Komuniteti ShqiptarBiseda dhe DiskutimeDiapazon MendimeshC'mendim keni per KANUNIN e dikurshem?
Faqe: 1 2 [3]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: C'mendim keni per KANUNIN e dikurshem?  (E lexuar 1071 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
h75
Anetar


Karma: 15
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 496



Shiko profilin
« Përgjigju #30 më: 05-06-2009, 20:40:44 »

Ja nje e mire nga kanuni te cilen une e vleresoj, por te kuptohemi, nuk eshte kjo e mira e vetme.

Kanuni thotë, Del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit. Në kandar të vetë secili peshon katërqind dërhem. Kanuni të gjithë mashkujt I bënë njësoj të rëndësishëm (secili mund të kryej ndonjë punë për aq sa I takon apo tek secili mund të mirret gjaku) . Secili mbahet I mire e I thotë vetit “jam burrë” e I thonë “ a je burrë”. Kanuni nuk njeh shtresë të privilegjuar njerëzish.

Kjo ne njefar menyre i ka bere te gjithe njerezit te barabart, gje e cila pak njihej ne evrope ku kishte shtresa te ndryshme njerezish, e ku disa te drejta i kishte vetem shtresa e privilegjuar.

Ja dhe nje e keqe apo e mete nga kanuni e qe sigurisht nuk eshte e vetmja.
Kanuni nuk i ka dhene hapsire te mjaftueshme femres, bile bile nuk i ka dhene hapsire fare, e kjo ka bere qe edhe femrat edhe meshkujt(bijte e atyre nenave) te jene me te paformuar e te mos mund te largohen nga sjelljet primitive e aspak frytdhenese. Sepse megjithate, ne edukimin e femijve femra ka rol me te madh. E cfare edukate mund te jepte nje femer qe eshte trajtuar si rob?.

Sidoqoft kanuni, me te mirat e me te keqijat e veta eshte pjese e jona, eshte pjes e te kaluares sone, qe megjithese i tejkaluar  ne duhet ta dime kete kanun ne menyre qe te dime se ku te korigjojme vetveten.
E pra, i mire e i keq eshte pjese e jona, e per kete as nuk duhet te krenohemi as te na vije turp.
E identifikuar
Misss
Anetar


Karma: 103
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2586



Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 05-06-2009, 21:50:51 »

Mendim i drejte.... buzeqeshje
E identifikuar

...When life gives you a hundred reasons to cry,show life that you have thousand reasons to smile...
Oqeani
Stafi


Karma: 45
online online

Gjinia: Mashkull
Postime: 1972



Shiko profilin
« Përgjigju #32 më: 15-06-2009, 15:59:58 »

Dashuria per prindin apo femijen eshte instinkt . Respektin cdo njeri e fiton apo jo ne perkatesi te sjelljes se tij. Dua qe femija te me respektoje dhe jo te me kete frike.
Respektin per te moshuarit nuk e kane vetem shqiptaret, egziston ne shoqerite e vendeve te ndryshme te cilat as kane patur dhe as nuk do te kene ndonjehere nevoje per Kanun.

Mos ta drejtojme temen ne dashurine instiktive qe i perket asaj pjeses shtazarake te njeirut,ate nuk e mohon askush,Kanuni nuk merret me kete.Rrespekti eshte ai qe e kane dhe ndjejne vetem qeniet e ndergjegjshme.

Eshte e vertet qe rrespektin e fiton apo e humb njeru perkrah sejlljeve te tij,por cfar nese e takon nje njeri per here te pare,dhe nuk din asgje per sjellejt e tij,? Cfar duhet bere,mos ta rrespektosh.? Mendoj qe rrespekti ka edhe dicka me shume,lidhet edhe me  vete karakterin tend personal qe ke karshih  te tjereve,e qe Kanuni tek shqiptaret e ka bere te veten me menyrat e veta..
E identifikuar

Everything should be as simple as it is, but not simpler.!!
Shejtania
Stafi


Karma: 91
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5765



Shiko profilin
« Përgjigju #33 më: 15-06-2009, 22:35:26 »

Po shof qe shume po debatohet per kete teme. Personalisht e kam lexuar dhe e vleresoj KANUNIN ka qene kushtetuta e pare shqiptare dhe mendoni qe per periudhen qe eshte shkruar ka qene me vlere dhe 1 revolucion i vertete.

Njerezimi evoluon ashtu edhe ligjet dhe shoqerite per kete arsye ne keto kohe qe jetojme ai kanun mund te paragjykohet e mos kete vlera per faktin se ne gjykojme permbajten e tij me kohet e sotme moderne.

Dhe e fundit shume studiues shqiptare e te huaj qe e kane studiuar kanunin e Lek Dukagjinit e mbajne si nje shkrim me vlera e mahnites. Ashtu e mendoj dhe une.
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
AMOR
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 41



Shiko profilin
« Përgjigju #34 më: 15-06-2009, 22:43:46 »

Rregulla te shkruara por smund te krahasohet me kuranin apo biblen.
E identifikuar

Never want to know too much. Knowledge makes you free, but unhappy.
Negativ*
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 8



Shiko profilin
« Përgjigju #35 më: 23-06-2009, 01:53:39 »

Dikur me shume vlere por tani po keq-interpretohet...
E identifikuar
ylli1
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 19


Shiko profilin
« Përgjigju #36 më: 02-07-2009, 01:18:23 »

notorious

     Cmendim keni per KANUNIN e dikurshem?
« Përgjigjja #7 më: 19-04-2009, 22:24:07 »   

--------------------------------------------------------------------------------
sic esht vendi, behet kuvendi... pra njerez Barbar me ligje gjithashtu Barbare


per cilt barabar ke fjalen
E identifikuar
Dorinnnnna
Vizitor
« Përgjigju #37 më: 14-09-2009, 22:18:41 »

Përshëndetje dhe  përgëzime për temën. Kjo është një temë ineresante ku mund të flitet jo vetëm për rregullat por edhe për mardhënjet shoqërore të mëhershme, që sigurisht janë të gjera e të larmishme.
Kanuni ndër shqiptarë ka qenë  ligjë dhe mënyrë jetese  dhe është shumë me rëndësi për ne që  të dijmë si kanë jetuar të parët tanë. Kjo do të na ndihmonte që ne më mire ta kuptojmë vetveten. Shkenctarët tanë të kësaj lëmie do të duhej të I  kushtonin më shumë vëmendje këtyre gjërave. Dhashtë zoti që ne të I kthehemi vetvetes.
Tani ndër shqiptarë ka shumë kanune, e një ndër më të njohurit e që më së shumti I ka mbijetuar kohës dhe që ka veqantitë e veta (ka rregulla burimore shqiptare) është Kanuni I Lekë Dukagjinit, I cili ka qenë përdorur më shumë( e vazhdon të jetë edhe sot) në rrethinën e Shkodrës dhe në krahinën e Dukagjinit,e për të cilin do të mundohem të I them nja dy fjalë ashtu siq unë e kam kuptuar.
Ky kanun ka leshuar rrenje te thella edhe fale zhvillimit shoqeror dhe ekonomik pothuaj te paverjtshem nder shekuj.
Po e fillojmë me familjen e cila në kanun është shumë e rëndësishme.  Familja është e madhe dhe ngërthen disa familje të vogla brenda saj., Në krye të familjes është I zoti I shëpisë (I zoti I shtëpisë mund të ketë kuptim të thellë nisur edhe nga vetë fjala e përdorur për dike që është në krye të një familje) I cili zakonisht është edhe baba I mashkujve që janë “ në krye të familjeve të vogla”.Brenda familjes së madhe. I zoti I shtëpisë ka shumë të drejta, të drejta të shes , të blej, të dërgoj në punë antarët e familjes qoftë edhe angarie, madje edhe tu jap disa lloje të dënimeve. Duhet cekur se kanuni I lejon edhe djalit të pamartuar të jetë  zot shtëpie, por zakonisht sa të jetë gjallë paraardhësi I përbashkët, ai e kryen këtë detyrë, dhe vetëm paraardhësi I përbashkët mund të ketë pushtetin e plotë që me kanun I përshkruhet të zotit të shtëpisë. Nëse zot shtëpie bëhet një nga vëllezërit , në atë familje do të egzistonte një lloj “konfederate familjesh “të vogla ku secila do të mund të shkëputej në çdo kohë.Familja ka edhe të zojën e shtëpisë që udhëheqë me grate. Kur familja ndahet atëherë, pasuria ndahet në mënyrë të barabart në mes të  vëllezërve. Vajzat nuk mund të përfitojnë nga ndarja e pasurisë,edhe nëse ato nuk kanë vëlla, pasurinë e babait të tyre do ta trashigojnë kushërinjtë.
Në familje dalin shumë të drejta dhe detyra të ndërsjellta në mes të anëtarëve të familjes, si  detyrat dhe të drejat e bashkshortëve, të prindërve dhe fëmijëve.
Tek bashkshortët mund të thuhet se kryesisht burri ka të drejta ndërsa gruaja ka detyra. Burri ka të drejt ta urdhëroj gruan e e dhe ta rrah nëse ajo nuk I bindet, por burri ka edhe për detyrë të I siguroj gjërat e nevojshme për jetë gruas e familjes. Burri ka të drejt ta lëshoj gruan por nuk ka të drejt në jetën e gruas (nuk ka të drejt ta vras). Gruaja në shtëpi të burrit, madje edhe në të atit nuk ka farë të drejtash, ajo konsiderohet rob ( Prej këtu edhe fjala e popullit, ka marrë rob të mire, për nusen që është punëtore e kokëulur).
Të drejtat e burrit ndaj gruas I ka edhe babai ndaj fëmijëve me një përjashtim, babai kishte të drejt edhe ta vriste fëmijën e vet nëse ky nuk I bindej.  Kanuni I ka dhënë të drejtën babait ta vrasë fëmijën e pabindur meqë ky fëmijën nuk mund ta dërgonte tjetër kund, siq lëshonte(përzinte, dërgonte) gruan në shtëpinë  e të atit. Babai ishte I lidhur pazgjithshmërisht me fëmijën dhe kur ky I dilte nga duart kishte të drejt edhe ta vriste. Nëse ati vriste fëmijën kununi  thonte, shkoi gjakhupës sepse vrau veten.Megjithatë rregullat nuk mund të përdoreshin sipas qejfit as nga I zoti I shtëpisë.
Regullat  ishin bërë ashtu që I zoti I shtëpisë ose burri  të sundonte me ashpërsi , gjë që I bëri familjet shqiptare të diciplinuara. Po marrë  një shembull, nëse I zoti I shtëpisë dënonte mashkullin madhor me marrjen e armës, atë e bënte të papërfillshëm nga miqësia e nga rrethi. E sillte në atë gjendje që edhe hasmit të I vinte keq.
Babai kishte për detyrë të martonte bijtë e bijat por nuk kishte për detyrë të I pyeste për këtë.
Tek martesa është interesante që njerëzit nuk martoheshin me njerëzit e të njëjtit fis edhe sikur të ishin katërdhjetë breza larg.Këtë nuk e hasim tek popujt e tjerë meqë edhe feja lejon martesën brenda fisit.
Këto rregulla dhe mënyrë e jetesës ishin imponuar nga jeta kryesisht bujqësore e asaj kohe dhe poqese dikush (I pabindur), mbetej pa tokë, rrezikonte qenjën e vet. Në qytete të zhvilluara ( shembull në Prizren, që ishte nën hijen e këtij kanuni) disa rregulla kanë mundur të jenë më të buta apo të mos jenë zbatuar fare përshkak të një mënyre tjetër jetese.
Të përmend edhe diçka  për familjen e cila konsiderohej e shenjtë.Zakonet nuk lejonin që dikush nga jashtë të përzihej në familje. Andej kah ishte në fuqi ky kanun kemi një thënje interesante. Thuhet se vëllezërit tërë ditën luftojnë kundër njëri tjetrin, ndërsa në mbrëmje përsëri I varin pushkët në të njëjtën gozhdë. Thënë shkurt kjo tregon se edhe nëse vëllezërit janë të hasmuar dhe do të donin të vrisnin njëri tjetrin, përsëri nëse dikush nga jashtë e vret njërin vëlla, ai do të ketë punë me vëllezërit e tjerë të cilët do të ia marrin hakun vëllaut që edhe ashtu e dëshironin të vdekur.
Në jetën e shqiptarit vend me rëndësi zinte edhe miku. „ Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut“ porosit kanuni. Mikut do të i shtrosh për të ngrën atë që e han edhe vet ( këtu kanuni përpiqet të mos i ngushtoj njerëzit) por për mik të mirë duhet edhe rakia ( që nuk ka munguar ndër shqiptarë) dhe ndonjë gjë tjetër. Tek ky kapitull më ka lënë përshtypje thënja „ miku don dru“ e më posht si për të zbutur fjalinë thuhet që duhet ndezur zjarrin që të ngrohet miku. Por thënja miku don dru ka kuptim më të gjerë, sepse nëse miku në bukë tënde ka bërë ndonjë sherr, ka fyer dikë apo ka sulmuar dikë (edhe pse kjo mund të ketë ndodhur në rrugë derisa ti nuk ke qenë i pranishëm) atëherë të dëmtuarit do të kërkojnë llogari nga ti, apo e kundërta , e nguci dikush mikun tënd në bukë tënde ti ke për detyrë që të hakmirresh për të rikthyer nderin tënd e të mikut. E nëse këtë nuk e bënë mbetesh i poshtëruar për tërë jetën. Sipas kanunit, buka e dhënë mund të të sjell edhe telashe.
Miku do të rrij si mik dhe nëse ulet në krye të vendit, nuk do të përzihet, e as nuk mund të urdhëroj askënd.
Miku mund të marrë pjesë edhe në kuvende të çdo niveli por aty nuk ka zë, duhet vetëm të dëgjoj.
Tek pjesa e shitblerjes me kanun ka rëndësi shitblerja e truallit dhe e tokës e cila duhej të u ofrohej së pari më të afërmëve. Gjërat e tjera në këtë fushë funksiononin në bazë të rregullave të përafëërta sikurse edhe sot, e që burimin e kanë nga e drejta romake.
Kanuni i jep rëndësi edhe nderës vetjake.Kanuni thotë, Del i miri prej të keqit e i keqi prej të mirit. Në kandar të vetë secili peshon katërqind dërhem. Kanuni të gjithë mashkujt I bëënë njësoj të rëndësishëm (secili mund të kryej ndonjë punë për aq sa I takon apo tek secili mund të mirret gjaku) . Secili mbahet I mire e I thotë vetit “jam burrë” e I thonë “ a je burrë”. Kanuni nuk njeh shtresë të privilegjuar njerëzish.
Edhe gjaku apo gjakëmarrja zë një vend të rëndësishëm në kanun.Gjaku nuk mund të bëhet gjobë, ai paguhet me gjakë ose falet. Gjaku nuk humb kurrë, ai mund të mirret edhe pas 50 apo më shumë vitesh, sigurisht nëse nuk është falur.
Kanuni e përmend që gjaku duhet të shkoj pë gisht, duhet të vritet ai që ka vrarë, por megjithatë nuk ndalon këtu, e thotë që gjaku mund të mirret tek secili mashkull I shtëpisë që kreu vrasjen. Gjaku nuk mund të mirret në gra.
Kur ndodh vrasja njerëzit e shtëpisë mbyllen në shtëpi të vet. Ata qojnë njerëz tek shtëpia e të vrarit për të shprehur keqardhje e më vonë edhe për të kërkuar besë. Nëse besa u jepet ata mund të dalin e të jenë të lire për aq kohë sa u është dhënë besa.Kur ditët e të qenit në besë përfundojnë ata duhet përsëri të mbyllen. Por njerëzit nuk mund të rrinë githmonë mbyllur, ata do të përpiqen që të dalin vjedhurazi për të kryer ndonjë punë. Këtu shtëpia e të vrarit angazhohet duke pyetur njerëz e nese merr vesh që hasmi ka dale atëherë I zë priten dhe e vret me ose pa paralajmërim. Në prit dhe në vrasje mund të marrin pjesë edhe miq e dashamirë të atij që ka zënë pritën. Ai që zë pritën e merr përsipër vrasjen dhe plumbat që shkrepen aty dhe me të ka punë shtëpia tani e dëmtuar.
Pas kryerjes së vrasjes, kryesi e perhap fjalën se ai e kreu dhe e mori gjakun e nderin. 
Për gjakmarrjen me prit, dhe marrjene gjaku nga anëtarët e familjes kam  lexuar se është përdorur edhe ne Korsikë (krahinë, ishull francez), ndërsa tek popujt tjerë këto gjera si duket janë të panjohura.
Kanuni gjykon përmes pleqve (fjala plak këtu përdoret më shumë për të treguar njeriun e menqur sesa njeriun e moshuar).Pleqt gjykojnë në bazë të zakoneve që i kanë dëgjuar nga të parët dhe në bazë të menqurisë e përvojës personale. Gjykimi është njëshkallësh. Pleq mbi pleq nuk ka. Pleqt hetojnë vetë por edhe ndihmohen nga të tjerët për të kuptuar  çka ka ndodhur. Pleqt shpesh herë kanë dhënë gjykime që përveq se të drejta ishin edhe të thella për kah menquria e treguar.  Megjithatë pleqt kanë dhënë edhe gjykime të padrejta, ndoshta edhe duke marrë parasysh, se nuk kishte organ ekzekutiv dhe zbatimi i asaj që dilte nga gjykimi varej nga mundësia e palëve, nga këmgulsia e tyre etj.
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka edhe plot gjëra interesante por i përmenda këto që ma mori mendja  se janë më kryesore dhe origjinale.  Megjithatë nëse ka interesim për detaje të tjera , do të isha i kënaqur të përgjigjesha ( gjithëmonë, nëse do të i dija përgjigjet).
Ky kanun ka gjëra të veqanta që mendoj se nuk hasen tek popujt e tjerë dhe  e konsideroj shumë të rëndësishëm për të kuptuar si kanë jetuar të parët tanë, nëpër çfarë rruge kemi kaluar ne për të ardhur deri këtu, dhe çfarë vyrtyte e vese kemi trashiguar nga ajo mënyrë jetese.

Ju përshëndes,












E identifikuar
Faqe: 1 2 [3]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • cila esht me e rendesishme ne jet?
  • Dot dashuria
  • 25 (71%)
  • -
  • Dot paraja
  • 8 (22%)
  • -
  • Dot sexi
  • 2 (5%)
  • -
  • Numri total i votave: 34
  • Shiko temen

* Sponsor