Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDashuria dhe Seksi (Moderatore: stalion, STAY AWAY!!!!!)sa mund te zgjasi një lidhje mes dy partneresh


Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: sa mund te zgjasi një lidhje mes dy partneresh  (E lexuar 3909 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
CL


Shiko profilin
« më: 15-08-2004, 13:48:13 »
Citojeni

jepni mendimin tuaj pafshim pafshim
« Ndryshimi i fundit: 15-08-2004, 16:46:10 nga atman » E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #1 më: 15-08-2004, 13:52:03 »
Citojeni

Po u lidh një çift si thua ti mund te ndahen shpejt?? Un mendimin e kam qe mund te zgjasi deri ne vdekje me këtë pyetje si e ke shtruar ti përgjigjen për Shqiptarët e kam llafen se te jashtmit i nderrojn vit për vit po ne Shqipëri janë raste te rralla për këtë lloj teme qe flitet këtu. lule dhe puthje

                        pafshim pafshim pafshim
E identifikuar
CL


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 15-08-2004, 13:59:02 »
Citojeni

mos u mërzit se dhe ne shqipri ka fillu tangerlliku madh , çunat kan mar për se koti  knej njeres i thot te dua knej hap syt ke tjetra e i thot te njëjtën gjë po lere shqipen ti se rinia tashi o bo skandal fare prandaj dhe skam shum besim se ne kohët e sotme një lidhje mund te zgjasi shum ,veç në rast se ato persona jan te dashuruar marrezisht me njeri -tjetrin dhe nuk marin guximin te shkojn me persona te tjerë
E identifikuar
milanisti
« Përgjigjja #3 më: 15-08-2004, 14:05:55 »
Citojeni

Edhe un e di se Rinia është bërë skandal si Çunat si Gocat po jo te gjithë. Na janë Europianizu apo Amerikanizu këto shqiptarët qe jetojn jashtë shtetit un e urrej shum këtë gjë qe bëjnë disa shqiptare te shkojn gocat shqiptare me Zozaket siç me kanë thënë se këtu ku jam un nuk ka shqiptare po ku ka me skandal me te math dhe kur shkojn ne Shqipëri mahen si te nershme. Prandaj krijohen konflikte qe bëjn ne ndarjen e tyre ose disa shkojn dhe me marrje jetë qe vriten :zjarr :zjarr >merzitje njerëzitë për gjëra te kota qe e kanë Fajin vet për këto pune qe bëjn.
E identifikuar
^AngeL^
lol

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 15-08-2004, 14:26:59 »
Citojeni

varet se serjoza jan ata dy ne atë lidhje,,,,,,, dhe sa përpiqen te kuptojnë njëri-tjetrin qe mos te perfundojne çdo çast ne grindje e tjer.ose keqkuptime.
E identifikuar

shpirti im qe rrin i heshtur<br />ngrihte koken me veshtro<br />nëse un te ngjaj e vdekur<br />jetën tënde ma dhuro
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 15-08-2004, 16:54:41 »
Citojeni

Nëse dashuria nuk fillon e ze ndryshk, mund te zgjase, nëse duken shenjat e para te korozionit, është e mira qe t'i thonë njëri-tjetrit lamtumire, pa i shkaktuar plage te pariparueshme.
Përsa i përket fenomenit shqiptar, është fakt i njohur qe ne kalojmë nga një ekstrem ne tjetrin.
Megjithatë dashuria ka një vlerë te pamateshme qoftë edhe kohore. Ka te tilla te cilat mund te vazhdojnë edhe pas ndarjes, e ndoshta te mbeten edhe te perjeteshme.
Sikurse ka te tilla qe jetojne si fluturat, njezet e katër ore.
Çdo gjë varet jo nga koha me shumë se sa nga forca, intensiteti me te cilën jetohet një dashuri.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 15-08-2004, 17:01:56 »
Citojeni

Përsa i përket fenomenit shqiptar, është fakt i njohur qe ne kalojmë nga një ekstrem ne tjetrin.

Nuk jam e sigurtë me këtë qe ke shprehur 'atman'  :???
Valle çfarë do të thuash, cili është fenomeni yt apo i yni shqiptar e ekstremi... :???

 pafshim
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 15-08-2004, 17:12:04 »
Citojeni

Është fare e thjeshtë buzeqeshje.
Ne shqiptarët bëhemi me katolike se papa. Ose ndryshe, me gjuhe me vulgare perkthehet: ne leshohemi pa duar, sepse na duken moderne disa koncepte qe vine nga një interpretim i gabuar i fenomeneve te jetës qe nuk janë dominuese, por qe propagandohen si te tilla me qellime te caktuara fitimprurese.
Art masiv standart quhen të gjitha ato prgorame televizive qe te servirin një jetë te trendafilte, duke mbuluar edhe mjaft probleme qe gjallojne nën te.
Produkte gjysëm te gateshme te ambalazhuara qe shiten ne supermerkaton e ideve.
Pa u zgjatur mund te them se shumica absolute e shqiptareve e dinin jetën ne itali si atë te televizioneve, ku me një telefonate mund te beheshe milioner. Idem për çdo aspekt tjetër te jetës edhe atë te ndjenjave. Dhe shqiptarët janë viktima te lehta sepse tashmë po e ekspozojne veten përballë këtyre problemeve. Dua te them se ende nuk i njohin, e mosnjohja është edhe mungese pergatitjeje. Sidoqoftë shumë shpejt te rinjtë qe do t'i drejtohen psikoterapistit do të vine duke u shtuar dhe kjo do të ndodhë për shkak te viktimizmit dhe te deluzionit qe do të pesojne. Perballe aktores se bukur dhe pamundesise për ta arritur, përballë vetrines se mbushur me flori dhe pamundesise për te blere, përballë makines se bukur qe kushton një djall e gjysëm dhe pamundesise për te vendosur te ndenjurat ne sediljen e saj, e kështu me rradhë.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 15-08-2004, 17:26:28 »
Citojeni

Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka kjo qe shkruajte me temën tonë.
Mos valle kujton ti se te gjithë shqiptarët nuk janë te vetdijshem për mënyrën sesi te jetojne jetën por dhe sesi e vlerësojnë atë....? Mos kujton, se te gjithë shqiptarët apo kjo Rini jetoka vetëm me enderra e iluzione....??? Jo se me duket se po i pergjitheson pak gjërat.
Më fal n.q.s nuk është kështu, po kjo është pershtypja qe me jep mendimi yt.

Me duket se harron faktin qe je shqiptar vet e n.q.s arrin te pergjithesosh te gjithë duke nenvizuar dhe një here atë fjali qe përdore me pare qe 'ne shqiptarët kalojmë nga një ekstrem ne tjetrin', atëherë mendoj se kety ke përfshirë dhe veten. Apo s'është kështu i dashur 'atman'....???

Jam dakord nëse do të shpreheshe se rinia apo disa njerëz sot e konceptojne ndryshe raportin midis dy njerëzve qofshin ata dhe 'te dashuruar', për shkak te gjerave te huaja kaq te fuqishme por dhe te dëmshme qe kanë hyrë ne edukaten dhe kulturën tonë. Por nuk jam me mendimin qe te gjithë janë te qoruar apo dhe jo te aftë për te realizuar se ajo qe është gabim dhe e pamoralshme nuk ka vend ne jetën e tyre si individa te kësaj shoqerie.

 pafshim
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 15-08-2004, 17:40:37 »
Citojeni

Shembujt duken anesore, por vertetojne te njëjtën gjë, sikurse kudo edhe ne fushën e ndjenjave bëhet pazar dhe çmimi me te cilin shiten është i ulet, por goditja vjen me pas, si një boumerang, shndrohet ne një plage shpirtërore.
Sot për sot ne Shqipëri inflancioni i ndjenjave është dominues dhe kjo do të thotë jo vetëm dhimbje, por edhe fenomene te cilat faktikisht po bëhen dimensione jetë.
Përsa me përket mua, nuk flas nga maja e olimpit, flas si shqiptar dhe mendoj se arrij te shoh përtej anes tjetër te fenomeneve, ne veçanti ato qe lidhen me ndjenjat. Për te kuptuar, shiko hijen qe lënë mbrapa.
Nëse ka gjë me te brishte ne botë, janë zemra dhe shpirti, nëse ka plage me te pasherueshme janë ato qe hapen pikërisht aty.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 15-08-2004, 18:23:32 »
Citojeni

Përsëri po theksoj se po pergjitheson. Nuk janë te gjithë ashtu siç i përshkruan ti apo dhe i perfytyron. Jam e re vet dhe nuk kam arritur deri ne ato pika qe ti ke përmendur deri tani, e ndaj me duken paksa fyese dhe ndjej veshtiresi për ti pranuar.
Nga maja e Olimpit e di shumë mirë qe nuk vjen, dhe me thënë te drejtën kam respekt e admirim për çfarë shkruan ne shumë raste. Por ne këtë shkrimin tënd aktual me duket sikur po vozisim jo ne te njëjtin pellg â€Ëœatman’.  :???

Thua â€Ëœsidoqoftë shumë shpejt te rinjtë qe do t'i drejtohen psikoterapistit do të vine duke u shtuar dhe kjo do të ndodhë për shkak te viktimizmit dhe te deluzionit qe do të pesojne’. Jo te gjithë dhe mendoj qe ata qe do arrijnë te bëjnë atë veprim janë ne vetvete shumë te dobët e sigurisht qe duhet tu jepet nevojë.
Kam vëlla vet po ashtu shokë e shoqe te mirë e me kakarakter te fortë te cilët nuk kanë shkuar ne rrugën e shtrember (n.q.s mund ta quaj kështu, çdo gjë e bërë dhe e menduar jashtë konceptit te moralit por dhe vetdijes). Mbusha 6 vjet e larguar nga Shqipëria dhe pse erdha kety shumë e re, nuk rash peng e genjimeve, mashtrimeve, iluzioneve te kota e enderrave me sy hapur. Mund te them me plot bindje, qe kjo jetë e kaluar vetëm kety me maturoi e me edukoi me shumë sesa po të gjendesha ne Shqipëri, e ndoshta me shpejt sa duhet, por ne te njëjtën kohe me hapi dhe sytë sesi është jeta e vërteta dhe reale nëpër botë dhe jo ne atë prizmin qe e kishim pare apo menduar neve ne Shqipëri.

Pse valle i dashur â€Ëœatman’ mendon ne këtë prizem për rinine e sotshme (dhe pse po të jem e drejtë, deri diku te jap te drejtën për mënyrën aq te ulet e joreale qe ata mendojnë për jetën por si dhe për dashurinë aktualisht) .?? Por ama jo te gjithë notojne ne te njëjtin oqean.
Kemi ndjenja posi, e mos më bëj te krahasojme veten me Perendimin apo ku di unë kush popull tjetër , jemi ne shqiptarët qe e vleresojme familjen e bujarine me shumë se çdo popull tjetër ne botë. Jemi ne qe kemi numrin me te vogël te divorceve, aborteve apo shtatzanive për moshat e reja. Pa më thuaj, sa familje te â€Ëœhuaja’ ke qe bëjnë e sakrifikojne çdo gjë për fëmijët e tyre, sa ke nga ato qe shkojnë e i takojne fëmijët e tyre pa pasur ndonjë sebeb martese etc .? Sa ke nga ato familje qe kur u shkon ne moshen mbi 18 vjeçare femija kërkojnë te ndajne qirane e tyre dhe n.q.s femija nuk është i punesuar ?? Besoj je dhe ti i vetdijshem për ndryshimin.

Tani kuptohet kemi dhe ne fajet tona dhe pse jo te vogla sepse për vite me radhe nuk ekzistonte (ose për te qenë me e sakta ekzistonte vetëm ne disa familje) e drejta (ose liria) për ta zgjedhur vet njeriun tënd te dashur apo bashkeshortin tënd te ardhshëm. Ishte familja ajo qe kembengulte këmbë ne çdo gjë për ty dhe pse ti mund te shfaqeshe kundra. E disa here arsyet e tyre si ti po ashtu dhe unë jemi mëse ne dijeni kanë qenë absurde e shumë te ceketa. Jo merre atë e këtë, se ai jeton ne Tiranë e mos të shkosh të jetosh ne fshat apo qytet tjetër, ose merre se ka një pozite te mirë pune.... etj.
Injoranca dhe konceptet aq te ngushta atëherë sollen të gjitha këto ndryshime kaq te mëdha tek rinia e sotme (dhe pse e përsëris tek disa ka ardhur ne një shkalle për te ardhur keq).
Por ama, nuk është faji i invidivit gjithmonë, ne këtë process te mesimit, njohjes se jetës e ndjenjave te dashurisë permblidhen shumë e shumë etapa por njekohesisht influencojne shumë e shumë gjëra (qofshin ato personale, familjare, ekonomike apo dhe te vendit ku rritesh).
Mmm, është vështirë të përfshish çdo gjë ne këtë teme se ka vend për bashkebisedim e argumenta. Thjesht i dashur â€Ëœatman’ dua te kujtoj, nuk e ka fajin vetëm RINIA ne këtë gjendje kaotike qe është vendi ynë, çdo pjesë luan rolin e vet, ndac edukata e marr ne familje, si ajo në shkollë, si ajo ne shoqeri por dhe ajo me sa ke ne dorë ti si individ te krijosh e perpunosh. Të gjitha këto ndikojne por dhe bëjnë te veten ne formimin dhe hapjen e syveve ose mendjes te çdo individi.

Me shpresen qe te me kesh kuptuar te uroj një mbasdite te këndshme.

 pafshim
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
stalion
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 15-08-2004, 18:41:50 »
Citojeni

hi all, një lidhe mund te zgjasi 1dite, 1 muaj, 1 vit dhe deri sa të vdesësh. kjo varet se cfar parteneresh janë. luj syun
mua p.sh. lidhja me e gjat më ka mbajtur 9muaj,dhe me shkurtra 1jave. buzeqeshje
E identifikuar

I Am HERE!!!!
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 15-08-2004, 18:48:29 »
Citojeni

Smiley, nuk kam asnjë kundërshtim për ato qe thua ti, veçse me duket qe keqkuptimi lidhet me një fakt shumë te holle dhe gati te padukshm siç është pikepyetja mbi te cilën ngrihet tema. Nga ana tjetër është shumë e drejtë te ngrihet kështu, sepse kështu lejon, ose mundeson te veshtrohet edhe faqja e shëmtuar e saj. Një pyetje është ne shumicen e rasteve një shfaqje e dikotimie, (degezimi ) pra është një formë demokratike diskutimi dhe mbi të gjitha lejon ta kapesh problemin nga të gjitha anet e mundeshme. I pare ne këtë prizem i kthejme përgjigje me reale pyetjes: sa mund te zgjate një dashuri?  me reale sepse lemë menjane optimizmin, romantizmin etj etj te cilat patjetër nuk mungojnë dhe biles janë ne shumicë, por kjo nuk do të thotë se meqenëse nga kanceri vuajne(për fat) pak njerëz nuk duhet te mendohet për ilaçe.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 15-08-2004, 19:03:12 »
Citojeni

Ju kerkoj falje te gjithëve për pak me pare n.q.s e zgjata pak mendimin tim për këtë teme. me vjen turp
Megjithatë me poshte po paraqes mendimin tim me te perkufizuar për këtë teme.

Për mendimin tim një lidhje midis dy partneresh mund te zgjas aq gjatë sa te dy partneret deshirojne apo dhe kultivojne një ndjenjë te atillë.
N.q.s te dy janë njohur si dhe dashuruar mbi baza reale e jo imagjinare mund te jetë e mundur një gjatesi kohe e pakufizuar. Me këtë dua te nenkuptoj  se te dyja palet duhet te kenë e te shfaqin ndenja të njëjta dashurore, sinqeriteti, komunikimi, kuptimi, obligimi, falje apo dhe sakrifikimi. Nëse njera nga këto mungon mendoj se herët a vonë një konflikt do të jetë i pranishem dhe atëherë çdo gjë mbaron aq shpejt sa dhe filloi.
Kot nuk thonë:- Një gote e thyer nuk ngjitet me si me pare  luj syun

 pafshim
« Ndryshimi i fundit: 15-08-2004, 19:06:10 nga Smiley » E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 15-08-2004, 19:37:22 »
Citojeni

Dakort e dashur, tani më thuaj se çfare e shkurton jetën e një dashurie, ose te një lidhjeje, (duke i mbetur besnik fjalës se perdorur)?
Pak me pare, pasi shkruajta mendimin tim, dola ne ballkon te tymosja një cigare. Posht, buzë te tarraces ishte një pellumb mashkull dhe një femër. Mashkulli kishte filluar po vertitej rreth femres dhe natyrisht i kendonte gu gu gu, rit pellumbash kur bëjnë korte. Ne një moment femra u leshua pingul poshtë, buzë trotuarit dhe filloi te çukise diçka, ndoshta ndonjë ushqim, harroi kortet e mashkullit.
E gjithë kjo skene e rastesishme krijoi tek unë pyetjen: KUSH KA ME SHUME RENDESI, TE EGZISTUARIT, APO THELBI I NJERIUT?
Është një pyetje përgjigjja e te cilës lidhet  me temën. pafshim
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |