Forumi LetrarGjuhësiDialektet (Moderatore: Untouchable, Parloté)Dialektet e gjuhës shqipe
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Dialektet e gjuhës shqipe  (E lexuar 3274 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
reflektues
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 386


Shiko profilin WWW
« më: 24-01-2006, 21:44:32 »

Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).

Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ vënë).

Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

LeraniOnline®
E identifikuar

..Mos helmoni rinin shqiptare..Reflekto gjera pozitive per te miren e kombit tone!
Odise
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 698


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 25-01-2006, 01:28:20 »

jo gegerishtja, por gegenishtja

jo Ali Aslleri, por Ali Asllani

jo Tirera, por Tirana

jo Alberia, por Albania


......deri kure do te mbushen mend disa, qe emertimet kane origjinalitetin e tyre te paprekshem
E identifikuar

Mbushe një vrimë të hojeve
- të mjaltit në vojshtina -
Me nektar lulesh të Trojeve,
nga Shkupi Tirana Janina
Preveza Tivari e Prishtina!

NM
Bar Bari
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 04-10-2006, 18:32:13 »

Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).

Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ vënë).

Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

LeraniOnline®

Pasi rastesisht hyra edhe ne këtë teme "Dialektet e gjuhës shqipe", pajtohem plotësisht me këtë sqarim te "reflektuesit" qe jep sqarim te duhur dhe te sakt  te dy dialekteve, gegerishtes dhe toskerishtes.
Është pra shumë e ditur dhe e njohur se nga këto dy dialekte u formua edhe gjuha e standardizuar shqipe, pra gjuha letrare qe flitet gjetiu unanimisht dhe ne mënyrë unike, si ne Tiranë, Prishtinë, Shkup e çdo kund tjetër, kuptohet si gjuhe shkolle, gjuhe librash e gjuhe gazetash.
Të gjitha te folme tjera qe fliten, qofshin qe janë pjesë perberse e njerit apo dialektit tjetër, fliten ndryshe ndryshe, duke patur dallim fshati nga fshati apo edhe mehalla, mvaresisht se nga janë te ardhur e te vendosur, po atë dialekt apo te folme edhe e ka kultivuar.

Sa për kureshtje po ju flas ne një dialekt, qe kerkoj nga vete lexuesit tÂŽja qellojne se ku mund te flitet.

"jo xhonem, pa ti a nuk e di se gjuha jonë është ma e pastra qe folet,. Na e kemi ma cisto se krejt qeret qe e folin. Jo pa hudra, qonka ma cisto (pastër) se qeret. Haj ball mo ball rapate. Kuj i thue kshtu, a e di se unë ta shji kalepken".

Ne afersi te ketije dialekti apo te folmeje, poashtu ka dallime, si p.sh. te lidhem ne biseden me lartë, ku edhe ky me te folme krejtësisht ndryshe reagon kështu:

"a ja, a ja kthot kryeqytuku i zojnes. Leee, leee be at gjyp none, se ai gjyp është, sbohet qeter".

Me nderime!


Ndreqa kodin e citimit.
« Ndryshimi i fundit: 04-10-2006, 23:14:22 nga Syrgjyn » E identifikuar
Ylli i zemres
Vizitor
« Përgjigju #3 më: 06-06-2009, 02:56:35 »



Sa për kureshtje po ju flas ne një dialekt, qe kerkoj nga vete lexuesit tÂŽja qellojne se ku mund te flitet.

"jo xhonem, pa ti a nuk e di se gjuha jonë është ma e pastra qe folet,. Na e kemi ma cisto se krejt qeret qe e folin. Jo pa hudra, qonka ma cisto (pastër) se qeret. Haj ball mo ball rapate. Kuj i thue kshtu, a e di se unë ta shji kalepken".

Ne afersi te ketije dialekti apo te folmeje, poashtu ka dallime, si p.sh. te lidhem ne biseden me lartë, ku edhe ky me te folme krejtësisht ndryshe reagon kështu:

"a ja, a ja kthot kryeqytuku i zojnes. Leee, leee be at gjyp none, se ai gjyp është, sbohet qeter".

Me nderime!


Ky eshte dialekt i f.Reké , nje fshat qe i takon Maqedonise, ne afersi te Gostivarit ....

Ju falemenderit!

E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Dhembje në vargje...

Anketa
  • Ju ka pelqyer "La gorda de porcelana"?
  • Dot PO
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot JO
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Nuk e kam lexuar
  • 5 (100%)
  • -
  • Numri total i votave: 5
  • Shiko temen

* Sponsor