FaljaJankelevitch mendon se falja duhet të ndodhë gjithmonë midis dy vetësh : ai që kërkon falje dhe ai që jep falje. Sepse, për të, pa një bashkëbisedues përballë, nuk mund të ketë falje. Falja do të ishte atëherë një koncept abstrakt. Dhe ai madje mendon se falja është praktikisht e pamundur sepse në qastin kur xhelati i kërkon falje viktimës, xhelati nuk është ai që ka kryer aktin kundër viktimës, por dikush tjetër, që mendon ndryshe. Pra xhelati ka ndryshuar, nuk është i njëjti njeri. Por, mendon ai, për që të ketë një "gjoja" falje, duhet që xhelati t'ia kërkojë atë viktimës. E n.q.s. viktima nuk ndodhet aty (p.sh. është vrarë) atëherë asnjë nuk ka të drejtë për të dhënë falje në vend të saj. Falja mbetet e pakryer.
Friedrich Schiller ka thënë:" Fitorja më hyjnore është falja".
Të falësh don të thotë të fitosh luftën me veten,luftën e :"Sy për sy,dhëmb për dhëmb".Një thënie tjetër shkon:" E njerëzishme është të gabosh,por hyjnore të falish".Ka një studim të mirë mbi këtë problem,studim i një psikologu gjerman Reinhard Tausch i cili është marrur një kohë të gjatë me këto studime rrethë faljes, ai ne te shumtën e rasteve e ka verejtur se falja nganjëherë nuk bëhet edhe totale por vetëm, e pjesërishme.Në anketën të cilën ai ka bë janë thirrur 200 persona nga të cilët 130 kanë refuzuar të anketohen me pretekstin se anketa është tepër e rëndë.Në ketë anket kishte pytejet rrethë faljes në mënyra të ndryshme filluar që nga ajo më e thjeshta dhe deri tek më e rënda.
Të falesh do të thotë të jesh mirë me veten tënde.
I fortë është ai qe fal dhe e ruan fjalën e dhenë.
DrejtesiaTermi "e drejta" ka disa kuptime :
A : ajo çka është në përputhje me një rregullë të përcaktuar, dhe të cilën për pasojë është legjitime për ta kërkuar.
1) E kërkueshme sepse ligjet apo rregulloret e parashikojnë atë, ose sepse kjo rezulton nga kontrata të vendosura në përputhje me këto ligje.
2) E kërkueshme sepse kjo është në përputhje me opinionin në cështje morale.
B : ajo që është e lejuar.
1) E lejuar nga ligje të shkruara apo rregulla në lidhje me aktet e konsideruara, qoftë nga një deklarate të posaçme, qoftë nga principi që ajo që nuk është e ndaluar është e lejuar.
2) E lejuar moralisht, akti në fjalë duke qenë, ose i mirë, ose moralisht indiferent.
Shkurt, e drejta është tërësia e të Drejtave që rregullojnë raportet e njerëzve ndërmjet tyre.
Kur flitet për njerëzit, të jesh i drejtë do të thotë të gjykosh raportet e veta me tjetrin njëlloj siç do të gjykohej mbi raportin e dy personave të huaj ; dhe që, kur gjykohet ndër shumë të tjerë, të mos lihet për tu udhëhequar nga asnjë favor as ndonjë urrejtje paraekzistuese. Të jesh i drejtë, në këtë kuptim, është pra një cilësi thelbësisht formale, që konsiston për të hequr dorë nga veprime egoiste dhe gjykime të anshme.
Gjithashtu, të jesh i drejtë, kjo është të jesh i aftë për të pranuar deri në cilën pikë është legjitime për të bërë, respektuar tjetrin në idetë, ndjenjat, lirinë, pronën, të vlerësosh mirë masat e përgjithshme, p.sh. ligjet, të cilat shtrihen për të lejuar apo ndaluar disa akte, për të kthyer pak a shumë të favorshme situatën e disa personave ; së fundi të caktosh mirë, avantazhet apo dënimet që zotërojmë.
Drejtësia është pushteti gjyqësor, i cili zbaton të drejtën e vendosur në ligje dhe rregulla.
BURIMI:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=92584