Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDashuria dhe Seksi (Moderatore: stalion, Mishel)Disa ide joshëse për të shijuar gëzimet e seksit në natyrë


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Disa ide joshëse për të shijuar gëzimet e seksit në natyrë  (E lexuar 329 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 10-03-2008, 17:13:59 »
Citojeni

Mendoni se seksi është gjëja më natyrale në botë? Nuk gaboheni, por mund të bëni edhe më mirë. Të pasuroheni. Dhe kaloni tek eko-dashuria, siç e kërkon edhe moda e fundit erotiko-ambientaliste. Për një takim dashurie është më mirë t'i drejtoheni kopshtit, të bësh dashuri në natyrë mund të jetë më shumë eksituese sesa mendoni. Dhe, mbi të gjitha është më ngacmuese. Seksi në ajër të pastër është bërë një stil jetese, që po fiton terren gjithnjë e më shumë. Për më tepër, eko-love është romantizëm i pastër, shuhen dritat dhe ndizen qirinjtë apo bëhet dashuri nën dritën e hënës. Dhe mundësitë për të bërë diçka të tillë janë vërtet të pafundme. Mjaft të kujtojmë për shembull ato mijëra kilometra vijë bregdetare që nuk i shfrytëzon askush. E pse të mos përfitosh nga një ditë e ngrohtë për një nga ato takimet kokë më kokë? Mbi njëzetë për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, se e shohin plazhin si vendin më seksi të botës. A ju bën për vete ideja? Do të donit t'i shijonit edhe ju gëzimet e seksit natyror? Ja disa ide joshëse për t'i eksperimentuar.
- Është mbrëmja e duhur? Në momentin fatal mos e ulni ndriçimin, shuajini të gjitha dritat dhe ndizni qirinjtë. Rezultati: Atmosfera bëhet magjike, drita e butë e flakëve bën që të gjithë të duken më të bukur.
- Midhje dhe fruta deti si afrodiziake. Për partnerin do të ishte perfekt një kokteil frutash tropikale. Kurse për femrat do të shkonin perimet e shtrydhura. Gjithashtu do të ishte mirë që darkën tuaj nën dritën e qirinjve ta pluhurosnit me më tepër erëza, piper të kuq, xinxife, kanellë.
- Ndiheni të rënë shpirtërisht dhe pijet energjike ju japin efektin goditës të pesë filxhanëve me kafe? Një lëng frutash të shtrydhura të stinës, mbi të gjitha jo gjenetikisht të modifikuar, është një viagra e përsosur natyrale. Një ngarkesë sheqernash të thjeshtë prodhues endorfine, që të japin eufori dhe që i japin një marsh përpara potencës seksuale. Nëse keni nevojë për një ndihmë edhe ca më të madhe, mund të hani pasdite drithëra dhe fruta të thata, të cilat stimulojnë sekretimin e hormoneve seksuale.
- Para, pas apo gjatë nuk ka rëndësi. Por dushin bëjeni së bashku. Është zbavitëse, seksuale. E për ta bërë më të kënaqshme, mjafton të sapunisni njëri-tjetrin me një banjoshkumë që ka në bazë proteinat natyrore. Kënaqësia është e garantuar.
- Bari i oborrit të shtëpisë të fton t'u jepesh kënaqësive.
- Futjuni gjuajtjes së lëndinave të izoluara, plazheve të shkreta apo pyjeve. Kërkimi i një vendi alternativ për të bërë dashuri në kontakt me natyrën, është një rast i mirë për të thithur ajër të pastër, për të tonifikuar lëkurën, për të zhdukur stresin dhe depresionin. Dhe jo vetëm kaq, forcon lidhjen e çiftit dhe përmirëson humorin.
- Rregullat e eko-dashurisë parashikojnë një marrëdhënie seksuale pa shumë xhingla dhe komplikime. Pra, "mos u sforconi të tregoni një seksualitet që nuk ju përket, duke kopjuar atë që shfaqet në televizion dhe në reklama të ndryshme". Duhet kujtoni se, të jesh natyral do të thotë të përqendrohesh mbi kënaqësinë tënde, përveçse mbi atë të partnerit.
- Prezervativi? Vendosja e prezervativit është një gjest natyror, këtë e bënin edhe romakët e lashtë kur përdornin si prezervativë një pjesë nga zorra e qengjit apo e buallit. Prezervativi plastik është i vetmi përjashtim nga rregulli për përdorimin e gjërave natyrale. Pasi nga seksi i sigurt nuk duhet hequr dorë.

TiranaObserver
E identifikuar

Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 14-03-2008, 23:45:25 »
Citojeni

teme interesante..po me pëlqen qesh me te madhe
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
trimo
IQ


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 21-03-2008, 21:16:42 »
Citojeni

Faliminder shumë për këtë, te pergezoj për këtë teme ja vlen te lexosh!  luj syun
E identifikuar

Mendo 3 here dhe shprehu 1 here.
Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 02-04-2008, 09:57:51 »
Citojeni

Duke ecur ne makine..nejse nejse s'po zgjatem me tej qesh me te madhe
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |