Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDashuria dhe Seksi (Moderatore: stalion, Mishel)Si mund ta shpëtosh një lidhje


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Si mund ta shpëtosh një lidhje  (E lexuar 249 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 07-03-2008, 17:23:53 »
Citojeni

Shpesh nuk arrijmë t’i kuptojmë diferencat mes një lidhjeje të shëndoshtë dhe një jo të tillë.

Shpesh nuk arrijmë t’i kuptojmë diferencat mes një lidhjeje të shëndoshtë dhe një jo të tillë. Por, për ta kuptuar mirë sjelljen tonë, në radhë të parë dhe pastaj të dikujt tjetër është mirë t’i konkludoni ato në bazë të përpikërisë së studimeve që vë vijat ndarëse mes sjelljes së mirë dhe jo të tillë.
Përgjatë jetës sonë jemi të përfshirë në marrëdhënie dhe lidhje të llojeve nga më të ndryshmet. Kemi miqësi, lidhje që kanë të bëjnë me studimet, punën, lidhje familjare e shpesh edhe lidhje që nuk mund të përfshihen në ndonjë kategori të caktuar. Secila nga këto situata përmban potencial të pasurimit tonë, duke na i rritur ndjenjat e vetëvlerësimit, gëzimit dhe zhvillimit. Këto janë marrëdhënie/lidhje të shëndosha.
Në anën tjetër, mund të gjendemi në situata të atilla që na bëjnë të ndihemi jo rehat. Mund të jetë vështirë ta kuptojmë se i dashuri apo e dashura, miku, kolegu ose anëtari i familjes nuk është duke na trajtuar me respektin që e meritojmë. Mbani mend se në të gjitha llojet e lidhjeve ka të ngjarë të ketë pak mosmarrëveshje, nevojë për kompromis dhe kohëra të tensionimit. Këto vetëm, nuk do të thotë që e bëjnë lidhjen jo të shëndoshë. Në vijim janë disa gjëra, rreth të cilave duhet menduar gjatë shqyrtimit, nëse një lidhje është e shëndoshë ose jo.

Një lidhje quhet e shëndoshë, nëse ju

1. E trajtoni njëri-tjetrin me respekt
 2. Ndiheni të sigurt e rehatshëm
 3. Nuk jeni të dhunshëm ndaj njëri-tjetrit
 4. Mund t’i zgjidhni konfliktet në mënyrë të kënaqshme
 5. Kënaqeni duke e kaluar kohën së bashku
 6. E përkrahni njëri-tjetrin
 7. Interesoheni për jetën e njëri-tjetrit: për shëndetin, familjen, punën etj.
 8. Keni intimitet në lidhje
 9. Mund t’i besoni njëri-tjetrit
 10. Jeni seksual, sipas zgjedhjes personale
11. Komunikoni qartë dhe hapur
12. Shkëmbeni telefonata dhe e-mail që janë tuajat
13. I inkurajoni miqësitë e tjetrit.
14. Nëse lidhja është intime, jeni të sinqertë për aktivitetin seksual të së kaluarës dhe të së tashmes.
15. Keni më shumë kohë të mira sesa të këqija, kur bëni bilancet.

Në një lidhje jo të shëndoshë, njëri prej jush ose që të dy

1. Mundoheni ta kontrolloni ose të manipuloni me njëri-tjetrin.
2. E bëni njërin prej jush të ndihet keq për vetveten.
3. E përqeshni ose e thërrisni me emra nënçmues tjetrin.
4. E urdhëroni si të vishet. 
5. Nuk ofroni kohë për njëri-tjetrin.
6. I kritikoni miqtë e tij.
7. Keni frikë nga zemërimi i tij.
8. E dekurajoni që të jetë i afërt me këdo tjetër.
9. E injoroni kur është duke folur.
10. Jeni shumë posesiv ose bëheni xheloz, kur sjelljet janë të zakonshme.
11. I kritikoni ose i përkrahni të tjerët që ju bëjnë kritika, në lidhje me gjininë, racën, përkatësinë etnike, orientimin seksual, religjionin, paaftësinë ose ndonjë veçori tjetër tuaj personale.
12. I kontrolloni paratë dhe mjetet personale.
13. I lëndoni ose kërcënoni se do t’i lëndoni fëmijët, familjen, kafshët e shtëpisë ose objektet që kanë vlerë për ju.
14. E shtyni, e rrëmbeni, e godisni, e grushtoni tjetrin ose e gjuani me objekte.
15. Përdorni forcë fizike ose kërcënime, në mënyrë që ta bëni tjetrin që të mos ju lërë.

Nganjëherë nuk është lehtë të vendoset, nëse një lidhje e mundimshme do të duhej të mbahej ashtu siç është, të përpunohej ose të ndërpritej para se të keqësohet ajo edhe më shumë. Një gjë që duhet gjurmuar është të shihet, nëse lidhja është shumë më ndryshe sesa ka qenë ndonjëherë më parë. A ka diçka stresuese që është duke ndodhur në jetën tuaj dhe që ka gjasë të ndikojë në mënyrën si jeni duke ndërvepruar me njëri-tjetrin? Ndoshta keni mungesë të parave, keni ndërruar vendbanimin, jeni duke kërkuar punë ose jeni duke u marrë me rrethana të vështira familjare, ose jeni në ndonjë fazë tjetër kalimtare. Ndoshta ka edhe probleme më të hershme, që asnjëherë nuk janë zgjidhur dhe që tani përsëri kanë dalë në sipërfaqe. Çfarë është duke ju bezdisur në veçanti dhe çfarë keni pasur dëshirë të ndryshohet? Bisedoni për këto tema me njëri-tjetrin, si një mik, mësues ose këshilltar. Mendoni çfarë secili prej jush do të mund të bënte, në mënyrë që ta bënte tjetrin të ndihet më rehatshëm në lidhje.

Nëse partneri, miku ose kolegu juaj është duke ju lënduar, qoftë juve ose të dashurit tuaj në mënyrë fizike, emocionale ose seksuale, atëherë është koha të kërkoni ndihmë. Nëse ai/ajo është duke i inkurajuar sjelljet lënduese, siç është përdorimi i pakontrolluar i alkoolit ose i drogave tjera, seksi i pambrojtur, ose është duke bërë veprime të tjera që ju bëjnë të ndiheni keq, është e drejta juaj të dilni nga ajo lidhje. Shumë gjëra do t’ju ndihmonin në këtë drejtim. Ndoshta gjëja më e rëndësishme që do të duhej ta bënit do të ishte besimi në instinktet tuaja dhe te njerëzit që i keni përreth, te të cilët keni besim dhe i çmoni. Secili prej nesh e meriton të ndihet sigurt, i çmuar dhe i përkujdesur. Mbani mend se njëra prej shenjave më të sigurta që një lidhje të jetë e shëndoshë është se që të dy personat e përfshirë në lidhje ndihen mirë për vetveten. Veç kësaj, duke e trajtuar veten me respekt, si dhe duke besuar në të drejtën tuaj për trajtim të mirë, ju jeni duke i ndërmarrë hapat e rëndësishme drejt zhvillimit në të ardhmen të lidhjeve të barabarta e reciprokisht përmbushëshe.

Revista Spekter
E identifikuar

ylfete

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 07-03-2008, 17:29:35 »
Citojeni

duhet me pas harmoni ne mes veti të mos fshehin kurgja pa rrena
ma mir është drejt me punu  e kur ka bashkpunim ne mes veti ather është krejt ok
E identifikuar
U*J*K*U
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 07-03-2008, 17:53:41 »
Citojeni

Duhet me i ra dretj e n'te zgerdhihet
E identifikuar
Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 07-03-2008, 17:57:28 »
Citojeni

Ka shumë mënyra për te shpetuar një lidhje...por së pari duhet te pyesesh veten ne ja vlen.

Kjo është e keqja jonë qe nuk arrijme dot te pyesim veten pasi jemi aq te dashuruar.

E identifikuar

Rehat për qejf tim...
U*J*K*U
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 07-03-2008, 18:07:02 »
Citojeni

Veten tënde mos e lodh
Vetëm jarani jot e di pse ndodh

ke hapur flegrat si petale
Ne to lundron pa sandale

Sa do qe ti mbedhesh e ti shtrengosh
Gjendjen me tepër do e perkeqesosh

Ndaj mbaje kercellthin zbuluar
Se tashmë e ke te zbukuruar

 qesh me te madhe      qesh me te madhe      qesh me te madhe

E identifikuar
nana E DIONIT

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-04-2008, 16:09:30 »
Citojeni

 HESHTJE HESHTJE HESHTJE DHE VETEM ME HESHTJE hmmmmm
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |