Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Stina e nxehte e spektakleve  (E lexuar 200 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 19-06-2008, 07:40:07 »

Darkat prenotojini para ekranit, pasi kjo verë pritet që të jetë një stinë e mbushur me ngjarje të shumta televizive. Spektakle që do t’iu mbajnë të mbërthyer para ekranit, teksa pushoni në vapën përvëlonjëse. “Kënga Magjike”, “Super Model of the World”, “Maratona e Këngës Popullore” dhe “Mikrofoni i Artë”, pritet që të jenë disa nga evenimentet që do t’iu mbajnë të gozhduar para ekranit, përveç koncerteve të shumta që janë planifikuar në bregdet, pasi një pjesë e mirë e spektakleve do të zhvendosen në plazhe. Ardit Gjebrea sapo ka lançuar në televizion garën e madhe të “Kënga Magjike”, festivali më prestigjioz i muzikës, ku pranimet e këngëve pritet të mbyllen në shtator, për të sjellë më pas një sezon me adrenalinë pikërisht në stinën e vjeshtës. Në “Klan”, pritet që të fillojnë një sërë emisionesh të tjera, të cilat do të finalizohen me projektin televiziv “E diela në Klan”, sërish me Ardit Gjebrean. Ndërkohë “Mikrofoni i Artë”, festivali i muzikës moderne, pritet të udhëtojë fillimisht nëpërmjet radios dhe më pas në ekran, me muzikën më të mirë që vjen nga vendi dhe trojet e tjera shqiptare. Pas “Big Brother”, një nga formatet më të ndjekura televizive shqiptare, “Top Channel” sugjeron gjatë stinës së nxehtë, pikërisht në korrik, startin e programit “Në kërkim të Super Model”, që është edhe pragu i hyrjes së vajzave në garën e atyre që do të udhëtojnë më pas drejt pasarelave të agjencisë së njohur të modës “Ford”.Ky program drejtohet nga prezantuesja e njohur Arbana Osmani, ndërkohë që në po të njëjtin ekran, “Top Select” pritet të marrë ngjyra më të forta, pikërisht ato të stinës që po kalojmë, duke u zhvendosur në disa nga plazhet më të bukura të vendit, me lidhje direkt si dhe muzikën më të mirë të momentit. Zgjedhjet nuk mungojnë edhe për ata që preferojnë muzikën popullore. Në Klan, “Maratona e Këngës Popullore”, sivjet nuk do të fillojë më në studio, por në disa nga qytetet kryesore të vendit, ku do të stacionohen disa nga artistët më të mirë të muzikës folk,
që do të konkurrojnë për çmimin e madh, një program. i cili drejtohet nga Pandi Laço.Por kjo verë do tëofrojë gjithashtu edhe koncerte të shumta,që nuk komandohen me anë të pultit të televizorit. Një numër i madh koncertesh pritet të mbahen nga artistët shqiptarë nga Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Saranda, ndërsa në Tiranë pritet që gjatë verës të mbërrijnë grupet të njohura të muzikës botërore, mes të cilave “Def Leppard” dhe “Whitesnake”, që organizohen nga “Living room show”.

Gazeta Panorama
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Disa nga objektet orientale(Postkulla)
  • Dot archicad9
  • 5 (83%)
  • -
  • Dot artlantis4.5
  • 1 (16%)
  • -
  • Dot artlantisR
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor