Komuniteti ShqiptarTë NdryshmeDashuria dhe Seksi (Moderator: M A X)Sex ne takimin e pare?
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 13   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Sex ne takimin e pare?  (E lexuar 9432 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5505



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 11-10-2007, 01:54:21 »

stalono te kam dit çun me botë hahaha. gjthsesi. dua te them çdo gjë varet nga momenti! nëse do flisja për nga ana personale ath me keqardhje do e shihja veten tek femrat e ashtuquajtura te dobeta ose akoma me mirë. crv. do thoni pse? personalisht meshkujt qe me kanë kaluar nëpër duar kanë qenë shumë te pakte! por qe unë i jam dhënë pa u menduar se morali apo virtuoziteti im varej nga organi im gjenital! i jam dhënë atij mashkulli qe e kam ndjere ne shpirt fillimisht pastaj fizikisht. me partnerin tim edhe pse njihesha prej kohësh. nuk ishim gjendur kurrë ne rrethana intime. ne momentin e pare qe u gjendem iu dhashe! kurrë nuk besoj se më ka quajtur crv apo te dobët. thjesht ishte një mashkull i zhveshur nga komplekse te tilla! dhe unë sot e kam bashkshort. thua me konsideron te tillë apo unë duhet ta konsideroj veten julia roberts ne pretty woman? jo njerëz jo absolutisht jo! unë jam një njeri si masa e dashuruar me jetën si dhe pa komplekse kundrejt seksit ne plotekuptimin e fjalës.


Bravo Mishel. Më ka pëlqyer shuuuuuuuuume pergjigjia dhe jam 100 për 100 me ty. luj syun Ata qe ndrydhen nga pranimi qe ne botë ekzistojne edhe femra qe bëjnë seks ne takimin e pare, apo kanë komplekse te tilla kaq superiore dhe te idiotizuara ndaj seksit s'më duken te pranueshme dhe as te mira për kohën qe jetojme. Siç e thashë edhe unë, siç e permendi edhe Misheli, nderi dhe virtuoziteti i femres nuk qëndron tek vagina e saj. Nëse mendoni kështu, ka ardhur koha t'i hapni sytë, te zgjoheni, e tu merrni ere lule-deleve perqeshje sepse mendime te tilla jo vetëm qe janë te prapambetura dhe gjykuese, janë edhe te padrejta. Pastaj, siç u shpreh edhe Ujku, pse ta shikosh si dobesi apo ves a te mete këtë gjë, kur ne fakt ta shikosh si diçka te mirë e ta vleresosh pasi kjo tregon qe ajo po të vlerëson ty dhe do të te jepet ty me mish e shpirt, te te çoje ty ne atë botë fantazie qe ti akoma s'e ke provuar me te. Pastaj vetja nuk permbahet dot gjithmonë dhe pasioni sidomos nuk ka frena (aq kollaj).
« Ndryshimi i fundit: 11-10-2007, 07:12:09 nga mishel » E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
dimitris
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 57



Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 11-10-2007, 03:05:10 »

Stalion per ta mbushur me mire mendjen. Hape fjalorin dhe shiko se c'do te thote fjala k... Aty thuhet se k. quhet ajo femer qe shkon me leke dhe nga nevoja per te nxjerr jetesen. Kur 2 njerez duhen qe ne shikim te pare dhe bejne dashni ca te keqe ka ketu? Ata se bejne per leke. Ti smund ti paragjykosh ne kete aspekt femren apo mashkullin se qe nga momenti qe marrin nje vendim per te bere seks qe diten e pare kete vendim e marrin te dy.
 Perse nuk thua shembull per djalin qe shkon qysh diten e pare me te apo mbase ke femra duken gjerat pak ndryshe e?
 Une kam jetuar jashtetit per 12 vjet dhe si vajzat ashtu dhe meshkujt i kane hequr kompleksitetet qysh me kohe. Ne ketu ne shqiperi jemi mbrapa akoma. I shohim gjerat me syrin e fanatizmit.
E identifikuar
mishel
Vizitor
« Përgjigju #17 më: 11-10-2007, 07:25:26 »

Përshëndetje ne rradhë të parë. Eleganca faleminderit, por thjesht kam thënë një te vërtetë ...te vërtetën Time!!!

Dua te shtoj vetëm diçka, unë nuk paragjykoj askënd , jo sepse nuk e ndiej veten te aftë ta bëj diçka te tillë, por siç kam thënë me sipër Viortuoziteti apo Morali i një njeriu nuk gjykohen kurrë nga organi i tij gjenital. Ka shumë faktor qe duhen gjykuar. Të arrish të thuash qe një femër qe jepet lehtë është e vështirë të ndërtosh një jetë!!!Është absurde. Edhe sikur te marr për te mireqene ato çka thotë Staloni, dua ti them gjithkush ne këtë jetë ka nevojë për shanse....dhe ti , dhe unë dhe gjithkush këtu duhet ti japim sikunder edhe ti marrim këto shanse. Nuk mund tia privosh askujt kete mundesi. Njeriu është një qenie ne ndryshim, pra përveç karakterit apo personalitet qe krijohet qe ne zanafille te tij, pjeset e tjera janë tepër te ndryshueshme.

Nëse unë do kisha qenë e paragjykuar (dhe ndodh qe edhe mund te kem qenë këtë se di, pasi deri tani askush nuk ka patur guximin te ma thotë një gjë tillë)...nuk do vuaja absolutisht apo te behesha pishman , thjesht do mendoja me mirë qe ka marrë fund por një pyetje do ja drejtoja....te pëlqeu kur erdhe??? atëherë merre kahun e thikes dhe ngulja vetes përpara se mua! Sepse në fund te fundit ajo pune bëhet ne dy e jo ne një. Qe kështu gjithkush te mbaj reston qe i  takon. KAQ!!!
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5505



Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 11-10-2007, 08:02:38 »

Per mendimin tim ata njerez qe e gjykojne femren qe ben seks qe ne takimin e pare (first date) jane te veshur me mburoja fanatizmi, dhe me paragjykime qe burojne nga nje kulture qe i mungon takti, i mungon arsyetimi dhe i mungon parimi per t'i lene vend ndjenjave te njeriut dhe vendimeve qe marrin njerezit (ne baze te ketyre ndjenjave). Eshte nje gje tjeter te mos e pelqesh kete si veprim, dhe dicka tjeter ta gjykosh ate, ta konsiderosh te lig, apo nga ana tjeter t'i vesh gishtin asaj femre si kur&e. Une mendoj se ata qe gjykojne nje femer keshtu, jane zakonisht - per te mos thene gjithmone - meshkuj. Atehere, nese nje djale apo mashkull fle me vajzen qe ne takimin e pare, pse te gjykohet vetem vajza, pse te quhet ajo kur&e?! I bie edhe ky djale te jete kur&ar. Do t'ju vinte mire juve djemve sikur ta kthenim ne kete monedhe dhe gishtin "fajtor" (ne thonjeza se qe te flesh me dike qe heren e pare qe e takon ate person, s'eshte e thene te jete faj) ta vinim tek ju?!

Misheli ka thene dicka qe me beri shume pershtypje dhe ka lidhje me kete qe sapo permenda: "Sepse në fund te fundit ajo pune bëhet ne dy e jo ne një. Qe kështu gjithkush te mbaj reston qe i  takon. KAQ!!!" E pra, duhen dy veta qe te behet seksi, jane dy partnere qe e kryejne aktin dhe qe i japin vrull iniciatives. Apo sic thote ajo fjala popullore Amerikane: "It takes two to tango!" Keshtuqe heren tjeter qe guxoni te gjykoni, mendojini pak me mire gjerat. luj syun
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
chekevara
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 976



Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 11-10-2007, 11:58:31 »

sex ne takimin e pare!  Ju lutemi te mbani preservativa gjithmone me vete, si meshkujt, ashtu edhe femrat(ju femrat s'para i keni me vete gjithmone).....pastaj......be fshi qejf.... perqeshje
E identifikuar

njeriu tere kohen duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
charm
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 335


Shiko profilin
« Përgjigju #20 më: 11-10-2007, 12:11:53 »

me ate qe kam bere sex ne takimin e pare,jam martuar.Me ka pritur per kater vite e kur vendosa te dilja me te,ishte njelloj sikur vendosa te lidhesha per jete.Per mendimin tim jane tabu,pasi ndershmeria eshte tjeter,vlla i dashur,kam pare vajza plot,qe edhe pse i kane marre te virgjera,i kane tradhetuar te fejuarit o burrat sa s'ben me,(me keq si ato qe shume burra quajne pro..).Problemi eshte se ju doni ashtu si eksperienzat edhe vajzat e virgjera.e po keshtu s'ka,do ishte bukur por,por s'mund te kesh shishen plot e gruan e dehur
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 11-10-2007, 12:54:17 »

Elegance,

Po mi po “it takes two to tango” por jeni dhe vet ju femrat qe një e dy po na flisni vetëm për femren ne këtë rast, dhe shembujt qe keni dhënë janë po për te! hmmmmm
Personalisht, nuk i gjykoj njerëzitë qe shkojnë qe ne takimin e pare, after all is their choice only – tek e fundit eshte  zgjidhje personale e tyre. Mgjth, vet nuk do ta bëja! Madje (ndac besoni e ndac mos besoni, pak rëndësi ka për mua kjo), por nëse ai (d.m.th. djali) do të me kishte kërkuar te kisha marredhenie intime me te qe ne ditën e pare, nuk do të me pelqente, madje do të ofendohesha si femër. Mendoj se ka plot mënyra te tjera për te shpalosur ndjenjat ne castet e para, pra takimin e pare.
Pastaj po flasim për takimin e pare, ndaj quhet dhe i parë, sepse nuk e ke takuar me pare, nuk di asnjë gjë për këtë person (pavarësisht se mund te kenë folur te tjerët për te), gjithesesi ne sytë e mi e mendjen time mbetet njeri i pazbuluar! pikepyetje
E kur unë nuk e njoh se kush është, si është, çfarë pëlqen tek mua, nuk di si mendon, si i ndjen gjërat… etj, nuk mund t’i shpalos/jap veten time brenda një ore, qoftë dhe një ditë (aq me tepër trupin tim) vetëm e vetëm se me pëlqen si kallup për aq pak kohe sa jemi takuar apo biseduar, boh?!
Jam aware qe ka plot njerëz qe s’e kanë problem te jipen qe ditën e pare, por ka dhe nga ato qe i mendojnë me thelle hapat qe hedhin.
Jam me Erlehten qe e sheh si “dobesi”, madje do të shtoja dhe mungese respekti për vetveten! Instiktet duhen te kontrollohen m.q.s. kemi fatin e madh te arsyetojme/llogjikojme sepse ndaj jemi dhe qenie njerëzore e jo kafshe! S’jam fanatike (m.q.s. Eleganca i gjykon këta njerëz si mua te tillë, gjë qe është jo e drejtë!), thjesht e vleresoj veten shumë me tepër se një çast flirtimi!
Dhe duke qenë e tillë, s’kam asnjë regrets/pishmane ne jetë sepse ne çdo hap qe kam hedh kam qenë e matur! Kam bërë c’më ka dashur zemra e mendja, e jo se c’kërkon truri apo “the balls” e mashkullit luj syun
Gjykimi, mendimet, ndjenjat, trupi eshte i IMI dhe vetem i IMI, ju qe jeni kundra, hidhuni pupthi po te doni. Por sesi e perjetoj e dua ta perjetoj jeten time s'i marr doren askujt, prandaj s'dua te me kunderviheni me replikat tuaja.
Thjesht dhashe mendimin tim, tek e fundit jemi ketu per te ndare mendimet tona... opinionet per keto raste pak me interesojne.

Gjithe te mirat!
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
chekevara
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 976



Shiko profilin
« Përgjigju #22 më: 11-10-2007, 13:00:35 »

kurre mos u thente, kurre.........
E identifikuar

njeriu tere kohen duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
mishel
Vizitor
« Përgjigju #23 më: 11-10-2007, 13:11:06 »

Pikerisht Smiley, jemi ketu te ndajme mendime dhe absolutisht te bejme aludime mbi personat qe shkruajne. Une e mendoj ne kete menyre...ti ne nje tjeter. Respektojme mendimet e gjithkujt. Kjo me duket mese normale...
E identifikuar
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #24 më: 11-10-2007, 14:40:36 »

Pershendetje goca e cuna!

Qenka hapur nje teme shume e bukur dhe bashkekohore, klasike fare do te thoja- ne sensin e saj te mirfillte- pasi seks kemi pasur do te kemi dikur te gjithe.

Me ka pelqyer menyra e deritanishme e te diskutuarit mbi nje teme kaq delikate.Le ta mbajme gjalle kete fryme demokratike komunikimi buzeqeshje!

Personalisht jam prej tre vjetesh e dy muajsh me personin me te cilin kam bere dashuri qe naten e pare me vjen turp luj syun, ne takimin e pare "zyrtar". Jam shume e lumtur per kete gje i/e mire. Iniciativa erdhi nga ana ime luj syun.As nuk me ra ndermend ta gjykoj veten apo ate, perkundrazi e rikujtoj si nje nga margaritaret me te medhenj te dashurise sone deri me sot. Puthjet dhe shikimet e embla te asaj nate do t´i ruaj ne shpirtin tim per gjithe jeten dua dashuri me shikim te pare.

Ngaqe jam njeri qe e do dhe e vlereson realitetin e vetvetes per ate qe eshte, nuk e kam per turp ta permend kete fakt ne muhabet e siper.
Kam vene re shpesh se bashkebiseduesit e mi jane gelltitur njehere me vjen turp e kane buzeqeshur pastaj pak si te zene ne faj dhe me pas me kane thene "sekretin" e tyre me vjen turp, qe e kane bere edhe ata te njejten gje qesh me te madhe.
Me vjen mire qe i kam inkurajuar te tjeret te shprehen mbi kete teme.E di qe s´eshte e lehte per kedo.
Pasi cdo gje ne jete eshte ne zhvillim e siper, edhe botkuptimi i njerezve ndaj iniciatives seksuale nuk ka ndejtur vendnumero hmmmmm.

Kur kam hasur me pare meshkuj te cilet kujtonin se ishte e vdekur qe edhe mund te shkoja me ta ne krevat qe naten e pare  (duke u nisur nga paragjykimi patriarkal se femrat e hedhura e te pavarura i hapin shalet shpejt murit me koke murit me koke murit me koke), i kam lene me endje me gisht ne goje jo vetem naten e pare-por per gjithmone pafshim- sepse me jane neveritur komplet prej sjelljes se tyre arrogante dhe percmuese inati. Edhe me te bukurit e botes te ishin, me nje te tille kurre s´do te shkoja jo jo e ke gabim sikur gjithe jeten te me vinte nga mbrapa dhe te ma shtronte me flori e petale lulesh rrugen ngado qe te shkoja.

Ne se behet fjale per dike qe me pelqen, nuk do te luaja filma, as naten e pare e as me vone luj syun, dhe s´e kam bere kete gje ndonjehere perqeshje.

Po te dashur djem mos na gjykoni ashper kur e ndieni qe ne ju deshirojme vertete me vjen turp dhe prape nuk mundemi te fleme me ju merzitje.

Ka edhe situata te tilla ne te cilat nuk mund te jeshe 100 % e sigurt ne se eshte momenti i pershtatshem pershtjellim per arsye nga me te ndryshmet merzitje.Disa prej jush mbajne meri pastaj zemer thyer...dhe humbasin rastet e volitshme te se ardhmes se afert qesh me te madhe.

Per mendimin tim s´ka te beje fare cilesia dhe karakteri i partnerit per jeten me deshiren e tij seksuale ne takimin e pare apo te dhjete.Perkundrazi, une kam deshire ta eksploroj partnerin tim sa me shpejt dhe hollesishem te jete e mundur :Pdhe per kete duhet shume "pune"  zgerdhihet ne cdo aspekt  perqeshje
kjo eshte strategjia ime luj syun

 Perqafim Perqafim Perqafim Perqafim Perqafim Perqafim per te gjithe

Emira
E identifikuar

Do pime nje kafe?
U.J.K.U
Anetar


Karma: 15
offline offline

Postime: 1508



Shiko profilin
« Përgjigju #25 më: 11-10-2007, 15:45:29 »

Une jam mashkull dhe flas nje tjeter pozizion. Kur bera komentin tim te meparshem theksova se gjithcka varet nga rrethanat. Por fakti qe shume femra sot e vuajne nje dukuri te tille me sjell shume trishtim.
Seksi ne takim e pare mund te mos vetem nga dy arsye kryesore:

E para kur femra ka deshire por nuk e gatshme si nga ana shendetsore luj syun ashtu dhe nga anmbienti qe i ofron mashkulli ne ato momente.(gjithmone flasim per raste kur jane nje cifte i mirfillte e rastesor)

E dyta kur vete femra e ka te tiposur planin e mbrojtjes se "keshtjelles" te mire detajuar ne koke.

Tek e para nuk ka nevoje per debat se normal kur ajo eshte me cikle apo ne forme jo te mire mund ti quhet normale nje sjellje e tille. Edhe kur ambienti apo koha ne dispozicion nuk jane te pershtatshme prap une nuk i paragjykoj keto lloj femrash.

Tek e dyta jam teper paragjykues per keto lloj femrash. Pasi ne realitet vetem sa i veshtiresojne gjerat ose i bejne me te nderlikuara sec duhet. Ne ka meshkuj qe e mendojne si "k u r v e" nje femer qe i dhuron tere intimitetin e saj qe heren e pare ky eshte problem per ta e jo per nje femer qe e do me shpirt.

Tani ju goca futeni veten ku te doni............... ...
E identifikuar
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #26 më: 11-10-2007, 16:43:36 »

ULK une s´e pata fare me ty, shpresoj te mos me keshe keqkuptuar, e thashe thjesht ne pergjithesi si mendim nga pervoja ime si njeri, sinqerisht.
E identifikuar

Do pime nje kafe?
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #27 më: 11-10-2007, 16:45:46 »

P.S. E mbeshtes mendimin tend sic e ke shqyrtuar me siper. Me mire s´do te mundesha ta kisha sqaruar vete...po fjalia e fundit me duket se ish si teper me dy kuptime, apo tre? hmmmmm zgerdhihet
E identifikuar

Do pime nje kafe?
stalion
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 4823



Shiko profilin
« Përgjigju #28 më: 11-10-2007, 17:01:55 »

Stalion për ta mbushur me mirë mendjen. Hape fjalorin dhe shiko se ç'do të thotë fjala k... Aty thuhet se k. quhet ajo femër qe shkon me Lekë dhe nga nevoja për te nxjerr jetesen. Kur 2 njerëz duhen qe ne shikim të parë dhe bëjnë dashni ca te keqe ka këtu? Ata se bëjnë për Lekë. Ti smund ti paragjykosh ne këtë aspekt femren apo mashkullin se qe nga momenti qe marrin një vendim për te bërë seks qe ditën e pare këtë vendim e marrin te dy.
 Përse nuk thua shembull për djalin qe shkon qysh ditën e pare me te apo mbase ke femra duken gjërat pak ndryshe e?
 Unë kam jetuar jashtetit për 12 vjet dhe si vajzat ashtu dhe meshkujt i kanë hequr kompleksitetet qysh me kohe. Ne këtu ne Shqipëri jemi mbrapa akoma. I shohim gjërat me syrin e fanatizmit.
Se pari pse bejn sex ne takim te pare nuk ka asigjo,biles ishalla i gjejn fundin.lool se dyti une me fjalen k... kuptoj nje femer qe shkon me shume meshkuj,i nderron kur ti teket.ketij tip femre une e quaj ku.. dhe sbesoj se me duhet fjalor.lool kurse ato femra qe ti i quan k..va une i quaj Prosti.. luj syun
se treti ti thua qe ke 12 vjet jasht dhe te duket se ne jemi mbrapa dhe jemi fanatik dhe me komplekse.kurse une do te thosha qe ne qe rrim ne shqiperi nuk eshte se kemi komplekse apo fanatizma por duam qe dashurin ta shijom,nje molle qe hahet ngadal ajo te shijon kurse kur e han shpejt e shpejt se merr vesh te duket si kungull se i humbet shija. buzeqeshje
E identifikuar

I Am HERE!!!!
mishel
Vizitor
« Përgjigju #29 më: 11-10-2007, 17:13:18 »

stalon mollen haje sipas oreksit. ka nje problem me duket nuk po bejme nje dallim te duhur. per te ta ilustruar po te tregoj nje anekdode! gjeli i thote pules. dua ta bej me ty. pula i thote jo more pse cme pandeh. dhe ne keto fjale ja kris vrapit. pula vrap e gjeli vrap. pula tek vraponte mendonte. po te ndaloj do mendoj se jam crv. po te iki do mbetem pa risk (se qejfi ja kishte) me mire. tha. po bej sikur pengohem! pra si kjo pula ska pak! une jam per shprehje te lirshme te vehtvetes sesa ndrydhje te ndjenjave qofshin shpirterore apo fizike! por sa kuptohemi nga meshkujt kete se di!
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 13   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • sa vjecar jan forumistat dhe me ca meren??
  • Dot 15-20vjec
  • 5 (25%)
  • -
  • Dot 20-25vjec
  • 6 (30%)
  • -
  • Dot 25-35vjec
  • 9 (45%)
  • -
  • Numri total i votave: 20
  • Shiko temen

* Sponsor