Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Depresioni Nervor  (E lexuar 700 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 22-10-2011, 00:04:33 »

Shumë pushime shkaktojnë depresion

Pas një jave të lodhshme pune, të gjithë ëndërrojnë të kishin disa ditë pushimi për t’u relaksuar, larg ambientit në të cilin duhet të shpenzojmë çdo ditë orët më të mira të ditës sonë.

Megjithatë, një studim i ri tregon se pushimet e tepërta janë në gjendje të fusin një njeri në depresion shumë më tepër se tepria e punës.

Studimi i krye nga Universiteti i Teksasit, i cili kreu një sondazh midis 1 329 adoleshentëve, duke i pyetur se sa kohë të lirë kishin dhe sa të lumtur ndiheshin në këtë periudhë.

Ata që kishin shumë pak kohë të lirë, shpreheshin shpesh herë të trishtuar, por dëshpërimi i mospasjes së asgjëje për të bërë linte pasoja shumë më të thella psikologjike.

”Për të qënë të kënaqur, është e domosdoshme të zgjedhim diçka të mesme midis aktivitetit dhe kohës së lirë. Jetojmë në një shoqëri ku koha është shndërruar në diçka thelbësore. Mungesa e kohës së lirë përkthehet me presion psikologjik dhe lidhet me nivele më të ulta kënaqësie, por jetojmë edhe në një shoqëri konsumi, ku mungesa e konsumit ekspozon ndaj rrezikut real të rënies në depresion”, deklaroi njëri prej udhëheqësve të studimit. /top channel
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 22-10-2011, 00:04:59 »

Dëgjoni ‘heavy metal’? Vuani nga depresioni

Që kur ka lindur, në mesin e viteve ’70, janë thënë shumë gjëra për rrymën ‘heavy metal’. Përveç kritikave për “egërsinë” e tingujve, ‘heavy metal’ ka marrë akuza si frymëzues i satanizmit, i racizmit dhe dhunës.

Tashmë edhe shkenca i vihet kundër. Katrina McFerran, kërkuese në universitetin e Melburnit në Australi, ka publikuar një studim të bërë me 1000 persona të moshës 13-18 vjeç.

Sipas studimit, ata që dëgjojnë heavy metal janë më të prirur të zhvillojnë sindroma depresive në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që preferojnë rok apo hip-hop.

“Shumë adoleshentë afrohen me muzikën në mënyrë pozitive: për të ngritur humorin dhe për të pasur më shumë energji kur studiojnë. Nuk ndodh kështu me ata që dëgjojnë ‘heavy metal’”, shprehet McFerran.

“Kur një adoleshent dëgjon të njëjtin album me këngë “të rënda” disa herë e bën për t'u izoluar dhe për t'u shkëputur nga realiteti. Prindërit e këtyre fëmijëve duhet të shqetësohen sepse këta mund të vuajnë depresion, ankth apo më e keqja të tentojnë vetëvrasjen. Prindërit nuk duhet të lejojnë fëmijët të dëgjojnë këtë lloj muzike”, përfundon McFerran. /top channel
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • add for galaxy???
  • Dot galaktikat me te thjeshta
  • 4 (17%)
  • -
  • Dot galaktikat e meparshme
  • 6 (26%)
  • -
  • Dot galaktika
  • 13 (56%)
  • -
  • Numri total i votave: 17
  • Shiko temen