Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Personaliteti dhe Karakteri  (E lexuar 5402 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Oqeani
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« më: 24-12-2008, 02:35:40 »

Cdo njeri ka nje personalitet dhe karakter te tijin qe e bejne ate unik.

Personaliteti dhe karakteri jane te nderlidhur njera me tjerin,por nuk jane pikerisht e njejta gje.Me kujtohet nje thenje e nje shkrimetari (qe nuk me kujtohet meri ) qe thote: "Personality can open doors, but only character can keep them open.".
Te diskutojme ne lidhe me kete, ne menyre qe mos ti ngaterrojme keto shprehje dhe ti perdorim ne vendin e gabuar,Si mendoni ju? Ku jane dallimet?


E identifikuar

I never think of the future. It comes soon enough.!
Elegance
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 24-12-2008, 07:08:18 »

Cdo njeri ka nje personalitet dhe karakter te tijin qe e bejne ate unik.

Personaliteti dhe karakteri jane te nderlidhur njera me tjerin,por nuk jane pikerisht e njejta gje.Me kujtohet nje thenje e nje shkrimetari (qe nuk me kujtohet meri ) qe thote: "Personality can open doors, but only character can keep them open.".
Te diskutojme ne lidhe me kete, ne menyre qe mos ti ngaterrojme keto shprehje dhe ti perdorim ne vendin e gabuar,Si mendoni ju? Ku jane dallimet?




Shume teme e mire Oqeani. Gjithmone me kane pelqyer temat e tua, jane shume filozofike. Sigurisht qe Personaliteti & Karakteri NUK jane e njejta gje. Personalitetin ndryshe do ta quaja si Identitetin tone. Qe nga emri qe ka, eshte identiteti qe na personalizon ne, dhe si rrjedhim cdo njeri ka personalitet te ndryshem. Edhe pse ka personalitete te ngjashme, nuk ka personalitete identike. Karakterin do ta pershkruaja si cilesite dhe karakteristikat qe perbejne personalitetin. Kur themi pershembull 'njeri me karakter', do te themi se kemi te bejme me nje njeri me cilesi te mira, nje njeri te fisshem e me virtyte, gjakftohtesi, integritet, dhembshuri, miresi, intelekt, etj. Pra ne kete rast kemi te bejme me nje njeri me karakter te mire. Kur themi 'njeri pa karakter' do te thote qe ky person ka personalitet por eshte nje personalitet antipatik, eshte nje njeri jo edhe aq i mire, jo teper i dashur, i rendomte, i bezdisshem, i merzitshem, etj. Pikerisht prandaj personaliteti mund te te hape dyert por s'mund te t'i beje te hapura. Sepse edhe njeriu me i thjeshte, ka personalitetin e vet, por karakteri eshte dicka tjeter, karakterin mund ta kete te shkelqyer ose shume 'glam' packa se personalitetin mund ta kete cka apo 'plain'. Pra nese do e thoja me shkurt: personaliteti eshte nje koke dhe krakteri eshte fytyra e kesaj koke. ;-)

Temes do t'i rikthehem. Pershendetje e me te Mira!!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Oqeani
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 24-12-2008, 18:37:28 »

Elegace se pari me vjen shume mire qe na u riktheve pas nje pauze te gjate,i kane munguar shume shkrimet e tua te pasterta e te pasura ketij forumi,, Perqafim

Mendimi i juaj eshte shume i qarte dhe i sakt,edhe une jam i te njejtit mendim.Mendoj qe personaliteti  eshte ai qe ndikon se si te sillen te tjert me ty,ne nje pamje te pare,perderisa karakteri ndikon se si sillesh ti me te tjeret,Personaliteteti mendoj qe mundt te jete i perkohshem,pas tij mund te fshifet nje kakter i i mire pao i keq,dua te them qe per nje personalitet jetegjat duhet te kesh nje karakter te forte,se karakteri eshte ai qe tregon se kush ne te vertet je,,,

Do te kthehmi prap  buzeqeshje
E identifikuar

I never think of the future. It comes soon enough.!
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 24-12-2008, 19:41:11 »

Mendoj qe karakteri formon personalitetin e njeriut.

Karakteri i forte ka edhe personalitet te forte,dhe 1 karakter i dobet ka nje personalitet qe le per te deshiruar.





E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Dyrrahu
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 09-01-2009, 15:16:05 »

Oqeani, ke shtruar nje teme shume te qelluar. Me vjen mire per ty qe i kushton shume rendesi tipareve njerezore.Komplimen te per ty i nderuar dhe besoj qe je i rrethuar nga njerez qe kane personalitet dhe karakter te forte.
Une mendoj se personaliteti i njeriut ndertohet me shume mund dhe ne qdo kohe duhet mbrojtur ajo qka eshte ndertuar.Eshte shume e natyrshme dhe njera nder bukurite e jetes qe njerezit kane karaktere dhe personaliteti te ndryshme.Dhe kur e kemi perballe kete fakt, cila eshte detyra jone? Mendoj se detyra jone eshte ajo qe te mundohemi te pershtatemi me karakterin dhe personalitetin e qdo njeriu. Qdo person krijon shoqeri vazhdimisht, dhe ajo se qafre shoqerie e pret varet nga karakteri dhe personaliteti i personave qe i bashkon diqka e perbashket.
E identifikuar
Oqeani
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 09-01-2009, 20:46:17 »

Dyrrahu,faleminderit per komentin.Keni plotesisht te drejte ne ate qe thuani,ndoshta ne shoqeri bashkohen
njerezit qe kane pakashum karakter te njejte dhe kane krijuar ne vete nje personalitet te caktuar ne ate shoqeri.
E identifikuar

I never think of the future. It comes soon enough.!
AMOR
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 14-06-2009, 15:30:53 »

Mendoj qe karakteri formon personalitetin e njeriut.

Karakteri i forte ka edhe personalitet te forte,dhe 1 karakter i dobet ka nje personalitet qe le per te deshiruar.





keshtu mendoj dhe une karakteri formon personalitetin
E identifikuar

Nuk ju flas dot per veten, kam frike se me njihni shpirtin.
E s'mund ta zhvesh vullnetarisht brishtesine e embel ne nje materie plote ligesi ...!
Shej
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 14-06-2009, 18:38:50 »

eh moj amor po cti besh se jane pakesuar njerzit me karakter  perqeshje
E identifikuar

Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 30-08-2009, 06:52:32 »

Me vjen shume mire qe eshte hapur kjo teme, sepse per koicidence dhe une u futa ne forum sot pikerisht per te hapur nje teme identike si kjo, meqenese ka disa dite qe me mundon kjo pyetje. Ndryshimi midis personalitetit dhe karakterit kush eshte??? Ju lutem jepni mendimet tuaja.
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
i huaj
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 30-08-2009, 10:47:53 »

Personaliteti eshte tersi e integruar tiparesh individuale te sjelljeve karakteristike, qe jane te organizuara ne nje tersi te qendrushme, e cila percakton aktivitetin karakteristik te individit ne situata te ngjashme dhe te ndryshme te veprimtaris se tij ndersa, karkakteri eshte teresi karkakteristike vetish e vesesh te qendrushme te personalitetit, qe manifestohen ne sjelljet e njeriut ndaj te tjerve dhe kryesisht ne sjelljet e tij etike.
E identifikuar

"Një i poshtër është i pazoti ta dëshmojë dashurinë; kjo është privilegj i të zotëve" Mahatma Gandi
girl89
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 23-01-2010, 15:25:09 »

karakteri eshte elementi baze pra fundamenti i personalitetit, pikerisht ne baze te karakterit behen dhe diferencimet ne personalitet..
E identifikuar

Solo due cose sono infinite: l'universo e la studipità umana e nn sono sicuro della prima ( Einstein)
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • ngjyra juaj e preferuar?
  • Dot e zeza
  • 26 (26%)
  • -
  • Dot e bardha
  • 13 (13%)
  • -
  • Dot grija
  • 4 (4%)
  • -
  • Dot e kuqja
  • 18 (18%)
  • -
  • Dot bluja
  • 22 (22%)
  • -
  • Dot jeshilja
  • 7 (7%)
  • -
  • Dot e verdha
  • 3 (3%)
  • -
  • Dot portokallja
  • 4 (4%)
  • -
  • Dot e kafta
  • 1 (1%)
  • -
  • Numri total i votave: 96
  • Shiko temen