Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 22 23 24 25 26 [27] 28   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ateistët..!  (E lexuar 20495 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #390 më: 05-12-2006, 10:39:06 »
Citojeni

Ja kush i thotë Zotit "Jo"

Ateistet,besimtaret qe i "falen"vetëm antibesimit


Cilat janë besimet më të përhapura në botë? Sipas të dhënave të fundit, pjesa më e madhe e popullsisë beson në fenë e krishterë dhe atë myslimane. Por mes këtyre të dyjave ekziston edhe një "antibesim" që përfaqësohet nga 1,5 miliardë persona të paorganizuar, që në mënyrë individuale refuzojnë të njohin një kishë dhe të besojnë në Zotin e "propozuar" nga besimet fetare. Në përgjithësi këta njerëz janë përkufizuar si "ateistë" (fjalë që vjen nga greqishtja, "pa zot"). Por mes tyre ekzistojnë shumë dallime. Për shembull mund të flasim për ateistë epikurianë, hedonistë, neopaganë, skeptikë, semantikë (ata që mbështesin bindjen se është pa kuptim çdo diskutim rreth Zotit). Madje ka edhe pseudoateistë, siç janë përcaktuar ata që refuzojnë të besojnë te Zoti vetëm sepse u duket një mënyrë shumë e thjeshtë për t‘u shpëtuar përgjegjësive të tyre në botë.

Ç‘është ateizmi

Ateizëm përkufizohet si botëpikëpamja dhe qëndrimi i njeriut jobesimtar, përkatësisht i mungesës së besimit në një "përëndi" ("besim" në kuptimin e "pranimit a njohjes si ekzistente"). Ateizmi është shprehimisht mohimi i ekzistencës së një "përëndie" (monoteizmit) ose shumë "përëndive" (politeizmit), apo i një "qenieje hyjnore" në përgjithësi. Kjo fjalë rrjedh nga greqishtja. Në trajtën e vet latine del si përcaktim për herë të parë i përmendur nga Ciceroni.

Përkufizimi ateist ishte për shumë kohë një përcaktim i kundërshtueshëm, që nuk u pranua në fillim nga mosbesimtarët, pra ateistët. Ishte një pritje fjalëkrijuese, që përdorej prej atyre që cilësoheshin si besimtarë të vërtetë kundër ose gjoja jobesimtarëve të vërtetë. Ateizëm në kuptimin "pa përëndi", i pafe, përmendej në këndvështrimet që binin në kundërshtim me fetë themelore egjiptiano-judaike. Rrymat fetare me një përfytyrim vetjak mbi përëndinë emërtoheshin si ateiste në kohët e hershme, për shembull përfaqësues të feve monoteiste (besim në një "zot") të kristianizmit, myslimanizmit dhe të judaizmit cilësoheshin pjesërisht nga kundërshtarët e tyre politeistë si ateistë. Sot emërtimi "ateizëm" përdoret me më pak përçmim dhe përbuzje. Në diskutimet shkencore, "ateizmi" është një emërtim asnjanës. Kundërshtari i tij është teizmi, pra besimi në "zot".

Mbi të gjitha agnostik

Pjesa më e madhe e ateistëve është e përbërë nga agnostikët, domethënë nga persona që nuk e përjashtojnë në mënyrë kategorike prezencën e Zotit, por nuk shohin asnjë provë që të tregojë për ekzistencën e tij. Në vitet e fundit, kjo mungesë besimi ka arritur të pushtojë hapësira dhe iniciativa të ndryshme. Mbi të gjitha në vendet evropiane, ku sipas Papës Benedikti XVI, është duke u shfaqur "një valë laicizmi që e përjashton Zotin nga kultura dhe nga jeta publike" dhe që rrezikon të bëhet problemi kryesor në raportet mes vendeve myslimane ku akoma mbizotëron respekti i të shenjtës. Por kush janë në të vërtetë ateistët? Çfarë mendojnë ata? Ndoshta do të arrini ta kuptoni sa më mirë në radhët e këtij shkrimi.

A ekziston vërtet bota e përtejme?

Në të vërtetë ateizmi ka rrënjë shumë antike. Mund të konsiderohet laik "Epi i Gilgameshit" (i rreth 4 mijë viteve më parë), në të cilin heroit mesapotamik, Gilgameshit, i vidhet nga një gjarpër bima e pavdekshmërisë. Edhe pse në këngët e tij citohen zotat, mesazhi është i qartë: ajo që ja rëndësi nuk është që të mbijetosh pas vdekjes, por eksperienca njerëzore". Që këtej del se i pari ishte Gilgameshi. Epopeja e tij tregon për një shoqëri shumë laike. Edhe në Egjiptin antik nuk mungonin skeptikët: "Asnjë nuk ka parë kurrë që të kthehet një person nga jeta e përtejme. Jeta pas vdekjes nuk ekziston", është shkruar në gurin e një egjiptiani antik. Por ajo që duhet theksuar ka të bëjë me faktin se ka qenë shoqëria greke ajo që ka hedhur bazat e ateizmit. Që nga filozofët natyralistë grekë (shekulli 6 dhe 7 para Krishtit) të konsideruar si themelues të filozofisë, propozonin një vizion në një farë mënyre ateist: ata i shpjegonin fenomenet e natyrës me "kapriçiot" e zotave, por me principe natyrale si ajri, uji dhe zjarri. Pak më vonë, Leucipi dhe Demokriti (në shekullin e 5 para Krishtit), përcaktuan themelimin e universit dhe lindjen e realitetit nga takimi përmes atomeve. Ndërsa për Epikurin (346-270 para Krishtit) edhe shpirti është i formuar prej grimcave atomike dhe përfundon si trupi. Sipas tij, grimcat kanë formuar në mënyrë të rastësishme gjëra dhe qenie të gjalla. Me pas, asnjë krijesë nuk është krijuar nga Zoti. "Zotat edhe nëse ekzistojnë nuk interesohen për ne", sugjeronte Epikuri. Edhe në Indinë antike politeiste, mësuesi i famshëm Ajita Kesa Kambali(shekulli i gjashtë para Krishtit), buzëqeshte me ironi përballë idesë së rimishërimit. Ndaj në atë kohë shkroi të famshmin "Tregim për inekzistencën e shpirtit". Sipas Remo Bodei, pedagog i filozofisë në Universitetin e Pizës, Itali, "ateizmi në fillim nuk e përjashtonte ekzistencën e përëndisë, por evidentoi që kjo është totalisht pa asnjë rol dhe që sjelljet korrekte nuk lindin nga çmimet ose nga ndëshkimet e përëndisë, por nga fakti se janë të drejta për njeriun". Megjithatë, ateisti i parë (që nuk pranonte asnjë rol të Zotit, madje as në krijimin e gjithësisë), në mënyrë paradoksale ka qenë një prift me emrin Jean Meslier (1664-1729). Volteri, "babai" i Iluminizmit në vitin 1762, hapi testamentin e Meslier-it, ku ishin shkruar mendimet e tij. Në të vërtetë prifti ishte një dishepull i fshehtë i Epikurit: "Nuk ka asnjë të mirë për të ndarë dhe asnjë të keqe për të pasur frikë pas vdekjes. Nëse keni mundësi, trajtojeni mirë veten, përfitoni nga koha, jetoni mirë, në paqe dhe kënaquni me sa të mundeni me të mirat e jetës dhe frytet e punës. Jeta e përtejme dhe Zoti nuk ekziston", shkruhej aty.

Zoti? Një mister

Sulmi më i vendosur dhe më i fortë për Zotin erdhi nga iluministët francezë dhe në veçanti nga baroni Paul Heinrich d‘Holbasch (1723-1789), në shtëpinë e të cilit mblidheshin bashkëpunëtorët e "Enciklopedisë". Për Holbasch ligjet e materies nuk derivojnë nga një ndërhyrje hyjnore, por varen nga nevoja e gjërave për t‘u rregulluar mes tyre, ashtu si ndërrimi i stinëve që nuk vendoset nga Zoti, por nga rrotullimi i Tokës rreth Diellit. "Natyra, thoni ju, shkruante duke iu drejtuar kishës, është e pashpjegueshme pa Zotin. Për të shpjeguar atë që kuptoni pak, keni nevojë për leksione që të mësoni ato që nuk i shpjegoni dot".

Po të jetë i keq?
Megjithatë, vetëm në vitet 800 dhe 900 falë shkencëtarëve ateizmi filloi të përhapej shumë. Filozofi gjerman, Arthur Schopenhauer, (1788-1860) mohoi, duke parë lumturinë që nuk ekzistonte dhe të keqen që kishte pushtuar botën, më shumë sesa ekzistencën e Zotit shpresën se ai do të sillte mirësi. Më pas, Ludwig Feuerbach (1804-1872) mbështet se besimi është sinteza e aspiratave të njeriut, e "pajisur" nga natyra me urtësi, vullnet, drejtësi dhe dashuri. Njeriu kërkon, duke e bërë të shenjtë, t‘u japë më shumë vlerë këtyre rregullave së bashku dhe të japë një vlerë edukative. Besimi është një mënyrë për të edukuar njerëzimin me vlerat më të larta. Një tjetër filozof gjerman, Karl Max (1818-1883), themelues i komunizmit, tregonte se nëse ky është qëllimi i besimit, për të bërë pa atë mjafton të eliminosh shfrytëzimin dhe vuajtjet e shoqërisë. Në këtë pikë besimi, që është "opiumi i popujve", domethënë një mënyrë për t‘i mbajtur të qetë, nuk do të kishte më arsye të ekzistonte.

Ose është i padobishëm, ose ka vdekur

Në shekullin e kaluar, ndërsa ateizmi dhe "babai" i psikanalizës, Zigmund Frojd, studionte të pandërgjegjshmen dhe mbështeste fuqishëm se të çlirohesh nga fiksimi për ekzistencën e Zotit do të thoshte të emancipoheshe drejt një shoqërie të matur e të përgjegjshme, filozofi Friedrisch Nietzsche (1844-1900) thoshte me zë të lartë: "Zoti ka vdekur" dhe përshkruante me hollësi te kryevepra e tij, "Kështu foli Zarathustra", se njeriu duhet të gjejë te vetja vlerat e tij. Filozofë të tjerë të quajtur ekzistencialistë dhe jo shumë larg nga pesimizmi i poetit ateist Xhakomo Leopardi (1798-1837), si shkrimtari francez Albert Kamy (1913-1960) dhe filozofi Jean-Paul Sartre (1905-1980), kanë mbështetur absurditetin e botës, duke e ftuar njeriun të "krijohej" vetë, e të vlerësonte jetën pa menduar se Zoti do t‘i ndihmonte të arrinin atë që donin. Ndërkaq, shkenca kishte hedhur bazat për kuptimin e një botë që arrin të bëjë edhe pa Zotin. Teoria e Evolucionit të Charles Darwin (1809-1882) na jep një shpjegim të besueshëm se si jeta ka evoluar nga format më të thjeshta të saj e deri te krijimi i qenies më të komplikuar, asaj njerëzore. Sipas disa kërkuesve, pjesa akoma pashpjegueshme e procesit të formimit të kozmosit është akoma ajo fillestarja, dhe nuk ka dalë asnjë teori e re. Domethënë ajo e "Big Bang", shpërthimi nga i cili ka origjinën universi, që ka arritur të formohet në kohën prej 10-43, e cila është njësia më e vogël e kohës e matur deri më sot. Kjo është "teoria e gjithësisë", e cila duket si e pashpjegueshme dhe e mbinatyrshme, por duke iu përmbajtur ligjeve të fizikës dhe kozmosit, do të kuptonim shumë shpejt këtë shpërthim dhe formimin e universit. Por, pavarësisht ligjeve dhe rregullave të fizikës dhe kimisë, kjo nuk përjashton ekzistencën e Zotit, i cili krijoi në fillim qiellin, tokën, kafshët dhe njerëzit. Dhe kjo duket sikur të kthen në një teori të vjetër të quajtur "deizëm", të nxjerrë në vitet 600 nga filozofi anglez Francis Bacon, që e shihte Zotin si një superorë që ndërtoi kozmosin, pastaj e bëri të nisej dhe pastaj e la të vazhdonte në punën e tij.

Morali laik

Por a mund të jetosh pa besim, pa vlerat e tyre?

Mungesa e besimit fetar nuk është domosdoshmërisht mungesë e rregullave morale. Historia ka treguar që ateistët nuk janë mëkatarë edhe pse nuk besojnë. Ja që është e mundur të vendosësh rregulla morale, të cilat nuk bazohen në ekzistencën e një force madhore. Shumë ateistë kanë luftuar për të mirën e njerëzimit. Kështu, ateizmi militant i shumë regjimeve komuniste propozonte një lloj besimi ndryshe. Për Michel Onfray, autor i "Manuale di teologia", nuk është e vërtetë që vlerat e besimit janë kaq të qarta. "Librat e shenjtë siç janë për shembull Bibla dhe Kurani, përmbajnë në vetvete mesazhe kontradiktore, paqeje por edhe dhunë, kundër tradhtarëve dhe sidomos grave". Më shumë se sa kristianët, më tolerantë do të mendojnë baballarët e kishës si Shën Agostini, me nocionin e luftës së drejtë apo San Bernardo që hyjnizoi vrasjen e tradhtarëve për të ndryshuar mesazhin kristian. "Një Zot i mirë nuk do të kishte lejuar kurrë tmerret e kryqëzatave, pengjet dhe vrasjet. Madje mendoj se nuk do të kishte lejuar as nazizmin me shkrimin: Zoti është me ne në rripat e SS", tregon Onfray.

Aleatë për mirësinë

Janë mendime të ngjashme me atë të filozofit gnostik anglez, Bertrand Russell (1872-1970), që tregojnë një limit të mundur të vlerave fetare. Por ndoshta sot me njohjen e limiteve reciproke është e mundur madje edhe një aleancë mes ateistëve dhe besimtarëve. "Në fund, thotë Bodei, vetëm besimi në mundësitë e tua- nuk ka rëndësi nëse beson apo jo- mund ta shpëtojë njeriun në këtë jetë". Historiani francez, George Minois, shkon deri aty sa thotë: "Ateizmi dhe besimi fetar kanë diçka të përbashkët: të bëjnë ta mendosh botën në një mënyrë të tillë se çfarë është e nevojshme për të eliminuar vuajtjet". Edhe pse siç shpjegon filozofi Gulio Giorello: "Solidariteti është një vlerë thelbësore. Nuk përfshin një princip hyjnor, por as nuk e përjashton. Është i gatshëm të përhapet mes anëtarëve të çfarëdo kishe, pavarësisht se respektojnë ndryshimet në praktikë më parë se në teori". Një aleancë kjo, që duket se ka gjetur vend në kishën e e kardinalit Maria Martini, sipas të cilit "ateistët e mirë dhe korrektë shkojnë në parajsë".


Shkenca nuk arrin të shpjegojë gjithçka


Po shkenca është vërtet në gjendje t‘u japë përgjigje të gjitha pyetjeve që vetëm pak vite më parë mund t‘u përgjigjej vetëm feja? Në fakt, nëse kërkimet e shumë kozmologëve dhe evolucionistëve kanë sqaruar shumë mistere mbi universin dhe jetën, sektorë të tjerë kanë hapur mistere të reja.

Paradokset

Kërkimet e shumta të shkencëtarëve të ndryshëm treguan se në botën e grimcave subatomike vlejnë ligje shumë të ndryshme. U zbulua se dy të vërteta kontradiktore në "botën e vogël" mund të jetë të dyja të vërteta. Me pak fjalë, aty asgjë nuk është e parashikueshme. Dhe për shkak të kësaj paparashikueshmërie edhe në universin "normal" rruga e ngjarjeve është e paparashikueshme. Edhe për këtë arsye ateizmi klasik, i shpërndarë tradicionalisht mes shkencëtarëve, duket se po i lë vend një pozicioni më gnostik. Në praktikë shkenca nuk është në gjendje të shpjegojë gjithçka.

G.Shqip

E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #391 më: 13-02-2008, 21:52:22 »
Citojeni

Albnobody, a nuk te duket e mjaftueshme kjo teme ??
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
C.entau.r
12 sahati


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #392 më: 22-02-2008, 00:07:30 »
Citojeni

Të vësh para përgjegjsisë ateizmin për vdekjen e 10 ose 20 milionë njerzëve në shekullin e XX është injorancë ose demagogji e pastër, e pabazuar dhe mashtruese. Të barazosh ateizmin me komunizmin dhe të bësh ateistët përgjegjës për krimet e disa regjimeve diktatoriale komuniste është taktika e vetme e fetarëve për të kritikuar dhe bërë fajtor ateizmin.

Kritikuesit e zellshëm fetarë harrojnë, ose bëjnë sikur harrojnë, faktin se egërsia e mbretërisë kine të Mao Ce Dunit, rregullat gjaksore të Stalinit, Enverit, Çausheskut me shokë nuk u përgatitën në emër të ateizmit, ata thjesht përdorën ateizmin si armën e tyre kryesore për eleminimin e religjoneve që i kishin pengesë për manipulimin ekskluziv të turmës. Këtu mund të bëjmë një paralelizëm ndërmjet dy ideologjive.

Përse nuk kujtojnë këta “kritikë” ateistët si Mark Tuejni, Niçja, Demokriti, Bethoveni e plot të tjerë?!

Ateizmi nuk është as ideologji dhe as një sistem politik, është thjesht mospasja besim në një "qenie supreme". Por zakonisht ateistët shihen si shembulli konkret i ligësisë ose më saktë të të quash të pafe qëndron në majat e hit listës së sharjeve teiste.

http://ateistet.org/
E identifikuar

el condor pasa
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #393 më: 22-02-2008, 03:48:36 »
Citojeni

Po o Centaur, është e njëjta taktike te cilën e perdorni ju për "terroristet dhe ekstremistet islamike".

E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
C.entau.r
12 sahati


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #394 më: 22-02-2008, 09:29:00 »
Citojeni

po Bekim në rradhë të parë po pranon që ndiqni të njëjtën taktikë me "qafirët e poshtëër" dhe në rradhë të dytë nuk paske kuptuar asgjë nga ato që janë shkruar, sepse diferenca midis dy shembujve (timit dhe tëndit) është se ata terroristët e bëjnë në emër të allahut kurse ateistët nuk e bëjnë në emër të ateizmit.
E identifikuar

el condor pasa
lasgushi


Shiko profilin
« Përgjigjja #395 më: 13-04-2008, 03:09:50 »
Citojeni

Lexova njërin i cili e përmendi shqipërin si të varfër për arsye se Enver Hoxha ishte ateist.

Dua të më tregosh se para Enver Hoxhës që besonin shqiptarët si ishte Shqipëria apo si është sot edhe pas 18 vjete që ka rënë komunizmi.
pash kryt e lilit mos ja futni kot që për arsye të fesë e cila ia ka rjep shpirtin shqiptarit ta mallkoni dritën Enver Hoxha i cili vërtet ishte ateist dhe na la pasurin më të madhe shtetin shqiptar.
E identifikuar
C.entau.r
12 sahati


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #396 më: 13-04-2008, 23:35:47 »
Citojeni

Lexova njërin i cili e përmendi shqipërin si të varfër për arsye se Enver Hoxha ishte ateist.

Dua të më tregosh se para Enver Hoxhës që besonin shqiptarët si ishte Shqipëria apo si është sot edhe pas 18 vjete që ka rënë komunizmi.
pash kryt e lilit mos ja futni kot që për arsye të fesë e cila ia ka rjep shpirtin shqiptarit ta mallkoni dritën Enver Hoxha i cili vërtet ishte ateist dhe na la pasurin më të madhe shtetin shqiptar.

dhe çfarë lidhje ka kjo me ateizmin ?

N.q.s. do të identifikosh ateizmin me atë  që ke përmen e ke gabim, ai përdori idetë ateiste thjesh për të qequr qafe demagogjinë fetre dhe të ngrinte demagogjinë e vet.
« Ndryshimi i fundit: 13-04-2008, 23:49:30 nga Dalber » E identifikuar

el condor pasa
Elated
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #397 më: 20-05-2008, 00:02:54 »
Citojeni

Ahh Eteistet.

Testohen thjesht kur perballohen me 'diçka' ... jo te këndshme.
luj syun


E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
C.entau.r
12 sahati


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #398 më: 20-05-2008, 16:12:27 »
Citojeni

për shembull ... ?
E identifikuar

el condor pasa
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #399 më: 21-05-2008, 15:53:54 »
Citojeni

Po ketodiskitime nuk janë për ne rubrikene teologjise apo vetëm te mijat janë heretike dhe prandajmi hiqni.?Po nuk krefet Pushtuesin Turk këtu ti transferijne temat.Si mendoni a do të prodhoje shqiperia kamikaze ne dihme te Bin Landenit?
E identifikuar
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #400 më: 22-05-2008, 03:55:22 »
Citojeni

Anesti, shiko... unë vete jam ateist, por jo ekstremist. E respektoj besimin e te tjerëve ashtu sikurse respektoj timin, dhe kerkoj te njëjtën gjë nga çdokush qe merret me mua. luj syun

Ta kam thënë edhe me përpara: nëse mendon qe te janë bërë padrejtësi, më shkruaj.
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #401 më: 22-05-2008, 07:20:32 »
Citojeni

u sjam ateist.jam shqiptar.feja ime është shqiptaria e dije mirë.gjergj kastrioti është zoti edhe çdo deshmore është profeti i tije.a do dikush te futet ne këtë fe hape gojen e fol
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #402 më: 22-05-2008, 08:16:05 »
Citojeni

Po ketodiskitime nuk janë për ne rubrikene teologjise apo vetëm te mijat janë heretike dhe prandajmi hiqni.?Po nuk krefet Pushtuesin Turk këtu ti transferijne temat.Si mendoni a do të prodhoje shqiperia kamikaze ne dihme te Bin Landenit?

Të kapa qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #403 më: 22-05-2008, 15:06:43 »
Citojeni

Nuk po jam i sigute tek ty apo shkodrani i pashë,videot me te vdekur,arkivol të hapur,me kenge vai një tmerrr i vërtetë.Ceshte kjo siluete qe i vjen verdalle forumit ,kur aiflen,kur ai këndon kur falsin lirshem e për dashurinë e jetën cicerojen,hija e vdekjes i kontrollon,survejon pa pushim.Riktheini ato video,dhe hapni një teme o trimat emejdanit.Do ta diskutoj këtë problem
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #404 më: 22-05-2008, 15:37:03 »
Citojeni

Të profili im nuk e ke pare me siguri, dhe as te MR. Shkodrani nuk me zune gjë sytë. MEgjithate nëse do të shohësh perversitet kliko KETU
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Faqe: 1 ... 22 23 24 25 26 [27] 28   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |