Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDashuria dhe Seksi (Moderatore: stalion, Mishel)Është OK te martohesh për Lekë?!


Faqe: 1 [2] 3 4 5 6   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Është OK te martohesh për Lekë?!  (E lexuar 4207 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 08-07-2007, 17:24:10 »
Citojeni

Shumë prej nesh e bëjnë këtë gjë ne ditën e sotme: martohen me dike sepse është i/e pasur, sepse ka trashëguar ndonjë pasuri te madhe apo se vjen nga lek i madh.
Këta njerëz bëjnë një gabim të madh.


Kështu ngrihet pyetja: "A Është OK dhe e Pranueshme te martohesh për para apo Lekë?!" [/b]
Ka shumë faktore qe ndikojne ne marrjen e vendimit për te krijuar një lidhje apo për te nisur jetën bashkeshortore. Por paraja nuk duhet te jetë kurresesi faktori kryesor. Është e ditur qe faktori ekonomik është tepër i rëndësishëm ne jetën martesore dhe ekonomia është ajo qe e mban jetën te gjallë,por paraja nuk është ajo qe duhet vleresuar tek një njeri. Ka gjëra qe janë shumë me te rëndësishme se leku. Është zemra,karakteri,morali i njeriut. Gjendja e mirë materiale nuk te siguron gjithmonë një gjendje te mirë shpirtërore.
Një vajzë mund te martohet me një biznesmen për para. Paraja mund ta beje atë biznesmen te pasur materialisht,por kurresesi te pasur shpirterisht. Dhe shumë mirë mund të vijë një ditë qe biznesi te bjere poshtëë apo rrugët e jetës mund te çojnë ne falimentim. Atëherë a do këtë virtyte,cilësi apo vlera morale qe kjo vajzë mund te pëlqejë te ky njeri përveç parase te humbur,me qëllim qe ajo te kaloje një jetë te tërë me te? Shumë njerëz kanë para,por janë bosh brenda vetes.

Është e vërtetë qe një xhep i mbushur plot mund te sjelle shumë komforte dhe facililtete ne jetë,sidomos kur familja zgjerohet dhe fëmijët vijnë ne jetë. Është tepër e rëndësishme për dy prinder qe ti rrisin këta fëmijë midis gjithë te mirave, por siç e ka thënë edhe Smiley është e rëndësishme qe femra te jetë e pavarur ekonomikisht. Është tepër e rëndësishme qe një femër ta këtë siguruar një shkolle,një diplome,një kariere dhe me pas te marrë vendimin për martese. Një femër qe i ka të gjitha këto,por qe gjithashtu ka edhe moralin,do ishte ne gjendje te bënte zgjidhjen e duhur,dhe nuk do ta bënte kurresesi një gabim te tillë... te martohej me një njeri vete për leket e tij. Dhe ne qoftë se një ditë jeta te sjell një fatekeqesi,p.sh. ndarjen apo vdekjen e bashkeshortit,një femër qe i ka të gjitha këto por edhe moralin do ishte ne gjendje qe te ecte ne jetë me kembet e saj...pa e pasur te nevojshme parane e dikujt...sepse përveç te tjerave do kishte karjeren dhe diplomen ne dorë.

Për mendimin tim,pa dashur të ofendoj njeri,vetëm një injorante do martohej me një njeri vetëm sepse ka lek dhe është i pasur.Këto lloj femrash janë ato qe nuk dinë si te ecin me kembet e veta ne jetë,këto lloj femrash janë materialiste ne ekstrem. Këto lloj femrash nuk e kuptojnë se pikërisht ajo para e madhe mund te udheheqe ne sherre dhe keqkuptime,sepse këto lloj femrash nuk e kanë siguruar me pare pershtatjen e karakterit me njeriun me te cilin janë martuar.Pershtatja e karakterit për mendimin tim është tepër importante ne një lidhje, e sidomos ne martese.



He pra, është OK te martohesh me dike për leket qe ka dhe me sillni argumentat dhe kundër-argumentat tuaja çfarëdo qoftë pergjigjia. 
Absolutisht jo,paraja nuk e ble lumturine.


Faleminderit.[/b]
Faleminderit edhe ti Elegance për temën e hapur,e cila vërtetë ja vlen për te diskutuar ne ditet e sotme.  Unë kam folur duke perdorur gjinine femerore si për me kollaj  perqeshje por nuk perjashtohen as meshkujt qe martohen me femra vetëm për lekun e tyre.
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 08-07-2007, 22:32:52 »
Citojeni

Përgjigje fantastike she shumë e mencur o patriotja ime, me poshte.  Perqafim Do i diskutoj me gjatë përgjigjet dhe replikat qe me janë dhënë këtu, një ditë tjetër se për sot me mbaroi pushimi i drekes nga puna. Paçi një te Diele te bukur ne vazhdim, te gjithë! buzeqeshje

E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
xhavo
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 10-08-2007, 12:48:57 »
Citojeni

Leku është njera prej arsyeve te marteses se shum njerëzve shiquar realisht, te dikush me shumë e te kush më pak. Por qe nuk është plotësisht OK!
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Lilishja

Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 10-08-2007, 13:33:14 »
Citojeni

Të martohemi për lek? NUk them qe nuk e bëjn njerëzitë këtë, ka shumë dhe prej atyre qe i njof por mua kjo fare s'me pëlqen. Problem i tyre është!

Mendimi im është kur martohet njeriu për Lekë aty nuk do të këtë kurr dashuri vetëm interes, ndoshta ai/ajo person shtrihet qe te do dhe të gjitha i bën sipas deshires tënde por leku është ne pytje se për dashuri kurr e perjet.
Është një shkatrrim i madh sepse ti po e genjen vete veten së pari po ashtu partnerin tënd.

Do te ju tregoj një histori time:
Një ditë isha me mamin ne shopping, por ditën me pare kisha bleur shumë garderob por edhe atë dit me te bleva sepse kam shumë deshir qe ta vishna bukur te kam gjëra të reja çdo ditë. Po ja bëj mamit kur te vendosi për fejes dua te kqyri me se parti a ka Lekë ai person sepse nuk mundetm ta dua pa pask lek. Vërtetë mami u habit me mua dhe nuk bëri ze, shkum ne shtepi e po hy ne dhom time unë po e ndi mamin duke biseduar me babin për këtë gjë, po me thirr babi e po me pyt është e vërtetë kjo qe thua. Vërtetë te ju them te drejtën me kapen ethet. ja bana oo Babi unë bëra vetëm shaka, nuk besova qe mami e mure kaq me seriozitet këtë tem.
Shyqyr prej Zotit jam ne rregull, jam ne shkoll dhe punoj nuk jam e nvarne nga prindërit e mi e le me kur te martohna e te krijoj familje nuk do të jam e nvarne as nga burri.
Nuk martohna për lekun ne asnjë mënyrë.

Repsket!

E identifikuar
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 10-08-2007, 21:28:03 »
Citojeni

lekët sot... jan vendimtare

t'isha femër e bukur p.sh... do e mersha burin barkderr , t'shemtut ke zoti e plak.

me shum, shum lek kuptohet... që t'ma lej dhe shoferin nga iher n'dispozicion
 
E identifikuar
Mishel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 10-08-2007, 22:52:28 »
Citojeni

Edhe bodyguard.... zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

"Thone të gjitha ndarjet
    si dashurite ngjajne,
       por ndarjet pa bashkime
         moskuptimin qajnë


mishel@zeriyt.com
kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 11-08-2007, 10:27:08 »
Citojeni

Për mendimin tim nuk është fare OK, martesa duhet te jetë fryt i dashurisë për njëri-tjetrin e jo për Lekun.
Me dhimbsen ata persona qe janë rrob i lekut.
E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 11-08-2007, 14:02:13 »
Citojeni

Përshëndetje goca e çuna!
Kam lexuar me kersheri postimet tuaja. Me kanë pëlqyer tej masë ato te Smileyt, Erlehtes dhe Lepurushes Korcare.

Personalisht kurrë s´do të zgjidhja personin e jetës sime për parane qe ka. Paraja qe ai person posedon është gjeja e fundit qe më intereson. Do te merrja edhe një homeless për burrë, ne se ai do të kishte moralin i cili me duket mua i denjë për bashkeshortin tim.
Vij nga një familje pak a shumë e kapur me pare (flas për kohën e socjalizmit ne Shqipëri). Paraja fatkeqësisht s´ka luajtur asnjëherë rol pozitiv ne familjen tonë.
Preferoj një te varfer edhe pa shkolle, i cili është gati qe çdo gjë qe mund te këtë ta ndaje me mua.Zemergjeresia e tij është ajo qe më duhet, qe me hyn ne pune.
Siç është lartpermendur, mund te keshe një bashkeshort qe fiton 100 mijë euro e lart ne vit, dhe mund të jetosh ne një varferi ekstreme.

Ne martesen e pare, kam provuar se kujt i thonë te jeshe e varur nga ana financjare nga bashkeshorti. Nuk e kam zgjedhur pas parase, ishte rastesi qe ai kishte. Me është dashur te shtrija doren për gjene me esencjale, sepse ai e shihte rrogen e tij si TE TIJEN.
Unë qe mbajta femijen katër vjet me rradhë ne shtepi , pastroja, laja, gatuaja, sistemoja, prisja e percillja njerëz dhe merresha me letrat qe na vinin (pa ditur as gjuhën tamam) s´kisha as te drejtë për asisitence se doemos shteti më thoshte me te drejtë: burri fiton goxha rroge!!!

Jetonim ne një fshat te humbur ku autobuzet vinin shumë rrallë dhe s´kish pune fare. Nuk jam dembele, s´i trembem punës.Jam krenare dhe s´dua t´i shtirj doren kurrë askujt.
Me duhej te shkoja te pastroja nëpër shtepijat e te tjerëve nëpër fshatra te tjera një vit te tërë, për te blere bileten për te shkuar tek mami im.
Ish-im shoq nderronte kompjuterat, motorrat dhe makinat si mbreti gratë, se doemos, ishte PARAJA E TIJ.

Kur jam ndare pas pesë vitesh martese me pyeste: Pse po iken?!

Me këtë pjesë me se te vërtetë nga jeta ime private dua t´u them të gjitha atyre vajzave qe genjehen shpesh e shpejt nga leku, qe është zemergjeresia e personit me te cilin ti ndan jetën, ajo qe te bën të kesh a të mos kesh.

Kur e kam njohur te fejuarin tim me te cilin bashkejetoj prej tre vjetësh, ai s´kish as pune dhe as një farelloj plani për jetën e tij profesjonale, ndonëse është pedagog i dipllomuar, me universitet pra.
Pashe intelektin dhe inteligjencen e tij, respektin qe tregon ndaj çdo njeriu, zellin dhe entuziazmin qe tregon ndaj çdo lloj pune qe bën, familjaritetin maksimal , adhurimin ndaj dijës dhe dëshirën për jetën.
Jam unë ajo qe i ka dhënë shtyrje e krahe te beje aplikime për pune dhe çdo gjë eci vaj.
Nuk jemi te pasur nga ana financjare, por ajo qe kemi na del e na mjafton, se edhe po të humbisnim gjithçka materjale, ne mes do të ngeleshin të gjitha ato qe përmenda me sipër dhe shumë e shumë te tjera te cilat s´i përmenda, ose s´kanë c´ju duhet t´i dini;-)))) yyyyyyyyyyyyyy!!!

Pres nga i dashuri qe ai te jetë i zoti i vetes, si dhe te këtë shpatulla t´ja dalë jetës mbane edhe pa mua nesër pasneser po vdiqa, se çdo gjë bën vaki.Ai e di shumë mirë qe edhe unë jam ne gjendje qe çdo gjeje t´i dal përballë vete ne se jeta do të na sillte ndonjë te papritr te hidhur si p.sh. semundje te rëndë apo humbjen e vendit te punës etj.
Ekonomia e dobët, thonë shumë vete, është shkaku për sherr ne shumë familje. Them se s´është kjo gjë, por deficitet jashtezakonisht te medhaja ne edukaten e komunikimit, ne mënyrën se si i parashtrojme shqetësimet dhe problemet tona, se për çdo gjë ka zgjidhje edhe pse secili nga ne ne njërën situate apo tjetrën nuk do ta pranoje ose shikoje.
Njoh një shoqen time e cila vjen nga një familje tej masë e varfer, por ka bërë një jetë te mirë dhe është si ajo edhe tre fëmijët e tjerë, pra motrat e vellezerit e saj njeri i formuar me baza te shendosha.

Tema qe po diskutohet ka një aktualitet te pafund mendoj...

Ju përshëndes!
Emira
E identifikuar
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 11-08-2007, 14:57:59 »
Citojeni

t'kishe pas içik durim me t'parin... mir do kishe qen dhe me të dytin, të tretin e t'katrin... pse jo dhe me mu

po ty t'hajn durët për pun... me çkuptova un.

p.s. 1. n'fakt... un kot flas se s'jam femër, po dreqi e mori sakrifikohet plaçka 1 her n'çdo 2 muaj sepse se gjen gjo.

p.s. 2. kur t'pyti ai Pse po ikën... si ju përgjigje, se s'po e lexoj
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 11-08-2007, 15:48:23 »
Citojeni

2.kjo ka për te ngel gjithmonë SEKRET  për forumin notoro

1. s´ta kuptoj pyetjen, ku do me dalë?
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 11-08-2007, 15:49:48 »
Citojeni

s´do pine te gjithë birre për te mbijetuar o notoro, pranej m´hane duret për pune mu e pastaj pi veren...;-)) ka me shumë stil, jo për gjo;-)))
E identifikuar
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 11-08-2007, 15:55:33 »
Citojeni

si t'dush mi gjoja omël... po meqë na e tregove t'gjith ktë dram, thash mos ke harru me shkrujt atë që t'pyta
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 11-08-2007, 16:56:35 »
Citojeni

Quote: Notoro
"t'kishe pas içik durim me t'parin... mir do kishe qen dhe me të dytin, të tretin e t'katrin... pse jo dhe me mu"

ti dhe unë?
s´bëhet ajo pune o lal, ne s´po merremi vesh me njëri-tjetrin duke shkrujt e jo me duke fol o notoro pershtjellim

po ke t´drejtë ama, kam sukses me meshkujt, me ata qe ma dinë vleren pak a shumë, dhe ky s´është i dyti, ku i dihet, ndoshta i pesembedhjeti
 me vjen turp qesh me te madhe ohohoho
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 11-08-2007, 17:14:26 »
Citojeni

Emira paske një karakter qe i ngjan dikujt qe e njoh mirë, dhe duke marrë për baze atë mund te paramedoj ty, suksese ne jet ...
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 11-08-2007, 17:15:51 »
Citojeni

ke pa ti që t'njit lëkura me robt që s'meren vesht...!!

se fundja fare... s'ësht se duhët me do e mos më fol ''kudo''

gjithsesi,

vdes un për ato femra që s'mbajn mend i ''sati ësht''

kshu t'paktën nisem me bindjen që do m'harroj dhe mu, se e kam shum problem mos më m'harru prandaj

p.s. meqë ra llafi... në ç'cep të globit cicëron ti...?
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |