Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Feja dhe nacionalizmi !  (E lexuar 389 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 25-12-2007, 15:41:20 »
Citojeni

NGA DR. ARQILE BOTI

Disa udhëheqës politikë të shteteve të mëdha kujtojnë se është merita e tyre që janë në pozicionin e drejtimit të politikës botërore. Për ta bërë më të qartë këtë po citojmë dialogun e zhvilluar ndërmjet Pilatit dhe Jezusit nga ungjilli i Gjonit kapitulli 18-19 kur ky i fundit iu dorëzua nga farisenjtë për t’u gjykuar.

-Dhe Pilati tha: Domethënë ti je mbret? Jezusi u përgjigj:

-Ti thua që mbret jam unë. Unë për këtë kam lindur dhe për këtë erdha në këtë botë, për të treguar të vërtetën. Çdo njeri që është me të vërtetën dëgjon zërin tim.

-I thotë Pilati: Kush është e vërteta dhe më tej.

-Dhe hyri Pilati përsëri brenda dhe i thotë Jezusit: Nga je ti? Ndërsa Jezusi nuk i dha asnjë përgjigje atij.

-I thotë Pilati: Tek unë nuk përgjigjesh, nuk e di që kam pushtet të të kryqëzoj dhe pushtet të të liroj?

-U përgjigj Jezusi: Nuk do kishe asnjë pushtet mbi mua në qoftë se nuk do të të ishte dhënë nga lart (domethënë nga Zoti), prandaj t’i që do më dorëzosh do të kesh mëkatin më të madh.

Në këtë dialog del e qartë që asnjë njeri në këtë botë duke përfshirë dhe më të fuqishmin nuk është merita e tij që ndodhet në atë pozicion dhe asgjë nuk bëhet pa vullnetin e Zotit.

Duke kaluar në pikëpamjen fetare për nacionin (kombësinë) del që feja pranon identitetin kombëtar, domethënë që një njeri është francez, tjetri italian, tjetri gjerman, tjetri kinez, tjetri shqiptar e kështu me radhë. Po kur vjen puna që në politikë luhet karta e nacionalizmit dhe kur dikush fillon të postulojë superioritetin e një kombi karshi një kombi ose kombeve të tjera, këtu biem në kundërshtim me parimet fetare.

Si në dhiatën e vjetër, si në ungjill ashtu edhe në kuran njerëzit vlerësohen në bazë të besimit dhe jo të nacionalitetit.

Eksperienca historike e dy shekujve të fundit ka treguar se në shumicën e rasteve karta e nacionalizmit është luajtur nga disa udhëheqës shtetesh kryesisht ateistë për të përqendruar pushtetin në duart e veta dhe për të kaluar në diktaturë. Duke filluar me Napoleon Bonapartin në fillim të shekullit të 19-të dhe pastaj duke kaluar te Hitleri dhe Stalini rreth mesit të shekullit të 20-të, Mao Ce Dunin në Kinë dhe Enver Hoxhën në Shqipëri dhe Millosheviçin në Serbi, Sadam Husseinin në Irak etj, është luajtur në fillim me kartën e nacionalizmit dhe më vonë pasi kanë përqendruar pushtetin në duart e veta kanë kaluar në diktaturë të egër, diku më shumë e diku më pak në shumicën e tyre që tashmë dihet nga të gjithë.

Librat fetarë asnjëherë nuk kanë vlerësuar njeriun nga kombësia, por nga shkalla e besimit tek Zoti. Në ungjill thuhet që shkoni tek të gjitha kombet (fjalët e Jezusit), të predikoni ungjillin po kështu edhe në Kuran që thuhet se kurani është shpallje për të gjithë botën. Bile në një hadith të profetit Muhamed thuhet që nuk është më i mirë arabi nga jo arabi në shkallën e besimit (dhe jo si disa puritanë islamë të grupit të Bin Ladenit dhe ndonjë tjetri që postulojnë superioritetin e kombeve arabe karshi kombeve të tjera).

Komunizmi që ka dashur të verë në organizimin e jetës shoqërore parimet e ungjillit duke hequr Zotin si rregullues absolut i kësaj jete në këtë botë përfundoi në një diskreditim dhe disfatë të turpshme.

Në mënyrë të veçantë në bazë të aktualitetit dëshiroj t’u drejtohem nacionalizmit dhe nacionalistëve serbë.

Ju mendoni se po ju bëhet padrejtësi historike për ngjarjet që ju kanë ndodhur në vitet e fundit. Por unë do të përpiqem ta trajtoj nga ana fetare.

Së pari, ju keni qenë kombi brenda kuadrit të ish-Jugosllavisë që keni përhapur ideologjinë komuniste dhe ateiste në vendet ballkanike, bile në Greqi që për fat të keq ka mjaft ateistë akoma edhe sot ideologjia komuniste e përhapur nga Moska staliniste nëpërmjet jush në Ballkan shkaktoi një luftë civile me shumë viktima.

