Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Mbrojtja e Ambientit  (E lexuar 859 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 13-06-2007, 03:36:28 »
Citojeni

Do te doja te marr mendimet  e Forumisteve për  rendesine dhe te drejtën e shoqatave të ndryshme te mbrojtjes se ambientit nëpër botë...partite e gjelberta,samitet e klimes etj...

C`mendoni për përpjekjet e këtyre shoqatave dhe institucioneve për mbrojtjen e llojeve te kafsheve?

A janë këto shoqata,parti,mbledhje,samite për mbrojtjen e klime s... te drejta apo jo?
Çka janë këto ne te vërtetë?
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 06-07-2007, 18:08:17 »
Citojeni

Ajo çka e rrethon njeriun është padyshim, Mjedisi. Ne këtë mjedis ku ne jetojme sundon një barazpeshe midis njeriut, kafsheve, bimeve, ujit, ajrit dhe tokes.Të gjithë këta elemente janë te lidhur me njeri-tjetrit. Të kujdesesh për to, për amjentin ku jeton i ke dhënë perparesi, jetë dhe shëndet vetvehtes, femijes, familjes dhe gjithë shoqerise.
Kuptohet rolin kryesor për një mjedis te pastër e luan individi.
Të flasim për shoqatat. Ne radhe të parë më vjen mirë qe egzistojne shoqata ambjentaliste, dhe vërtetë ne shumë vende te botës japin maximumin për ambjentin e tyre. Ndërsa ti kthehem Shqipërisë, ..nuk di ç'të them. Nuk di kemi shoqata te tilla apo jo? Po Ministri për Mjedisin kemi???
Ahhhh thuaj.. shoqatat jo qeveritatre, çfarë do lloj fushe mbulofshin, tek ne janë me keq se ato "qeveritare" Thjesht vend pune për te siguruar një rroge e as gjë me tepër.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
PetritKola


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 08-08-2007, 00:45:28 »
Citojeni

Mua këto shoqata me janë neveritur. Hajduta...hipokrita ...

Kerkojne qe te ndalohet lufta e gjelave dhe ndërkohë kemi boksin. Thone ngrohja globale dhe ata ndotin ambjetin me shumë.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Lizi
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 08-08-2007, 08:21:51 »
Citojeni

Përshëndetje te gjithëve !
Unë desha me tepër te theksoi rolin e individit ne këtë fushe ,d.m.th. qytetarit .Është qytetaria e individeve ajo qe krijon ndotjen apo pastrimin e mjedisit.A i keni pare ata njerëz qe sapo mbarojne një Pepsi apo një patatinen PERTOJNE te shkojnë 10 m me larg qe te hedhin mbeturinat? S'po flas për plazhet sepse është e njëjta situate.
Nuk e mbaj mend se kush e ka thënë një shprehje te tillë :
Çdo shoqeri meriton qeverisjen qe ka (dhe ka pasur te drejtë )

Respekte te gjithëve !
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 08-08-2007, 08:39:30 »
Citojeni

Këtu e 17 vjet me pare, kryetarin e partise ekologjike ne Shqipëri s´e perfillte njeri fare dhe mbaj mend qe biles edhe kanë perdorur dhunë ndaj ti.

Po ku do shkojme ne pa ruajtjen e ambientit o njerëz? Kush do të na ushqeje ne: paraja?

Ka fatkeqësisht plot njerëz ne botë qe për parane janë gati te shuajne çdo lloj gjeje natyrore, vetëm t´u dalë hesapi atyre. Se c´do të hane brezat qe vijnë s´e vrasin mendjen hiç ata.
Partite e gjelberta dhe shoqatat për ruajtjen e ambjentit janë jo vetëm te nevojshme si institucjone percjellese te një mesazhi mbrojtes për natyren: se ka edhe ajo te drejta. Por them se është e nevojshme qe vete ne njerëzitë e thjeshtë, d.m.th..pjesa dërrmuese e popullsise te bindet qe ruajtja e ambientit është ruajtja e vetvetes.Dhe këtë pune bindese kush do ta beje? Për mendimin tim është detyra e shtetit dhe qeverisë ne fuqi, cilado qoftë ajo, qe ta sqaroje dhe edukoje popullsine ne mënyrë te panderprere mbi këtë teme.
Industrializimi i jetës, i cili s´ka histori te gjatë nuk e ka marrë parasysh shterimin e burimeve natyrore dhe ndotjen e tij, por lehtesimin e shumë preoceseve te punës dhe natyrisht fitimin financjar.
Është e mundur qe industrite e segmenteve ndryshme duke bërë kerkime me te thella shkencore te vazhdojnë prodhimin e shumë mallrave duke ruajtur njekohesisht natyren.
Janë bërë shumë gabime ne te kaluaren këta dyqind vjetet e fundit, te cilat duhet te korrigjohen. Pa partite e gjelberta ne s´do të kemi shans qe te ndryshoje diçka.
Ne duhet te ndergjegjesohemi qe natyra është e ardhmja e shendetit te fëmijëve tanë:pa shëndet s´ka jetë normale dhe te lumtur.

Ky është pak a shumë mendimi im mbi këtë teme.
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-09-2007, 18:03:29 »
Citojeni

Të mbrosh ambientin do të thotë te mbrosh vetveten. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |