BUDIZMI
Nga sakrifica rituale në Unionin mistik
Hajrudin S. Muja
Thuhet, se 2500 vjetë më parë, në bregun e lumit Gang, nën vargmalet e Himalajeve në Indin Veriore, nja 150 kilometra nga krahina e Benares, paska jetuar një mbret me emrin Sudhodana Goutama. Ishte njeri i pashëm, i fuqishëm, i devotshëm prandaj i gjith populli e donte. Por ai ishte i pakënaqur, sepse nuk kishte fëmij. Çdo ditë, mbreti bënte sakrifica për zotrat e shumtë të asaj kohe që besoheshin nga populli hindus. U jepte lëmoshë nevojtarëve, gjithherë lexonte shkrimet e shenjta dhe lutej që t'i epej një djalë, për të udhëhequr popullin pas vdekjes së tij.
Kur i mbushi 50 vjetët e jetës, në vitin 622 (para erës së re) i lindi një djalë, të cilin e emroi me emrin Siddharta, princ Siddharta Gautama. Populli të gjith të gëzuar vinin të merrnin pjesë në gëzimin e mbretit dhe të gjithë, bashkë me urimin i sillnin edhe peshqeshe. Në mesin e përgëzuesve, u gjenden edhe shtatë njerëz të shenjtë prej maleve Himalaje. Kur mbreti u tregoi atyre djalin - princin e ardhshëm, të shtatë njerëzit e shenjtë njëzëri thanë: "Djalë i bukur si ky, nuk ka qenë lindur më parë". Pastaj e morën princin në duar dhe njëzëri sërish thanë: "Kur të rritet do të bëhet njeri i madh e famoz..."(*1). Mbreti, plot kurreshtje dhe gëzim për fjalët që dëgjoi, i pyeti njerëzit e shenjtë çka mendonin për djalin. Ata sërish njëzëri thanë: "Nëse ky djalë do të zgjedhë jetën e kësaj bote, do të bëhet mbret i saj". Thuhet se ata njerëz të shenjtë në trupin e foshnjes panë 32 shenja të mëdha dhe 80 shenja të vogla, gjë që i shtyu të konstatojnë se ai do të bëhet një sundues më i madh i botës, apo ndonjë fenomen i rrallë. Thuhet gjithashtu se ai, posa lindi, eci nga shtat hapa në katër anët. I gëzuar mbreti për sihariqin që i dhanë, vazhdonte të jepte lëmosha të varfërve, bënte sakrifica për zotrat e vazhdimisht lutej(*2).
Në ditëlindjen e dymbëdhjetë, në prezencën e shumë të ftuarve, princi megjithse i vogël, me aftësitë e shkëlqyeshme që kishte mbajti një fjalim, me të cilin i habiti të prezentuarit. Ai ua dha fjalën të gjithëve se do të bëhet student i shkëlqyeshëm në studimin e librave të shenjta në religjionin e babait të vet(*3). Nga ky rast, hindusët e konsiderojnë të rilindur. E dërgojnë për studime te priftërit më të njohur të mbretërisë. Studjonte librin e shenjtë "Vedanë" dhe shumë stripte të tjera të shenjta që ishin të shkruara në poezi, disa prej të cilave e kishin humbur vlerën origjinale dhe nuk kuptoheshin fare(*4). Ai duhej të mësonte edhe një gjuhë të re, sepse librat e shenjta nuk ishin të shkruara në gjuhën e hinduve, por në një gjuhë tjetër që quhej gjuha sanskrite. Kur Siddharta mësoi këtë gjuhë, priftërinjt filluan ti mësojnë ati religjionin e vjetër të hinduizmit(*5).
Hinduizmi
Hindusët besuan se krijimi i gjithsisë Ishte Brahma, dmth: lutje; dhe i cili në fillim nuk ishte i dalluem prej zotrave tjerë. Eshtë fe që u themelua në troalizëm: Brahma (Purusha)-krijues, Vishna-përqëndrues dhe Siva-shkatrrues. Brahma krijoi gjallesen e parë Manu(*6) dhe prej tij u krijue njerzimi. Por megjithate, populli u krijue në katër kaste(*7):
- 1.Brahma (prijësat dhe parija fetare), ata janë të krijuem nga goja e zotit, prandaj atyre u takon e drejta e udhheqjeve në të gjitha çështjet fetare dhe shtetrore.
- 2. Satrijët (ushtrija apo luftëtarët) janë të krijuem nga duert e Brahmas.
- 3.Varshije (bujqit dhe tregtarët) janë të krijuar nga beli i Brahmas.
- 4.Surde (jevgjit, shërbëtorët) janë të krijuem nga këmbët e Brahmas.
Njëmijë duar ka Purusha (Brahma), njëmij sy, njëmijë këmbë,
mbulon gjith boten rreth e rrotull, në të njëjtën kohë përshkon çdo anë,
Ky Purusha është gjith ajo që ka qenë dhe ajo që duhet të jetë,
lartëmadhëri e pavdekshmërisë, sikurse edhe i gjith krijesave që rriten me ushqim,
Pra, më i lartmadhërishëm nga të gjitha krijesat është Purusha.
Të gjitha krijesat janë vetëm 1/4 e ti, 3/4 janë të përjetshme në Parajsë.
Me 3/4 Perusha shkoi lart, 1/4 e tij gjithnjë qëndron këtu.
Eshtë i përhapur në të gjitha anët, në gjallëri dhe në pagjallëri,
Prej tij vetë ai ka lindur, edhe njëherë Purusha nga vetja e tij ka lindur.
Posa ka lindur është shpërndarë në jug dhe në veri të botës.
Kur zotrat kanë përgaditur sakrifica me Purushën dhe janë bërë fli për të,
Vaji i tij ka qenë prandvera, dhurata e shenjtë ka qenë vjeshta, vera ka qenë trungu,
Prej atëherë sakrifica më e madhe, yndyra e tij u mbluadh,
ai formoi kriaturat e ajrit dhe boten shtazore të butë e të egër.
Kur ata e ndanë Purushën, sa pjesë formuan?
Si e quajtën gojën e tij, duart e tia? Si e quajtën belin dhe këmbët?
Priftërinjt u bënë prej gojës së tij, e prej duarve të tia u formua ushtrija,
Prej belit të ti tregtarët jan ba, prej duarve të tia punëtorët janë prodhua,
Hëna ishte shkëputë nga truri i tij, dhe prej syrit të ti dielli ka lindë...
Vetiam dhe zjarri nga goja e tiju janë dalë dhe era prej frymëmarrjes së tij ka ardhë,
nga kërthiza e tij hapsira ka mbetë, nga koka e tij qielli formën ka gjetë,
Toka prej këmbëve, sfera prej veshëve, dhe kjo ka qenë krijimi i gjith botës(*8)
Komentimi i këti hymni të Purushës apo Brahmas, do të thotë se në fillim nuk ishte asgjë në ekzistencë as në koekzistencë, as fjala as qielli, as ç'ka në mes tyre. Pastaj diçka u paraqit nga vehtja e tij, dhe çdo gjë filloj të ndryshojë ka ekzistenca... Zotrat janë të mëvonshëm dhe u dihet filli i qenshmërisë së tyr(*9).
