Forumi LetrarGjuhësiDialektet (Moderatore: Untouchable, Parloté)Dialektet - burimi i gjuhës
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Dialektet - burimi i gjuhës  (E lexuar 2222 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« më: 23-12-2005, 14:59:50 »

Pershendetje te gjithve!

Shkaqet  qe bejn të shkruajm   ne dialektet e tona  më se shumti  i dedikohen gjuhes së folur në të kaluaren, po e them te kaluaren, paar 20 vite e qe rinia shqiptare iu është pershtatur, se paku ne shkrim  gjuhes së unisuar, por ndien nevojen ndoshta nga nostalgjia qe te kthehet prapa dhe te imitoje gjuhen e dikurshme....
pra te gjitha keto shkrime qe shifni ne kete tem te shumten e rasteve jan imitime te prinderve tan dhe per hir te tyre duke perkujtuar ato kalime te kendshme  e te pa kendshme secili e ndiejm veten në një "makin qe kthen kohen prapa"  dhe asgje tjeter...pra s'ka kurrfare konsekancash ne perparimin e metejshem të gjuhes se unisuar.
Keto momente qe i kalojm mes veti jan te kendshme dhe aspake te demshme.
Ne pra kemi dy dialekte dhe ate duhet rrespektuar e  ne vend qe te humet fare ky dialekt qe ndoshta dikur do ta kerkojm, se paku iu lejmi gjeneratave te ardhshme nje kujtim se si kemi folur dikur ashtu si na kan len prinderit tan ku e ndiej veten krenar sepse ne asnje moment prinderit e mi nuk me kan penguar qe te mesoj gjuhen e re te unisuar por perkundraz e kan ndie veten edhe  krenar qe femijt e tyre mesojn dialektin e ri ne gjuhen e unisuar, pra pa kurrfare diskrimiim e  kurrfare gjelozie edhe duke qen fshatarë të thjeshtë andaj ua di per nder kete ankurajim se pari prindve deri tek arsimtaret e me vone edhe profesorve.
Ketu pra  e shuajm etjen dhe perkujtojm momentet e nje kohe qe nuk do perseritet më asnjehere !
Pra kerkojm edhe mirekuptim edhe mirenjohje nga te gjithe antaret e forumeve shqiptare pa  dallim se ne jemi ketu ne nje kuvend qe na jep frym dhe energji qe te hecim drejt se ardhmes.

shendet
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
Odise
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 698


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 23-12-2005, 22:39:47 »

Per sh'ndetin e t'gjithve!
 Me pase shndet, me konë te shndetshem, shndosh
po edhe shndosh e pa drith n'kosh, s'bon - e plakat tona thojshin: coll shndosh - se bohet gjithshka...! Mire e kane pase ato. Edhe mire kane folë pleqt, po kush i ka shkru fjalte e tyne se? Osht shume fshtire mu shkrue ajo guhe e motshme-moçme! Sot ndodh edhe shndodh, e kryet bosh...!

  Te folmet, a dialektet, e nje gjuhe jane shpirti, gjaku, frymemarrja e gjuhes - burimi i gjuhes - perndryshe gjuha do te shterronte, do te behesh lumë i vdekur. A ka lumë pa burim?

  Folja e shkrimi (te folurit e te shkruarit) e dialekteve, jane dy komponentet kryesore. Dialekti eshte veshtire te folet e te shkruhet, nga ata qe nuk i njohin dhe gjenialiteti qendron se, duhet fole e shkrua origjinalisht, si jane ne te vertete dialektet tona, kjo eshte mjeshtria. Kurse nje dialekt qe e flet shume ma teper se gjysma e kombit, a gati krejt kombi - ai nuk eshte dialekt - por gjuhe e vertete e atij kombi! Psh. Gegënishtja,
per kombin shqiptar, nuk eshte dialekt - por gjuha e kombit. E sa na kemi aftesi ta shkruajme, duke perdore fonetiken historike e morfologjine historike
fonemat e morfemat e gegenishtes - kjo eshte çeshtja! Shkrimi (te shkruarit) ne dialekt e qet n'pune te trollit (e trondite) edhe intelektualin ma te madh shqiptar!

  Sa shume shprehje shqipe ta lashta e te leshta, i kemi, te shkurta e kuptimplote, me vlere historiko-linguistike boterore edhe na mungojne ne fjalorin e shqipes, ne gjuhen shqipe pergjithesisht! Pse? Sepse dirigjuan sistemet politike te kohes edhe po dirigjojne mbeturinat, kalbesirat e tyre edhe sotekesajdite! Gjuha shqipe kerkon detyrimisht intervenim te shpejt, sikurse nje te alivanosuri, te plagosurit per vdekje! Sa ma shume te zgjati ky intervenim gjuhesor - Shqipja si gjuhe do te mbetet e shkundur, e paafte ne studime, pa baza te sigurta shkencore, shkurt: nje shushurime gjuhe
e pakapshme, e pakuptueshme jovetem per te huajt qe duhet te njihet nje gjuhe ne permasa boterore, por edhe per vet shqiptaret!

  Ketu na mund te shprehim veç disa fjale e fraza te lashta shqipe edhe na duken te çuditshme, sepse nuk i njohim, e jane me vlera boterore! Mire e thot Besimi: ''posaqërishtë për ata që duan të shkruajnë identikishtë siç flasin në ditën e përditshme; në shtëpi, në rrugë, në punë etj. Poashtu, nëpërmjet kësaj rubrike, jo vetëm që do të dëshmojmë pasurinë e gjuhës shqipe, por edhe me komunikim të mirëfilltë mesveti, do të njihemi edhe mëtej me fjalë e shprehjesh që s'i kemi dëgjuar ndonjëherë.'' Poashtu edhe kreksi thekson: ''jan imitime te prinderve tan dhe per hir te tyre duke perkujtuar ato kalime te kendshme  e te pa kendshme secili e ndiejm veten në një "makin qe kthen kohen prapa"... dikujt i duket edhe makine qe kthen prapa (per forumin tone), por eshte nje makine qe çon perpara, duke njohur fjale e fraza te shkurta, te lashta, me kuptim te madh, qe thohen e shkruhen me sa ma pak shkronja, kuptime shumedimenzionale shkurt - shqip!

  Gjuha e njesuar njeson kombin - po cila gjuhe?

 


 

 
E identifikuar

Mbushe një vrimë të hojeve
- të mjaltit në vojshtina -
Me nektar lulesh të Trojeve,
nga Shkupi Tirana Janina
Preveza Tivari e Prishtina!

NM
kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 29-12-2005, 22:39:41 »

Ai trup qe asht ne levizje deshiron qe te jete gjithnje ne levizje e nje trup qe eshte ne qetsi ai deshiron te jet ashtu ne qetsi !
Edhe ne sa patem gjet nje levizje u ba ç'mos si me e kthye ata ne nje trup inert, qe s'leviz ma kurr, hiç, per shtatqin vjet !
Qe pra ku asht problemi  i qeshtjeve tona te qeshtjes kombtare ne lidhje me qeshtjet e dialekteve dhe qeshtjen e gjuhes se unisuar per qeshtje permirsimi te te shkruarit ne gjuhen e rregullt shqipe ashtu si akademiket e universitaret qe ka perplot as toka s'p i mban...
 
Odise, tash pa hajgare e kam, kur e pash pram ftyren e Presidentit Rugova, ne ekran, a beso thash du me la duhanin meniher se s'du me u ba si aj n'at gjendje...
Guximin ma te madhin qe e ka ba deri sot Rugova asht ky qe dul me iu kallxu shqiptarve; qyre ç'at ban duhni, pra ky ishte mesazh i fort qe me pshtu popullin mos te smuhet si ai pej mushknive besa edhe shtrjt more djal duhani se te na po ja fusin ka dy tri paqeta n'ditje m'doket, deri sa t'ju shkrun n'ball  emni KANCER !
Tybe me ka me ngue edhe qet here populli Rugoven  qe ne mnyr pacifike me lan te tan duhanin, a din se sa ekonomi kishim bae, edhe plys ambientin e kishim ma te pastert, ku te ishim shku mysafir diku ose t'na kish ard dikush, ia kishim grah qaj t'malit a t'blinit si tyne here e  e te kishim marr lauten e se kishim lshue dej n'mengjes qashtu hajt, krainat e mujes ti e din sa zgasin ej...
Nejse,  ku e patem fjalen, po, mesazhi i rugoves u pranua nga poplli 100% !
  Na jemi me ty i tha populli, po Rugova jua bani, ja ket here ju rrini ktu e pritne Shaban Arushen se une du me u shetit pak ne pushime se ka ardh baba dimni mem marr po ju pritni e duroni ama me mue mos eni ....se s'ka ven...ne saje veç per dy vet...
Qysh bahet njeri me  tymos e me ter vetveten me pare t'veta me tha me ba krane,....ky asht krim po s'ki edhe kan e akuzon se vete e ke marr tymin n'ven te ajrit te paster te rugoves apo Brezovices po u shkua  e ka ba velanin Obiliç pej tymi e ma çudi pom vjen Odise po sa shum e paskan dasht kryetarin aj rrethi i ngusht i tina, qysh se kan lidh a mos me hy kerkush aty n'velani me cigare e vet s'kish guxue kurrr me shkue deri te kjoskat me ble kshtu qe nashta e kish lan qishtu duhanin po ata t'vet veç e kan prit se kur po s'muhet m'doket me ja marr venin a qa po di une...me pas kan une aty e kisha thirr kforin e me niren e  e kisha mshel ne Kampin Wesli Klark aty ngat ferizajt e e kishim shnosh se tybe tan fajtor jemi qe si kemi dal njerit askush ne ndihm e ni dite ka me na vra zoti e kena me than ku, ku, kena pas mujt me pshtue po qe tash marum pa ta hej te kishim dit e kishim majt para durve...
Me at imazh me dasht njeri naj fotograf  munet me ba buj ne luft kunder duhanit dhe uzinave  qe na shkatrrojn jeten e i lus te gjith qe menihere mas festave mos te dhezim ma per nja 3-4 muj e nashta ma se dhezum kurr ..me ato t'holla mujna me ble ka ni lop  e majt qaty ne drenic ma mir se me dhez cigare...
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
Odise
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 698


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 30-12-2005, 01:21:45 »

haj more kreksi, ty zoti t'rujtt

po pak si vone t'paska ra n'mend, per m'i lone duhanin ai, tash osht mbas 12-ve...a din shka thone: ruje punen pa u bo, e kur t'bohet mos bon zo... kur t'bohet njeri teneqe, lee sa t'duesh duhonin, se e len edhe buken e ujin...

edhe dishka fort me randsi: ti thue m'i lone duhonin
ne menyre pacifike edhe me pase ambientin e paster - po shka bohet ne menyre pacifike se? A din shka bohet ne menyre pacifike - veç shlirimi i trupit bohet ne menyre pacifike ne nevojtore, se tjetergjo nuk bohet ne menyre pacifike o kreksi im ty zoti t'rujtt!

 Duhoni lehet po t'kallxoj shkurt: ia vizaton njerit (duhonxhise) dy figura n'leter perpara syve - nji cingare t'madhe duhoni edhe nji arkivol edhe i thue, jo ne menyre pacifike, po vorricifike - a po don duhonin, a arkivolin - zgjedh? Edhe kur t'ia shtijsh te dy kombet n'nji kpuce, atehere ai e len duhonin! Po asha buken krekso, duhonin e remimartinin bashk, me i lone zor - veç vorri i ndane
vorri e ndane pleqnine!

shka piqet, nuk hiqet o krekso, veç me qafe rrafsh me toke!

shih tash m'shtine m'i kallxu edhe nji mesele: Nastradinit i kish pjelle nji mace edhe i kish bo pese maca t'vogla. Gruja e tij si perdreq, e d'vete:
- O Nastradin, pjelli maca!
- Ani shka pra... ia ktheu Nastradini t'shoqes?
- Dojme me iau ngjite emnat macave te vogla...
- Po, hajt ti ngjitja emnin t'pares, e t'dytes - une!
- Masec pare, po ia ngjes emnin: shka boj une, ti nuk e din!
- Eh, maces dyte, ia ngjes une: besa e dij, po s'kom shka boj! Hajt ti tash tjetres!
- Maca e trete, e ka emnin: shka kom bo, osht shkue - tha gruja.
- Eh, maces tjeter, une ia ngjes emnin: shka piqet, nuk hiqet! - tha Nastradini.

  çka piqet, s'hiqet, veç rrafsh me toke, o kreksooo!
 
E identifikuar

Mbushe një vrimë të hojeve
- të mjaltit në vojshtina -
Me nektar lulesh të Trojeve,
nga Shkupi Tirana Janina
Preveza Tivari e Prishtina!

NM
besimtarja
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 104


Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 30-03-2006, 02:41:47 »

gegerishtja nuk mund te jete gjuhe kombetare per te gjithe shqiptaret.
Kam vene re se po genjehet rendshem ne kete ceshtje.Po akuzoni shume tosket ne kete drejtim.Shkoni flisni gjuhen standarte shqipe ne laberi,dhe do te shohim a do ju kuptojne?Une jam toske me origjine dhe nuk e njoh kete dialekt,e njoh pak,aq sa per tu pershtatur kur takoj kushurinjte.Gjuha standarte e 72,vetem sa hodhi bazat,ajo duhet te pasurohet vazhdimisht.Dhe pasurimin e saj e bejne poetet,shkrimtaret,tregimtaret e te gjitha trojeve shqiptare,gege qofshin apo toske.Nuk mund te vazhdojme te fshihemi pas Mjedes,Migjenit,Fishtes etj.Jemi ne kohera te reja,qe keshtu geget duhet te vazhdojne rrugen e shkrimtareve te tyre te pare gege,dhe njekohesisht te lexojne edhe veprat e shkrimtareve te jugut;ashtu sic bejne jugoret.Nuk eshte faji i toskeve qe shumica e poeteve e shkrimtareve,ne periudhen e komunizmit,ishin toske dhe e pasuruan gjuhen letrare me shprehje dhe fjale te ketyre trevave.Nuk do vine tosket te germojne thesarin tuaj gjuhesor,qe te pasurojne leksikun e gjuhes shqipe.Por duhet ju ta beni vete kete gje.Te beni vepra artistike duke sjelle figurat letrare,fjalet e bukura te gegerishtes.
Gjuha standarte nuk mesohet duke i share te tjeret apo duke ndenjur kafeneve.Ka plote gege qe e flasin shqipen standarte ne menyre te perkryer.Shumica ne kete forum ,jane gege dhe e flasin shqipen shume,shume mire.Kjo eshte nje tregues qe kush lexon,meson;kush nuk e ka hunden lart, eshte njeri me vlere dhe nuk harxhon kohen me keto budallalleqe.
E identifikuar
halilfazliu
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 44


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 05-02-2008, 10:21:40 »

Po pajtohem me fjalet e mesiperme te besimtares. Nje dialekt i vetem nuk mund te behet si zëvendësim për një gjuhë letrare. Gjuha letrara duhet të i përfshij te dy dialektet tona. Dhe ajo i ka përfshirë. pse të dy dialektet? Sepse të dy dialektet shtriheshin ne dy treva te medha gjeografike, se ato ishin kryedialekte, se ne mesin e tyre kishte edhe nendialekte te tjera, se ne të dy keto dialekte ishte zhvilluar nje letersi e shkruar me plot vepra te ndryshme, shkurt secili dialek në historinë tone e ka pasur dhe e ka vlerën e tij. Babai i gjuhes shqipe i ndrituri Kristoforidhi shkruante ne ttë dy dialektete dhe une nuk e di te kete pohuar ai se njeri dialekt eshte me i vlefshem se tjetri. AI KISHTE SHPREHUR MENDIMIN SE SHUME SHPEJT SHQIPJA DO TE SHKRUHEJ me norma standarde duke pohuar se rrugetimi i te dy dialekteve shkon kah bashkimi i tyre per tere popullin shqiptar... Prandaj as ,,tosket,, as ne  ,,geget,, nuk ka se çka të hidherohemi ose per cka te lavderohemi. Merita dhe kontributi eshte sipas mendimit tim i barabartë, te gjithe kemi punuar per gjuhen tone te bukur shqipe. Tjeter eshte puna se te ne ne kosove gati nje shekull ndikim te madhe pati gjuha sllave e cila futi fjale te shumetane gjuhen tone ,e ne per pamundesi te komunikimit te lire me shtetin ame te Shqiperise, i morem ato fjale, disa i perkthyem bukvalisht me ngjyre sllave dhe fillusm të i perdorim ato.... NUk pajtohem me mendimin se ka pasur ne te kaluaren me shume shkrimtare te dialektit te jugut...  nuk eshte mire te numerohen keshtu njerezit sepse jam i bindur se sa e duam ne geget gjuhen, ae e duan edhe tosket, dhe se edhe ata e dine se ne shqipen standarde kane hyre edhe shume fjale dhe shprehje te dialektit te veriut p.sh.:zemër (zëmër), vend (vënd), i besueshëm (i besuar) etj...etj...Kuptohe t se shkrimtaret e pasurojne gjuhen. Ata marrin fjale nga populli, nga dialektet tona ose thjeshtë i vetëkrijojnë ato.Po qe se ua ,,qëllojnë,, fjalet e tyre do te mbesin përjete dhe do të behen prone e pandashme e gjuhes...Gjuha jone do te zhvillohet, do te pasurohet dhe do te flitet si eshte me se miri. Ky eshte mendimi imi i thjeshte por mendoj se  i vertete...Urojme qe per gjuhen te gjtha te mirat. 
E identifikuar
grekaj
Vizitor
« Përgjigju #6 më: 04-10-2008, 02:06:48 »

Pershendetje
Edhe un jom njo nder ata te cilet due ta shkruej gjuhen ne dialektin si foli,por dialekti i jem ka dysa shkronja plus ka alfabeti i gjuhes shqipe edhe jom krenar si e di kit dialekt
Ky dialekt osht dialekti i Rekes se eperme te Gostivarit ku edhe kishte shkronjsin, publicistin e njohun Josif Bagerin nga fshati Nistrov te Rekes se eperme
Aj edhe pse ka shkrujtun shum per at karahin edhe trimat e saj ne dialektin e vet ne perjashtim te shum fjalve per shkak te dysa shkronjave qe i ka shtes dialekti i Rekes se eperme edhe njohja e pakt e gjuhes letrare nga rrethanat politike te asaj kohe
Dhe un thom se dialekti i te parvet ton eshte nje pasuri e madhe per ne dhe prandaj nuk duhet ta lom mbrapa e ta harrojm
Me mirkuptim 
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Dhembje në vargje...

Anketa
  • Cfare mendoni per shkrimin tim
  • Dot Mire
  • 2 (28%)
  • -
  • Dot Keq
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo keq
  • 2 (28%)
  • -
  • Dot Me pelqen shume
  • 3 (42%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor