Zeri yt - Forumi ShqiptarTë NdryshmeDashuria dhe Seksi (Moderator: M A X)Cfare eshte renia ne dashuri?
Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Cfare eshte renia ne dashuri?  (E lexuar 4947 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
vleraa
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« më: 16-08-2005, 07:48:36 »

    Nuk ekziston veshtiresi te cilën dashuria e mjaftueshme nuk do ta mposht.

    E nëse mund te duam mjafte, do të jemi te lumtur dhe te fuqishem.
  E KUR E NGATERROJM "TE DASHURUARIT" ME "TE DESHIRUARIT" ATEHERE KJO NUK ESHTE DASHURI ESHTE EGOIZEM.

  Pra, unë mendoj se edhe për te dashuruar na duhet  një masë nuk do të thotë te duam dikend dhe tash te jetë jeta e tij apo asaj varet vetëm nga ne. Megjithatë edhe pse e duam dikend ai/ajo ka të drejtat e veta dhe duhet te lemë të merr fryme lirshem.
   te dashurojm nuk do të thotë se vetëm ne kemi kerkesa,dëshira nevoja, por, edhe ai /ajo qe ne e dashurojme mund te shpreh dëshirat kerkesat dhe nevojat e veta.
    dashuri është te duam,te kuptojme te kuptojme te kuptojm,te jemi te sinqert pa sekrete dhe te besojme qe te na besohet.

 ne këtë botë të gjitha janë relative asgjë nuk ka absolute!!!!
« Ndryshimi i fundit: 21-12-2009, 02:08:43 nga M A X »
E identifikuar
walter
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 24-08-2005, 02:31:54 »

Vleraa.    Qka deshte ne te vertete te thoni me ate qe shkruan ma larte, nuke po ju kuptoj pytje apo pregjigjje.
E identifikuar
ibraim
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 24-08-2005, 06:04:10 »

vlera nese dua te shkruaj dic per dashurine... do e prishja... e ke thene ashtu si duhet dhe me aq sa duhet...

respekt vleraa
E identifikuar

vleraa
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 24-08-2005, 07:06:04 »

Vleraa.    Qka deshte ne te vertete te thoni me ate qe shkruan ma larte, nuke po ju kuptoj pytje apo pregjigjje.
[/qtung Walter
-qellimi im ishte te diskutojm qka eshte dhe qka nuk eshte dashuria. Kam pershtypjen se te ka hutuar pike pyetja ne fund te temes por pikerisht kete po kerkoj mendime per  ate se si duhet te vemi kufijte mes dashuris dhe  diktatures apo xhelozise se shfrenuar te tepruar.Shpresoj te jemi kuptuar.


                             pershendetje!!!!!!!!!!!!
uote]
E identifikuar
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 24-08-2005, 08:04:40 »

Per mua eshte gjethcka e mire qe egziston. Dashuri te jep force, te zgjate jeten etj etj etj................ ....

Ah sa e embel !
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Vicki
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 24-08-2005, 09:06:32 »

Dashuria eshte Lot dhe Lumturi...
Dashuria eshte rruga qe te qon drejt miqesise gjithashtu... miqesia eshte rruga qe te qon drejt dashurise por perseri perfundojme ne shoqeri.
Dashuria eshte nje kompleks ndjenjash ku perfshihen te qeshura dhe lot, gezim dhe hidherim, eshte nje dridhje zemre, nje psheretime e embel...
Ah sa i lumtur eshte njeriu kur dashuron, ajo ndjenje fillestare ai dritherim elektrik, ajo buzeqeshje e pafajshme ata sy plot drite...
Dashuria eshte enderr ajo eshte pagjumesi, dashuria te ben te vuash ajo te lumturon, dashuria ah dashuria lum ai qe e provon.
Dashuria eshte poezi ajo te ben poet, dashuria eshte force jashtetokesore ajo mbetet per jete.....

Respekte!
E identifikuar
vleraa
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 24-08-2005, 09:46:32 »

miqësia e vërtetë vazhdon të rritet, qoftë edhe përtej distancave të mëdha,e njëjta gjë ndodh me dashurinë e vërtetë..
Nuk mund ta bësh dikë që të t'dashurojë.
E tëra që mund të bësh është të jesh dikush që dashuron.
E pjesa tjetër varet nga pala tjetër.

  dashuria eshte  e shenjte,e shtrenjte eshte dashuria ajo qe na e lehteson apo veshtirson jeten.

  Per dashurin ja vlen te sakrifikosh.......

   [color=Red] pershendetje le te kete vetem dashuri ne jetet tuaja [/color]
E identifikuar
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 12-07-2006, 20:48:00 »

Nëse nuk të ka prekur dashuria,je duke ecur nëpër terr.(Platoni)
Dashuria është motiv i jetës ,ajo ka një ndikim të fuqishëm në formimin e personalitetit të njeriut.Asnjë element tjeter në zhvillimin e njeriut nuk është aq me rëndesi për punën dhe suksesin e tij në jetë,sepse në thellesi të natyres njerëzore ekziston deshira e pakundershtuaeshme dhe nevoja për të dashur dhe për të qenë i dashuruar…….

Dashuria është çelsi ,që tek njeriu prek motivet më të bukura ,mendimet ,fuqitë që rrokin edhe më të pamundurën………….

Ajo zhvillon tëk njeriu qellimet dhe respektin ndaj njëri –tjetrit,dëshirë për të kuptuar,deshirën për mirësjellje të përgjithshme…… Mu për këtë,duhet treguar kujdes dhe të përpiqemi t` i kompensojmë.Pra thellimi i ndjenjës së dashurisë –një nga problemet e rëndësishme të jetës së përbashkët.

Kjo është një fakt ,sepse njeriu jeton me dashuri , me atë dashuri që si një pishtarë ndriçon rrugen e jetës ,i ndez zemrat dhe i mbushë me një ndjenje të ngrohtë.

Vetëm ndjenja e dashurisë nuk mjafton ,duhet patjetër që ajo duhet të provohet e të komfirmohet me mjetet e shpresës ,si për shembull,me anë të fjalve dhe bisedave të ngrohta dhe shumë gjeste jetësore si këto.Dashuria ka shumë kushte ,që të ketë një stabilitet,para së gjithash ,duhet të jemi të sinqertë ,larg hipokrizisë ,e pastër nga çdo dyshim ,larg artificializmit.

Ajo duhet të burojë nga thellsia e shpirtit.

Së fundi ,dashuria e siqertë është një ndjenjë fisnike ,që nuk ka moshë .Ajo nuk pret asnjëherë atë që do të takojë dhe nuk njeh asnjë lloj kushti.Femra ,nëpërmjet dashurisë ,mund të kultivojnë në zemrën e një mashkulli ndjenja të mëdha e plot vitalitet.Ajo penetron në zemrën e tij për të zëne vendin që i takon e për të influencuar tek ajo .

Qëndrushmeria e dashurisë do të thotë :-rritje e shpresës ……..,e asaj shprese, që në rrugën e saj ,fshin tronditjen dhe shqetësimin për t'i zëvëndësuar me qetësi dhe siguri.Një dashuri e till do të jetë mbështetje e fuqishme për mbrojtjen e femrës nga zemerimi i mashkullit .Jeta pa dashuri duket bosh , pa dashurin e ketij burimi të pastër e plot ndjenja stabiliteti ,qetësie dhe gezimi.Po e mbyllë me një thënje ,ashtu edhe si e fillova këtë temë ,që ke shumë të flasësh ,por unë mblodha pak nga gjithë ajo shumë që duhet të shkruaja .

Pushkini:TË DASHUROSH , EDHE MË KEQ TË MOS DASHUROSH,POR MË E VËSHTIRË ËSHTË TA GJESH ATË QË DO !


 
 


 


E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
shkenctari nr 1
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 02-09-2006, 01:57:58 »

çka (s') është  DASHURIA ??
-dashuria eshte harmoni ne baza shpirtrore ndermjet bashkshorteve.nders hmeria,sinqeriteti, mirsjellja dhe integriteti personal gjithashtu jane forma te dashuris.
-ndersa ne pergjigjen e dyt them se nje bashkeshortesi qe eshte formuar ne baza te interesit apo per qellim te arritjes se fames individuale mendoj se kjo nuk eshte dashuri kjo eshte mashtrim,genjeshter.
E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 03-09-2006, 17:19:21 »

Libri psikologjik

Rënia në dashuri është një fakt universal dhe në traditën perëndimore është një faktor thelbësor në formimin e çiftit. Eshtë një nga rrënjët spontane të monogamisë. Megjithatë raporti i saj me martesën ndryshon në kohë. Për mijëra vjet martesa ka qenë një marrëveshje midis familjeve, nga ku mendohej se dashuria do të lindte në vazhdim si rrjedhojë e qëndrimit bashkë, e ndihmës së ndërsjelltë dhe lindjes së fëmijëve.

 

Renia ne dashuri te rrit inteligjencen

Rënia në dashuri zhvillon krijimtarinë, inteligjencën, aftësinë për të përballuar problemet konkrete në rritje dhe zhvillim. Eshtë sigurisht e vërtetë që të dashuruarit përpiqen të thellohen fizikisht dhe psiqikisht, siç kanë bërë në fëmijëri. Por nuk janë më fëmijë. Fjala regres duhet përdorur me kujdes. Frojdi e ka futur këtë term për të shpjeguar neurozat dhe psikozat, apo eksperiencat e dhimbshme të sëmura. Ky është një proces që e dobëson aftësinë kritike, që të bën të jetosh në të kaluarën. Përkundrazi, rënia në dashuri është një triumf i gëzimit për të jetuar, krijon një pikënisjeje për të ardhmen, të bën ta dëshirosh këtë të ardhme dhe të motivon që ta projektosh atë. Duke folur për situatën regresive të bllokuar nga neurozat, rënia në dashuri është çlirim, është vetë shërimi.

 

Dashurojme kur jemi te pakenaqur me ate qe kemi

Biem në dashuri kur jemi gati të ndryshojmë, kur jemi gati të lëmë një eksperiencë të kaluar e të konsumuar dhe kemi forcën e gjallë për të bërë një eksplorim të ri, për të ndryshuar jetën. Dhe jemi gati të shfrytëzojmë aftësitë që nuk i kemi përdorur, për të zbuluar botët që nuk i kemi njohur ende, për të realizuar ëndrra dhe dëshira të cilat i kemi shmangur. Biem në dashuri kur jemi thellësisht të pakënaqur me atë që kemi dhe kemi energjinë e brendshme për të filluar një etapë tjetër të ekzistencës sonë. Disa thonë se dashurohemi vazhdimisht, çdo vit. Kjo është e pamundur. I japin emrin e dashurisë shfaqjes së papritur të një tërheqjeje, të një dëshire erotike. Quajnë dashuri një zjarr, një prej atyre tërheqjeve të papritura që janë vetëm shpërthime dhe më tej nuk zhvillohen në një dashuri tamam të vërtetë. Dashuria e vërtetë është ndryshe.

 

Depresioni na pengon të biem në dashuri

Ka periudha kohe në të cilat njeriu nuk është në kushte të bjerë në dashuri. Cilado që të jetë nxitja apo cilido që të jetë mashtrimi. Një rast i tillë paraqitet nga depresioni. I rënë moralisht, personi nuk mund të bjerë në dashuri, sepse shpërthimi jetësor nuk e ka të mjaftueshme dëshirën për jetën dhe mbi të gjitha nuk ka shpresa. Për t'u dashuruar duhet të paktën një shkëndijë shprese, që t'i të mundesh të shpërblehesh. E njëjta gjë ndodh pas vdekjes së një njeriu thellësisht të dashur; gjatë zisë, kur energjia jetësore është përqendruar për të mjekuar plagën e dhimbjes, nuk të hyn asgjë në sy nga bota.

 

Burri i dashuruar shqetësohet për të dashurën që lë

Dashuria është e njëllojtë si për burrin dhe për gruan, si në rini dhe në pleqëri, për homoseksualin dhe heteroseksualin. Por ndjenja e fajit, dilema, është në mënyrë të thellë e ndikuar nga kultura, nga historia dhe nga lloji i moralit me të cilin jemi edukuar. Në përgjithësi gruaja e vlerëson dashurinë si një veprim pozitiv, moral. Morali i traditës së saj i thotë: "Nëse dashuron dikë, shko pas tij". Tek burri përkundrazi dashuria hyn në fushën e kënaqësisë. Morali tradicional i thotë: "Ji besnik ndaj fjalës së dhënë, kujdesu për ata që varen prej teje, mos bëj të vuajnë ata që të duan dhe që kanë mbështetjen tënde". Vetëm rënia në dashuri tek burri prodhon legjitimitetin e pjesshëm të dashurisë. Ajo është si një shpërthim, i cili i përmbys rregullat e moralit të brendshëm. Ai ndjen nga brendësia e shpirtit se ka të drejtë të ndjekë dashurinë e tij. Burri i dashuruar shpesh vazhdon të shqetësohet për të dashurën që lë, ndjen përgjegjësi për vuajtjen e saj. Eshtë e dashura e re që e shtyn ta lërë tjetrën. Zakonisht është gruaja që i thotë se ka të drejtë ta bëjë këtë hap, se e ka detyrë, sepse po të qëndrojë me atë tjetrën duke mos e dashur, nuk mund të bëjë veçse keq.

 

Nuk mund te dashurojme dy veta njeheresh

Nëse një njeri na thotë se ishte dashuruar me dikë, por pastaj papritur u dashurua me një tjetër, duhet të kemi dyshime të forta mbi llojin e dashurisë së parë dhe dyshime po kaq të forta për të dytën. Kur dikush thotë se është i dashuruar me dy veta, në të vërtetë ai dëshiron të thotë dy gjëra të tjera: psh se e do shumë njërën, por është i dashuruar me një tjetër. Të biesh në dashuri do të thotë të zgjedhësh dikë ndërmjet gjithë të tjerëve, të jetosh në mënyrë të veçantë, të pandryshueshme me atë, me të cilin askush tjetër nuk mund të krahasohet. Që të ekzistojë dashuria e vërtetë, për këtë duhet një gjendje shqetësimi dhe vuajtje e pranishme, akumulimi dalëngadalë i një tensioni, shumë energji jetësore dhe më në fund një faktor shpërthyes, një nxitje e mjaftueshme që përputhet me dëshirat. Dashuria e vërtetë paraprihet nga një krizë e marrëdhënieve ekzistuese, nga bindja se deri tani ka gabuar, nga ndjenja e joreales, të mosidentifikimit, dhe në të njëjtën kohë nga thirrja e fortë nostalgjike për një jetë më të vërtetë, më intensive dhe reale.

 

E duam me shume dashurine, kur e humbasim

Shpesh ne bindemi se një person është i domosdoshëm, vetëm kur rrezikojmë ta humbim, kur largohet nga ne ose kur një fuqi negative, si sëmundja, egërsia ose vdekja na e largon. Në humbje ne bindemi se e dashurojmë dikë, që në të vërtetë e kemi dashur më parë. Humbja është një lloj ripohimi mizor dhe dramatik i asaj që tashmë ishte ditur më parë. Në të vërtetë përvoja e humbjes nuk na nxjerr vetëm një dashuri të pamohueshme. Ajo na shton diçka, na bën të kujtojmë më thellësisht rëndësinë për objektin. Na lidh akoma më shumë me gjënë e dashur. Për rrjedhojë, lidhja e dashurisë forcohet duke përshkuar një ndodhi të përvojës së humbjes. Megjithatë, humbja nuk kufizohet vetëm të na shpalosë një dashuri që ka qenë e pranishme, por ajo ndihmon edhe ta krijojë atë.

Francesko Albironi
E identifikuar

Capkenja
« Përgjigju #10 më: 03-11-2006, 21:03:01 »

Te biesh ne dashuri do te thote ti hapesh bela vetes !
E identifikuar
Gjumashi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #11 më: 20-12-2009, 03:15:26 »

Eshte nje lloje sikur te biesh nga shkallet, dhe varet cfare lendon!
E identifikuar

Gjumashi@zeriyt.com
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 20-12-2009, 22:39:04 »

Une e konsideroj si gjene me te bukur qe mund ti ndodh zemres se njeriut ne jete.. buzeqeshje
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
Jems1
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 22-12-2009, 17:51:14 »

Pajtohem edhe une me ty luj syun
E identifikuar

Do all things with love.
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 22-12-2009, 20:43:56 »

Te biesh ne dashuri do te thote ti hapesh bela vetes !

po qe e ke mire ti??  zgerdhihet
capkenee Perqafim
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • A i keni thene ndonjerit te dua ne internet?
  • Dot PO!
  • 114 (57%)
  • -
  • Dot JO!
  • 84 (42%)
  • -
  • Numri total i votave: 185
  • Shiko temen