Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Puthja!  (E lexuar 2098 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 21-08-2005, 14:20:58 »
Citojeni

Si lindi dhe evoluoi puthja?

Në enciklopedinë "Encarta", thuhet se puthja është zbuluar 1.8 milionë vjet më parë, shumë herë më parë sesa Eva dhe Adami të ishin krijuar. Zanafilla e puthjes mendohet të ketë lindur në Greqinë e Lashtë, ku edhe grekët kishin një kumt të posaçëm për lidhjet në çift, që ishte perëndesha e dashurisë Afërdita. Kjo konsideohet periudha në të cilën puthja u identifikua si një hap i rëndësishëm, i cili ishte më i dukshëm gjatë marrëdhënieve në seks. Ndërkohë që më pas puthjen e gjejmë në tekstet e letërsisë romake, ku poeti i madh latin Katuli, i drejtohet të dashurës në Lesbia duke i thënë "Më jep mijëra puthje, njëqind, dhjetë, qoftë edhe një puthje të vetme", ndërkohë që në rrëfimet e njohura të Kazanovës, i cili thotë "Puthja është dëshira për të thithur ajër nga goja e njeriut që duam". Pas mijëra vjetësh, ky elemet i pandarshëm i jetës në çift, është bërë akoma më i dukshëm në kohët moderne. Nga kohët kur puthja persekutohej nëse jepej në publik, sot ka mijëra filma, produkte ushqimore, kozmetike dhe stile të frymëzuara nga puthja.
E identifikuar

arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 25-08-2005, 13:37:37 »
Citojeni

Kush puth po thojn ma shum rron....?
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Hersianna
Feel Free
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 25-08-2005, 16:43:00 »
Citojeni

Kush e thote kete aman? Sa gjera nxjerrin njerezit keshtu...me ju ven mend, merre me mend se ku do kishim ngel.

Dikush thote per te qeshuren qe te zjgat jeten, te tjere thone se po te lesh canten ne toke te ikin leket. Me tej degjon te thuhet se po te shkundesh cigaren ne filxhanin e kafese vret kismetin tend. Akoma me shume degjon te thuhet se kur e ndez dhe te fiket cigarja te tradheton partneri....???? Ca jane te gjitha keto? Na duan gje te miren-Jo; atehere pse me mendu per to?  jo jo e ke gabim

Hersia`
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 26-08-2005, 06:50:05 »
Citojeni

Puthja eshte pjese e dashuris. buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 26-08-2005, 07:30:31 »
Citojeni

o MAX, histori e mire kjo... ama si mundi qe para Ademit dhe Haves (Adamit dhe Eves) kur e dijme se si ne bible, si ne Kur'an Adami eshte njeriu i pare ne bote...???

Puthja... sidomos esull kur eshte...
E identifikuar

Butrina

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 26-08-2005, 07:57:06 »
Citojeni

Kush e thote kete aman? Sa gjera nxjerrin njerezit keshtu...me ju ven mend, merre me mend se ku do kishim ngel.

Dikush thote per te qeshuren qe te zjgat jeten, te tjere thone se po te lesh canten ne toke te ikin leket. Me tej degjon te thuhet se po te shkundesh cigaren ne filxhanin e kafese vret kismetin tend. Akoma me shume degjon te thuhet se kur e ndez dhe te fiket cigarja te tradheton partneri....???? Ca jane te gjitha keto? Na duan gje te miren-Jo; atehere pse me mendu per to?  jo jo e ke gabim

Hersia`

Jo pse ka ndonje dmth te tille, po vetvetiu puthja me njeriun qe e don ka domethenje,ka vlere, te afron me shume, te ben ta dashurosh me shume edhe perveq te gjithave gjate puthjes  shpenzon kalori , keshtu qe puthuni sa me shume hahahahaah  luj syun
E identifikuar

Don't drink and drive, take a joint and fly!!!
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 27-08-2005, 08:07:10 »
Citojeni

Me duhet te shpjegoj se pavarsisht se e kam vendosur une ate shkrim te marre nga nje gazete, nuk do te thote se une ndaj te njejtat mendime me te.
E identifikuar

*Ena*
*~*Fuego*~*
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 06-09-2005, 04:59:00 »
Citojeni

Një gjest i thjeshtë që mund të shprehë dashuri dhe nderim? ose fyerje dhe tradhëti

?Times?

N ë atë që konsiderohet si vepra më e gjatë që i kushtohet puthjes, ?Opus Polyhistoricum de Osculis?, dijetari gjerman Martin von Kempe mblodhi rreth 1 040 faqe me fraza nga burimet klasike, biblike, ligjore, mjekësore dhe të tjera për të krijuar enciklopedinë e puthjes. Ai renditi më shumë se 20 lloje puthjesh. Këtu përfshihet puthja e nderimit, e paqes, puthja që kristianët u japin imazheve dhe relikeve dhe paganët idhujve të tyre, puthja e këmbës së Papës, puthja që superiorët u japin inferiorëve, puthja që jepet në ceremonitë e diplomimit akademik, puthja e të dashuruarve, puthja e tradhëtisë bashkëshortore, puthja që të sapomartuarit shkëmbejnë pas dhënies së premtimeve, puthja e pajtimit, puthja që sjell infeksion, puthja hipokrite dhe puthja e Judës. Nuk është e vështirë të zgjasësh listën e von Kempe deri në pafundësi. Sepse puthjet kanë kaq shumë kuptime. Një puthje mund të jepet privatisht ose në publik, mes burrave, mes grave, nga burrat tek gratë, nga të rriturit te fëmijët apo fëmijët mes tyre. Puthjet mund të jenë të njëanshme ose reciproke. Ato mund të jepen në buzë, në faqe apo në çdo pjesë tjetër të trupit. Ato mund të jepen në ajër. Një puthje mund të shprehë nderim, respekt, bindje, marrëveshje, adhurim, miqësi, dëshirë, ngrohtësi, dashuri, superioritet, inferioritet e madhe edhe fyerje. Nuk ka asgjë që krahasohet me një puthje. Konvencionet që orientojnë kuptimin e puthjes si një përshëndetje apo një shenj lamtumire janë, gjatë periudhave historike, janë përcaktuar vetëm në një ide të përgjithshme dhe vetëm për klasat e larta të shoqërisë. çfarë lloj gjestesh, nëse ka patur ndonjë, shkëmbeheshin gjatë takimeve apo në festat e shekullit të 12-të. Kur, nëse ndodhte ndonjëherë, gruaja e një minatori të shekullit të 18-të i puthte miqtë e saj? Këto nuk janë pyetje të cilave mund t'u japësh një përgjigje të saktë. Por, puthja e ka një histori të sajën. Ndërsa, psikologët dhe psikoanalistët tentojnë ta përshkruajnë puthjen si një gjest psikologjik, kjo është larg praktikës universale. Kjo duket se ka luajtur rol më pak të ndërgjegjshëm në ritualet apo jetën erotike të aziatikëve, polinezianqëve dhe shoqërive subsahariane, ndërsa në Perëndim normat dhe konvencionet që nga fillesat kanë ndryshuar vazhdimisht. Ndokush mund të përpiqet ta përmbledhë këtë evolucion duke thënë se përdorimi i puthjes si një mjet ceremonial të shprehjes së marrëdhënies personale, sociale apo politike që ka, gjatë 800 viteve të fundit, ka tentuar të reduktohet, ndërsa nënkuptimi i saj erotik është theksuar vazhdimisht. Që prej historisë së hershme të kishës, kristianët shkëmbyen puthjet si simbol të bashkimit të tyre në Krisht. Por, më pas ndërsa burrat dhe gratë e kongregacionit u ndanë për të evituar puthjen mes sekseve, pjesëtarët e kongregacionit nisë të puthin më shumë simbolin e paqes sesa njëri-tjetrin. Në shekullin e 16-të, protestantët e ?harruan? puthjen. Edhe format e tjera ceremoniale të puthjes u zhdukën. Në një farë pike, në periudhën e mesjetës së vonë dhe në fillim të kohërave moderne (mes shekullit të 14-të dhe shekullit të 18-të), shtrëngimi i duarve dhe puthja u pranuan si simbole të pajtimit. Në Angli, puthjet mes burrave ishin të pazakonta, përvecse në një ceremoni familjare apo në gjyq. Ndërkohë, kuptimi erotik i puthjes u bë edhe më i rëndësishëm. Në vitin 1649 një shkrimtar anglez do të shkruante se puthja përdorej për përshëndetje, pajtim apo vlerësim, përgëzim, miratim, nënshtrim, bashkim, por në mënyrë më të vecantë si shprehje e dashurisë. Puthja sociale angleze mes burrave dhe grave dikur jepej në buzë dhe më pas u zhduk, ndërsa puthja franceze në faqe nuk u cilësua më si shumë erotike dhe dukej gjithnjë e më e zakonshme.

 

Ndalimi i përkohshëm i puthjes

Perandori romak Tiberius ishte i pari që lëshoi një dekret i cili ndalonte puthjen për shkak të
përhapjes së një sëmundjeje të rrezikshme të quajtur ?mentagra? dhe që shpërfytyronte fytyrat e fisnikëve romakë. Jo sepse kontakti fizik ishte kaq racional. Por, disa zakone që dikur toleroheshin, në kohë të tjera përceptohen tërësisht ndryshe. ?Sikleti? social dhe fizik i mjekëve të shekullit të 18-të nuk i lejoi ata të përdornin taktikën e frymëmarrjes gojë më gojë si një metodë të respektueshme, edhe pse e dinin se ajo mundësonte rikthimin e jetës. Në të njëjtin shekull autoritetet dënuan praktikën e atyre që ?afrohen aq afër saqë të ofendojnë me frymën e tyre?, duke e konsideruar këtë si një zakon të tnmerrshëm. Dhe në fund, kur aristokratët puthnin miqtë apo klientët e tyre, ata e ?parfumosnin? frymën e tyre.

Puthja e pare

Puthja e parë është natyrisht ajo që mbahet mend dhe ngulitet thellë në kujtesë, si një shenjë e pashlyeshme, por magjia e vërtetë qëndron kur vijnë puthjet e tjera, në të cilat personaliteti i partnerëve mëson të bashkohet një kod të përbashkët komunikimi në dyshe, në një pritje gjë që merr fund atëherë kur buzët takohen.

A eshte tradheti?
A është e rëndë të puthësh një ?tjetër?? Në përgjithësi gratë e përjetojnë këtë gjë si abandonim të partnerit sepse i japin puthjes një rëndësi shumë të madhe afektive. Burrat në të kundërt, tentojnë ta identifikojnë tradhëtinë vetëm si mardhënie seksuale të plotë. Dhe nëse zbulohen justifikohen duke thënë: ?ishte vetëm një puthje?. Një fjali që mund të kushtojë shtrenjtë. Në shkaqet e divorceve, një puthje e ?jashtëligjshme? për partnerin mund të ketë të njëjtat efekte me tradhëtinë e plotë.


A eshte mekat?
 
Edhe sipas fesë me puthjet nuk luhet. Urdhëresa e dhjetë thotë qartë: ?Mos dëshiro gruan e tjetrit?. Një puthje që nuk është miqësore, por që shpreh dëshirim fizik, konsiderohet si tradhëti. Sepse një mëkat kryehet më parë me zemër sesa me trup.
E identifikuar
Elektra
*Engjëllushë*
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 07-09-2005, 15:25:20 »
Citojeni

Kush puth po thojn ma shum rron....?


Edhe kariesi i demton dhembet me shume, po thone.
E identifikuar

Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
Seni Seviyorum
Lady

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 10-09-2005, 06:08:09 »
Citojeni

Shumimi i kafsheve ekziston para njerezimit, ndaj edhe puthja s'besoj se ka aq vite me aq zero pas, por ende me shume luj syun

E rendesishmja me shiju emblesine e saj, jo me kuptu kur ka lind zgerdhihet
E identifikuar

Me thuaj te dua se po vuaj, jeten ti ma shuaj ne buzet e tua!

Love Lex!
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 22-11-2006, 01:35:24 »
Citojeni

Puthja eshte pjese intime e jetes te cdonjerit.Per ne,eshte nje gjuhe universel:eshte simboli i intimitetin me nje njeri tjeter.Nje puthje(french kiss) eshte nje moment marramendes.Zemra rreh si e cmendur.Ndihen fluturat ne bark.Gjunjte qe dridhen.Nje vale nxehtesie invadon trupin.Nje moment elektriciteti.
Cdonjeri mban mend puthjen e tije te pare edhe pse ndoshta eshte e dhene ne nje menyre te “femijerore”.Dmthe eshte nje moment qe ngelet brenda.Mgjth perkufizimi i puthjes nga shkenctaret nuk te kenaqe!Puthja sipas tyre eshte<juxtapozicioni i dy muskujve orbicularis oris,ne nje gjendje kontracioni>.
Por ato me siguri harrojne qe nje goje e hapur eshte nje dere e hapur drejte shpirtit,dhe puthja eshte nje pike ngjyre rose qe ne veme mbi i-ne e foljes”dashuri”.Puthjet japin sensacione intense,shpesh ndoshta me intime se vete akti seksual.

Ne fillim puthja ishte nje privilegj

Nuk e di nese e dinit por njerezit nuk kane gjetur asnje gjurme ne pikturat dhe skulpturat te prehistorise ose ato Egyptiane !Kjo do thote qe me perpara nuk egsistonte puthja?Mbi kete eshte per tu dyshuar…
Por ne cdo rast njerezit nuk jane puthur gjithmone ne te njejten forme.Sipas epokave dhe vendeve,puthja ndryshon.
Komuniteti Hebre,ne fillim ne historise te tije,duket qe ka qene i pari qe ka « shpikur » kete akt dashurie.
Bibla e evokon nen aspekte te ndryshme.

Tek Perset puthja ishte nje ekspresion mirenjohjeje dhe barazi sociale ne nje bote hierarkie.

Greket e perdornin puthjen femer-mashkull por behej nje perjashtim absolut ne raportet homoseksuale.

Romaket si amatore te medhenj qe ishin ekzagjeronin shpesh…

Nga Mesjeta ne ditet tona!

Ne mesjete puthja shfaqet mbi te gjitha ne jeten publike.Ai eshte nje lloje homazhi tek meshkujt : puthja e kembeve,duarve,ballit.
Pak nga pak,duke u nisur nga Rilindja puthja kalon ne sferen private per tu kthyer nje shenje ne mes te dashuruarve,shprehje intimiteti.
Ne ditet e sotme ne vendet mesdhetare praktikohet ende puthja ne mes meshkujve,si shenje respekti  .Ne Europen Perendimore shihet si dicka e rralle dhe shpeshere neveritese.

Te puthesh,nuk eshte ne cdo vend natyrale…


Per ne eshte normale qe te puthesh njerezit qe do por sipas disa estimimeve,ne jemi vetem 50% e qenieve njerezore qe praktikojne artin e puthjeve ne bote.

-Ne shume kultura Afrikane evitojne te puthin njeri-tjetrin nga ceshtje supersticioni,sepse mendojne qe shpirti mund te ju ike nga trupi nga nje puthje.
-Pygmees dhe Thongas te Mozambikut vleresojne puthjen si nje akt jo-higjenik.
-Japonezeve ju duket menyra jone e puthjes barbare,kanibale.
-Kinezeve ju duket thjeshte indecente
-Ne groenlande dhe Polynezi disa praktikojne puthjon eskimeze dmth ndeshje me hunde.
-Por kampionet e puthjes romantike dhe barbare gjinden ne Papous dhe Guinea e re :ato ngjyrosin buzet ne te kuqe dhe dhembet ne te zeze.Puthja per ato eshte nje rit,kafshojne partnerin ne buze derisa te nxjerre gjak…(me tej nuk po vazhdoj sepse e konsideroj thjeshte neveritese kur e kujtoj)

Virtutet e puthjeve

Ne aktin e puthjes partneret shkembejne afersisht 40 000 baktere,ato nuk jane te demshme…perkundrazi ato perforcojne sistemin tone imunitar dhe ndihmojne ne parandalimin e carieve.Ato gjithashtu tonifikojne lekuren dhe ndihmojne qarkullimin e gjakut
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Capkenja
« Përgjigjja #11 më: 22-11-2006, 20:36:02 »
Citojeni

Eh lum ata qe puthen tani ne kete nate te ftohte me hene zgerdhihet
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 23-11-2006, 18:02:20 »
Citojeni

Ne Dubai puthja eshte e ndaluar ne ambjente publike.
Ne kete vend u arrestua nje cift sepse u puthen ne nje kafene. Cifti nuk ishte vendas. Djali australian dhe e dashura e tij filipinase.

Keshtu ti capkene mos thuaj....lum ata qe puthen ....zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 24-11-2006, 16:44:29 »
Citojeni

te puthesh po, ama me puthjen nje grimce shpirti le te ike prej teje...
E identifikuar

Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 24-11-2006, 19:46:14 »
Citojeni

Ne Dubai puthja është e ndaluar ne ambjente publike.
Ne këtë vend u arrestua një çift sepse u puthen ne një kafene. Cifti nuk ishte vendas. Djali australian dhe e dashura e tij filipinase.

Kështu ti capkene mos thuaj....lum ata qe puthen ....zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet

Nk jam e sigurt nëse qëndron kjo qe ke thënë....sikur nuk me besohet.....di te them vetëm se

Unë kam qenë vete ne Dubai zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet


Ndreqa citimin.
« Ndryshimi i fundit: 24-11-2006, 19:50:11 nga Syrgjyn » E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |