Zeri i Krishtere - Forumi Kristian ShqiptarKrishterimi - Christianity Kisha katolike (Moderator: Ami)Çfare është LUTJA?. Disa lutje themelore katolike.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Çfare është LUTJA?. Disa lutje themelore katolike.  (E lexuar 6268 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« më: 06-11-2007, 20:36:10 »

Lutja ose urata eshte te cuarit e mendjes dhe zemres kah Zoti. Lutja eshte bisede me Zotin. Kur themi lutje, ne bisedojme me Zotin sikur me Atin tone.
Cdo i krishtere eshte i detyruar te lutet, sepse kete na e ka porositur vete Jezu Krishti.

Ne duhet lutemi ose te themi urate:

- ne mengjes, kur te zgjohemi prej gjumi;
- para dhe pas buke;
- para dhe pas pune;
- kur te nisemi per rruge;
- nder nevoja tona;
- nder tundime;
- para se te bijme ne shtrat;
- gjate meshes etj.

Lutja me e mira eshte kur ne te gjithe se bashku, si femije te Zotit: si vellezer dhe motra e levdojme Zotin me mendje, me zemer dhe me zerin tone, duke percjelle me vemendje e pershpirteri lutjet dhe fjalen e Zotit, si dhe duke kenduar kenge te pershpirtshme, te cilat i ka caktuar Kisha.
E identifikuar

Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 06-11-2007, 20:38:10 »

Disa mendime nga Shen Ndou i Padoves mbi lutjen:

Lutja eshte falenderim. Kjo do te thote: Ne shohim qe cdo e mire vjen prej Zotit, dhe per kete atij ia kushtojme veprat tona. Atehere krejt jeta jone behet lutje.
Zoti u deftohet atyre qe jetojne ne paqe dhe ne pervujtni te zemres.
Uji i turbullt dhe levizes nuk e pasqyron fytyren e atij qe rri buze lumit. Nese deshiron qe fytyra e Krishtit te jete e dukshme ne fytyren tende, dhe keshtu te jesh i krishtere i vertete, atehere perqendrohu ne heshtje dhe mbylli dyert e shpirtit tend para zhurmes se gjerave nga jashte.
Nese Zoti deshiron t'i flase dikujt dhe ta permbushe me dashuri te vet, atehere e terheq ate nga zelli per pune tokesore ne vetmi. Ai ia afron veshin atij qe hesht dhe keshtu ia tregon fshehtesite e veta...
E identifikuar

Ami
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 06-11-2007, 20:42:49 »

Lutjet Themelore për Katoliket

Shenja e kryqit: (Para çdo urate bëjmë kryq)
Në emër të Atit e të Birit
e të Shpirtit Shenjt. Amen.
 
Ati ynë, qe je ne qiell, u shenjterofte emri yt,
ardhte Mbreteria jote, u befte vullnesa jote:
si ne qiell, ashtu ne toke!
- Buken tonë te përditshme na e jep sot.
Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtoret tanë.
E mos na ler te biem ne tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

Të Falemi Mari, hirplote, Zoti me Ty!
E bekuar je mbi të gjitha gratë,
e i bekuar fryti i barkut tënd, Jezus!
- Shenjta Mari, Nëna e Tenzot,
lutu për ne mekataret,
tash e ne fill te vdekjes sone. Amen.

Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!- Si ka qenë ne fillim, ashtu tash
e pergjithmone e jetës. Amen.

Lutja për te vdekur

Jepua, o Zot, pushimin e pasosur!
- E u ndrite drita e pambaruar!
Pushofshin ne paqe!
- Ashtu qoftë!

O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpeto prej flakes se ferrit, e coji ne qiell te gjithë shpirtrat, por sidomos ata, qe kanë me shumë nevojë për meshiren tënde.

Puna e pendimit

O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër
për të gjitha mëkatet qe i kam bërë:
se kam bjerre parrizin, kam merituar ferrin.
Por me fort po më vjen keq se te kam fyer Ty,
o e Mira e pambaruar,
qe kaq fort me ke dashur.
Meshire, o Zot! Më fal, o Zot!
Po të jap fjalën, me ndihmën tënde,
se s'do të fyej me kurrë.
Amen.

BESOJ NE HYJIN,
Atin e gjithpushtetshem,
Krijuesin e qiellit e te tokes.
E ne Jezu Krishtin,
Birin e tij një te vetmin, Zotin tonë,
i cili u zu për virtyt te Shpirtit Shenjt.
U lind prej Virgjres Mari.
Pesoi mundimet nën Poncin Pilat.
U vua ne kryq, vdiq e u varros.
Zbriti mbi ferr.
Të tretën ditë u ngjall se vdekuri.
U ngrit ne qiell.
Rri ne anë te djathte te Tenzot,
Atit te gjithpushtetshem.
Andej do të vijë
për te gjykuar te gjallet e te vdekurit.
Besoj ne Shpirtin Shenjt,
Kishen e shenjtë Katolike,
shoqërinë e shenjterve,
faljen e mëkateve,
ngjalljen e te vdekurve
dhe jetën e pasosur. Amen.

Lutja e mengjesit
O Zoti im, po të falenderoj sepse me ke ruajtur sonte. Po të jap fjalën se sot, me ndihmë tënde, nuk do të fyej me asnjë mëkat. Gjithçka te bëj e gjithçka te vuaj ne këtë ditë - dua te bëj dhe te vuaj për dashuri tënde e si është qëllimi i Zemres se Jezu Krishtit, qe bëhet fli për ne nè Meshen e shenjtë.
O Zot i gjithpushtetshem, qe na e dhe fatin te presim këtë ditë, na ruaj me pushtetin tënd, qe sot mos te biem ne asnjë mëkat, por le të te rrjedhin fjalët tona e le të drejtohen mendimet dhe veprat tona për te kryer gjithhere drejtesine tënde. Neper Krishtin, Zotin tonë. Amen.

Lutja e mbrëmjes

Zoti i gjithpushtetshem dhe i meshirshem na dhashte një nate te qete dhe një mbarim te mirë!
Eja, po të lutemi, o Zot, ne këtë banesen tonë e deboji të gjitha pritat e armikut. Engjejt e shenjtë te tu le të banojne ne te dhe te na ruajnë ne paqe! E bekimi yt qoftë gjithmonë me ne. Neper Krishtin, Zotin tonë. Amen.

Lutja Engjëllit Rojës

O Engjël i Zotit, që je rojtari im,
pasi Zoti ynë, për mëshirë të vet,
më ka lënë në rojë tënde,
ti sot më shndrit, më mbaj,
më ruaj e më sundo. Amen.

Të falemi, Mbretëresha,
Nëna e mëshirës,
jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë,
të falemi!
Ty të thërrasim ne të shkretët,
të bijtë e Evës, që po fshajmë,
po gjëmojmë e po qajmë
në këtë shekull plot me lotë.
Deh, pra, pajtorja jonë,
ata sy të mëshirshëm të tu
silli drejt nesh!
E Jezusin, të bekuarin,
frytin e barkut tënd,
ne mbas kësaj shkretie
na e kallxo.
O e dhimbshmja, o e buta,
o e ëmbla Virgjëra Mari!
Amen.

E identifikuar

Vjollca Hyseni
« Përgjigju #3 më: 24-12-2007, 18:25:26 »

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  

Anketa
  • Çfarë besimi fetar keni?
  • Dot Musliman
  • 101 (71%)
  • -
  • Dot Katolik
  • 14 (9%)
  • -
  • Dot Ortodoks
  • 7 (4%)
  • -
  • Dot Protestan
  • 3 (2%)
  • -
  • Dot Agnostik
  • 6 (4%)
  • -
  • Dot Ateist
  • 8 (5%)
  • -
  • Dot Budist
  • 3 (2%)
  • -
  • Numri total i votave: 135
  • Shiko temen