|
erlehta
|
 |
« më: 08-01-2007, 21:31:12 » |
|
Lindi rreth viti 563 p.K. babai i tij ishte një fisnik i kamur nga Kshatrija, i cili perpiqej te mbante te birin larg gjithë realitet te botës, larg hidherimeve dhe veshtiresive te jetës, duke i siguruar çdo gjë, qe çdo princ mund ta kishte. Megjithatë, princi i ri nuk ishte i lumtur. një ditë kur princi ishte rreth te 30-tave pa përherë të parë një plak qe po vdiste, me vonë një te sëmurë rëndë dhe në fund një lypes plak besimtar. Këto takime e tronditen pamase Buden. Ai vazhdoi te pyeste veten se pse kishte kaq hidherime ne botë dhe pse nuk kioshte shpresa për te varfrit. ne çaste te tilla, Guatama vendisi ti jepte fund jetës se tij luksoze. Për vite me rodhe ndoqi besimin hindu i futur thelle ne mendime. Pavaresisht nga kjo, ai vazhdonte te ndihej i turbulluar. Me në fund, ne moshen 35-vjeçare u ul nën një fik te "shenjtë", i vendosur të mos leviste prej andej, derisa tu jepte përgjigje pyetjeve qe e shqetesonin. pas 49 ditesh krejt papritur ai kuptoi shkakun e jetës dhe te vuajtjeve, si dhe rrugën nëpërmjet te cilës mund te shmangeshin ato.
|