Forumi ShqiptarTë NdryshmeDashuria dhe Seksi (Moderator: M A X)Bente seks ne plazh, arrestohet Anglezja ne Dubai
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Bente seks ne plazh, arrestohet Anglezja ne Dubai  (E lexuar 3029 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 10-07-2008, 17:09:39 »
Citoje

Një menaxhere londineze qe punonte ne Dubai është arrestuar ne një plazh te njohur, pasi një polic zbuloi se po bënte seks me një person. Gazetat britanike thonë se vajza 30 vjeçare rrezikon 6 vjet burg për shkak se marredhenia ishte jashtemartesore, për gjendje te dehur ne publik dhe rezistence ndaj forcave te policise. Seksi ne vende publike është krim i rëndë ne Dubai, ashtu si edhe përdorimi i alkoolit. Akuza me e rëndë megjithatë, është ajo e marredhenieve seksuale jashtë martese.

Top-Channel
E identifikuar

♥BaBy♥
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 10-07-2008, 17:41:46 »
Citoje

Eehh edhe kjo nuk paska duru hic,,,pse te denohet?,,kete nuk e kuptoj une,,,e ben e ben per vete ajo,,jo per Dubain,,,ndoshta ka ligjet e Dubait ndryshojne por ketu edhe ben gjtihe diten nuk te thote kush gje,,,,enjoy life,,,,
E identifikuar

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre.
chekevara
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 11-07-2008, 02:36:37 »
Citoje

Ligjin e ben Maliqi.... zgerdhihet
E identifikuar

njeriu tere kohen duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
PяσgяєS
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 11-07-2008, 09:40:52 »
Citoje

rrezik si ka pelqyer policit anglezja dhe e ka arrestuar luj syun
E identifikuar

All Eyez On Me
Emira
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 11-07-2008, 10:01:17 »
Citoje

Lajm interesant...po ai "personi" me te cilin po jepte e po merrte kjo  zgerdhihet a do denohet me burg? hmmmmm
E identifikuar

Do pime nje kafe?
chekevara
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 11-07-2008, 10:41:52 »
Citoje

Lajm interesant...po ai "personi" me te cilin po jepte e po merrte kjo  zgerdhihet a do denohet me burg? hmmmmm
Ncuk zgerdhihet
E identifikuar

njeriu tere kohen duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 15-07-2008, 20:05:03 »
Citoje

Paska qene ne gjendje te dehur qyqja  perqeshje
E identifikuar

Du bist so süß wie Baileys, so warm wie Cognac, so besonders wie Champagner, so vielfältig wie Cocktails, so exotisch wie Malibu, DU haust mich um wie Tequilla!

Luaj Lojra Online
Dallga
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 19-07-2008, 15:29:22 »
Citoje

Thua te komentoj.....jo jo, me mire jo......ah ne djall vafte se sme rrihet pa e thene nje fjale. Keto Anglezkat:

1. jane mesuar qe gjithekund ku shkojne t'ju bejne 'temenar'. - Nje fjale e vjeter kjo, shpresoj qe te pakten disa nga ju ta kuptoni.
2. harrojne qe duhen respektuar traditat kulturore dhe menyra e jeteses ne vendet ku shkojne. Nuk duhet te paramendojne c'do vend si Anglia.

Dhe mendimi im personal mbi kte teme Ah sa mire ia paskan bere  zgerdhihet
E identifikuar
♥BaBy♥
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 30-04-2009, 15:10:07 »
Citoje

Ja se keto Anglezet po lene nam

Nje grua angleze 48-vjecare, Caroline Cartwright, ka perfunduar ne burg, pasi kishte injoruar nje urdher, qe nuk e lejonte te bente zhurme gjate raporteve seksuale me bashkeshortin.
Fqinjet e saj ishin ankuar disa here tek autoritetet se shtrati i ciftit perplasej me zhurme pas murit, ndersa degjoheshin edhe zhurma te padurueshme. Qe prej 17 prillit, Caterine ishte urdheruar te ishte e qete gjate kohes qe kryente marredhenie me te shoqin. Por tre here brenda 10 diteve gruaja ka shqetesuar fqinjet, madje ne oret e para te mengjesit.

Policia konstatoi se ishte thyer urdheri dhe arrestoi gruan, qe do te qendroje pas hekurave deri me 5 maj. Me pas ajo do te dale ne gjyq ne Sunderland. Fqinjet kane treguar se kjo gjendje zgjaste qe prej dy vjetesh. Pas ankesave autoritetet vendosen pajisje regjistrimi ne apartamentin ngjitur me ate te ciftit.

Ne 23 regjistrimet qe u degjuan ne gjykate, perplasjet dhe pasthirrmat ishin qartesisht te degjueshme.
E identifikuar

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre.
ritt.
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 05-07-2009, 14:46:36 »
Citoje

Po i tregoj disa gjera :

1. per ata qe s'kuptojne qka eshte temenar...

Temenar eshte ne vendin tim (Kosove , Prizren ) i thojme kur nusja merr temena per burrin , nenene, familjart ...

Do te thot si ti sherbeje ...

2. Anglezkat jane te mira shum per me i pa nga pammja fizike por ne mendje jane plotesisht bosh zgerdhihet

3.Qka me vjen keq per gjithe kete ... fqinjet e anglezes zgerdhihet qe i ka hyre skesi edhe me shume ne qejf dhe kane ndenjur gati gjithe diten duke u ...
E identifikuar

S'kom nevoj per kompliment e di qe jam talent buzeqeshje...

Respect from ritt.
♥BaBy♥
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 05-07-2009, 18:00:53 »
Citoje


2. Anglezkat jane te mira shum per me i pa nga pammja fizike por ne mendje jane plotesisht bosh

Nderrojau vendet fjaleve pak....nuk jane dhe AQ te mira ne pamje..ka shume pak qe te kenaqin persa i perket pamjes se jashtme.. por te pa ditura nuk mund te thuash qe jane..

Ndoshta po i ngaterron me Mimozen e Big Brother ajo i pershtatet fjalise tende pike e presje..
E identifikuar

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre.
ritt.
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 05-07-2009, 19:02:50 »
Citoje

nuk e di as kush i pershtatet tjeter perveq anglezkave zgerdhihet

qiky osht mendimi jem per anglezet buzeqeshje
E identifikuar

S'kom nevoj per kompliment e di qe jam talent buzeqeshje...

Respect from ritt.
Jetonii
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 05-07-2009, 19:35:14 »
Citoje

ehh po po....nuk e di se cfar te them....nuk edukohet njeriu me arrestime.... nuk ke se cfar ti bësh...ajo s`ka turp ti nese mendon ta denosh athere per cfar me denu se ka bere seks, eshte e padrejt sepse ajo vetem ka plotesuar nje nevoje biologjike....edhe pse vendin dhe menyren se si ka plotesu ate nevoj nuk pershtatet, perkon me ne si qenie njerzore te pajisura me arsye..!
E identifikuar

"Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë. Por të hidhëroheni në personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur, në mënyrë të duhur – kjo nuk është e lehtë" Aristoteli
Faqe: [1]   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Cilen genjeshter ia thoni te dashures me shume?
  • Dot Nuk je aspak e shendoshe, dukesh fantastike me kete veshje.
  • 5 (14%)
  • -
  • Dot Spo me zinte gjumi mbreme duke menduar per ty.
  • 9 (26%)
  • -
  • Dot Asnje skam dashur me pare sa te dua ty.
  • 7 (20%)
  • -
  • Dot Edhe une sapo te merrja ne telefon.
  • 13 (38%)
  • -
  • Numri total i votave: 33
  • Shiko temen

* Sponsor