Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Rikthimi i Ardit Gjebrese  (E lexuar 1074 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 817



Shiko profilin
« më: 06-07-2007, 04:58:12 »

Në këto kohë, kur ekranet televizive do të pushtoheshin përsëri nga vajzat bukuroshe, apo thënë ndryshe nga misset (“Miss Shqipëria” në Vizion Plus, “Miss Albania” në Ora News apo dhe “Top Model’s of the World” në Top Channel), pyetja “Po Arditi ku është”, ka ngacmuar jo pak njerëz.
Dhe ai nuk vonoi të shfaqej. Pikërisht atëherë kur duhej. Jo në ndonjë studio televizive, por në kodrat e liqenit. Jo me ndonjë spektakël, siç mund të mendohej, por në një formë krejt ndryshe: me një aktivitet shumë popullor, me festën e madhe të birrës, organizator i së cilës ishte ai vetë. Si për të na dhënë një shenjë të qartë se në këtë rishfaqje të tij (pas problemeve me shëndetin) do të vijë me formula të reja në projektet e tij.

Rikthehesh në një projekt
tetë muaj pas “Këngës
Magjike”. Si kanë kaluar këto
muaj?

Kam bërë pushim e ushtrime
fizioterapie dhe ajo çfarë
është më e rëndësishmja, kam
rigjetur familjen time. Në këto
kohë rigjeta shumë ndjesi, që i
kisha humbur për faj të punës.
Mundëm në këto kohë të ishim
edhe një herë të tre bashkë.
Kjo ka qenë periudha kur unë
zbulova Jonin shok. Fëmija
mbetet gjithmonë i vogël për
prindin, por në këto tetë muaj
kuptova se ai është rritur vërtet
shumë.
Aq sa tani mund të jetë
krah teje dhe si një asistent i
mirë i yti?

Angazhimi i tij krah meje në
festën e birrës ishte rrjedhimi i
këtij zbulimi që unë bëra.
Festa e birrës ishte ide që
doli nga kjo kohë pushimi?

Jo. Festa e birrës kishte një
vit e gjysmë që planifikohej në
axhendën e punëve të mia, por
“amortizatorët” më lanë në baltë
për një moment. Më duhej një
“riparimi” i suksesshëm i tyre
në Austri që të mund të ndizja
edhe një herë të gjithë motorët,
e për t’iu rikthyer punës pikërisht
me këtë projekt të mbetur
në letra. U bëra tok me Monën
(Monika Kryemadhi) dhe me
Endri Fugën dhe, për dy muaj,
arritëm të organizonim gjithçka
për datat 22, 23 dhe 24 qershor,
duke e mbyllur me sukses këtë
festë, edhe pse java e fundit
ishte sfilitëse nën ato temperature
të larta.
Kjo mund të quhet aktiviteti
më masiv që ke organizuar
ndonjëherë, apo jo?

Po, ndaj më tërhoqi menjëherë
propozimi që më bëri
presidenti i birrës “Stela”. Ishte
një organizim shumë më i
madh në krahasim me gjithçka
tjetër kisha bërë më parë, ndaj
thirra në ndihmë miqtë e mi.
Pse pikërisht Monikën
dhe Endrin? Bëhet fjalë për
ndonjë miqësi e bashkëpunim
të ri apo për lidhje të
kahershme?

Me të dy, veç e veç, jam
njohur rreth viteve ’90, kur isha
drejtor në TVA. Unë kam pasur
shumë të njohur gjatë jetës
time, sepse është vetë profesioni
që kam që ma mundëson një
gjë të tillë, por jo të gjithë këta të
njohur të kthehen në miq.
Këta të dy hyjnë tek ata që
kthehen në miq?

Sigurisht që po. I çmoj aq
shumë, sa shpresoj që miqësia
me ta të jetë e gjithhershme.
A beson te miqësitë e
përhershme?

Besoj, sepse kam shumë miq
që prej kohëve të fëmijërisë.
Aksioni i madh i festës së
birrës, me të cilin shënove
rikthimin tënd, nëse mund ta
quajmë kështu, mbaroi.
A do ketë ndonjë aksion të dytë?
Po. Tani më pret një sezon
televiziv shumë i ngarkuar.
Kam kohë që po bisedojmë
me pronarin e tv Klan për një
program strukture, për të cilin
nuk kam qenë unë gati.
Ndërsa tani jeni gati…
Po. Tani jemi në momentin
e duhur dhe vendin e duhur
për të rifilluar eksperiencën e
suksesshme të lënë katër vjet e
gjysmë më parë.
Si katër vjet e gjysmë
më parë? Për çfarë e keni
fjalën?

Për spektaklin e së dielës
“Telebingo Kombëtare”.
Kjo do të thotë se do të
kemi një rikthim të Gjebresë
në një format televiziv të së
dielës?

Po. E diela pasdite më ka
sjellë fat e mund të them pa
frikë se ai spektakël ka qenë
shkolla ime më e mirë. Për tre
vjet me radhë drejtova plot
120 të diela. Ndaj më pëlqen
t’i kthehem sërish këtyre të
dielave pasdite.
Si do i kthehesh këtë
herë?

Do të rikthehem me një orar
të munguar në ekranin shqiptar.
Nuk dua të kaloj në detaje,
por mund të them se do të jetë
një format shumë popullor, që
në ekrane të huaja ka pasur
një vazhdimësi të suksesshme,
ndërsa në Shqipëri nuk është
kthyer dot në traditë. Kjo nuk
do të thotë që unë siguroj se
do ta kthej në traditë, por se do
tentoj t’i hap rrugë krijimit të
kësaj tradite. Ndaj, duke filluar
nga 7 tetori do të startojmë me
programin “E diela në tv Klan”
që do të zgjasë nga ora 13:30
deri në 19:30.
Disa detaje më shumë do
t’i donim gjithsesi… A do të
kenë diçka të ngjashme me
“Telebingon”?

Jo. Po e rimarr formatin e së
dielës, duke lëne jashtë lojen
e fatit.
E duke futur… çfarë?
Duke futur elemente që e
bëjnë edhe më popullor këtë
program. Unë tërhiqem gjithmonë
nga parimi që sa herë
dalë në ekran, telespektatori ta
ndjej veten protagonist edhe
atëherë kur është diku duke
ndjekur programin që unë drejtoj.
Eshtë shumë e rëndësishme
që spektatorin ta kthesh në
pjesëmarrës aktiv.
Si, konkretisht?
E kuptoj që po përpiqesh të
zbulosh strukturën dhe rubrikat
e këtij programi, por besoj
se mjafton të them se formati
i një lloj programi të tillë dihet
tashmë nga eksperiencat
botërore. Mënyra e servirjes
do të jetë krejt ndryshe dhe
siguroj se do të ketë shumë të
papritura.
Për të ndërtuar një program
të tillë, sigurisht që
duhet një ushtri e tërë
njerëzish, një ekip i madh.
A i keni gjetur ju gjithë këta
njerëz?

Eshtë e vërtetë që duhet një
ushtri e tërë. Një hark kohor
prej gjashtë orësh transmetim
të drejtpërdrejtë është
përgjegjësi e madhe. E në një
rast të tillë s’mund të thuash
Unë, por Ne.
Kush do jetë pjesë e kësaj
Ne-je të madhe këtë herë?

Bashkë me Sandër Frangajn
jemi duke e menduar.
Bashkëpunëtorja juaj Vera
Grabocka, me sa duket, nuk
është pjesë e këtij ekipi. Eshtë
përfolur një prishje miqësie
mes jush, në fakt ju kemi parë
duke u përqafuar me njëritjetrin
jo pak herë nëpër korridoret
e “Klanit”. Ama secili
ka nisur një projekt më vete.
Cila është e vërteta?

Me Grabockën jemi përqafuar
e do vazhdojmë të përqafohemi
gjithmonë, pavarësisht
nëse do të punojmë më bashkë
apo jo. Ndërsa, për sa i përket
programit të së dielës, producent
është Sandër Frangaj
dhe unë jam i bindur që ai
do të zgjedhë variantin më të
mirë të mundshëm për këtë
format televiziv. Këtë herë po
provojmë një praktikë tjetër të
huazuar nga praktikat e huaja.
Që është?
Një praktikë që nuk më njeh
mua si producent. Unë në këtë
program jam thjesht një “I
blerë” nga televizioni “Klan” për
të prezantuar, për të kënduar
dhe për të bashkëbiseduar në
programin e çdo të diele.
Vetëm kaq!?
Po. E vetmja pjesë që i mungon
asaj çka unë kam bërë në 8
vitet e fundit është mosdëshira
për të trokitur në dyert e sponsorëve,
e cila të krijon një stres
të jashtëzakonshëm në kurriz
të punës artistike.
Atëherë, duket se këtë herë
do e kesh më të lehtë?

Përkundrazi. Përfundi -
misht konstatoj se jam i pandreqshëm.
Nuk jam producent
tek “E diela në Tv Klan”, por
do vazhdoj të jem producent
te “Kënga magjike”, po çdo të
diel. Ndërkohë që, dy herë
në muaj, do të jap mësim për
komunikimin me median dhe
përgatitjen televizive në Universitetin
“Fama” në Prishtinë,
çka kërkon gjithashtu një përgatitje
serioze.
Si ia del që bën kaq shumë
gjërash njëherësh?

Ka një sekret. Eshtë Anila,
bashkëshortja ime. Në tri vitet
e fundit, ajo ka qenë në rolin
e producentes ekzekutive në
projektet e mia dhe më ka
lehtësuar pafund. E do të jetë
pjesë e ekipit edhe në “E diela
në tv Klan”.
Po Joni, do jetë sërish pjesë
e ekipit, si te festa e birrës?

Po, do jetë edhe ai prezent.
Do doja që të ndiqte të gjitha
detajet e paskuintave të realizimit
të një shfaqjeje.
Pse?
Ai ka dëshirë të vazhdojë
studimet për menaxhim biznesi
dhe unë mendoj se, pavarësisht
nga ndryshimet, që kanë bizneset
në fusha të ndryshme, kanë
një logjikë menaxhimi, e cila
ka një emërues të përbashkët:
fillesën nga zeroja e ndjekjes së
elementeve të vogla që bëjnë
një e nga një të tërën.
Pra, synimi është që në
një të ardhme të shpejtë Joni
të menaxhojë projektet e
babait, apo jo?

Pse jo. Ne jemi tashmë një
ekip shumë i mirë. Na mbetet
vetëm të perfeksionohemi
edhe më shumë.

"Suplement Koha Vip"
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 817



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 22-09-2008, 22:02:58 »

Dhe Arditi e mbajti fjalen  buzeqeshje ..... dje startoi " E djela Shqiptare :  Perqafim luj syun
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ke preferoni ne Big Brother Albania 3?
  • Dot Bertina
  • 6 (24%)
  • -
  • Dot Seldio
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Erjoni
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Hakiu
  • 8 (32%)
  • -
  • Dot Domenika
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Pamela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Graciela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Valentina
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Jetmiri
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Eduarti
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Olta
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Xhimi
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor