Komuniteti ShqiptarTë NdryshmeDashuria dhe Seksi (Moderator: M A X)Ricardo Kaka Futbollisti i Virgjer !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ricardo Kaka Futbollisti i Virgjer !  (E lexuar 2126 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« më: 09-06-2007, 08:57:28 »

Në fakt ai tani është i martuar me gruan që dashuron. Por përpara se nata e parë e martesës t’i bashkonte, as ylli i Milanit dhe as bashkëshortja e tij nuk kishin provuar asnjëherë marrëdhëniet seksuale. Pse? Kaká rrëfehet



Si e ke njohur gruan tënde Caroline?

Jemi njohur gjatë një feste të organizuar në San Paolo. Na prezantuan babai im dhe nëna e saj, të cilët njiheshim që prej shumë kohësh. Në fillim shkëmbyem numrat tanë të telefonit dhe më pas unë kam shkuar për ta takuar për ditëlindjen e saj. Mbushte 15 vjeç.

Po ti, sa vjeç ishe në atë kohë?

19, por në Brazil isha tashmë shumë i famshëm.Në vitin 2002,
menjëherë pas fitores së Kampionatit Botëror u fejuam.

Një djalë 20 vjeçar që kërkon grua? Nuk të dukej paksa herët?

Jo aspak. Unë gjithmonë kam menduar për martesën. Megjithatë, mua dhe Caroline-s na është dashur të presim
tre vjet për të qenë më në fund bashkë. Një vit në Brazil dhe dy vjet të tjerë larg njëri-tjetrit,sepse unë shkova të luaj Itali, ndërsa ajo ishte vërtet shumë e re për të më ndjekur pas. Por ajo periudhë e jetës sonë ka qenë vërtet shumë e rëndësishme, sepse e vuri në provë dashurinë tonë.

Ka pasur tundime?

Tundimet janë gjithmonë të pranishme, por unë gjithmonë jam përpjekur që t’i shmang. Që kur kam ardhur në Itali nuk kam shkuar kurrë nëpër diskoteka. E nëse bëhet fjalë për një festë të skuadrës sime Milan, preferoj të shkoj gjithmonë me gruan time. Mes nesh, në kohën kur ajo ishte ende në Brazil, ekzistonte një marrëveshje: të lirë për ta dalë me miqtë, por në mesnatë ktheheshim në shtëpi dhe ishte koha për t’i telefonuar njëri-tjetrit. Unë dhe Caroline kemi bërë
vërtet shumë sakrifica për të qenë bashkë.

E ke fjalën për distancën?

Jo vetëm për të. Ne kishim vendosur që të ishim të dy të virgjër deri në ditën e parë të martesës. Bibla na mëson se dashuria e vërtetë arrihet vetëm nëpërmjet martesës, me shkëmbimin e gjakut, atë që një grua humbet bashkë me virgjërinë. Në fakt, nata jonë e parë ka qenë me të vërtetë shumë e bukur.

Ka qenë shumë e vështirë kjo pritje?

Sigurisht që ka qenë e vështirë. Jam një mashkull normal. Nuk ka qenë aspak e lehtë të arrija deri në martesë
pa qenë kurrë më parë me një grua. Me Caroline shkëmbenim
shumë puthje dhe dëshira ishte shumë e fortë, por ne gjithmonë jemi përmbajtur. Nëse sot jeta jonë është kaq e bukur, mendoj se kjo vjen edhe nga fakti që ne kemi ditur
të presim.

Marrë nga Koha Jone
E identifikuar

Lefter
Anetar


Karma: 30
offline offline

Postime: 11302



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 09-06-2007, 17:59:55 »

Gjynaf.... zgerdhihet..
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
CrYsTaL TeaRs
*bittersweet*
Anetar


Karma: 3
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1620



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 09-06-2007, 22:19:01 »

Pse gjynah?? Atij i lumt...ka menduar me tru e jo me gje tjeter... gjynah jan ato qe marrin lloj lloj smundjesh
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 10-06-2007, 16:37:11 »

Bravoooooooooo
kjo quhet Dashuri
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #4 më: 10-06-2007, 20:58:44 »

Qenka simpatik dreqi qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar
SteriOtipi B
Tip i PaNdrEqshEm
Anetar


Karma: 29
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 5623



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 11-06-2007, 17:21:18 »

Ka komplekse ky djale me duket. perqeshje
E identifikuar

--------------------------------------------------------------
"Jeta eshte e shkurter per ti provuar te gjitha vete, ndaj meso nga eksperiencat e te tjereve..."
http://www.zeriyt.com/pacensure.html
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 08-03-2008, 10:33:02 »

Eshte vertet futbollist klasi dhe cun flori buzeqeshje
E identifikuar

♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 131
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11603



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 07-01-2009, 22:55:17 »

.. Hallall sa i mencur qenka .. sikur te ishin te gjithe e te gjitha keshtu ..
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Stefi
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 991



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 08-01-2009, 09:45:46 »

Une kam pershtypjen se naten e pare te marteses do ta kene patur shume te veshtire nga ana praktike zgerdhihet te dy pa pervoje te dy pa eksperience ehhhhhhhhhhhdo kene pare filma thua ? qesh me te madhe qesh me te madhe

Nejse bej shaka.

Shume e bukur per te qene e vertete shume romantike dhe shume e rralle. luj syun Jete te lumtur ciftit zgerdhihet
E identifikuar

Te gabosh eshte njerezore, Te falesh eshte hyjnore
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • kush mundet te me ndihmoj?
  • Dot tekste dhe libra
  • 4 (57%)
  • -
  • Dot faqe interneti
  • 3 (42%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor