Berni
Forca Elbasani
Moderator
Karma: 4
offline
Gjinia: 
Postime: 24144
|
 |
« më: 30-06-2008, 17:13:16 » |
|
"Wake up!". Me këtë titull, që thërret aktivizimin e energjive, por edhe shumë më tepër, erdhi dita e sotme. Është emisioni më i ri që do të zgjojë shqiptarët e do të shoqërojë mëngjeset e tyre nëpërmjet ekranit të "Top Channel" dhe valëve të "Top Albania Radios". Risia filloi që te prezantuesit: dyshja simpatike Eno Popi dhe Ledjon Liço. "Do të jemi në punë për t‘u dhënë një zgjim ndryshe njerëzve, për të bërë një zgjim ritmik, për t‘u dhënë dozën e duhur të një programi në mëngjes, që çdokush dëshiron ta marrë nga ekrani duke shtypur 1-shin, që është TCH", u shpreh Eno Popi, prezantues i "Wake up!". "Ose 1-shin e radios kur është në makinë. Do të flasim me dy mikrofona. Nga njëra anë ‘Topi‘ dhe nga tjetra ‘Topi‘", shtoi prezantuesi tjetër i emisionit, Ledjon Liço. Kështu pra, gjithçka e ndërthurur me ritëm dhe nota argëtuese, për një nisje dite të mbushur me pozitivitet, që më në fund do të sjellë buzëqeshjen në mëngjesin e "Top Channel". "Do të përpiqemi t‘i zgjojmë më me ritëm dhe më me alegri njerëzit gjatë verës, kur dihet se zgjimi në verë është i vështirë", thotë Popi. Përpos një përmbajtjeje interesante, një tjetër pikë e fortë e emisionit do të jetë simpatia e prezantuesve. "Wake up!" do të reflektojë mëngjesin shqiptar në të gjitha format e tij, por jo vetëm kaq. "Ajo që duhet të theksojmë është që do të ketë shumë surpriza, mbi të gjitha gjërat që do të ndodhin në mëngjes", shprehet Liço. Kështu pra, me "Wake up!" në "Top Channel" e "Top Albania Radio", mëngjeset e shqiptarëve do të mbushen çdo ditë me të reja interesante, por me një bazë të njëjtë: ritëm dhe zbavitje!
TOP-CHANNEL
|