Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDashuria dhe Seksi (Moderatore: stalion, STAY AWAY!!!!!)Është OK te martohesh për Lekë?!


Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Është OK te martohesh për Lekë?!  (E lexuar 4322 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 05-07-2007, 15:12:58 »
Citojeni

Shumë prej nesh e bëjnë këtë gjë ne ditën e sotme: martohen me dike sepse është i/e pasur, sepse ka trashëguar ndonjë pasuri te madhe apo se vjen nga lek i madh. Kështu ngrihet pyetja: "A Është OK dhe e Pranueshme te martohesh për para apo Lekë?!" Këtë pyetje e kanë ngritur si vete njerëzitë e thjeshtë përfshirë këtu edhe shumë individe qe e kanë konsideruar martesen me dike qe ka Lekë apo edhe janë martuar me/për Lekë. Por këtë pyetje e kanë ngritur e studiuar edhe shumë sociologe e psikologe. Por unë dua te di mendimin tuaj.

He pra, është OK te martohesh me dike për leket qe ka dhe me sillni argumentat dhe kundër-argumentat tuaja çfarëdo qoftë pergjigjia. Le të diskutojmë se bashku. Faleminderit.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 05-07-2007, 17:06:10 »
Citojeni

Është sa Ok dhe jo ok. Ne ditet e sotme duhet ti vesh gjërat mirë ne peshore pasi martesa nuk është vetëm burim dashurie por edhe burim i te mirave materiale. Ne momentin qe dikush vendos te martohet përgjegjësia është shumë e madhe. Fillon të mendosh për atë çka do i ofrosh frutit te dashurisë pra femijes. Sot nuk është e rëndësishme vetëm te sjelles ne jetë një bebe por të kesh mundësi qe kësaj qenie ti ofrosh me shumë se minimalja. Unë jam për martese me Lekë. Por brenda çdo kufiri pasi si leku i tepert si ai i paket te krijojne probleme ne mbarvajtjen e marteses. Nuk jam kurrësesi dakort qe leku te jetë primar ne perzgjedhjen e personit tjetër por një faktor duhet te jetë patjetër. O bo keq për Lekë jo për gjo! zgerdhihet
E identifikuar

Edhe për pak......
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 05-07-2007, 17:19:43 »
Citojeni

O bo keq për Lekë jo për gjo! zgerdhihet

Amin, kështu është! Është bërë keq për Lekë moj cupe, aq keq sa. qesh me te madhe
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Capkenja
« Përgjigjja #3 më: 05-07-2007, 18:09:24 »
Citojeni

Për lek ka qenë me kohe keq..paska se njeriu nuk ngopet asnjë here !


Tani duhet te këtë ca lek se troke fare nuk merret qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar
Lizi
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 06-07-2007, 16:57:26 »
Citojeni

një proverb me duket se thotë :
Kush martohet për para humbet pavarësinë e tij.dhe unë e mbeshtes totalisht këtë mendim .pasi nuk mund te jetohet duke iu "lutur " tjetrit te te japi parat për pazar,për pagesat e ndryshme (energji,qera,ujë ,pushime etj).Pavaresisht se këto pagesa mund te jenë te përbashkëta ,njeri nga palet do të marrë një pozite me te rëndësishme ne vendime te tilla siç janë blerjet si rrjedhoje pala tjetër do të jetë me e nënshtruar .(pra do të këtë peshe me te vogël ne kapitull ,dhe kjo s'është e drejtë)Përgjithësisht janë gratë nën këtë pozite prandaj mendoj se duhet te punojnë te dyja palet.
Paga ndoshta do të jetë e ndryshme por te paktën s'do ti thuhet tjetrit  se unë "te mbaj" ty .(unë paguaj këtë e atë)

Me te mira!
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 06-07-2007, 16:58:42 »
Citojeni

Femrat këto ditë duhet te bëhen te afta vet për t'i krijuar e fituar vet këto te ardhura, sesa te presin për te ndertuar një jetë me dike vetëm se ka Lekë për ato qe te shpenzojne. Mendoj se kjo është shumë e gabuar dhe aspak e drejtë për asnjë pale jo jo e ke gabim.
Nëse ecim me këto plane, domosdo qe meshkujt do t'na shohin ne si hipokrite, siperfaqesore, shfrytezuese (gold digger!).
Dhe ata qe i krijojne (meshkujt, ne këtë rast) nuk i krijojne këto shuma ashtu badjava, por lodhen e sakrifikojne sikurse ne. Po konsideroj njerëz te ndershem ne fitimin e te ardhurave këtu, ok?!
Sigurisht qe çdokush nga ne do të pelqente dike te kamur, pse jo?! Por ai si mashkull s'do të kishte kurrë prioritet mbi një tjetër qe s'është i kamur por mbi të gjitha ka me tepër vlerë si person sesa llogaria e tij bankare.
Unë bëj vet Lekë, imagjinoni një mashkull te martohet me mua vetëm pse kam një pozite te mirë profesionale e se gjeneroj te ardhura mjaft te mira. Kjo me tremb kur mendoj se dikush mund te me doj vetëm për para, mbi të gjitha me nervozon pershtjellim Kam dëshirë e nevojë për dike qe te ndajme gjithçka bashke, sigurisht, por jo për dike qe ta mbaj unë mbi kurriz, e ai te dredh zinxhiret e te harxhoj leket qe unë fitoj me djerse.

Me jetë dhe me Lekë, njeriu kurrë nuk ngopet!
Ndaj mos u bëni tafmaqare te medhenj, po kerkoni te keni jorganin sa t'iu mbuloj "kembet" e jo gjithë shtepine luj syun
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 06-07-2007, 18:43:37 »
Citojeni


Tani duhet te këtë ca lek se troke fare nuk merret qesh me te madhe qesh me te madhe

Ke shumë te drejtë. Troke fare s'mund ta marrësh një njeri, tani le të jemi realiste. P.sh. imagjino veten tënde me një pune dhe shkolle te mirë, me një strehe tek koka, e veshur mirë nga koka tek kembet, do martoheshe me dike qe ishte homeless, pra aqe s'kishte as shtepi as katandi, me një lypsar?! Pergjigjia do të ishte JO. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 06-07-2007, 20:42:23 »
Citojeni

Ke shumë te drejtë. Troke fare s'mund ta marrësh një njeri, tani le të jemi realiste. P.sh. imagjino veten tënde me një pune dhe shkolle te mirë, me një strehe tek koka, e veshur mirë nga koka tek kembet, do martoheshe me dike qe ishte homeless, pra aqe s'kishte as shtepi as katandi, me një lypsar?! Pergjigjia do të ishte JO. buzeqeshje

rrushe, ke hapur vet temën dhe me duket se po i ngaterron gjërat pikepyetje
nuk ke pyetur nëse do të martoheni me një qe është i pashkolle, e humbameno jo jo e ke gabim por ke ngritur pyetjen nëse do të martoheshim për Lekë? Dhe unë këtë e nenkuptoj, nëse do të zgjidhja dike qe ka vetëm Lekë mbi një tjetër qe s'është i kamur, por qe ka një horizont të madh, është i zoti, është i sjellshem dhe mbi të gjitha njeri i ndershem buzeqeshje
Mo na ngaterroni peten me byrekun, he ju lutem luj syun
Nëse tema kthehet drejt kësaj rrugë siç shkoni ju, ath kot qe e keni hap këtë teme... sepse ekziston already një tjetër e ngjashme për këtë.
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 06-07-2007, 20:46:52 »
Citojeni

Edhe me habisni sinqerisht qe flisni kështu, aq me tepër qe jeni femra me shkolle dhe duhet të jeni te zonjat e vetes buzeqeshje
Me te vërtetë paraja sjell komoditet/komfort ne jetë, por a valle e bleni shpirtin, sinqeritetin, besnikerine, dashurinë e një njeriu me to? Ne momentin qe ju shikoni xhepin apo llogarine bankare te dikujt, juve keni kaluar ne plan te dytë gjithçka tjetër qe ka shumë me tepër vlerë se paraja pershtjellim
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Capkenja
« Përgjigjja #9 më: 06-07-2007, 23:02:40 »
Citojeni

Smyle personalisht si kam shtrire doren ne jetën time deri tani një mashkulli..dhe mendoj qe skam për tia shtrire kurrë..ama dhe troke fare nuk merret.Të këtë rrogen e vet tia dal mbane vetes jetës


P.s kjo ndenje e frikes se dikush do martohet me mua për shkak te pozites është dhe tek unë sepse mesatarisht një inxh.merr tek 3 mijë apo 4 mijë euro ne Gjermani jo se janë shumë por prapë bën jetë normale..edhe te kthehem ne Shqipëri prapë një rroge te mirë do ta marr vetëm prej shkolles me dy diploma e plus dhe dy diploma masteri (marr diplome gjermane dhe bullgare në fund ) e jo me për gjuhët qe flas etje etje..d.m.th. mos te zgjatemi shumë prapë duhet pare ky aspekt sepse pa te fare nuk merret ....tregon dhe aftësinë e tij si njeri sa i aftë është ta bëj lekun...unë i kam shumë qejf meshkujt qe janë qener te lekut..qe dinë si ta nxjerrin..
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 07-07-2007, 08:08:36 »
Citojeni

Edhe me habisni sinqerisht qe flisni kështu, aq me tepër qe jeni femra me shkolle dhe duhet të jeni te zonjat e vetes buzeqeshje
Me te vërtetë paraja sjell komoditet/komfort ne jetë, por a valle e bleni shpirtin, sinqeritetin, besnikerine, dashurinë e një njeriu me to? Ne momentin qe ju shikoni xhepin apo llogarine bankare te dikujt, juve keni kaluar ne plan te dytë gjithçka tjetër qe ka shumë me tepër vlerë se paraja pershtjellim

E dashur, ti me ke keqkuptuar krejt. Deri me tani unë akoma s'e kam dhënë mendimin tim rreth temës dhe sa për versionin e shkurter, qe tani po të them qe AS UNE NUK DO TE DOJA TE MARTOHESHA ME DIKE PER LEKE.
Ajo qe kisha shkruajtur unë ishte në lidhje me repliken e Capkenes. E di qe është një rast ekstrem por shembulli im suportonte përgjigjen e saj. Se jemi vajza me shkolle nuk do të thotë qe te pranojmë një rast te tillë kaq ekstrem. Pikërisht se jemi me shkolle dhe troka quhet e papranueshme për mendimin tim. Nejse, unë s'kam kohe te zgjatem tani por një here se shpejti do të jap një mendim te gjatë sesi ndjehem rreth kësaj ceshtjeje.


P.S. Shkurt fare desha te te thosha diçka ama: mua kurren e kurres nuk do të me pelqente te varesha tek dikush financiarisht. S'jam varur asnjëherë deri me sot qe te dua ta provoj nesër te varem tek një mashkull, dhe me natyren e tipin tim diçka e tillë nuk do të shkonte dhe me thënë te drejtën s'do e toleroja dot, s'do me pelqente apo te me pershtatej një jetë e tillë, ASPAK!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 07-07-2007, 20:44:50 »
Citojeni

Smyle personalisht si kam shtrire doren ne jetën time deri tani një mashkulli..dhe mendoj qe skam për tia shtrire kurrë..ama dhe troke fare nuk merret.Të këtë rrogen e vet tia dal mbane vetes jetës


P.s kjo ndenje e frikes se dikush do martohet me mua për shkak te pozites është dhe tek unë sepse mesatarisht një inxh.merr tek 3 mijë apo 4 mijë euro ne Gjermani jo se janë shumë por prapë bën jetë normale..edhe te kthehem ne Shqipëri prapë një rroge te mirë do ta marr vetëm prej shkolles me dy diploma e plus dhe dy diploma masteri (marr diplome gjermane dhe bullgare në fund ) e jo me për gjuhët qe flas etje etje..d.m.th. mos te zgjatemi shumë prapë duhet pare ky aspekt sepse pa te fare nuk merret ....tregon dhe aftësinë e tij si njeri sa i aftë është ta bëj lekun...unë i kam shumë qejf meshkujt qe janë qener te lekut..qe dinë si ta nxjerrin..

Po mi shoqe, po, merre e te rruat -i thonë asaj zgerdhihet
Po nuk arrij ta kuptoj se përse e keni pa veten me çuna qe s'punojnë, apo qe jetojne nën kesulen e mamit apo te babit pikepyetje Unë kujtova se po flisnit se a e donit milioner apo miliarder, se kur te pyet njeriu a e do me Lekë? Rrjedhimisht tjetri/a imagjinon këta tipa, e jo ato qe jetojne me një rroge normale e bëjnë një jetë me te ardhura te konsiderueshme. Këtu qëndronte dhe habia ime buzeqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Capkenja
« Përgjigjja #12 më: 07-07-2007, 20:53:18 »
Citojeni

Po ca milioner..ama mi shoqe ni sia dalim mbane dot me atë qe kemi zgerdhihet

E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 07-07-2007, 21:01:55 »
Citojeni


Pikërisht se jemi me shkolle dhe troka quhet e papranueshme për mendimin tim. Nejse, unë s'kam kohe te zgjatem tani por një herë se shpejti do të jap një mendim te gjatë sesi ndjehem rreth kësaj ceshtjeje.

Sinqerisht, po të ishim ne një tryeze tjetër bashkebisedimi do të kisha drejtuar këtë pyetje:- Kur e more personin qe tani është yt shoq, mos i pe llogarine bankare ne banke e pastaj vendose ta merrje kshu zgerdhihet apo e pe se c'njeri ishte mbi të gjitha, dhe e dije qe ishte i zoti për te krijuar te ardhurat e tija? Mendoj se ka qenë e dyta.
Dhe pikërisht unë këtë kisha ne mendje kur shkruajta me sipër. buzeqeshje

Një histori e shkurter: Një shoqja ime qe jeton ne NY është martuar me një shqiptar, është programues ne një banke dhe fiton afro $100,000 ne vit, dhe ti e di shumë mirë qe për ju atje, kjo shumë vjetore është mjaft e mirë. Tani e dashur, do të me besoje po të te thoja qe ai njeri s'ka kokerr leku ne llogarine e tij (pra është trok-brok)? Sepse sa i futen leket ne banke, i zhduken direkt nga borxhet qe ka... ai është addicted to gambling, luan e humbet nëpër kazino si i marrë. Ja pra, ku ke një njeri qe është i zoti profesionalisht, merr goxha rroge, por është prapë troke ne Lekë luj syun
Unë jam për njeriun qe di ta fitoj lekun por dhe te dij ta menaxhoj atë, lekista ka sa të duash sot (sidomos nga ata qe i fitojne leket pa djerse, ose qe s'ia dinë kimetin), kyci është te gjesh atë qe s'te jep dhimbje mendore e shpirtërore ty buzeqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 07-07-2007, 22:15:37 »
Citojeni

Kurrsesi  nuk do nisesha me idenë qe njeriu e jetës time do e zgjidhja me kriter baze, parane. Ajo vërtetë ka vleren e saj por kurresesi jo me te rendesishmen. Ka te tjera vlera ne jetë qe peshojne me shumë se paraja .  Elementi thelbesor e me një rëndësi super kapitale, elementi deciziv, elementi qe zgjidh diçka, qe ploteson shumë e qe mund te arrij te teren është vetëm MORALI..
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |