Përshëndetje Michel askush nuk të akuzon se me ke vjedhur nickname-in...nejse
Ti doje një mendim nga dikush qe ishte i / e martuar, ath unë jam me këtë status.
Ti thua se je dashuruar me një femër dhe ajo te do shumë (po kështu edhe ajo e martuar) pak a shumë kjo është ideja...
Ath qe ne fillim kur ti thua ajo me do unë e dua i ke vënë PIKE fjalise pra ti e di çdo të besh vetëm se te mungon guximi...
Por gjithsesi unë po e kap historinë tënde qe ne fillesa...
kur e nise këtë histori ishte thjesht një tërheqje fizike apo çfarë (sepse duhet te di çfarë lloj historie ka qenë midis jush nemenyre qe te analizoj çfarë ka ndodhur)..jo se jam analiste por duke qenë se gjërat i shoh me gjakftohte për nga pikpamja gjeografike...

Kur e nise këtë histori me çfarë synime e nise.. e ne e ke nisur me synimin te dal ku te dal...kthehemi tek pika e nisjes pra ti i ke vënë një Pike te madhe kësaj historie.
Nëse je nisur me iden e flirtit bën mirë ta shikosh dhe gjykosh ende te tillë.
Tani po shkruaj si do veproja unë nëse do gjindesha ne rolin tënd.
Ne rradhë të parë nëse do isha implikuar shumë e di (duke njohur veten) qe do e kisha tepër te vështirë te hiqja dorë) por do ja lija personit ne krahe të marrte nismën,,,pasi unë nuk do isha e zonja, sidomos kur çdo gjë e ke bërë ne baze ndjenjash te pastra.
Gjithsesi kurrë dhe po e them me plot gojen KURRE nuk do pranoja qe ai/apo unë te shkaterroja familjen time për një kaprico apo një ndjenjë...qe koha e fashit vetvetiu.
Dhe kurrë nuk do pranoja (edhe nëse ndodhte qe te ndahesha me tim shoq)...mashkulli tjetër te ishte burri im i ardhshëm apo ai qe te vazhdoja një histori...sepse do vuaja...sepse do isha e bindur se ne te nesërmen ajo histori do të rikthehej dhe këtë do isha duke pyetur veten...kur do të ndodh serisht.
Askush nuk mund te jetoj me këto sense frikë sepse asgjë nuk me vlera edhe vete fjala Dashuri e humbet kuptimin e saj...dhe bukurine e saj.
Do behesha e obsesionuar dhe do ia nxija jetën vetes dhe atij qe do kisha ne krahe. Pra nuk mudn te krijosh një te ardhme mbi keshtjella rere sepse era e pare apo vala e pare i hedh tutje dhe shikon qe çdo investim mbi këtë lidhje do të ishte thjesht një iluzion dhe kaq.
Nuk di nëse mund te kem dhënë një ide te asaj çka kam dashur te te them...por jam munduar disi.
Pra me qartë nuk jam kurrësesi dakort te lesh familjen tënde për dike qe sado vlera te këtë dhe sado ta duash (dikur edhe gruan e ke dashur dhe kjo nuk te kufizoi te ndieje edhe për dike tjetër), të hedhësh çdo gjë ne ajër...thjesht për një teke te momentit.
Kush ta jep garancine ty qe kjo histori do të jetë e fundit ne jetën tënde? Kush ta jep garancine ty qe kjo femër nuk do bëj te njëjtën gjë qe bëri me ty me dike tjetër apo anasjelltas???
Ne këtë jetë asgjë nuk ka garanci por edhe pse gabojme (se në fund te fundit jemi Humane), ideja është qe nga këto gabime të mësojmë. Dhe mësimi është pikërisht ky ...Kurrë mos tradheto me ndjenja...nëse nuk rri dot pa tradhetuar ath beje vetëm me FIZIK dhe jo shpirt sepse je ti apo kushdo tjetër qe do vuaj.
Kalofsh sa me mirë dhe shpresoj qe sadopak te te kem ardhur ne ndihmë...gjithsesi edhe Steriotipi ne faqen tjetër të kishte dhënë një ide,,,edhe pse me humor.
