Komuniteti ShqiptarTë NdryshmeDashuria dhe Seksi (Moderator: M A X)25 fakte magjepsëse për dashurinë
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: 25 fakte magjepsëse për dashurinë  (E lexuar 2927 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« më: 11-05-2008, 14:14:24 »

Dashuria është një gjë shumë e bukur... por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë.


1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shance për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 24-09-2008, 22:12:36 »

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Të një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës


Tani m´u desh te qeshja shume!!!

Nje goce te puna ime ka rene ne dashuri me nje nga koleget. Ishte shume keq dy javet e para dhe shkoi dy here tek mjeku qe e kemi aty ne pune. Ky e vizitoi dhe i tha:

Po pse paske ardhur moj xhane?- Po ja, sikur po me bie te fiket.- ja ktheu ajo.

Tensionin e gjakut e ke top fare, po nuk po e kuptoj pse e paske pulsin kaq te larte!!95 rrahje zemre ne minute!!...-e pyeti mjeku...

Eh ta dinte ai se ajo kish rene brenda  qesh me te madhe qesh me te madhe habitem fare
E identifikuar

Do pime nje kafe?
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 24-09-2008, 22:14:49 »

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

T jete e vertete thoni? hmmmmm Qeka bo shkence dashnia mer jahu  zgerdhihet po edhe e besoj faktikisht...
E identifikuar

Do pime nje kafe?
* ~ Xha Milo ~ *
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 204



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 24-09-2008, 22:21:24 »

Ahhh i ziu une qe smesova pak matematike, prandaj kam ngel nyl ne shkenca dashnish.
E identifikuar
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 05-11-2008, 10:27:04 »

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

T jetë e vërtetë thoni? hmmmmm Qeka bo shkencë dashnia mer jahu  zgerdhihet po edhe e besoj faktikisht...

Tani e besoj me te vertete 100 %. E kam me fakte...

Pikerisht...pjeset e trurit qe aktivizohen kur ne jemi te gezuar vazhdojne te mebeten aktive...qe i marrsha te ligat shkences...jo per gje...

Keshilla ime goca&cuna...putheni dike qe e adhuroni aq marrezisht vetem nje here, por putheni sikur te ish hera e fundit qe po dashuroni ne jete...dhe pas disa kohesh (durim!!) do ta shihni efektin...
zgerdhihet i/e mire
E identifikuar

Do pime nje kafe?
ritt.
Zemer thyesi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 30



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 05-07-2009, 21:40:02 »

Emira pergjigja e fundit prej teje me pelqen zgerdhihet eshte e sakte por ...

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks. 

Kjo eshte e vertete me fakte te shumta , perveq mjekres edhe qimet nder sqetulla , ne kembe dhe duar zgerdhihet ( Te mashkujt . ndryshimet ndodhin me se shumti 13-15 vjet ) ...
E identifikuar

S'kom nevoj per kompliment e di qe jam talent buzeqeshje...

Respect from ritt.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Cila eshe me e rendesishme dashuria apo paraja?
  • Dot DASHURIA
  • 44 (68%)
  • -
  • Dot PARAJA.
  • 20 (31%)
  • -
  • Numri total i votave: 60
  • Shiko temen

* Sponsor