Pulsi është për matjen e goditjeve ritmike (rrahjeve) të zemrës, të cilat më së miri mund të ndjehen kur me gisht lehtë i shtypni arteriet mbi shuplakën e dorës.
Pulsi, respektivisht rrahja e zemrës, varet nga mosha. Një fëmijë i shëndoshë 10-vjeç, ka puls nga 85 deri në 90 rrahje në minutë, ndërsa njeriu i rritur nga 75 deri në 95 të rrahura në minutë.

Zemra e të sëmurit që ka grip, mund të rrahë më shpesh dhe mund të arrijë deri në 150 rrahje në minutë. Pulsi i dobët, i ndërprerë, i ngadalshëm apo i shpejtuar, është një shenjë për mjekët, përmes të cilës e vlerësojnë gjendjen e të sëmurit.