Së dyti, në raport me shqiptarët paraardhësit tuaj brenda kuadrit të ish-Partisë Komuniste jugosllave si Miladin Popoviçi, Velimir Stoiniçi, Stefan Mugosha etj, vendoset në krye të Partisë Komuniste shqiptare një ateist të tërbuar Gjirokastre, Enver Hoxhën, i cili shpërfytyroi bazën morale të kombit shqiptar në një luftë të egër antifetare të hapur që nuk kishte ndodhur tek asnjë ndër vendet ish-komuniste, dhe pastaj latë duart si Pilati edhe ikët.

Atëherë, ju nacionalistë serbë kujtoni se do të ngeleni të pandëshkuar nga Zoti për këtë përgjegjësi historike? Mos iu shkojë mendja, do të përgjigjeni një më një për hapjen e ideve ateiste dhe komuniste në Ballkan me pasojat e tyre. Koha do ta tregojë atë.

Ndërsa ata që e duartrokitën Enver Hoxhën për luftën e tij të paskrupullt antifetare bashkë me disa servilë që e rrethonin dhe disa sekretarë partie injorantë u pagua me një tranzicion shumë të dhimbshëm që e kemi parë të gjithë gjatë 17 viteve.

Në kohën tonë vihen re dy fenomene që lidhen me tolerancën. Nga ato vende që kam parë unë deri më sot se në kohën e Hoxhës kam qenë i izoluar në majat e maleve për një kohë të gjatë, bile do të ishte një ëndërr për të dalë jashtë shtetit.

E para është toleranca nacionale. Ndër vendet më tipike që kanë aplikuar tolerancën nacionale që për mua është e admirueshme janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë vend të madh, qytetar i të cilit jam edhe vetë nuk vlerësohet njeriu as nga kombësia dhe as nga raca, nuk bëhet dallim nëse je i bardhë apo i zi, a je evropian apo aziatik, por vlerësohet nga aftësia në punë dhe nga bagazhi intelektual. Mendoj që të tjerët duhet të marrin eksperiencë nga Amerika në këtë fushë dhe të mos merren me fraza nacionaliste si kohët e fundit Ugo Çaves në Venezuelë që në shumicën e rasteve kanë synim për të grumbulluar pushtetin.

E dyta, është toleranca fetare. Mendoj se çdo njeri duhet të shikojë me sytë e tij një gjë dhe jo të niset nga fjalët e të tjerëve. Këtë tolerancë fetare e kam parë në Turqi ku isha para disa ditësh në Stamboll dhe vura re një dukuri befasuese për mua.

Meqenëse me një grup miqsh të mi të vjetër vizituam disa spitale të Stambollit si “Metropolitan” etj për çudinë time, në katin e parë të këtyre spitaleve pashë afër njëra-tjetrës një kishë ortodokse të vogël, një kishë katolike të vogël, një sinagogë izraelite dhe sigurisht edhe xhami dhe secili mund të falej sipas besimit të vet. Gjithashtu në qytetin e Stambollit kishte rreth 270 kisha dhe mjaft sinagoga. Kështu që faktet hedhin poshtë opinionet dhe pasionet personale që në shumicën e rasteve nuk janë objektive, por subjektive. Dhe në Shqipëri kemi një tolerancë fetare ndërmjet feve kryesore, por toleranca që kam parë në Stamboll është mbresëlënëse.

Më në fund janë disa klerikë kryesisht peshkopë, por edhe fetarë islamikë, ekstremistë që u bëjnë iso politikanëve nacionalistë, duke shkelur në mënyrë flagrante librat e shpalljeve. Këta në mënyrë të sigurt janë të çregjistruar nga pozicioni fetar dhe ndëshkimi i tyre ditën e gjykimit do të jetë i madh. Jezusi ka thënë se ai që do të jetë i pari duhet të jetë shërbëtor i të gjithëve. Dhe nuk matet besimi dhe shenjtëria nga rrobat e stolisura dhe as nga limuzinat që t’u mbajnë çadrat disa vartës tuaj, gjë që e bëjnë edhe disa politikanë pa bazament, më tepër për t’u dukur. Ndëshkimi juaj, klerikë të nderuar, do të jetë shumë i dhimbshëm, edhe ferri ose xhehenemi do jetë i hapur për ju.

Materializmi i shfrenuar i ditëve tona që për fat të keq e kanë edhe disa klerikë po çon shoqërinë njerëzore në një polarizim agresiv dhe drejt tatëpjetës, por edhe kjo tatëpjetë morale do të ketë fundin e saj dhe ndëshkimi i Zotit do të jetë atëherë kur nuk e prisni.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |