A ju duket e drejt te dashurosh dike te martuar?
Ne qoftes jo/ose/po mund te shprehni mendimet tuaja .
Jo nuk është e drejtë, se ai personi i martuar i përket dikujt tjetër, i'a ka dhënë zemren dikujt tjetër. Nga ana tjetër ky person nuk është fare i lirë dhe moralisht është diçka shumë e gabuar se jo vetëm po cenon një lidhje dashurie por nuk po respekton një martese ligjore.
Për mendimin tim zemra nuk kontrollohet, por veprimet po.
Po ke shumë te drejtë. Ne nuk mund ta ndihmojme apo ndikojme dot zemren se me ke bie ne dashuri. Fundja, shumica e ndjenjave njerëzore nuk perceptohen dot. Ne ama mund te kontrollojmë hormonet dhe dimë te bëjmë dallimin, dimë dhe duhet te arsyetojme ne raste te tilla. Po, mund t'ja pranojmë vetes qe na pëlqen shumë dikush qe është i martuar, ose qe mund të kemi rënë ne dashuri me këtë person, apo edhe te fantazojme për te. Por nga ana tjetër duhet t'i biem kokës dhe t'i ndalojme këto ndjenja, te bëhemi realiste dhe nga ana tjetër ta vëmë veten ne kepucet e gruas apo burrit te se martuares ne fjale. Ne jemi ata qe mund ta ndalojme vullnetin tonë për ta vazhduar një lidhje te tillë me një person te martuar. Ne jemi ata qe duhet t'i ndalojme të gjitha veprimet qe NUK duhet te ndodhin me dike te martuar dhe jo thjesht t'i lemë gjërat te ndodhin. Se nëse kemi ndjenja te forta, atëherë njera gjë con tek tjetra dhe normale qe tradhëtia do të ndodhi. Ne duhet te jemi ata qe të mos duam ta prishim apo ta cungojme një lidhje martese pasi nuk është aspak e drejtë.
Idealja do të ishte ta nderprisnim çdo lloj kontakti me këtë person. Nëse punonim me këtë person, te nderronim pune, ose nëse kjo gjë nuk do ishte për te miren tuaj te vendoseshe ne mirekuptin nga ana juaj qe do kisht vetëm marredhenia pune, marredhenie profesionale, as marredhenie shoqërore, asgjë tjetër. Dhe normalisht s'do kishte me telefonata, SMS, E-Maile, letra, biseda me instant message, te dala me këtë person, etj. Pra, ndaloje gjithçka pa marrë flakë catia. Edhe nëse ke ndjenja te forta për një person te martuar, ndaloji ato duke e nderprere komunikimin, perballimin dhe bisedimin me këtë person. Është po aq e thjeshtë sac po e them unë, por je vetëm ti ai qe mund ta beje këtë gjë, asnjëri tjetër veç teje.
Ehhh u zgjata shumë por këto ishin mendimet e mia.
