Faqe: 1 [2] 3   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: PATRIOT APO NACIONALIST  (E lexuar 2045 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
diamant
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 188



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 20-01-2008, 13:40:11 »

Të nderuarit e mij! Lexova me vëmendje temën për patriotizmin.
Mendime me vlerë e të ndryshme.
A mund te me ndihmoni, te gjejmë se bashku, ku është dallimi midis PATRIOTIZMIT E NACIONALIZMIT?
Ju falenderoj paraprakisht.

miku  bie nga fiku
 <patriotnacionalist>>>>>>>>>> ATDHETAR        
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
shefket kroni
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 24


Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 20-01-2008, 14:31:08 »

Te jeshë nacionalist do te thotë te jeshë nderë i madhë i kombit,të  jeshë pseudonacionalistë dotë thotë te jeshë qyqarë,kukuvajkë dhe ta genjeshë veten duke mendue se je nacionalist i rezervuem fshihesh pas mëkateve apo gjynaheve te politikberjes internacionaliste duke e njpllosun popullin tandë per hir te nje apo tjetre ideologjie.Nacional izmi shqiptar ashtë febril,i ngathte dhe i ndrojtur,nuk punon perqeshtjen nacionale,perveten,ata shpesh bahen te degjuesshëm,e shpesh bien ne pozitat e komunisteve....Shqi ptaret ushqehen me profecit e kënaqsive nacionaliste kurse nacionalist ka shumë pak tek shqiptaret.Problemi i nacionalizmit tek ne mbetet pengë i egoizmit politikë ata nuk tregohen te gatshem per ta nxjerrë vendin nga amullia  apo kriza politiko-ekonomike nese nuk kanë profite personale te ciles do natyr qofshin ato.Nacionalistet shqiptar janë  tashë per tash leva te komunisteve,ata nuk ecin ne vijen e Mithat Fraasherit,Mehdi frasherit,Shaban Polluzhes,Mehmet Gradices etj.        Shiheni nje dukuri te dhimbshme;Deri sa serbia dhe politika serbe politike ndaj shqiptare  është e njezeshme,pamarre parasysh se cila parti vjen ne pushtet kosoven e trajtojn si "djep te serbis"Kurse politika shqiptare qe gatuhet ne Tiranë e prishtin ashte krejtesishte e kundert,ata e luftojnte  shqipnin etnike,ata nuk kanë guxim te thonê: Se kosova ashtë djep i shqiptarizmit,dhe jo e serbisë politika e tiranes ashte politkë kryekëputë servile dhe anti kosovare ajo heshtë,heshtë ose flete, fletë dhe asgje nuk thotëPrandaj marifetlleku politikë i politikajveshqiptar eshtë tragjikomik,dhe nuk i sherben shqiptaris,ajo perkundrazi eshtë duke e ndarë,duke e njollosur,e sakatosur,dhe me ne fundëdel e thotë"Po ja, bashkësia nderkombëtare do te na keqekuptoje dhe se ajo nuk e deshiron bashkimin tonë,keshtu thonë servilet,lakeit,dhe puthadoresit e politikes ne Prishtinë dhe Tiranë, 

                          Shefqet Kroni"Al Vatan"

                                     

E identifikuar
shefket kroni
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 24


Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 12-04-2008, 20:43:19 »

                 Kosova, një arë pa aras,
                 që shkelin e ngjeshin e nemin token tande!
                 e demonizojn dheun tandë.... eh c`mjerim
                 fabrikant hipokritesh,qe te shalojnë
                 e te therrin me mamuze...
                 Kosova, ndrresa e turrneve te robnisë!
                 që hynë e dalin t`mallkumit ¨qe mallkojnë ...
                 Ne rrahim gjoksë se jemi "shtet Sovran" eu !cfarë
                 sovraniteti...shkau hynë kur te doje
                 hyn me pasojë del me pasojë,ne i kemi harruea
                 kufijt e kosoves mjerë qe u dogjen ne vrullin e
                 e pavaresisë.Hasha dhe dhjakja zgerdhihen me
                 sovranin, i embel sahani!!!

                              Shefqet Kroni
E identifikuar
Anesti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 692


Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 01-06-2008, 13:54:24 »

Patriot -Te kontibosh per vendin dhe popullin tend.
Nacionalis-Te ruash me gelozi vlerat e tua,deri ne te ndierit superior.
E identifikuar
samir ramadani
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 13



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #19 më: 06-06-2008, 23:27:27 »

Po mundohem te jap nje shpjegim te kerkuar per te bere dallimin ne mes Nacionalizmit dhe Patriotizmi.

Nacionalizmi

Nacionalizmi e kthen përkushtimin ndaj kombit në parime ose programe. Në këtë mënyrë, ai përmban një përmasë të ndryshme nga ajo e patriotizmit të thjeshtë, i cili mund jetë përkushtim ndaj vendi ose kombit tënd pa ndonjë plan veprimi politik.

Nacionalizmi ndërtohet mbi trimërinë, sakrificën dhe vetëflijimin e jetës për të mbrojtur interesat kombëtare. Sa herë që interesat kombëtare që janë të shënuara më lart preken nga interesa të huaja, në vend zgjohet ndjenja nacionaliste që të bënë të rrëmbesh armët e të dalësh në mbrojtje te interesave territoriale te vendit. Rasti me i fundit në historinë tonë shqiptare është lufta jonë në Kosovë.

Luftën askush nuk e do, por kur gjithçka tjetër dështon, ajo është mjeti i fundit për të mbrojtur identitetin shqiptar. Lufta nxjerr në pah trimërinë dhe ndjenjën liridashëse të një kombi. Ne shqiptarët jemi një popull shumë krenar pasi asnjëherë në historinë tonë mijëra vjeçare nuk na kanë munguar strategët dhe heronjtë që kthehen në figura kombëtare.

Nacionalizmi gjithashtu është i verbër pasi që lufta gjithmonë në themel të saj ka urrejtjen dhe urrejtja produkt të saj ka shkatërrimin. Jo pak herë nacionalizmi është përdorur nga njerëz te veçantë për të mashtruar dhe përdorur një popull për qëndrime te mbrapshta, kujtoni Hitlerin, pastaj Millosheviqin etj. Ajo që dua te them është se nacionalizmi duhet gjithmonë mbajtur në frena.

Patriotizmi

Patriotizmi është përcaktuar gjithmonë si dashuri për atdheun ose gatishmëri për të mbrojtur interesat e atdheut. Si i tillë, patriotizmi nuk ka nevojë  për një program veprimi; ai nxit dhe zhvillon nacionalizmin, por nuk është gjithmonë nacionalist. 

Patriotizmi është ndjenja më e kulluar që lind si pasojë e shkrirjes së ndjenjës së dashurisë dhe urtësisë që ekziston në një popull. Kjo ndjenjë të bënë të vuash shpirtërisht sa herë që populli yt vuan, të gëzosh me gjithë shpirt sa herë që populli yt gëzon paqe dhe prosperitet. Të bënë të vrasësh mendjen se si tu vish në ndihmë sa më mirë vëllezërve të një gjaku. Të shëron e lehtëson dhimbjen ashtu siç ta fal edhe optimizëm atëherë kur e ardhmja e një kombi është më e errët dhe e pasigurt se kurrë.

Populli shqiptar është një popull i vuajtur që ka sakrifikuar shumë jo vetëm për vetveten por edhe për mbarë njerëzimin. Vuajtja të lodh trupin por të lartëson shpirtin dhe është pikërisht ky shpirti shqiptar që secili nga ne mbart e ushqen. Është pikërisht ky shpirt që na bënë të duam njëri-tjetrin edhe pse vijmë nga vende dhe krahina të ndryshme si kosovar, shkupjan, preshevar, Tiranës, edhe pse kemi fe të ndryshme, edhe pse flasim shqipen në dialekte të ndryshme, edhe pse historia me padrejtësitë e saj na ka ndarë nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë. Por siç thotë një fjalë e urte popullore: "Gjaku ujë nuk bëhet!" dhe në gjakun e çdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ndjenja e patriotizmit gjithmonë nxjerr në pah virtytet më të larta të një kombi.

Rrjedhja e ndjenjës kombëtare është një proces që krijohet nga familja, historia, realiteti, misioni etj. andaj kjo ndjenjë është e veçantë për çdo popull, ashtu edhe për ne shqiptarët.
E identifikuar
Peja4Ever
Vizitor
« Përgjigju #20 më: 14-08-2008, 22:27:16 »

Miku te mar nje shembull ma Shqip puna e Nacionalistit dhe Patriotit psh.. Une si Patriot asesi nuk i them Sali Berishes mire ke ba qe ja lejon Vasil Bollano,ne shpirtin e Shqiprsi te largoj nga ruget nacionale Tabelat me mbishkrime ne gjuhen Shqipe dhe te vendos ne gjuhen Greke,ta mbyll shkollen ne nje fasht te himares shkolle 100-vjeqare dhe te hap shkoll Greke kur dihet sa grek ka ne ato tojes dhe sa miq i kemi Grekofilet,pastaj Nacionalist e quaj nje sikur puna e Vasil Bollano ,kur mundohet te bej edhe ate te pa munduren per popullin Grek dmth edhe tokat Shqiptare te shendroj ne Toka Greke buzeqeshje e kjo eshte ashtu diqka ne mes Patriotit dhe Nacionalisti por e harum edhe Tradhtarin ta pershkruajm ama per tradhtar te dha nje model SALI BERISHA ode ENVER HOXHA ose  HASHIM THAQI keto jan disa modele sa me te freskta
E identifikuar
shefket kroni
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 24


Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 27-09-2008, 16:14:20 »


E identifikuar
shefket kroni
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 24


Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 27-09-2008, 16:18:41 »


Nacionalizmi është shprehja me e mirë e dashurisë ndaj atedheut,dashuria me ekstreme per atdheun dhe mbi te gjitha  shprehja me e bukur per atddhedashurin .
                                     Shefqet Kroni, bllacë
E identifikuar
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #23 më: 27-09-2008, 18:19:00 »

Nacionalizmi është shprehja me e mirë e dashurisë ndaj atedheut,dashuria me ekstreme për atdheun dhe mbi të gjitha  shprehja me e bukur për atddhedashurin .
                                     Shefqet Kroni, bllacë

e paske kenaq ti lali...ja ke fut kot fare!!!
E identifikuar

Do pime nje kafe?
Anesti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 692


Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 27-09-2008, 19:15:29 »

Sa për fillim .Mendoj si te gjithë ju qe patriotizem është te admirosh ,te mbrosh dhe te kontribosh për vendin dhe popullin tënd.Nacionalist do të thotë qe të pranosh te pushtohesh dhe ti nenshtrohesh armikut,te asimilohesh prej tij dhe se bashku me te të luftosh për te dhunuar kedo qe kërkon te beje te kundërtën.Shqipetaret janë populli me nacionalist i Ballkanit.U pushtuan nga Turqit u asimiluan prej tyre ,dhunuan popullsine e krishtere,shkaterruan dhe kalate qe mezi ikishin ngritur për tu mbrojtur, braktisen zakonet e tyre tradicionale dhe përqafuan ato islamike.Nga kishat e te pareve skane mebete veçse disa themele e gurë te pa zot.Ndjehen mirë nder xhamija me minare pa sprish pune se shumë gjak u derdh për të mos ndodhë pikërisht kjo.U asimiluan dhe luftuan krahperkrah me armikun për te dhunuar popuj te tjerë e aq me keq dhe popullin e vet.Ska ma popull pa moral. Tradhetoreeeeeeee!Ju lutem vetëm për nacionalizem mos u mbani se nuk ju ka met asgjë për bese.Lindni ne Shqipëri dhe vdisni si turq me flamurin gjysmë hane ne krye.E cfar mund te bëni ma zi.
E identifikuar
miku
pleqeri
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 180



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #25 më: 27-09-2008, 21:00:46 »

   Per Anestin!

    Miku im!  Ne asnje cast deshperimi dhe duke mos gjetur rrugedalje, nuk do te shprehesha keshtu per popullin tim.

   E kuptoj ngarkesen Tuaj emocionale, por mos ngaterro edhe ketu ceshtjen e patriotizmit dhe nacionalizmit kombetar, me ceshtjet fetare. Nuk ka lidhje njera me tjetren.

  Mendoj se shpjegimin me te goditur e ka dhene "saimir ramadani" dhe e pergezoj per kete...

    Pa dashur te hap replike, do te thoja se shqiptaret jane shume patriote dhe pak nacionaliste...

   
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nen bisht te kalit.

www.Albanians.gr
Anesti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 692


Shiko profilin
« Përgjigju #26 më: 28-09-2008, 00:08:04 »

Pjesa qe eshte per tu diskutuar eshte nacionalizi.Naciona listet jane popullsia eutoktone e nje vendi e duke qene te tille jane aktive ne mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombetare.Ato ne programet e tyre nuk e shohin bashkejetesen me komunitetet e tjera ne nivelin e barazise por duke i quajtur keto komunitete si njerez te dores se dyte.Bashkesia e njerezve te te njejtes rrace gjuhe dhe identitet jane burim i nacionalizmes.  Por niveli i nacionalizmes ndryshon ne varesi te faktoreve te ndryshem ne jeten e nje populli.Keto faktore mund te jene te brendeshem apo te jeshtem,por gjithsesi kane te bejne me nshkallen e zhvillimit ekonomik,e kulturore te nje vendi.Ngacmimi artificial per interesa te nje gupimi(politik)apo i nje faktori te jashtem per interesa te caktuara antikombetare i nacionalizmes sjell shpesh here dhe pasoja negative per nje vend.Nese politikane apo analiste te ndryshem shprehen se fatkeqesite e nje populli i vijne nga x komunitet qe per interes te tyre shkelin interesat kombetare atehere atehere keto komunitete bien viktime e dhunes nacionaliste e cila behet shkas qe neketo kominitete te linde ndjenja e urrejtjes dhe e hakmarrjes me akte terroriste.Te tilla shembuj kemi sot ne Spanje ,Erance e Gjermani.Prandaj nacionalizmat nbahen ne nje nivel te kontrolluar per zhvillin normal te jetes se nje vendi.
Meqenese u permend dhe me siper ceshtja "Bollano" duhet pare me kujdes e mendje te ftohte.Ajo po shfrytezohet nga interesa te ulta te nje grupimi politik per te rimarre pushtetin,por nga ana tjeter duhet patur parasysh se ndihmea monetare qe shtetit grek u jep atyre mund te behet me qellim nxites te nacionalizmes ketu per ta destabilizuar kete vend qe te mbetet vasale e vendit te tyre.Une kam jetuar ne greqi dhe nuk kam pare qe populli grek te kishte preferenca per te ashtequajturit vorio epiriote.Firmat piramidale, ZaniCaushi e Mezan Malaj u nxorren nga burgu per te nxitur luften civile te 97-tes duke e integruar ate me interesat e nje grupimi politik qe tashme dihet se i ka shite interesat kombetare tek ata.Qendrimi i heshtur i Berishes ne kete ceshtje eshte nje qendrim i pjekur e larg pames.Kufijte eshqiperise unk mund te ndryshojne qofte dhe me lufte.Nese ky komunitet po perdor nje retorike apo politike gjoja pro greke per te vjele sa me shume perfitime prej tyre dhe per te rritur nivelin ekonomik ne keto zona te banuara prej tyre me duket se nuk ka ndonje ndonje te keqe.Problemi eshte qe ne te mos behemi ambicioze por te shtojme forcat per tu zhilluar dhe integruar me te gjith rajonin
me frymen e tolerances ,dashurise e repektit sic na meson perendimi.
E identifikuar
ylli1
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 19


Shiko profilin
« Përgjigju #27 më: 13-04-2009, 01:52:20 »

Anes ,me sa sho un ketu shumica mendojm ndryshe nga ju,dhe besoj shumica nga ne jemi me perkatsi myslimane dhe pjesa drmuse jemi nacionalista dhe patriota me mundesit tona,,dhe aspak te asimilur,,un nuk e di se ku ke lexu ket histori se ne bashk me turqit kemi vra kombet tjera,apo keshtu te mesuan greket gjat kohes sa ishe atje ne greqi,,dhe me keto pak fakte mendoj se te ipet rasti te kuptoni se keni gabim shum,,dhe diq duet te pranonojm te gjith ne (jemi apo nuk jemi nacionalista)se njerzit qe luftuan dhe ran deshmor gjat gjith historsi ton kombtare ishin mu nga kjo shters njerzish(nacionalista)sa i perket prendimit,,mendoj se ata jan larg nga ne shqiptaret nga shum aspekte,,ne dim se sa luftra jan zhvillu ne esin e tyra per shkak te divergjencave te vogla fetare,gje qe te ne me gjith prapambeturin apo asmilimin ton(qe ti e mendon keshtu qe ne relitet ska te bej fare me te verteten)nuk ndollen konfliktet te kesaj natyre,,dhe esht edhe nje e vertet tjter qe dhe vet jam deshmitar i shum ngjarjeve te vonshme qe ndollen popullit ton,,te garantoj se shqiptaret mund te jen nacionalista ,po asnjeher kriminela,,gjdo her krimet jan be nga kojshit tan qe jan me te civilizuar se ne me pro perendimor,ndersa nga ne shiptaret nuk kishte diq te till,,,pajtohesh apo nuk pajtohesh e vertet esht kjo,,ne vertet jemi populli me i mir ne gadishullin ballkanik,popull me nje te kaluar me te PASTER DHE ME I MIR NGA TE GJITHA POPUJT TJER,,
E identifikuar
Misss
Anetar


Karma: 103
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2586



Shiko profilin
« Përgjigju #28 më: 19-04-2009, 15:19:00 »

Me pak fjale.....patriotiz em eshte dashuria per vendin dhe perdoret si koncept..mbrojtes.. ..
kurse nacionalizem eshte koncepti i venjes se vendit tend ne superioritet ne karshi me vendet e tjera...pretekstet mund te jene te vlefshme, ose jo( ne shumicen e rasteve nuk jane....)

Kjo eshte...them edhe une buzeqeshje
E identifikuar

...When life gives you a hundred reasons to cry,show life that you have thousand reasons to smile...
Parloté
Swept Away
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1131



Shiko profilin
« Përgjigju #29 më: 20-04-2009, 19:11:38 »

Patriotizmi (latinisht patria / greqisht patrida πατρίδα) d.t.th. atdhedashuri dhe mbrojtja e atdheut eshte ne qender te saj.
Nacionalizmi eshte nje ideologji qe nacionin e sheh si nje faktor primar per krijimin e identitetit te nje grupi njerezish. Nacionalizmi eshte nje lloj ndjenje se vendi, populli dhe vlerat kulturore te tuat  jane ndryshe apo me te mira se te nje nacioni tjeter. Nacionalistet luftojne per ate qe shohin se eshte ne ineteres te popullit te vet. Sot, nacionalizmi eshte i lidhur me dicka negative edhepse pjesa dermuese e nje populli e posedon kete ndjenje pa e nxjerur ate ne pah.

Dallimi ndermjet patriotizmit dhe nacionalizmit qendron aty se te paret gjithmone jane besnike ndaj krijimit te shtetit egzistues dhe qe teoretikisht mund te kombinohen me te gjitha kendveshtrimet politike dhe fetare. Ndersa nacionalizmi si nje ideologji politike i kushton rendesi bashkeqendrimit shkaku i nje gjuhe dhe historie te perbashket.


Me poshte nje shembull:
Diku ne vitin ’89-’90 kur akoma isha nxenese e shkolles se mesme, drejtori i shkolles sllavomaqedon, gjate nje vizite qe i beri klases sime (vizita te shpeshta me qellime si ajo - kur ujku i thote deles mos ma turbullo ujin-) me perjashtoi nga klasa dhe me dha paraperjashtim nga skolla duke me quajtur nacionaliste vetem pse shkruaja me nje stilolaps kuq e zi.
Stilolapsi im kuq e zi ne kete rast mund te meret si shenje patriotizmi (qe ne thelb permban dhe pasqyron atdhedashurine) dhe nacionalizmi sepse ngjyra e tij ishte prioritare.
E identifikuar

"Mea mihi conscientia pluris est quam omnium sermo."
Faqe: 1 [2] 3   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Votoni
  • Dot 15 - 19 vjec
  • 39 (22%)
  • -
  • Dot 20 - 24 vjec
  • 70 (41%)
  • -
  • Dot 25 - 29 vjec
  • 33 (19%)
  • -
  • Dot 30 - 34 vjec
  • 19 (11%)
  • -
  • Dot 35 - 39 vjec
  • 2 (1%)
  • -
  • Dot 40 - 44 vjec
  • 3 (1%)
  • -
  • Dot 45 - 49 vjec
  • 2 (1%)
  • -
  • Dot 50 - 54 vjec
  • 2 (1%)
  • -
  • Numri total i votave: 161
  • Shiko temen

* Sponsor