Në fillim të këti universi ka qenë vetëm vehtja në formën personale. Ai shikoj anash dhe nuk pa askë veç vetes së tij, e tha: "ky jam unë". Kështu emri i tij mbeti "Unë" dhe njeriu nëse pyet për të, edhe sot ai do të marrë përgjigje: "unë jam UNE", e pastaj do ti thojë emrat tjerë që ai mund të ketë... Pastaj vehten e tij e ndau në dy pjesë, kështu u krijua gruaja të cilën e mbarësoi dhe lindi njeriun e parë... Pastaj gruaja u shëndrrua në lopë, kurse ai në taroç, e mbarësoi dhe lindi viçi i parë. Pastaj ajo u shëndrrua në pelë e ai në hamshor, sërish e mbarësoi dhe sërish lindën... e kështu me radhë deri që u krijuen të gjitha në çifte...(*10).
Kjo ishte ajo, që priftërinjt i spjegonin Siddhartës për religjionin e Brahmanizmit, per religjionin e vjeter të Hinduismit. Ata i jepnin tradicione të shumta lidhje me krijimin, por princit nuk i interesonin aq shumë këto gjëra. Ai më shumë mendonte tek ndamja e popullit në kaste, për të cilën princit i dukej padrejtësia më e madhe. Ai mendonte dhe me kurreshtje pyeste:
- Përse krijuesi i njerzimit e ka bërë popullin në katër kastë, dikë më të mirë e dikë më të keq? Nëse një njeri i kastës së ulët është i sinqertë e mirëbërës, a mund të kaloi ai në kastën më të lartë? - pyeste priftërinjt, që nganjëherë nuk kishin aftësi që me përgjigjet e tyre të kënaqnin princin e ri.
-"Jo - përgjigjej prifti - nëse njëri është i lindur në një kastë, ai nuk ka mundësi të kalojë në kastë tjetër"
-"Atëherë - ndërhynte menjëherë princi - nuk paska arsye për të qenë njeri i mirë e i devotshëm"
-"Po, ka arsye - plotësonte prifti - nëse je i mirë në kët jetë, do të shpërblehesh në jetën tjetër. Ne kemi thënë tashmë se çdo gjallesë ka shpirtë. Ky shpirtë është i ardhur nga Brahma, por është i pavdekshëm. Kur vdekë njeriu, shpirti i tij del prej trupit dhe menjëherë hynë në trupin e një të posalinduri. Nëse njeriu që vdiq, ka qenë i mirë në jetë, ai është rilindur në një kastë më të lartë...".
Përgjigjet dhe spjegimet që i jepte prifti, aspak nuk pajtoheshin me mendimet e djaloshit, i cili me kuriozitet pyeste:
- "po çka nëse njeriu vazhdon të keqveprojë jetë pas jete?
- Atëherë, ai rilindë gjithmonë në kastën e ultë, madje mund të rilindë i gjymtuar, ose shpirti i tij mund të transferohet në trupin e një shtaze. Pra shpirti i një njeriu shumë të keq mund të transferohet në një elefant. Po nëqoftëse ai përsëri është i keq, herën tjetër do të shkojë në trupin e një qeni. Por nëse sërish mbetet i keq, ai shpirtë mund të përfundoi në trupin e një pleshti apo të një mushkonje..."
-"Çka e bën shpirtin e një njeriu të mirë të kalojë në një kaste më të lartë, e çka e bën shpirtin e një njeriu të keq të kalojë në trupin e një shtaze - nga kurioziteti pyeste princi.
-"Ky është ligji i jetës - përgjigjej prifti - se e mira duhet të shpërblehet me të mirën, dhe e keqja duhet të ndëshkohet me të keqen. Ky ligjë quhet KARMA apo Ligji i Veprimit."
-"Po nëse njeriu është i mirë jetë pas jete? -pyeste princi plot kurreshtje".
- "Atëherë, ai rilindë në një kastë më të lartë. Nëse sërish është i mirë, ai prap rilindë një kastë më të lartë, dhe kështu deri të bëhet prift, pra deri të shkoi në kastën më të lartë?"
- "Po nëse prifti vazhdon të jetë i mirë, çka do të rilindë ai?"
- "Nëse prifti është i mirë, ai nuk rilindë më, sepse këtu ndërpritet një rilindje e tillë. Atëherë ai bëhet i meritueshëm dhe bashkohet me Brahman - Krijuesin. Kjo quhet NIRVANA(*11) dhe është shkalla më e lartë që një shpirtë mund ta arrijë..."
Këto mësime rreth krijimit të botës, se si Brahma ka krijue Manun e nga ai ka bër katër shtresa njerëzish janë të regjistruara në libra në të cilat gjithashtu janë të shkruar edhe emrat e të gjith zotrave të mësimeve hinduiste. Shumë libra janë shkruar më vonë për të sqaruar se si një hindu duhet të jetë i mirë, i devotshëm e i sinqertë.
Mësimet brahmanike të hinduizmit, nuk e kënaqen intelektin e princit, por mbante shpresa se mos priftërinjt do t'i flasin edhe për ndonjë fe tjeter, më të re epo më të vjetër se Hinduizmi Brahmanik, por së paku të ishte më i drejtë. Dhe ata vazhduan ligjëratat e tyre për mësimet e religjioneve më të vjetra hinduse, zotrave të besimeve hinduiste.
Tradicionet tjera flasin se në kohën më të vjetër në indi ishte feja Vedase - Hinduizmi (*12), me librin e shenjtë VEDA(*13) që dmth: shkencë e dhurueme prej Zotit, prandaj dispozitat e saja nuk munden me u ndryshue. Shekuj mbas shekujsh Zoti i frymëzoi njerëzit me përmbajtjen e Vedas të cilët e mbajtën në mend dhe e shkruan. Kush ishin ata njerëz nuk dihet. Mbi vjetërsinë e VEDAS as historia nuk mund të na thotë diçka të saktë.
Veda përbëhet prej katër librave kryesore: Rig - Veda, Sana - Veda, Joçor - Veda, Atharva - Veda.
Libri më i shenjtë është RIG VEDa (*14), i cili është i shkruar në poezi, ndërsa komentet e tij të ashtuquajtunit "Brahman"(*15) janë në prozë. Përveç këtyre librave, ka edhe shumë libra të tjera vedase, por janë të dorës më të ulët. Shumë shkrimtarë e filozof kanë shkrua mendime e lutje, të cilat më vonë edhe ato u konsideruen si libra të shenjta, prandaj nuk është aspak çudi që në këtë fe ka shumë sekte.
Hindianët e vjetër (*16), zotin e mendojshin si dritë e jetë, prandaj edhe e quajshin "Deva" (dritë), dhe "Asura" (jetë). Me këtë emër quheshin edhe 33 zotra që ndaheshin në të qiellit, të tokës dhe të ajrit. Në fenë e vjetër vedase, nuk kishte faltore, e lutjet përbaheshin prej therrimeve, të cilat në shoqni i prejshin, i piqshin dhe i ngrënëshin duke kënduar këngë fetare. Këto festime të këndëshme i kënaqëshin zotërit e tyre dhe ata vijshin e u dhurojshin begati. Ai që dëshironte me flijue diçka, duhej të lahej, të rruhej, ti prejë thonjt, e mandej të baj flijimin. Flijimet bëhen për mëkate, e simbas madhësisë së tyre.
Historiani i njohur i fenave Max Muller, duke u mbështetur në librat e vjetra hinduse, përkatësisht në "Vedën", thotë se njerzimi posa u hodh në fëtyrë të kësaj toke, ndjeu qenjen e Një fuqie të pambaresë dhe para madhërisë së saj, ra dhe e adhuroj atë fuqi .
E ashtuquajtura periodë Vedike dhe Brahmanike, konsiderohet si zhvillim parapërgaditorë për Hinduizëm, duke influencuar me rendin socjal dhe me sistemin religjioz e duke u shtuar në popullin e Indisë prej shekullit të III-të (p.e.s). Tek ndjeksit e Religjionit Hindus, paraqiten gjashtë koncepte sistemesh filozofike:
- Sistemi Nyaya, e bazuar në sektin filozofik dhe e koncentruar në metodën logjike dhe epistemologjike.
- Vaisheshika, sistem i konkuruar prej metodës logjike deri te studimi i botës fenomenale, njëkohësisht duke përvetësuar filozofinë e Demokritit.
- Sankhya, sistem reaksionarë monist. Themeluesi thuhet se është quajtur KAPILA i lindur në Kapilavastu, gati një shekull para Guatama Buddhës. (Ky sistem është influencuar në rrymat e Jainizmit dhe të Budizmit më vonë).
- Yoga (*17), është sistem i koncentruar në diciplinën mentale.
- Purva Mimansa, është sitem i mbështetur në unitetin e ndërgjegjes, ose themi se është në inspiracionin literal të katër librave Vedike.
- Vedanta (Uttara Mimamsa), është sitem i derivuar në bindje.
Tradicioni indian i organizoj në tre drejtime të veçanta: Sankhya dhe Joga, Nyaya dhe visheshika, Purva Mimsa dhe Vedanta (Uttara Mimamsa). Të gjitha këto u evoluan në vazhdimsinë dialektik me njëri tjetrin dhe me Jainizmin e Budizmin më vonë.
Njëri prej të devotshmëve më të rëndësishëm në historinë e hinduizmit , pa dyshim është Shri Ramakrishna (1836-1886). Ai ka jetuar në tempullin e hinduizmit, por është studjues fenomenal i religjionit të Islamit dhe Kristjanizmit. Kështu, në shqyrtimet e tija filozofike të religjionit të Hinduizmit, ka përmbledhë forma filozofike nga dy religjionet në fjalë (*18). Le të shohim ca fragmente nga thëniet e ti më të njohura:
"Ju ndoshta shikoni shumë yje në qiellin e natës së qetë, por gjëjeni në mundeni kur dielli lindë? Andaj, O Njeri! nga arsyeja se nuk e shihni Zotin, mos thoni nuk ka Zot! E shihni, ashtu sikurse i njëjti ujë mund të quhet: water, eau, aqua, pani, sat-chitananda etj. Ashtu edhe një i njëjti Zot (i pa fillim dhe i pa mbarim), mund të njihet me emra të ndryshëm, si Zot, Allah, Jehovah, Hari apo Brahma...
Njeriu rënkon e loton për arsye se fati nuk i dha fëmij, tjetri e ka të mbushur zemren me pikëllim për arsye se nuk mund të bëhet i pasur, por cili nga ata rënkon e pikëllohet për arsye se nuk mund ta shohë Zotin, sepse Zoti i sheh ata, por edhe ata që rënkojnë e pikëllohen për Zotin, e shohin Zotin... Sinqerisht u them, ai që e kërkon do t'a gjejë.
Avatara ose shpëtimtari, është profet i Zotit, ai është i zgjedhuri i Tij.. Kështu kur shtrembërohet besimi në çdo anë të botës, Zoti dërgon Avatranë e tij atje. Ishte i njëjti Zot Ai që për udhëzimin e njerëzisë dërgoi Ramas-in, Krishna-në, Buddhën, Krishtin, etj.
Çdo njeri duhet të ndjekë religjionin e vet, por për hindusët religjioni më i mirë është religjioni i Arian Rishis-it. Por injoranti nuk kupton gjërat si duhet kuptuar...(*19)
Reformat religjioze hinduse bënë që të paraqiten edhe dy njerëz të njohur në histori, të cilët më vonë u ndanë në dy religjione të veçanta. Njëri ishte Mahavira i quajtur "Jina" kurse ithtarët e tij u vetquajtën Jainistë . Ndërsa tjetri ishte Gautama - Buda mësimet e të cilit u bënë themel i Budizmit.
Hindusët në Indi edhe sot i adhurojnë heroinat e lashta Romën dhe Krishnan si inkarnacjone të Vishnës, personalitetit të dytë në karierkinë Hinduse. Te hindusët është i njohur edhe adhurimi i Engjëllit Deva, sikurse Jazatesi në Zoroastrianizëm ose Shpirti i Shenjtë në Krishterizëm.
Upanishade emri i traktateve, shqyrtimeve të shumënumërta hinduse me përmbajtje filozofike dhe rituale, janë (bashkë me Brahmanët) pjesë të Vedeve(*20) edhe pse jo aqë të shenjta, megjithate autentike. Upanishadet sikurse edhe letërsia e vjetër Indiane janë përcjellur gojërisht nëpër gjenerata.
Zoti Brahma është zoti suprem i panteonit hinduist, icili me tërë fotografitë e konstituimit të qiellit është marrë si prapavij mitologjike e Buddhizmit, parimi univerzal i gjithpërfshijshmërisë, posaçërisht në Vedant. Ekzistenca gjithpërfshirëse, respektivisht apsoluti m'atë anë ekzistencës dhe joekzistencës, atributi themelorë i të cilit është neutraliteti kundruall ndarjes subjektivo-objektive të vetëdijes njohëse dhe identiteti me amanin (subkoshiencën vedantah)
Një lëvizje e Hinduizmit që i jep përparsi Krishna(*21), spjegon sipas teorisë së vet se shpirti individual nuk tretet asnjë herë, nuk vdes as nuk lind. Thjeshtë vetëm ndrron trupin sikurse njeriu që ndrron pektat e veta. Nga libri i tyre "i shenjtë" kuptojmë se: "Sikur shpirti i vendosur në trup pa ndërprerë kalon fazat e fëmijërisë, pjekurisë dhe pleqërisë, ashtu në momentin e vdekjes kalon në trup tjetër. Kështu shpirtin nuk e shqetson ky ndryshim" (Bhagavad Gita 2:13). Në momentin e vdekjes trupi shtrohet për të përfunduar në dhe, por në të njëjtën kohë, shpirti vazhdon jetën në një trup të ri. Kjo mvarsisht nga veprimtaria e tij gjatë jetës. Nëse ka qenë arrogant, i pabesë i pafe etj, ai shpirtë mund të shkojë në trupin e një mace, qeni etj. Shpirti është i pavdekshëm. Llogari, ferr apo parajsë, nuk përmendet, vetëm ai shpirtë, mvarsisht prej veprave të tija, do të transferohet në një trup tjetër, e kështu vazhdimisht.
Teoria e kësaj lëvizjeje hinduse jep të dhëna (sipas Krishnas) se ekzistojnë 8400.000 lloje jetësh. Shrimad Bagavatam i përshkruan malet si eshtrat e zotit, kurse barin si leshurat në trupin e tij. Në kët kuptim zoti ka trupin më të madh.
Krishna thotë: "Unë jam burimi i botës materjale dhe shpirtrore dhe çdo gjë rrjedh nga unë..." (Bhagorad Gita 10:8). Krishna është krijues i çdo gjëje, i së mirës dhe i së keqes. Për Zotin nuk ka krijim të keq. Ato nga moskuptueshmëria mund të duket e keqe. Për ndryshe Zoti është krijues i mirë dhe nuk ka krijim të keq.
Në jetën e Brahmas 12 orë janë të barabarta me 4 miliardë e 300 milion vite të kësaj bote. Jeta është e pasosur, nuk është e krijuar e as që do të mbarohet ndonjëherë. Guri nuk duhet të adhurohet si zot (Krishna), por si engjëll i zotit. Megjithate, Vishna edhe këtu pranohet si më i mëshirshëm prej Krishnas. Të shohësh Zotin në çdo gjë është tradicionale; në dru, në lumenj, në lopë, thnegla, etj. Ata të gjitha duhet të nderohen dhe të respektohen. Sjellja ndaj tyre, duhet të jetë e ngjajshme me sjelljet ndërnjerzore. Lopa, në kët kontest është diçka më speciale, sigurisht nga arsyeja se gjatë historisë së tyre kan qenë të pandarë prej punëve të bujqësisë, në blegtori, me qumësht, etj. Kështu sipas skripteve të shenjta "Ai që mbytë lopën... do të qëndrojë në ferr, aq kohë sa të jetojnë qimet e lopës në lëkurën e saj.." Disa e veçojnë veten dhe e duan më shumë lopën dhe në pleqërinë e saj kujdesen për të. "Lopa është poema e mëshirës - pat thënë Mahatma Gandi - ajo është nënë e miliona njerëzve Hinduist".
Kur ndonjëri prej Hinduve, e ndjen vehten se i është afrue vdekjes, gjëja e parë që do të bëjë është që të udhëtojë për në qytetin e shenjtë të Benares, dhe të pastrohet me ujin e shenjtë të Gangut, në mënyrë që të lirohen prej mëkateve. Kështu qyteti i Benares u zgjërua shumë dhye u bë vendi i busteve të vdekura. Trupat e të vdekurve duhet të digjen, përveç atyre që jeten e kan jetue në harmoni me ligjet e Brahmas, ata duhet të hidhen në lum.
Lutjet formohen në stile këngësh dhe atë në dy lloje. Lutje e qetë me 108 kokrra (në formë tesbihësh) quhet Japa dhe Kirtana që është e përcjellë me instrumenta muzikore. Në rastin e parë të numrimit, teksti i plotë është: "Hare Krishna, Hare Krishna, Krishna Krishna, Hare hare, Hare Rama, Hare Rama, Rama Rama hare hare...". këto lutje bëhen në orët e hershme të mengjesit, pa caktim kohe, dhe para prendimit të Diellit.
Princi studjonte mësimet e hinduizmit dhe gjatë gjith kësaj kohe ai u njoh me një dyzinë zotrash që ata dhe të parët e tyre i kishin besuar. Ai i analizoi të gjitha këto dhe pa se zotrat dhe demonët gjatë historisë së Hinduizmit, nuk ishin vetëm Brahma, Vishnu dhe Shiva. Po, këta ishin kryesorët, por kishte edhe plot të tjerë. U anua vetëm dhe filloi t'i analizojë:
Brahma është kryesori, koka e trinitetit hinduist, që jeton në malin mitologjik Meru, i shoqëruar nga gruaja e ti Sarasvati, të dy të paraqitur si zotra të krijimeve artistike. Vishnu mirëmbajtës a përqëndrues, personaliteti i dytë i trinitetit hindus që gjithashtu jeton në malin Meru, me gruan e ti Lakshmi. Ai nganjëherë shihet me Ananta, i paraqitur shpeshëherë si gjarpër shumëkokësh me zotin Brahma, duke simbolizuar kështu hyjni të ndërvarur. Vishnu shkon në parajsë me anën e një njeriu - shpend Garuda, por periodikisht ai inkarnohet (tjetërsohet) në një peshk, për të ndihmuar kështu zotrat Rama dhe Krishna, në luftë kundër demonëve. Sita - gruaja e Ramas është tjetërsim i Lakshmit. Radha është gjithashtu përkrahës dhe dashurues i Krishnas. Shiva është shkatrrues, personalitet i tretë i trinitetit hindus, që jeton në malin Kailas. Nganjëherë ai nget demin, e për dore mban gruan e ti Parvati. Gruaja e Shivas, që ka forma të shumëta, është e mëshirueshme dhe e dashur kur paraqitet në format si Parvati ose Uma. Por, është e ashpër kur paraqitet si Gruga, kurse e etshme për gjak kur paraqitet si Kali. Biri i Shivas Karttikeya është luftëtarë, udhëheqës i ushtrisë së zotrave dhe Genesha anulues i pengesave të atyre që ndihmojnë. Këto hyjni edhe sot përbëjnë shenjtërinë më të lartë të religjionit të Hinduizmit modern.
Por në nivelin jashtë trinitarë, janë binjakët Ashvins - shëruesit e Zotrave, Ushas - shfaqjet e zotrave të paraqitur në udhëtim me shtatë lopë, që prezentojnë shtatë ditët e javës. Surya, zoti diell që udhëton në shtatë kuaj, Agni zoti i zjarrit i cili udhëton me dash, Indira që ka 1000 sy, është zoti i kupës së qiellit. Çandra - hëna e nxjerrur nga antilopa. Vayu zoti i erës dhe Maruts që është i angazhuar në furtuna dhe në vetëtime.
Të tjerët janë supernatyral, por edhe të natyrës së ulët. Yakshinis (femër) dhe Yakshas (mashkull), kryembret i demonëve, që rrëmbejnë gruan e Ramas - Sitën në poemën "Ramayana". Manu si përtrirës i racës njerëzore, që sikur Noah (Nuhi a.s) përjetoi përmbytjen e madhe. Soma - zoti që dehë prej lëngut të përgaditur nga druri i shenjtë i Somas. Varuna - zot i kosmosit, i cili nget Makara-në një peshk përbindësh. Gjarpëri Vritra, kryearmiku i të gjith zotrave. Yama, mbret i vdekjes, i cili është i bashkuar me dy qen, me të cilët shpirtin e njeriut e merr dhe e shpie në parajsë apo në ferr. Kinnaras-ët janë muzicientët e parajsës, të paraqitur si gjysëm njeri gjysëm shpezë. Apsaras-ët nimfë ujorë që ngjeshë asketizmin. Nagat-e zotrat e gjarpërinjve dhe Vrikshedevat-ët, zotrat e drunjve, që teptis drunjët për të treguar se natyra është stimuluar para lindjes së saj.
Në religjionin e hinduizmit ishte edhe një erregull i njëjtë për të gjith. Fëmijët ishin të detyruar të mësojnë fenë e tyre prej moshës 12 vjeçare, në mënyrë që të kenë kohë të mësojnë mësimet tejet të gjata e të pakuptueshme të Vedas hinduiste...
Budizmi
Përmbajtja e animimeve nga bota dhe drejtimet e shumëta në përmbushjen e qëllimeve
Në këtë moshë edhe princi Siddharta filloi të mësoi religjionin dhe pas katër vitesh u bë njeriu më i dijshëm që mahniste edhe priftërinjt e asaj kohe dhe ktheu në mbretërin e Sakjas. Në moshën 16 vjeçare, ktheu në shtëpi, por nuk ishte më ai princi i lumtur në mesin e familjes së ti. Tani ishte njeri tjetër i cili kohen dëshironte ta kalonte në vetmi. Mendonte se diçka duhej të ishte gabim me jetën. Dëshironte të dijë ku është burimi i të gjitha këtyre vuajtjeve. Përse të gjithë njerëzit nuk mund të jetonin të gëzuar ashtu si jetonte ai vetë në familjen e tij, në mbretërinë e Sakjas. Pyeste vehten përse i gjith populli i varfër i mbretërisë punonte aq shumë e kishte pak, kurse njerëzit e pasur të shtresës së lartë punonin pak dhe kishin shum..? Dita ditës ndihej më i brengosur dhe më shumë e donte vetminë. Gjith ato studime që kishte bërë nuk i kishin qetësue mendjen. Tepër i brengosur për gjenden e tij, babai e martoi me princezën Yosodhara e cila edhe ajo ishte e të njëjtës moshë. Por prapëseprapë këtij nuk ju hoq kujtesa, sepse fare nuk kishte anim në femra. Ishte i mërzitur dhe e donte vetëm vetminë. Sjelljet e princit ishin shkak që të vërehet, ashtuqë një ditë ja ndaluan të gjitha shetitjet. Princi përkundër urdhërit të të atit, një ditë dual në rrugë dhe pa një plak të mbetur, i cili i bëri përshtypje të madhe, kështuqë edhe më i pikëlluar e i mërzitur u kthye në shtëpi. Kur doli herën e dytë takoj një të sëmurë, icili edhe më shumë e dëshproi. Të tretën herë doli e pa një të vdekur, kurse ditën e katërt, në vendin e shitblerjes, pa një murg, të varfër i cili po kërkonte ushqim (*22). Ky murg ishte njëri prej qindra e mijëra indianëve, të cilët kishin lënë shtëpitë dhe familjet e tyre dhe kishin shkuar në male, në mënyrë që të vetmuar të kenë mundësi të mendojnë e të studjojnë religjionin e tyre. Ata, vetëm ndonjëherë vijshin në kët vend për të siguruar ushqim. Të gjitha këto, e dëshpruan shumë princin dhe e shtynë të mendojë: "Sikur unë të kisha mundësi të jetoja, sikur ky murg, të gjith kohën do ta shpenzoja duke menduar e duke studjuar, ndoshta do të zbuloja prej nga vjen kjo jetë vuajtjesh e padrejtësishë. Dhe përderisa të mos e zbuloi këtë, unë nuk do të kem qetësi në jetë..."
Prandaj vendosi edhe ai, të lëjë jetën e një princi dhe të fillojë jetën e maleve, për të jetuar thjeshtë si një murg i varfër me shpresë se do të zbulojë të vërtetën e do të bëhet shpëtimtarë i botës. Ky vendim, e brengosi pa masë mbretin Sudhodanna, i cili shpresonte se biri i tij do të mbretërojë në krahinën e Sakjas. Bëri çmos për ta penguar në vendimin e marrë, por pa dobi. Në kët kohë, princeza Yosodhara lindë fëminë e parë. Mbreti Sudhodanna tepër i gëzuar, mendonte se ky rast do ta pengojë të realizoj mendimin e mëparshëm, sepse dashuria ndaj fëmijës së parë do të ndezet në zemrën e tij. Por princi Siddharta, mu nga kjo frikë iku menjëherë. Ishte viti i 29 i jetës së tij, kur filloj jetën e vuejtjeve nëpër male. Plot shtatë vjetë Siddharta kaloi prej një vendi në tjetrin për të përgjuar diturinë e për të zbuluar "mençurinë e jetës". Natyra e ti e butë, zëri i ti i ulët dhe biseda e ti e matur bënte që të përvetësoi çdo njeri. Prandaj edhe shoqëria e tij u zgjërua.
Një herë, deri sa po u predikonte murgjëve të tjerë, mësimet që vite me radhë i kishte studjue, Bimbisara - mbreti i Mogadas, erdhi ta dëgjojë dhe kur e mbaroi predikimin i tha: "Fjalët tua janë të mençura, eja në vendin tim dhe bëhu këshilltarë i imi..." Por qëllimi i tij nuk ishte pasuria as mbretëria. Ai i kishte ndrruar të gjitha këto me jetën e varfër, vetëm e vetëm që të gjejë të vërtetën e jetës. Prandaj e refuzoi kërkesën e mbretit, por sipas dëshirës së tij, i premtoi se kur ta gjejë të vërtetën do të shkoi në mbretërinë e tij për ti predikuar atë.
U takua me dijetarët më të njohur të kohës Alara dhe Udaka. Por që të dy i dhanë përgjigje të njëjtë: "Studjoje Vedën nëse don të zgjërosh njohuritë tuja. Në të do të gjejshë çdo njohuri për jetën". Por, Siddharta i kishte lexuar e studjuar të gjitha shkrimet e shenjta dhe nuk kishte gjetë tjetër veç padrejtësi e kontradikcione. Shpesh e shfletonte Vedën ndoshta për të njëqinden herë dhe lexonte: "Nëse njeriu i kastës së ulët, ka rast të dëgjojë ndonjë tekst të Vedës, atëherë mbreti i kohës duhet t'ja mbyllë veshët atij njeriu me lakën e me plumb të vluar, nëse ai reciton një pjesë të VEDES, duhet t'i prehet gjuha, dhe poqëse e lexon tërë Vedën, atëherë duhet që tërë trupi i tij të coptohet."(*23). Ç'mund të nxirrej nga kjo veç padrejtësi e diskriminim. Vallë a mund të ishin këto fjalë të shenjta. A mund të rregullonin njëmendësinë e jetës. Tutje, lexonte: "Nëse një brahman, ka marrë borxh prej një njeriu të shtresës së ultë dhe ai s'mund t'ja kthej borxhin atij, atëherë borxhdhënësi s'ka të drejtë të kërkojë kthimin e borxhit. Por nëse njeriu i shtresës së ulët nuk është në gjendje ta kthej borxhin një brahmani, ai detyrohet të punojë përderisa ta kthej tërë borxhin (me punë)"(*24). Në të gjitha rastet, i pasuri kishte çdo të drejtë ndaj të varfërit. Kjo nuk i dukej gjë tjetër vetëm e njëjta padrejtësi të cilën e gjente pothuaj në çdo fjalë të Vedas: "Mos mbaj (mos u zgjat në) bisedime me njeriun jovedik"(*25). Ngjajshmëri me fjalët vedike të adresuar Diellit, hënës, zjarrit, indrës madje edhe barishtave kërkon mjerim dhe varfëri të plotë për jovedikët: "...O Indira, mposhti, shtypi dhe shpërndaji armiqt, ata që na urrejnë ne..."(*26)
Ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji Siddharta pothuaj nuk lente vend pa shkuar dhe nuk lente njeri pa takuar. Nganjëherë mërzitej dhe i shkonte në mendje t'i dorëzohet jetës, të kthehet në shtëpi te gruaja, djali e prindërit, e të jetojë i lumtur në mesin e tyre. Por sërish tërhiqej nga ky mendim, e qortonte vehten dhe thoshte: "Unë do të bëj kështu vetëm kur të gjejë mënyrën që edhe të tjerët të jetojnë të lumtur"(*27).
I lodhur nga vuajtjet e uria, nga mendimet e llojllojta që i shkonin nëpër mend, u afrua rrëzë një fiku dhe nën hijen e degëve të saj u ul të pushojë. E përshkoi një mundë që as vetë nuk dinte ç'ishte. I kujtoi të gjitha ato vite mundimi e studimi, ato vite që kishte përgjuar për dituri. Ju duk se vërtetësia, drejtësia dhe dituria për të cilat ai po përgjonte, nuk ishin të ndara nga vehtja e ti. Krejt ajo jetë vuajtjesh si murg, e ai studim i gjatë i shkrimeve të shenjta nuk e ndihmuan të gjejë vërtetësinë e jetës. Dhe tani, befas i erdhi në mendje se njeriu të vërtetën e gjenë vetëm me mendjen e tij të lirë. Kësaj radhe diçka kishte ndryshuar në vehten e tij dhe nuk donte të ngrihej pa e gjetë të vërtetën (*28).
Befas, ndjeu një emocion të gëzueshëm, sikur të kishte zbuluar të gjith botën, e tha: "Së paku gjeta çelësin e ligjit të jetës. Prej zotit duhet të vijë zoti dhe prej djallit duhet të vij djalli. Prej të mirës vjen e mira kurse prej së keqes e keqja(*29). Ky ishte edhe mësimi kryesorë i Hinduizmit Brahmanian në rrugën Jetë - Vdekje. Por tani ai pa një dritë të re, sepse ju duk se zbuloi një mënyrë të re të ligjit jetësorë për të cilin kishte kërkuar vite me radhë. Ishte i bindur se kishte arrijtë në fundin e kërkimeve studimore dhe ia kishte arrijtë qëllimit me zbulimin e "çelësit të diturisë". Ja pra, princi i mbretërisë së Sakjas Siddharta Goutama u bë BUDA (Një i ndritshmi). Kjo natë, nga ithtarët e tij u njoft si "natë e shenjtë" ndërsa fiku nën të cilën zbuloi çelësin e jetës, njihet si "pema e diturisë". Edhe shtatë ditë të tjera, Buda ndejti nën hijen e pemës duke menduar për ligjin e parë të jetës, që të plotësojë kështu misionin e vet(*30).
Tashmë ishte i bindur në vetvehte, se kishte fituar aftësi për çdo spjegim. Ishte i gatshëm të përgjigjej në çdo pyetje në mënyrë që të anulojë çdo padrejtësi. Prandaj, vendosi të shkojë në çdo vend, për të përhapë idetë e mësimeve të tia. Së pari shkoi në Benares, takoi pesë murgjet me të cilët dikurë kishte ndarë vuajtjet dhe nisi predikimin: "Nga zoti vjen zoti, kurse nga e keqja vjen e keqja. Ky është ligji i parë i jetës dhe çdo gjë tjetër e ka burimin nga kjo".
- Po kjo nuk është asgjë e re - vërejtën murgjit.
- Po, nëse ligji është i vërtetë - ndërhyri Buda - atëherë sakrificat dhe lutjet për zotrat tuaj të shumtë duhet të jenë budallallëk.
- Përse? - me kurreshtje e të hidhëruar pyetën murgjit.
- Sepse - u përgjigj Buda - era gjithmonë frynë prej malit, zjarri gjithmonë është i nxehtë, akulli gjithmonë është i ftoftë. Lutjet tuaja nuk do t'i bëjnë ato të ndryshohen. Kjo është kështu për arsye se ekziston një ligjë i jetës për të qenë gjërat ashtu siç janë. Për kët arsye, lutjet dhe sakrificat që u bëhen atyre zotrave janë të padobishme. Prandaj të gjith idhujt e adhuruar nga populli jonë ,janë të padobishëm. Nëse këto idhuj nuk kanë mundësi të ndryshojnë asgjë në botë, atëherë përse të adhurohen ato? Nëse njeriu bën mirë do të shpërblehet me të mirë, nëse bën keq do të ndëshkohet me të keq. Të gjith idhujt e indisë së bashku nuk mund ta ndryshojnë këtë".
- Eshtë e vërtetë - thanë murgjit e mahnitur nga predikimet e një shoku të tyre, me të cilin jo shumë më parë kishin nda vuajtjet së bashku.
- Nëse kjo është e vërtetë - vazhdoi Buda - atëherë Veda që thotë të bëjmë sakrifica dhe të lutemi për idhujt, nuk është libër hyjnorë. Sepse libri hyjnorë nuk duhet të mësojë për atë që është e pavërtetë dhe e keqe. Priftërinjt tonë thonë se çdo fjalë e Vedas është e shenjtë, por unë them se Veda nuk është e shenjtë.
Murgjit shikojshin Budën me një çudi të madhe. Asnjëri deri atëherë nuk kishte guxuar të mendojë apo të deklarojë haptas se Veda nuk është e shenjtë(*31).
- Po - thoshte Buda - Veda na mëson se Brahma e ka ndarë popullin në kastë, po kjo nuk është realitet i ligjit jetsorë. Populli mund të jetë i ndarë vetëm në dy shtresa: në mirëbërës dhe në keqbërës dhe kjo mvarsisht nga vetë personaliteti i njeriut, pa ndërhyrje. Pra nuk ndryshon asgjë se nga cila familje është...
- Pra - thanë murgjit - ti nuk beson se Brahma ka krijue njerëzit dhe botën?
- Jo, unë nuk besoi se bota është e krijuar nga Brahma!
- Atëherë, kush e krijoi botën? - pyetën murgjit .
- Unë besoi se bota asnjëherë nuk do të pushojë së ekzistuari. Çdo gjë që nuk ka fund nuk ka as fillim. Bota nuk është krijuar nga askush. Ekziston nga vetiu
- Nëse është kështu, atëherë cila është rregulli i njëmendësisë së jetës - pyetën murgjit, të cilët ishin të gatshëm për ta përqafuar idenë e shokut të tyre të vjetër
- Ekzistojnë dy gjëra prej të cilave duhet mënjanuar. Njëra është kënaqësia (epshi) kurse tjetra është vetëmundimi. Atëherë, rruga të cilën njeriu duhet të ndjekë është rruga e mesit.
- Na këshillo o predikuesi ynë - thanë murgjit. Atëherë Buda u dha dhjetë këshilla të cilat u bënë rregull fetarë e filozofik në mësimet budiste. Këto dhjetë rregulla janë:
1. Përmbahu nga shkatrrimi i jetës.
2. Mos merr çka nuk të është dhënë.
3. Abstenohu nga papastërtia.
4. Mos u bëj gënjeshtarë.
5. Abstenohu nga helmim
6. Ushqehu dhe përmbahu nga ushqimi.
7. Mos shiko dance, spektakle muzikore ose dramatike.
8. Mos u zbukuro dhe mos u stolis.
9. Mos përdor shtrat të lartë e të gjërë.
10.Mos bajë arë ose argjend.(*32)
Dituria është dy llojesh: e jashtme dhe e mbrendshme(*33). Dituria e mbrendëshme ose dituria shpirtërore nuk mundet me u arrijtë me të mësuem e me të studjuem. Kushtet(*34) e saja janë:
1. Mendja e të kuptuarit,
2. Kujtimi e hulumtimi.
3. Vazhdimi i luftës kundër epsheve,
4. Dashuria e flakët dhe e zjarrtë.
Ai që i plotëson këto kushte arrinë dituri të vërtetë.
Kur Buda i mbaroi sqarimet e tia, murgjit i thanë njëritjetrit: "Sigurisht, kjo është mençri e vërtetë dhe se Siddharta Goutama është ndriçues - Buda. Eshtë ndriçues që sqaron se jeta praktiokon drejtësinë". Këto vendosen të bëhen ndjekësit e parë të mësimeve të tia dhe predikimi që Buda ua bëri pesë murgjëve mbeti si rast i shenjtë në historinë e Budizmit. Këtu u formue edhe vëllezëria e murgjëve, prej nga filloi predikimi i mësimeve të reja. Së pari, Buda duhej të realizonte premtimin që ishte njëra prej rregullave të jetës, e që ia kishte dhënë mbretit Bimbisara. Së bashku me pesë ithtarët e tij, shkoi në mbteërinë e Mogadas për të takuar mbretin e për të zbatua premtimin.
- A e gjete të vërtetën - e pyeti mbreti.
- Po - i tha Buda.
- A është e vështirë për ta kuptuar? - pyeti mbreti.
- E vërteta është gjithmonë e lehtë për t'a kuptuar.
Kështu, gjërë e gjatë i tregoi Bimbisarës të gjitha zbulimet që i kishin ardhë nën pemën e diturisë "natën e madhërishme" dhe shtatë netët tjera. Ashtu siç u kishte thënë më parë pesë murgjeve. Mbreti i mahnitur përsëriste fjalët dhe prej së mirës vjen e mira. Diçka i ishte rrënjosë në zemrën e ti. I dukej se ata çka thoshte ai, ishin të vetmet të vërteta që kishin mundësi të ekzistojshin.
- Me sa kuptoi unë - tha mbreti - ti nuk bie ndonjë religjion të ri, veç ca korigjime të mëdha që duhet bërë në religjionin e Brahmanizmit.
- Eshtë pikërisht ashtu si thua - i tha Buda.
Atëherë mbreti i Mogadas Bimbisara, u konvertua në Budizëm dhe ndihmoi përhapjen e ideve të Budës në mbretërinë e ti.
Pa shkuar gjatë, Buda arrijti të bëjë mijëra ithtarë, kurse fama i arrijti prej një mbretërie në tjetrën deri në mbretërinë e Sakjas. Një ditë, derisa Buda po përgaditej për një predikim para një numri të madh të ithtarëve, ca njerëz erdhën dhe i thanë: "Jemi të dërguarit e mbretit të Sakjas dhe kemi ardhë me urdhërin e lartmadhërisë së tij. Babai i juaj u lutet të ktheheni në shtëpi që t'a vizitoni atë dhe familjen tuaj"(*35).
Buda iu përgjigj thirrjes së familjes, dhe bashkë me disa ithtarët e tij shkoi atje me qëllim të predikimit të mësimeve të tija.
- "Religjioni i Brahmanizmit - u predikonte ai - nuk i jep të drejta femrës që të kryej obligimet religjioze, por mësimi i vërtetë që zbulova unë është mësim për të gjitha shtresat e për të gjith kastet. Një llojë, sikur për burrin ashtu edhe për gruan." Princeza Yosodhara ishte gruaja e parë që pranoi mësimet e tia në mbretërinë e Sakjas. I gjith populli në mbretërinë e të atit, më vonë pranuan Budizmin, kurse Budën e quajtën SAKJAMON (shkretëtirës i Sakjas) (*36).
Kur Buda u bë i famshëm në mbretëritë e shumta të indisë së atëhershme, njëri nga ndjekësit e mësimeve të tia i cili konsiderohej si i shenjtë ishte edhe Devadattha. Po, ai në të vërtetë ishte gjeloz në famën dhe popullaritetin e tij, prandaj edhe u bë kundërshtarë i ti. Ai udhëtoi nëpër të gjitha vendet ku Buda kishte qenë më parë dhe kishte përhapur idetë e tia dhe provoi ta përgënjeshtroi. Por plani i tij dyshtoi dhe ai mbeti i turpëruar para Budës dhe ithtarëve të tij.
Tashmë, Buda kishte hyrë në fundin e misionit të ti. I kishte mbushur të tetëdhjet vitet e jetës dhe pleqëria e kishte lodhë. Ndjente se së shpejti do ta lëjë kët jetë, por ama ishte i kënaqur që gjeti diturinë e vërtetë dhe shpëtoi popullin nga besimet në shumë idhuj.
Pas vdekjes së Budës, predikimet dhe këshillat e tia u tubuan në tre koleksione dhe u quajtën: "TRIPITAKI" që dmth: tri shportat e mençurisë. Tripitaki u bë skripti i shenjtë i Budizmit. Përveç kësaj edhe libra të tjera u shkruan për Budën, për jetën dhe mësimet e tija. Më i njohuri prej këtyre librave është JATAKAS që përmban tregime nga jeta e Siddhtartës përpara se të bëhet Buda. Sipas këtyre tregimeve ai jetoi 530 jetë: 42 herë ka qenë zot, 82 herë ka qenë mbret, 24 herë ka qenë princ, 22 herë ka qenë dietarë i njohur, 2 herë ka qenë hajdut, një herë ka qenë rob, një herë ka qenë kumarxhi, disa herë ka qenë luan, dre, kalë, shqiponjë, gjarpër, madje edhe bretkocë. Por, sigurisht, ai ka qenë shum më ndryshe nga mbretërit, princërit, robërit e shtazët tjera. Ai gjithmonë ka qenë superior.
Budizmi është feja e parë historikisht e njohur (përveç feve të shpallura) si fe univerzale, për të gjith popujt, pa marr parasyshë gjininë, kombin, racën përkatësinë familjare. Ndoshta kjo ishte arsyeja që në kohen e vet triumfoi mbi të tjerët. Budizmi, edhe pse ka poseduar vetëm disa parime morale dhe nuk ka përmbajtur rend të plotë në rregullimin e mënyrës së jetës, i kaloj kufijt e Indisë dhe arrijti deri në Japoni dhe Mongoli e në anën tjetër edhe deri në Afganistan e Buharë.
Nuk kaluan as njëqind vjetë nga vdekja e Budës , kur ithtarët e tij u ndanë në dy grupe, duke mos u pajtuar me komentet dhe spjegimet e mësimeve të Budës. Ndërsa këto dy grupe kryesore sërish u ndanë në sekte të shumta. Prijësit e të gjith sekteve spjegimet e veta të mësimeve të Budës i konsiderojnë të sakta, ndërsa të gjitha të tjerat të gabuara. Pas 1200 vjetëve në indi, u paraqiten religjione të reja të shumta, disa prej të cilave populli i donte më shumë se Budizmin. Ngadalë mësimet e budës u zbehën dhe humbën rëndësinë e vet.
Nëpër mbarë Azinë dhe më gjërë ka tempuj të budistëve dhe në çdo tempull ka idhull të Budës. Dituria fetare është i vetmi faktor që ndihmon pastrimin e shpirtit. Budistët besojnë në jetën tjetër, por jo në gjykim, sepse ata mendojnë se shpirti duhet të pastrohet duke u kthyer në këtë botë. Budizmi origjinal, vjen si filozofi, por kthehet prej ithtarëve të tyre si fe, për të plotësuar nevojat e tyre religjioze. Budizmit i janë dhënë forma të ndryshme nga organizatat religjioze, sa që është shumë vështirë të dihet se cili është elementi esencijal i Budizmit. Mbas Budës siç thamë, nuk mbeti ndonjë libër i shenjtë, por librat budiste i përpiloj seanca e tretë dhe e katërt e prijësve fetarë.
Nga ndjekësit e tij, buda konsiderohet si zot, ndërsa "tri shportat e mençurisë" libri i shenjtë i tyre.
Shkollat kryesore të Budizmit që njihen sot janë"
shkolla HINAYANE dhe
shkolla MAHAYANE.
Këto paraqesin Budën si mëshirues i madh i racës njerëzore., por në mënyra krejtësisht të ndryshme. Sholla Hinayane bie konkluzionin lidhje me gjërat njerëzore, ndërsa shkolla Mahayane bie konkluzione profetizuese. Psalmet e budistëve të hershëm karakterizojnë aspiracionin e devotshmërisë së murgjeve dhe murgeshave të cilët i kushtohen jetës së zakonshme. Kjo i përket shkollës së parë Hinayane. Në Psalmet e motrës Subha, tregohet se si zelli i murgeshave në progresin shpirtërorë, shkëputet plotësht nga përfoljet dhe anon të pamunit e saj (*37).
Drejtimi Mahyana theksohet më shumë në adhurimin e imagjinatës në tempull dhe në jeten e devocionit të përditshëm. Buda nuk ishte vetem nji njeri i cili shijoi lindjen dhe vdekjen. Ai historikisht është njëri prej manifestimeve të shumtë të shëndrruar në të ashtuquajturën "Buda kozmik" me vendbanim në Univers, shpëtimtar i përhershëm i çdonjërit, në të gjitha vendet dhe në të gjitha kohët. Në këtë teori, nuk jan aq shum të rëndësishme veprat fetare, sa feja (*38).
Teoria e shkollës Hinayane është e bazuar në mësimet e Budës, ndërsa teoria Mahayane është e bazuar në shembullin dhe tradicionin e tij personal. Shenjtëria e inkarnimit (rimëshirimit) të reveluar nga budistët Mahayan, figura kryesore është AMITABHA - BUDA i vizionit të pakufishëm. Jo si personalitet aktual AMITABHA nga legjenda plotësoi kushtin budist, se ai do të pranojë vdekjen e të gjith atyre që thërrasin në emrin e tij. Pra, ai mund t'i çoi ata deri te "Toka e Pastër" ose "Parajsa Prendimore" (*39)
Llamajizmi
Qysh në shekullin e parë të fesë budiste, filluan të lajmrohen sekte të ndryshme. Njëri nga këto sekte ishte edhe Llamajizmi Tibetian. Kryetarë i Llamajizmit Hmbe Llama, e ka qendrën në kufi të Kinës. Ai është një fshat i vogël që quhet "Dasan" ku ka shumë faltore, e në të jetojnë vetëm meshkujt. Këta besojnë se njeriu në fillim ka qenë i gjatë 60 metra, por nga mëkatet është zvogluar. Profet në këtë besim nuk ka vetëm Budat. Njeriu nuk mund me qenë fetarë i mirë pa u tërhjek plotësisht në vetmi.
Llamajizmi(*40) është formë Budistike e vënë në skenën popullore të Tibetit dhe të Mongolisë. Lalamjizëm është shprehje e fituar nga fjala "LAMAS" term ky që tregon respektim ose "Njeri që është superjor". Eshtë ambicje popullore llamajiste.
Shamanizmi
Shamanizmi është sekti më i njohur dhe më i përhapur i Budizmit. Shamanistët nuk janë budista, edhe pse ata e vërtetojnë këtë, sepse ata bëjnë thërrime, kurse simbas Budës ishte endaluar mbytja e shtazve. Këta mendojnë se vdekja nuk është gjë tjetër, përveç sakrificë për krijesat tjera, prandaj kufomën nuk duhet djegë as vorrosur, por duhet lënë në ndonjë shkretirë. Bota nuk ka fillim as mbarim, por mbas kësaj jete vërtetë ka jetë tjetër. Shamanistët besojnë në zotin icili jeton në Diell. Shamanizmi është metodë e fuqisë spirituale dhe hynë në grupin e atyre feve të cilat quhen primitive. Këtu shpirti vepron në njeriun apo jasht tij. Shamanistët religjioz, për të treguar lidhjet e tyre në shpirtëra, dhe për të realizuar format e ndryshme të magjisë, përdorin metoda speciale si: dance, koncentrimin hipnotizues, mjetet narkotike etj
Feja Budiste u themelua në Indi, por i shtyrur nga Brahmanizmi, kaloj në Kinë, Tibet, Japoni(*41), Indokinë. Kjo fe sot ka rreth 400 milion ithtarë.
Vlenë të theksohet, se veç këtyre feve që tashmë janë qartë idhujtare, në Indi jetojnë edhe një numër i konsiderueshëm muslimanësh dhe të krishterësh. Akorduar sipas veprave apokrifale të Tomasit, versionet e vjetra biblike janë përzie me shkrimet tjera siriane nga shekulli i dytë, atëherë kur Tomasi kishte arrirë në Indi me një anije shkllevërish.
C. V. Cheriyan shkruan se në Indi, komuniteti Kristjan ka ekzistue prej kohës së hershme. Në vitin 189, i shenjti Panteneus ka udhëtuar për vizitë te peshkopi Demetrius i Aleksandrisë. Atje thuhet se prej shekullit të katert, ka patur kristjan Nestorian në Karala Atje, disa kristjan vetquheshin si Kristjanët e Tomasit. Por Kristjanizmi më shumë depërtoi, pasi Vasko De Gama "zbuloi" Indinë në Maj të vitit 1448 dhe pasi Goa e pushtoi në vitin 1510, me çrast misionar të shumtë u shpërndanë në këto anë dhe dhunimisht filloi të zëjë vendin e Islamit, që ishte atje para kësaj kohe(*42) .
Nga ana tjetër, në indi sot ekziston statistika e 100 milion muslimanëve, nga 650 milion banorë që ka krejt India.
Muslimanët u orvatën të pushtojnë indinë qysh në kohën e Omer Ibnul Hababit. Në vitin 15, mëkëmbësi i Behrenit OSMAN IBEN EBIL ASE THEKATHIU, dërgoi një ushtri deri te kufinjt e hindisë, por Omeri dha urshër të kthehen. Pas përpjekjeve tjera të shumta, në vitin 89 Hixhrij komandanti ushtarak Muhamed Ibën Kasimi mori urdhër prejHaraxh Ibën Jusuf Thekafiut që të pushtoi Hindinë. Ai rrethoi Dejblin dhe hyri me forcë në qytet ku ndërtoi një xhami. Më vonë vazhdoi rrugën për Bejrun populli i së cilës e pritën mirë. Ai pushtoi qytet pas qyteti derisa arrijti tek mbreti i indisë DAHIRI me të cilin u përlesh afër lumit MEHRAM. Ushtria e Dahirit ishte e përgaditur mirë për rezistencë, megjithate lufta përfundoi me fitoren e muslimanëve. Në këtë luftë u vra mbreti, kurse Kasimi në saje të kësaj fitore pushtoi gati tërë Hindinë. Pas kësaj vazhdoi pushtimet deri në Meletan, mirëpo atij ju ndërpeu furnizimi i ushtrisë kështuqë ushtria muslimane u shfaros gati e gjitha nga uria dhe etja. Ata u detyruen ti therin kafshet bartëse që kishin për ushqim.
Muhamed Ibën Kasimi u vra afër idolit BED. Historiani Beladhriu thotë se Idoli BED ka qenë qendër fetare e hindianëve, se ata e vizitonin çdo vit si muslimanët qaben. Në ndërtesën e Bedit ishte një puti në formë njeriu i veshur me lëkurë të kuqe, ndërsa sytë i kishte prej ari. Indianët mendonin se ai ishte Ejubi a.s.
Populli indian nuk e pranoi Islamin derisa në krye të shtetit musliman erdhi OMER IBNUL AZIZI në vitin 99 H. Omeri ishte njeri i devotshëm dhe i thirri mbretërit që të pranojnë Islamin, duke u premtuar edhe më tutje pozitat që mbanin. Halish Ibën DAHIRI ju përgjegj pozitivisht kësaj thirrje dhe njerzit filluan të emrohen me emra muslimanësh. Hindianët mbetën të pavarur derisa u formua shteti i ri Abasit. Në kohën e Xhafer Mensurit, muslimanët pushtuan qytetin Meltan dhe Kashmirin e sotëm. Pas nënshtrimit të Meltanit u rrënua idoli BED dhe në vend të tij u ndërtua një xhami(*43).