vështirë ne fillim t'ja pohojme këtë gjë personit me te cilin kemi rënë ne dashuri, edhe pse e ndiejme me mish e me shpirt dhe e dimë qe kemi rënë ne dashuri. Pse ndodh kjo?!


Pra, pa u zgjatur me tej, pyetja ime është: Pse ndodh me raste qe s'i shprehim dot ndjenjat dhe emocionet tona?! Pse nuk shprehemi dot?! Pse na qepet goja dhe na zihen fjalët, pse bëhemi si shurrdh-memece kur brenda na pervelon trupi nga gjithë ato ndjenja të ndryshme qe kemi?! PSE?! Juve vete pse ju ndodh kjo gjë zakonisht?! Dhe këtë 'fenomen' si do e shpjegonit apo justifikonit ne përgjithësi?!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 22-09-2007, 12:20:16 »
Citojeni

fjalët i mer era...

kur e shpreh me vepra, ç'kuptim kan fjalët...?

p.sh. kur skam mund'si ta takoj me ditë amoren... fjal ndjenjash smë pëlqejn un du fakte, që d.t.th. orgazëm nëpërmjet telefonit.

kshu po ka lezet... se të dua, po çmendem po më duket larg dita kur të bashkojmë trupat... sinqerisht më hapet barku kur i nigjoj

p.s. shum pytje ti...? keq muhabeti.
E identifikuar
dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 22-09-2007, 14:23:02 »
Citojeni

 ..nuk shprehemi sepse ndoshta kemi dëshirë te mbajmë diçka për veten tonë...ndoshta  pak frikë nga reagimi i tjetrit..
E identifikuar
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 22-09-2007, 15:59:06 »
Citojeni

e dashur Elegance,e kemi te vështirë t'i shprehim ndjenjat,pasi te shprehurit nuk arrijnë t'i japin rendesine e vërtetë qe kanë
teme e bukur urime
E identifikuar
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 22-09-2007, 16:13:35 »
Citojeni

Shumë e dashura Elegance,
Me pëlqen shumë tema qe ke hapur!
Do te përgjigjem shumë shkurt, sepse nuk kam kohe shumë, por ne shprehjen e ndjenjave te mia, ndodh shumë shpesh se nuk mund te gjej fjalët e duhura ne momentin e duhur dhe me ndodh shumë shpesh qe nuk di se çfarë ti them me pare dashurisë sime ne telefon luj syun!
Perndryshe, nuk e kam shumë te vështirë te shpreh ndjenjat e mija kur janë gazmore, por nëse gjindem ne një mënyrë, si të thuash, jo gazmore, atëherë nuk mund qe nuk mund te shpreh atë qe dua, sikur diçka me ndalon, sikur kam diçka ne fyt dhe me mblidhet lemsh, zakonisht kështu me ndodh kur jam shumë e lenduar dhe për te frenuar lotet mundohem te gelltitem dhe te them atë qe dua dhe në vend te kësaj del diçka qe nuk me bën mua jo qe jo përshtypje, por as personit qe ia them!
Nuk e di pse ndodh kjo, por ta dish se me ndodh shumë shpesh ne jetë, sidomos më me te afermit e mi, jo me amoren aq shumë, por me familjen time shumë edhe shumë! Me duket se kam frikë qe nuk do të me kuptojnë dhe kjo me mberthen dhe me gozhdon në vend! habitem fare
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 22-09-2007, 18:41:50 »
Citojeni

fjalët i more era...

kur e shpreh me vepra, ç'kuptim kan fjalët...?

p.sh. kur skam mund'si ta takoj me ditë amoren... fjal ndjenjash smë pëlqejn un du fakte, që d.t.th. orgazëm nëpërmjet telefonit.

kshu po ka lezet... se të dua, po çmendem po më duket larg dita kur të bashkojmë trupat... sinqerisht më hapet barku kur i nigjoj

p.s. shum pytje ti...? keq muhabeti.

Me pëlqeu pergjigjia. Ti i shpreh gjërat thjesht dhe ashtu siç ndjehesh. Shembulli me orgazmen ishte klasik.

Sa për pyetjet e mia, thjesht lidheshin me temën. Mos ki merak se mua vaj me vetë puna apo muhabeti, s'është keq. qesh me te madhe


P.S. Faleminderit qe je pergjigjur e qe je pergjigjia e pare biles. S'u rri dot larg këtyre temave te mia, ti. qesh me te madhe Thuaj Jo po deshe. perqeshje (he se bëj shaka.)
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 23-09-2007, 01:55:47 »
Citojeni

Është vështirë te gjesh pergjigjjen e vërtetë dhe adekuate ne kte teme.Meqë kam bërë një çike pervoje,duke pranuar fjalët e Elegance-s për ngecjen, pagadishmerine,paaftesine qe te shprehim lirshem ndjenjat tona ndaj partnerit, do thoja qe ne shumicen e rasteve kjo ndodhë  nga papregaditja psiqike, fizike,morale,materiale kulturore etj.Kur njeriu vet me doren e tij mbjelle një bime ai pret qe ajo bime te rritet dhe te sjelle frytin qe do ta vjele ai pastaj.Ne këtë rast ai është i parapregaditur me rrjedhen e krijimit (te mundshem) te frytit por ke dashurija,ke dashuria është pak me ndryshe...Askush apo pak kush nga ne e mbjelle Dashurine,e rrite dhe e pret qe kur te piqet ta korre apo vjele.Për ne Dashuria vjen ashtu spontanisht,ne një shiqim ne rrugë,ne një takim ne autobus, tren, aeroplan, anije ... shetitje, Kino, sport, Chat, plazh, diskoteke etj ...gjë qe ne tera këto raste,edhepse dashurohemi dhe dashuria jonë, jemi te bindur ne qe është e vërtetë dhe e sigurtë,ndjenja e pasigurise se kështu do e mendoje apo pranoje  edhe partneri te cilit-es ia shprehim na bën të heshim,ne mos jo krejt,shumë gjëra te nevojshme për ta kënaqur vetvehten dhe siguruar partnerin për dashurinë tonë,s`i themi dot! Nga ana tjetër, një pengesë e madhe është edhe  bagazhi i realiteteve te hidhura për dashurite e deshtuara ne çdo hap ne jetën tonë te përditshme nga te tjerët ... Unë p.sh..s`mund ti them asnjëherë(me )ndonjë femre te dua, meqë kjo fjale ke unë është e sterkonsumuar ... Njesoj është edhe poqese mua njera femër me thot  "te  dua" gjë qe unë s`e besoj me këtë as për 1 % pamarre parasysh fare se cila është ajo ... Unë s`jam fajtor për këtë përfundim, fajtore janë femrat qe m`a thanë x,y hera dhe asnjera s`e mbajti fjalën ...

Ja lexojeni një shkrim te një femre drejtuar mua para dy vitesh ...


Unë dhe ti nuk jemi njohur asnjeher me pare për këtë te siguroj dua të jesh I qete ..me kishte rënë rasti te lexoja në forum disa nga shkrimet tua dhe aty mes atyre rreshtave te shkruar unë kisha  gjetur ‘’MBINJERIUN’’por qe gjithsesi ai ishte për mua I panjohur ..me dëshirë verbuese dhe me një kureshtje prej femre pa asnjë qëllim tjetër duke mos gjetur mënyrë tjetër  me te përshtatshme për te te njohur te kam marrë adresen tek profili yt (pa lejen tënde dihet) duke dashur te te njihja..asnjeher  nuk e kisha menduar dhe as qe do ta bëja një gjë te tillë qe ndaj teje te sillesha ne mënyrë te tillë duke u fshehur pas një emri te rrejshem ne mënyrë qe te hakmerresha ..jo ,jo…

  Unë jam një femër jo e re me moshe (2.. vjeq)..jetoj ne Kosovë ne një qytet te bukur por qe mua ma zen frymën sepse këtu me kan marrë gjith atë qe quhet njerëzore duke me shendrruar kështu ne një krijese e cila s'ka qetësi shpirtërore…dhe nuk e besoj se do ta gjej ndonjeher..

 

Kureshtja ime për te te njohur (pa asnjë pretendim qe te bëj shaka apo te jem tjetër nga ajo qe jam ne te vërtetë)ishte e çuditshme…sepse ti edhe me shumë ma shton atë sidomos kur flasim ne msn.ke plotësisht te drejtë të mos jesh I sigurtë sepse as unë sdo te isha e sigurtë nëse dikush do të aterronte ne  qetesine time ashtu sikur unë..por ju siguroj qe unë dhe ti asnjeher me pare deri tani nuk kemi komunikuar dhe as qe njihemi dhe askush nuk më ka drejtuar drejt juve  ,nuk kam me shumë se sa fjalën time ….unë thjesht doja te te njihja ..nëse  nuk me besoni është e drejta juaj te cilën unë nuk kam te drejtë tua mohoj por një gjë dua ta dish…jam para portes sate kam trokitur andaj mos e mbyll deren…

Ska rëndësi nëse nuk mund te hyj ne zemren tënde(sepse ti zemër nuk ke)mua me mjafton te jem tek ti kudo qoftë ne ndonjë qoshe te jetës, mendjes apovendit tënd   apo  aty ku ti do të me vendosesh vete koha do ta tregoje…

Ne  shikim e pare ne pasyre(tek ty ..sepse je pasqyrë)unë pashë se ende me mungon diçka ndoshta ky është guximi te cilin asnjeher nuk arrita ta bëj mik apo ishte ajo tjetra qe unë hetova se nga dëshira për te arritur ne cak sa me shpejt(kam shum pak kohe)unë me në fund më duhet te bindem  se aty ku nuk është bari im unë nuk duhet te  shtrihem as me dëshirën me te vogël…

Mik,mikeshe nëse me lejon te te quaj kështu pasi qe tani as unë sjam me e sigurt ne je femër apo mashkull por qe gjithsesi ne mendjen time je ky i dyti..me fal për këtë qe shkruajta sot …por kam hyrë ne një mal e s'e di sit e gjindem …koha është e pakte për mua (kështu fati e deshti)andaj po vrapoj drejt atyre lartesive net e cilat ne mos më shumë  te marr fryme  për te fundmen here..jam e vetmuar edhe pse kam shumë njerëz qe me rrethojne  unë përsëri ndihem vetëm dhe pa dëshirë e vullnet te cilin të thashë se ma shkelen pameshire..

Të përshëndes kudo qe të jesh edhe pse I vetmuar por një gjë dua te ta them njohja me ty për mua është një zbulim  për shpirtin e trazuar sepse ti me mbeshtolle me atë qe je I veçantë I pakapshem I paperulur dhe gjithqka qe e bëjnë njeriun te jetë “MBINJERI”



Të gjitha këto m`i tha virtualisht,me vonë edhe realisht por...vajti...
Si mundem unë t`ia shprehi ndjenjat e mia te vërteta te dashurisë një femre tjetër kur jo vetëm kjo por dhjetera me kanë "dashur" kështu...Pra,kjo është sipas mendimit tim ajo forca  qe na ndale te shprehemi ashtu siç ndjehemi kur jemi bashke me te dashurin-en:Është Frika,dyshimi,interesi,pengesat fizike...etj...qe na ndalojnë apo veshtiresojne te shprehurit...
Mirë e tha "notorius",Dashuria qe tregohet  me fjale s`është e sigurtë sa ajo qe tregohet pa fjale por me sjellje ne vepër...
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 23-09-2007, 10:43:55 »
Citojeni

Pse është vendosur kjo teme tek : Dashuria dhe seksi?

them se është një teme me diapazon universal.

Unë nuk i shpreh disa gjëra për të mos plagosur ata qe dua dhe vuaj perbrenda.Ndonjeher e është mirë, ndonjëherë është keq. Disa te vërteta sikur e komplikojne jetën. Është art i vërtetë të kuptosh se ne cilin moment duhat ta thuash te vërtetën troç fare e ne cilin te mbyllesh gojen...Unë s´kam shumë talent për këto gjëra, sidomos ndaj familjes sime, pasi prekem shpejt. Duhet te bëj një shkolle te tërë qe te mesoj se si duhet te sillem ndaj atyre qe i dua me fort.
Mirë qe kam një te fejuar te mrekullueshem, se ndoshta dikush tjetër s´do të kish durim te duronte tipin tim kur ngaterrohem me kembet e mia ndonjëherë. luj syun zgerdhihet me vjen turp

Urime për temën Elegance! Me habit pareshtur me idetë e tua!!

Tung!
Emira
E identifikuar
kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 23-09-2007, 11:43:58 »
Citojeni

Pse s'i shpreshim? Mendoj sepse, ka momente kur nuk jemi te gatshëm apo presim momentin e duhur, ose kemi frikë se s'do dijmë t'i themi mu ashtu si mendojmë e do keqkuptohemi, ose pse nuk dijmë si do reagoje tjetri, e nuk dëshirojmë ta humbim, ose pse e dijmë qe tjetri s'është i gatshme t'i dij këto qe dijmë ne, ose pse presim qe ai tjetri t'i kuptoj nga veprimet qe ne bëjmë.... me shumë thotë vepra se fjala........por mendoj se veprave duhet bashkangjitur edhe fjalët qe te bëhet komplet.

P.S. edhe unë mendoj qe kjo teme ka vendin te Diapazon mendimesh
E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 27-09-2007, 17:03:55 »
Citojeni

Faleminderit te gjithëve për përgjigjet tuaja. Mendoj se ka akoma shumë drite qe mund te jepet ne këtë teme, prandaj pres prej plot anetaresh te tjerë (dhe ca çuna shpresoj) mendime rreth kësaj.
Faleminderit gjithashtu qe zhvendoset temën. Kur e hapa u mendova shumë mirë nëse i perkiste kategorise se Dashurise, Bisedave Shoqerore apo Diapazonit te Mendimeve. Ne fillim e vendosa tek Dashuria (dhe Seksi) meqë dashuria vete është e mbushur me shumë ndjenja dhe pikërisht ndjenjat e dashurisë janë me te veshtirat për tu shprehur. luj syun
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 02-10-2007, 12:34:32 »
Citojeni

Mu kujtuar një shprehje derisa lexova këtë teme. Thonin me para pleqet se: "Burri dhe burrnija shihet nga fjala e thënë dhe e mbajtur!" E dini shumë mirë "besa e shqiptarit" cfar vendi kishte tek gjeneratat me te vjetra.
Një person shumë i mencur nga i cili kam mësuar shumë gjëra, i zhgenjyer nga njerzit përreth dhe vete jeta, kësaj thënie i pergjegjeshte çdoherë: "Burri dhe burrnija matet nga VEPRAT sepse FJALET shpesh bëhen pluhur dhe i merr era...!" (Siq e tha edhe Notorius ne një mënyrë te ngjajshme)

Them ka pasur te drejtë, shpesh gjërat qe themi janë tepër pa vlerë ne krahasim me ata qe i shprehim përmes veprave.
Kot ta shprehi dashurinë me fjale nëse nuk jam ne gjendje ta deshmoj me vepra dhe sakrifica.

Albnobody, a e din ajo goca se ekziston Zeri YT dhe se letra e saj është publikuar këtu? Me duket pak pa shije te publikohet një leter aq private ku dikush e ka shpalos shpitin e vete ndaj dikujt dhe kjo te bëhet ne një forum publik... Uroj mos ma marrësh për te keq po ky është mendimi im. Besoj se ajo do të ishte ndje tepër e lenduar sikur ta dinte...
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 02-10-2007, 20:23:58 »
Citojeni

Albnobody, a e din ajo goca se ekziston Zeri YT dhe se letra e saj është publikuar këtu? Me duket pak pa shije te publikohet një leter aq private ku dikush e ka shpalos shpitin e vete ndaj dikujt dhe kjo te bëhet ne një forum publik... Uroj mos ma marrësh për te keq po ky është mendimi im. Besoj se ajo do të ishte ndje tepër e lenduar sikur ta dinte...
Si ajo goca si unë e dijmë se sot ka ne botën virtuale miliona faqe ku njeriu mund ti plasoje te vërtetat dhe shpifjet.
Me rëndësi është qe unë identitetin e saj s`e jap për jetë te jeteve gjersa historite e ndodhura do duhej te tregohen.Kështu lehtesohet ca ai qe i ka përjetuar dhe ndoshta sadopak edhe opinioni qe i lexon do vetëdijesohet.Unë për vehten time jam bërë i fortë dhe i pathyeshem vetëm nga lendimet dhe deshtimet e se kaluares!
Por  kam edhe shembuj te tjerë te tillë si ky,mos u bëj merak!

Kam mësuar nga deshtimet, tani s`jam me ne gjendje ti shprehi askujt tjetër te vërtetën qe ndjej për te,kushdoqoftë ajo!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Oqeani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 02-10-2007, 22:56:57 »
Citojeni

Moshprehja e asaj qfar ndjejme ne momentin e cakutuar mund te luaj rrol vendimtar ne  jetën e një personi.Mund te them se trupi dhe menja ne ato momente jan shum te shperqendruar dhe shum te fokusuar njokohesisht pikërisht ne te njëjtën gjë e qe me pase kalon ne konfuzion.Kjo kuptohet qe ndodh pa vullnetin tonë,prandja këtu ka një gjë shum te sigurt,atë qar perpiqesh ta besh e bën me plot zemër..
E identifikuar

17 shkurti,dita ku buzeqeshja dhe loti kishin te njëjtin kuptim..!
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 04-10-2007, 00:47:07 »
Citojeni

Moshprehja e asaj qfar ndjejme ne momentin e cakutuar mund te luaj rrol vendimtar ne  jetën e një personi.Mund te them se trupi dhe menja ne ato momente jan shum te shperqendruar dhe shum te fokusuar njokohesisht pikërisht ne te njëjtën gjë e qe me pase kalon ne konfuzion.Kjo kuptohet qe ndodh pa vullnetin tonë,prandja këtu ka një gjë shum te sigurt,atë qar perpiqesh ta besh e bën me plot zemër..

Këtu ke te drejtë plotësisht, sepse vetëm sa isha duke menduar se nuk kam mundur t'ia them një personi qe ka shumë rëndësi ne jetën time, atë here kur kam filluar te ndjej një ndjenjë te pandier me pare dhe shumë me vonë ia kam pranuar, ne fakt ia kam thënë pa ma kërkuar ai person vet! luj syun
Ka qenë shumë e vështirë për mua ta pranoj atëherë, por ne momentin kur e kam ndier veten shumë mirë ne pranine e atij personi, atëherë kam filluar të flas pa ndalur derisa i kam shprehur të gjitha ndjenjat e mia! luj syun
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 07-10-2007, 16:07:05 »
Citojeni

Druajtja,kjo ndjenjë besoj se është shkaktarja kryesore qe nuk na lejon te shprehim vërtetë atë çfarë ndjejme. Kush nuk e ke me teprice këtë lloj ndjenjë është tepër i aftë,jo vetëm ne fushën e te shprehurit por edhe me gjerë..Kush mposht druajtjen nuk ka frikë se do të kompromentoj rezulltatin e bisedës me ndonjë çfarëdo gafe madje ndjehet shumë me i sigurit ne vetvehte e patjetër qe flet me një lirshmeri te plotë shpirtërore.
Por jo rrallë druajtja bën qe  te nxitohen frazat e ne shprehem me një fryme tërë atë çfarë duhet të themi, por sesi mund ta kemi thënë, vetëm personi qe kemi përballë e di ..
I druajturi është fatkeq.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |