Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Bursat per studentet Shqiptar ne USA
Faqe: 1 2 [3]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Bursat per studentet Shqiptar ne USA  (E lexuar 14371 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ivymaster
Shiko profilin
« Përgjigju #30 më: 10-10-2005, 13:55:48 »

Edhe une e kisha vene non-citizen dhe marr gjithe ato bursa me e-mail po problemi eshte se gati te gjitha jane per citizens. Duket sikur nuk i filtrojne hic.

Fastweb me duket me shume si agjenci reklamimi. Ajo www.iie.org eshte nje shoqeri jo-fitimprurese dhe mendoj se nese ka ndonje burse atehere www.iie.org eshte me e besueshme por prape, per Shqiperine nuk ka shume bursa per te mos thene asnje. Nuk ka bursa nga shteti dhe nuk ka bursa nga privati. Keto jane dy opsionet.

Bursat kerkojini nga shkollat. Problemi eshte se duhet te dish se cilat shkolla mund te te japin burse. Me lart une e postova nje liste qe e kam nxjerre per vete kur aplikova. Po ti kontrolloni ato shkolla mund te gjeni nje qe u pershtatet dhe me nivel te ngjashem me nivelin tuaj si aplikant/e. Nuk eshte e thene se duhet te vini te gjithe neper IVY. Ka shume shkolla tjera qe japin bursa pervec IVY've edhe pse IVY't jane me te njohurat.
E identifikuar
NuKeDi
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 10-10-2005, 14:41:52 »

Tungjatjeta juve dhe faleminderit shume per kohen.

Mua nuk e di si do te me ecen punet porse e kam problem sepse nuk e di sa jam e pregatitur edhe cka duhet te mesoj ne te ardhmen.

Kam bere nje test ne 'reading' edhe nga 12 pyetje qe ishin une kisha vetem 7 korrekt. Nuk i dhash edhe aq shume rendesi sepse ishte vetem nje testim i vetevetes por tani jam paksa me  inati.

E identifikuar

You'll always miss 100% of the shots you don't take
//.Alan.\\
Shiko profilin
« Përgjigju #32 më: 10-10-2005, 16:44:37 »

 
Tungjatjeta juve dhe faleminderit shume per kohen.

Mua nuk e di si do te me ecen punet porse e kam problem sepse nuk e di sa jam e pregatitur edhe cka duhet te mesoj ne te ardhmen.

Kam bere nje test ne 'reading' edhe nga 12 pyetje qe ishin une kisha vetem 7 korrekt. Nuk i dhash edhe aq shume rendesi sepse ishte vetem nje testim i vetevetes por tani jam paksa me inati.



Lexova edhe ca postime qe kishe bere me lart dhe e shoh qe paske vrull per ne USA. Mos e ul ritmin vetem se ne 12 pytje bere 7 correct. Nuk do te thote asgje ajo. Per toefl-in paske kohe edhe nje muaj. Bej sa me shume praktike me testimet te toefli dhe po munde gjej ate librin "Kaplan" sepse mua me ka ndihmuar vertete shume dhe vetem ne nje muaj e rrita nivelin ne 120 pike me shume. Per SAT-in do thoja qe eshte shume i veshtire dhe mua per vete nuk me eshte dashur shume per tu pranuar por ama eshte gjithmone nje plus pavarsisht se si del. Je international student dhe jep nje provim amerikan pa qene fare ne amerike... sigurisht qe do e vleresojne.
Megjithate ti a e ke vendosur per ndonje universitet ne vecanti apo je akoma kshu pa objektiv? Zgjidh njerin (sa me te lire e te mire te jete e mundur dmth aq sa ke mundesi ti) apliko aty (ne fakt mire eshte qe te aplikosh te disa universitete njeheresh) dhe rriju nga mbrapa dmth merri ne tel. shkruaji email dhe pyeti vazhdimisht ca behet me letrat e tua qe te dukesh aktive dhe e vendosur. Per bursa nuk e di mire... mua me ka mjaftuar vetem rezultatet e mira qe kam pasur ne shkolle dhe toefl-i. Universitete te ndryshme kane standarte te ndryshme.
Edhe dicka tjeter... perqendrohu te ato universitete qe ka pak shqiptare ose qe nuk ka fare (po gjete) se keta i japin shume prioritet diversitetit kulturor.
Mbi te gjitha mos harro qe te kesh besim te vetja dhe ta bindesh veten qe je per ketej sepse edhe nqs do te duhet te punosh shume as ka per ta ndier fare pasi e di qe po punon per dicka qe ke dashur gjithmone.

Gurly te uroj fat dhe mos  e merr me  inati
Puna eshte sa te vish e te shikosh se si funsionojne gjerat se pastaj do jete me e lehte, dhe keta jane njerez te gatshem per te ndihmuar.   luj syun  peace
E identifikuar

pfff....
HunterX
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #33 më: 15-10-2005, 08:47:01 »

pershendetje juve ALAN dhe te gjith tjerve!

Pash se kishe permendur librin Kaplan dhe desha te pyes se cfare ka ne te,,,ky libri a tregon formen se si te behesh me i mire ne test apo eshte sikur libri TOEFL made by ETS.Une kam nje liber prej te cilit mesoj quhet: BARRON'S,. How to Prepare for the TOEFL test,,,dhe me duket se eshte helpful,,,ne qofte se KAPLAN ka diqka e cila me ndihmon me shume atehere ma shkruaj emrin e librit por veshtir se mund ta gjej ne Prishtine, edhe une kam 1 muaj te pergatitem,heren e fundit kisha 487 pike por me duhen ca pike ma shume qe te kem mundesi te pranohem ne universitet.
E identifikuar

....Hunt as much as you can....
NuKeDi
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #34 më: 15-10-2005, 13:17:36 »

Tungjatjeta te gjithve, Alan faleminderit per kurajon

Keto dite duket hulumtuar neper internet kam gjetur nje faqe qe kishte lloje te ndryshme te testeve http://eleaston.com/tye.html, ndoshta Kafegjia finds it useful. Nuk ishin edhe shume te veshtira testet por sido qe te jete eshte mire ta testojme veten dhe te shohim se ku jemi.
Kam bere nje test nga nje faqe edufind.com edhe aty nga 80 pyetje kisha 72 korrekt.
Ja edhe rezultatet e nje testi tjeter qe kam bere. Nga ketu shihet se une kam nevoj te permiresohem ne reading edhe per ate jam shume e brengosur edhe kam nevoj ta zgjeroj fjalorin.



E identifikuar

You'll always miss 100% of the shots you don't take
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #35 më: 05-11-2005, 17:00:58 »

Bursa për studime pasuniversitare në SHBA, për vitin akademik 2006-2007

Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar ka kënaqesinë që ta shpallë konkursin për Fondin Kosovar Amerikan për Shkollim, program për studime pasuniversitare në SHBA, për vitin akademik 2006-2007.

Fondi Kosovar Amerikan për Shkollim (KAEF) ndan bursa për studime në nivelin e magjistraturës në Shtetet e Bashkuara. Programi synon që ta ndihmojë zhvillimin afatgjatë të Kosovës duke ua bërë të mundur individëve të kualifikuar të specializohen në fushat, të cilat do ta çojnë përpara zhvillimin ekonomik dhe investimet në Kosovë. Fushat e studimit përfshijnë

    *

      Administrimin e Biznesit,
    *

      Ekonominë,
    *

      Menaxhimin dhe Politikat e Mjedisit,
    *

      Marrëdhëniet Ndërkombëtare,
    *

      Gazetarinë dhe Komunikimin në Masë,
    *

      Drejtësinë,
    *

      Administrimin Publik dhe
    *

      Shëndetësinë Publike.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë ata kandidatë të cilët:

    *

      Janë banorë të Kosovës të cilësdo qoftë prejardhjeje etnike, moshe apo gjinie.
    *

      Janë të përgatitur për t'i vijuar studimet pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara.
    *

      Janë të gatshëm për t'u kthyer në Kosovë pas perfundimit të programit.
    *

      E posedojnë diplomën e universitetit para fillimit të studimeve në SHBA.
    *

      Kanë përvojë të duhur të punës.
    *

      E zotërojnë gjuhën angleze të folur dhe të shkruar.

Konkurrimi për bursë është i hapur dhe në bazë të meritës. Aplikacionin mund ta gjeni në: www.kaef-online.org.


Për informata më të hollësishme kontaktoni me Zyrën e Këshillit Amerikan në:

info@kaef-online.org, bucinca@kaef-online.org ose 038 222 570.
E identifikuar

ALBANIAN SON
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #36 më: 11-12-2005, 21:46:14 »

Une vet jam me burse te plote ne nji nga ato 5 kolegjet me prestigjoze te Amerikes sipas asaj renditjes. Ato universitete nuk kane nevoje per ndihme nga shteti. Ato kane te ardhura me te larta se Shqiperia vet. Universiteti im psh ka nje buxhet prej $100000 per student. Kjo eshte sa trefishi i GDP se SHBA-se dhe sa 40-fishi i GDP se Shqiperise...jo keq apo jo per nji universitet.

Tashi puna eshte se nuk futen te gjithe ne nji nga universitete me prestigjoze te amerikes. Ketu ke te drejte. Universtitet qe japin bursa te plota bazuar ne nevojen financiare jane pak dhe renditen shume lart.

Gjithashtu ju keshilloj te shikoni ate renditjen sipas prestigjit sepse me te vertete ju tregon edhe nje fare renditje per bursat qe ato universitete japin per studentat e huaj. Fundi i fundit edhe prestigji varet nga paraja apo jo? Rrjedhimisht edhe aftesia e shkolles per te dhene bursa te palimituara varet nga paraja...e njejta lidhje.

Une jam i gatshem te ndihmoj çdo njeri me keshilla nga eksperienca ime. Sa me shume Shqiptare te kete ketej nga jam une aq me mire do te jete per vete Shqiptarine...


Ore me ket qe thua ti i bie qe te jesh duke studiuar ne universitetin me te dobet te botes dhe jo ne njerin nga 5 universitetet me te mira ne Amerike.N.Q.S zotrote nuk ke njohuri per vlerat e GDP-se amerikane apo asaj te Shqiperise shko ne ate sallen e studimit te vendit tat dhe lexo me teper.Sa per ato universitetet qe ke listuar aty ,njerezit po pyesin per te drejta studimi qe mund te perballohen dhe jo per te drejta studimi qe do lesh lesht e kokes per ti perballuar.Edhe ish ministri i Energjitikes ne Shqiperi dritan Prifti kishte bere master ne Harvard por eshte me i dobet se njeri nga ata 5 studentet shqiptare qe moren medaliet ne Toronto dhe studiojne ne Shqiperi o vella ata jo ketu ne Amerike.
Sa per mendimin tim te marresh nje burse per te studiuar(po studiuar ama)  ne Amerike me mire studioni ne Shqiperi .Une vet kam studiuar ne Shqiperi dhe te them te drejten zhvillimi qe merr atje po te duash te mesash eshte me i gjithanshem sesa ketu me ckam pare e degjuar.
Megjithate iu uroj suksese te gjitheve .Amerika ka emrin dhe namin e madh  ,por eshte e veshtire te mbijetosh sidomos sot .
P.S
Mesa di une nqs ke ku te gjesh dhe te paguash 9000 dollare per  nje semester ,apo te gjesh nje sponsor (qe mund te jete nje i aferm )atehere nuk eshte shume problem te sigurosh H1 visa por nuk ke te drejte te punosh unless USCIS te jep lejen .Do te perpiqem tiu jap adresen e emailit te nje mikut tim (shqiptar) qe punon ne zyren e pranimeve ne nje nga Universitetet ketu ne NY  .
E identifikuar
ivymaster
Shiko profilin
« Përgjigju #37 më: 04-03-2006, 19:33:05 »

Ore me ket qe thua ti i bie qe të jesh duke studiuar ne universitetin me te dobët te botës dhe jo ne njerin nga 5 universitetet me te mira ne Amerikë.N.Q.S zotrote nuk ke njohuri për vlerat e GDP-se amerikane apo asaj te Shqipërisë shko ne atë sallen e studimit te vendit tat dhe lexo me tepër.Sa për ato universitetet qe ke listuar aty ,njerëzitë po pyesin për te drejta studimi qe mund te perballohen dhe jo për te drejta studimi qe do lesh lesht e kokës për ti përballuar.Edhe ish ministri i Energjitikes ne Shqipëri dritan Prifti kishte bërë master ne Harvard por është me i dobët se njeri nga ata 5 studentet shqiptare qe moren medaliet ne Toronto dhe studiojne ne Shqipëri o vëlla ata jo këtu ne Amerikë.
Sa për mendimin tim te marrësh një burse për te studiuar(po studiuar ama)  ne Amerikë me mirë studioni ne Shqipëri .Unë vet kam studiuar ne Shqipëri dhe te them te drejtën zhvillimi qe merr atje po të duash te mesash është me i gjithanshem sesa këtu me ckam pare e dëgjuar.Megjithatë iu uroj suksese te gjithëve .Amerika ka emrin dhe namin e madh  ,por është e vështirë te mbijetosh sidomos sot .
P.S
Mesa di unë n.q.s. ke ku te gjesh dhe te paguash 9000 dollare për  një semester ,apo te gjesh një sponsor (qe mund te jetë një i aferm )atëherë nuk është shumë problem te sigurosh H1 visa por nuk ke te drejtë të punosh unless USCIS te jep lejen .Do te përpiqem tiu jap adresen e emailit te një mikut tim (shqiptar) qe punon ne zyren e pranimeve ne një nga Universitetet këtu ne NY  .

Duket qe ke mbaruar ne Shqipëri ti...(j/k)

Megjithatë, kur them $100000 për student do të thotë qe po krahasoj te ardhurat për fryme te këtyre tre institucioneve. $100000 është sa trefishi i te ardhurave te një amerikani dhe sa 40 fishi i te ardhurave te një shqiptari. Se kuptoj se ku e kishe fjalën ti...zgerdhihet

Një buxhet prej $100000 për student e rendit një shkolle ne tre me te fuqishmet ne botë mundesisht në vend të parë...

Cilesia e studimit ne Amerikë nuk mund te krahasohet kurrë me atë ne Shqipëri. Jo vetëm qe kushtet e jetesës janë shumë me te mira këtu ne krahasim me kushtet ne Shqipëri ku s'ka drita dhe as ujë dhe ngin ne dimer dhe shkrin ne vere por me e rendeshmja është kur vjen puna tek kushtet e mesimshenjes dhe mundesive për te mësuar.

Profesorat nuk krahasohen. Të gjithë profesorat qe kam pasur deri tani kanë qenë nder me te rendesishmit ne fushat perkatese ne te gjithë botën. Imagjino profesorat ne Shqipëri. Kam pasur rastin te punoj me pedagoget e fakultetit te matematikes. Disa prej tyre janë shumë te respektuar (dy a tre) por edhe ata s'janë me shumë se profesora te shkolles se mesme qe kanë shkruar një libër. Të gjithë kanë dokturature por mënyra se si merret doktorature ne Shqipëri është e bapesueshme. Duhet thjesht te japësh një provim dhe të shkruash një palo punim shkencor. Ne fakultetin e matematikes, shumica e kanë marrë doktoraturen për te njëjtin punim shkencor. "Mbi teorine e gjysëm grupeve". E kam pa tallje. Tani si mund te shpjegohet kjo? 10 ose 15 profesora te punonje ne te njëjtën fushe apo thjesht 10 ose 15 profesora qe përdorin te njëjtin pseudo-punim shkencor. Dhe me punim shkencor ata kanë parasysh zgjidhjen e një problemi qe unë e kam për detyrë shtepie këtu.

Edhe ajo puna e Dritan Priftit sikur s'ka kuptim. Pike së pari, me e rendesishmja është se çfarë masteri merr ne Harvard. Jo te gjithë masterat e Harvardit kanë te njëjtin prestigj. Është ndryshe të kesh një MBA apo JD nga Harvardi dhe të kesh një master ne pyllollogji... perqeshje
Megjithatë edhe ata studentat shqiptare për çfarë e moren medaljen? Entreprenuership project??? A e di se sa miliona projekte te tilla zhvillohen çdo ditë ne Amerikë? Ne Shqiptaret e kemi fiksim të shkruajmë artikuj ne çdo gazete për "pseudo-gjenite" tanë. Shkon tjetri dhe del ne me te miret ne një Community College dhe op gjitha gazetat shkruajnë për te. "Studenti shqiptar del ne me te miret e Amerikes". Po prit ore një minute se amerika ka dhjetra mijëra universitete te tilla... perqeshje. Me mirë shkruaj për atë qe doli me i mirë ne Tiranë se UT është shumë herë me i mirë se CUNY ose Jon Jay te paktën apo ndonjë tjetër community college ne ndonjë lagje te humbur te Amerikes.

Sa për ato universitetet qe rendita me sipër, mendoj se nëse do të vish ne Amerikë duhet qe të pretendosh të vish ne një vend qe ja vlen dhe jo thjesht të vish këtu sepse i thonë Amerikë. Ka shumë studenta te talentuar ne Shqipëri qe mund t'ia arrijnë te futen ne secilin prej atyre universiteteve qe rradhita unë. Nuk ja vlen të vish këtu e te paguash qimet e kokës për te studiuar ne një community college. N.q.s. kjo është ajo qe keni ne mendje atëherë me mirë rrini ne Tiranë ose shkoni ne ndonjë universitet shtetror ne Itali ose diku aty afër.

PS:Të vetmit universitete ne te cilat ja vlen te studiosh ne NYC janë Columbia dhe NYU.


E identifikuar
klaudio tengu
« Përgjigju #38 më: 02-02-2009, 15:37:09 »

Une vet jam student ne nji nga ato universitetet me siper. Nuk ka shume perfaqesi shqiptare dhe nqs ndonji mendon se mund te perfshihet ne kete perfaqesi do ta ndihmoja me gjithe qejf.
E identifikuar
elidona.mirashi
« Përgjigju #39 më: 13-11-2010, 21:46:11 »

mirebrema
 une doja tju pyesja dicka tjeter..po persa i perket studimeve ne usa. une studioj mjeksi ne itali por akoma skam mbaruar universtitetin, doja te dija nese kur mbaroj ketu per te bere specializimin ne usa  cfare kriteresh kerkojne atje,,,a eshte be veshtire? a duhet te jap ndonje provim apo dicka tjeter.nese ndonjeri ka informacion do me bente nje nder shume te madh nese me ndihmon. ju uroj nje mbremje te kendshme
E identifikuar
lorena1996
« Përgjigju #40 më: 07-03-2011, 20:54:34 »

Une vet jam student ne nji nga ato universitetet me siper. Nuk ka shume perfaqesi shqiptare dhe nqs ndonji mendon se mund te perfshihet ne kete perfaqesi do ta ndihmoja me gjithe qejf.


dua dhe una te stydjoj ne amerike po kam edhe 3 vjet akoma..po te eshte e let mundesh te me thosh cfar duhet per te mar bursh? faleminderit..
E identifikuar
Faqe: 1 2 [3]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a keni degjuar ndonjehere per psikologjine sociale ?
  • Dot po
  • 24 (58%)
  • -
  • Dot jo
  • 14 (34%)
  • -
  • Dot rralle
  • 3 (7%)
  • -
  • Numri total i votave: 40
  • Shiko temen