Forumi KulturorSpektakël & Televizion - Entertainment & TelevisionBota e Televizionit (Moderator: Berni)Programet e reja televizive ne ekranet Shqiptare !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Programet e reja televizive ne ekranet Shqiptare !  (E lexuar 2087 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 05-01-2008, 09:16:08 »

Alketa Vejsiu do të rikthehet në ekranin e Tv Klanit me një projekt të ri të Grabockës. Rudina Magjistari në TVSH me “Të kam zemër”. Ndërsa Arbana Osmani do të pushtojë ekranin e Top Channel me “Big Brother Albania”.Ardit Gjebrea me programin “E diela në Tv Klan” Kur do të nisin transmetimin dhe si do të jenë këto emisione të përjavshme? “Koha Vip” ka zbuluar vetëm disa sekrete të vogla.

Alketa Vejsiu, rivjen me Grabockën
Se çfarë do të jetë ekzaktësisht projekti që do të riktheje në ekran Alketa Vejsiun,duket se nuk është vizionuar akoma në dosjet e regjisores Grabocka. Por, një gjë është e qartë tashmë: do të jetë një program i përjavshëm në Tv Klan, që mendohet të nisë në muajin shkurt.Ndërkohë stafi i ngushtë i Grabockës e ka nisur punën për të konkretizuar këtë projekt që mendohet të jetë një gërshetim i emisionit “SOS” - që është transmetuar për shumë kohë në Vizion Plus - dhe emisionit të njohur italian “C’e posta per te”. Me sa duket regjisorja ka vendosur të shkëputet disi nga spektaklet e bukurisë apo dhe nga koncertet gala, për të realizuar një emision më popullor, ku protagonistë do të jenë njerëzit e thjeshtë sa me hallet aq edhe me historitë e tyre rozë. Ndaj dhe prezantuesje e saj e preferuar, Alketa Vjesiu, mendohet të shfaqet me një rol krejt ndryshe nga gjithë herët e tjera. Nuk dihet ende se si - përderisa formati është ende një ide e pashtjelluar - por kontakti me njerëzit e thjeshtë do t’i kërkojë Alketës një prezantim ndryshe, një profil paksa më të pjekur se te spektaklet që ajo ka drejtuar deri më tash. Profil që tani më mirë se kurrë më parë, ajo mund ta krijojë fare mirë: sepse tani ajo është një mami Alketa, me këmbët në tokë që i kupton shumë më mirë - nga ç’mund t’i kuptonte më parë - problemet e vërteta të njerëzve.

Rudina Magjistari, gju më gju me popullin
Projekti i ri televiziv i Rudina Magjistarit kishte kohë që përflitej. Tani duket se ideja e saj është konkretizuar dhe
është bërë gati për të na u servirur në ekran, në TVSH, nën titullin “Të kam zemër”. Jo më kot Magjistari ka nisur ta promovojë projektin e saj misterioz. Nëpër rrëfimet që ajo ka bërë në gazeta e revista të ndryshme për të promovuar emisionin e saj të ri - gjë që tashmë ka mësuar ta bëjë mjaft mirë - Magjistari ka treguar se gjithçka këtë herë është ngritur mbi dashurinë njerëzore, e për këtë qëllim ka vendosur të krijojë
këtë herë një marrëdhënie shumë më të drejtpërdrejtë e më të afërt me publikun.Si? Sigurisht duke udhëtuar drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, në Vlorë, Sarandë, Shkodër, Tropojë etj. Një eksperiencë kjo e provuar tashmë me spektaklin “Portat e Fatit”, realizuar pak vite më parë në Tv Klan. Ndaj kjo s’mund të
quhet dalja e parë e Magjistarit nga studiot e ngrohta televizive.
Por, këtë herë duket se qëllimi i këtij rrugëtimi të gjatë është më i përcaktuar: zbulimi i vlerave të mira njerëzore, i përvojës njerëzore si dhe përcjellja në ekran e emocioneve, gëzimit, hidhërimit, ëndrrave që ata kanë. Por në ç’format televiziv
do të përcillet e gjithë kjo? Magjistari nuk ka zbuluar shumë detaje në këtë drejtim, duke e perifrazuar përgjigjen e mundshme vetëm me shprehjen format: “Do të ketë shumë surpriza në këtë emision”. Të cilin do ta ndërtojë në bashkëpunim të ngushtë me regjisorin Julian Napoloni, një nga bashkëpunëtorët e saj të hershëm nëpër projekte të ndryshme të realizuara kryesisht në Tv
Klan.

Ardit Gjebrea ishte gati…
Vetëm pak muaj më parë, Ardit Gjebrea do të rrëfente për projektin
e tij të madh “E diela në Tv Klan”, i cili do të kishte nisur më 7 tetorin e vitit që shkoi, nëse Gjebrea nuk do të kishte marrë vendimin për pezullimin e këtij projekti, derisa në Shqipëri të mos ketë ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Atëherë gjithçka ishte gati. Gjebrea e kishte në duar formatin shumë
popullor - që mendohej të zgjaste nga ora 13:30 deri në 19:30 - që
synon të sjellë këtë herë në ekran një format, që në ekranet e huaja ka pasur një vazhdimësi të suksesshme, ndërsa në Shqipëri nuk është kthyer dot ende në traditë.Qëllimi i Gjebreas është ta krijojë këtë traditë, duke tentuar që në këtë program telespektatori ta ndjej veten protagonist në të gjithë mënyrat.
Në rrëfimin e tij të parë për këtë spektakël popullor,
dhënë për “Koha Vip”, Gjebrea do të na shpjegonte, pa zbuluar
strukturat një më një se “E diela në Tv Klan” do të jetë një format i një lloj programi të tillë, që njihet tashmë nga eksperiencat botërore. Mënyra e servirjes do të jetë krejt
ndryshe e me plot të papritura. Si? Nuk e dimë ende se si. Projekti vazhdon të ruhet i paprekur në zyrën e Gjebreas,
ndoshta dhe për fare pak ditë. Në ndonjë prej muajve të këtij viti, në ndonjë prej të dielave të ftohta, Gjebrea do të na
mbledhë të gjithëve përpara ekranit të TV Klanit për të ndjekur orët e gjata të spektaklit të tij, ku protagonistë do të jenë njerëzit e thjeshtë, jo vetëm ata të Tiranës, por edhe të gjithë qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Arbana Osmani në “Big Brother”
Në ambientet e Top Channel ka kohë që flitet e punohet për realizimin e “Big Brother Albania”, program i cili do të nisë
të transmetohet në këtë ekran në fund të muajit shkurt. Ndërkohë është zbuluar dhe vajza që do ta prezantojë këtë program të madh: Arbana Osmani.“Jam duke punuar shumë për këtë projekt që e kam
për zemër”, ka pohuar vetë ajo, pasi ky lajm u bë publik prej Alban Dudushit, në natën e parë të Vitit të Ri. Më pas Arbana
na ka zbuluar dhe një sekret të vogël “Këtë të shtunë do të nisem për Nju Jork, ku do të qëndroj ca ditë, sepse veç të tjerash, shpresoj të shoh edhe studiot e Channel 4, ku është zhvilluar prej
8 vitesh “Big Brother”. Duke prekur atë realitet, sigurisht që Arbana do ta ketë më të thjeshtë të bëjë si duhet punën e saj në
“Big Brother Albania”, që do të jetë gati pak ditë më pas për transmetim, pasi organizatorët janë ende në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, të cilët sipas informacionit që përcjellin
vetë organizatorët,kanë qenë të shumtë dhe vazhdojnë të shtohen
edhe më shumë. Pasi audicionet nuk kanë përfunduar ende. Ndërkaq,
shtëpia që do të mbledhë të përzgjedhur po ndërtohet në autostradë
pranë “Deka Company”.Kjo shtëpi mendohet të ketë një sipërfaqe prej 2000 m2. Arredimi do të jetë shumë modern, por, gjithsesi, në sezonin e parë kjo shtëpi, sipas Endemol, do të jetë pa shumë teprime. Nga Endemol do të vijnë një sërë profesionistësh, të cilët do të udhëheqin punën këtu për realizimin e “Big Brother Albania”, derisa gjithçka të jetë gati për t’u servirur në ekran nga Arbana Osmani, e cila mendohet të shfaqet me një look ndryshe, me veshje të sezonit Pranverë-Verë të “Anna Biagini” nga
Bazzart.

Emisionet e reja televizive te Prezantuesve shqiptare ne 2008

Marre nga KohaVip
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 23-01-2008, 09:06:41 »

Jonida Maliqi, prezantuese televizive

Ekzigjencat dhe performancat e saj si këngëtare këtë radhë Jonida Maliqi i ka lënë mënjanë. Ajo do të provojë tashmë si prezantuese.Ndonëse pranon, që prezantimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i arritjeve të saj artistike,këngëtarja vjen tek publiku edhe në këtë mënyrë. Ajo do të jetë në krah të muzikantit Gjergj Leka në drejtimin e emisionit “Kthehem të dielën”, që nisi transmetimin te djelen në mbrëmje në ekranin e TVSH-së.

Sigurisht pa qenë primare për Jonidën, por duke e parë si diçka interesante dhe të veçantë këngëtarja nuk e ka menduar dy herë për të thënë “po”. Por cilat kanë qenë arsyet që e shtynë të provojë me prezantimin? Sigurisht nuk kanë qenë motive financiare dhe as synimi për t’u afirmuar. Sepse ajo i ka të dyja. Ka qenë më tepër një dëshirë për të provuar diçka ndryshe, por gjithsesi pa dalë nga muzika.


Dhe duke qenë se tashmë xhirimi i puntatës së parë të emisionit është realizuar këngëtarja nuk ndjehet aspak e zhgënjyer nga kjo përvojë. “Prezantimi tek unë nuk ka qenë asnjëherë qëllim në vetvete. Asyeja, që pranova të jem në këtë emision si drejtuese është sërish muzika. Bëhet fjalë për një emision, që ka në qendër muzikën dhe është ky profesioni im, fusha në të cilën mund të flas më mirë”, tregon këngëtarja duke buzëqeshur.Nga ana tjetër, duke nxjerrë edhe një herë natyrën e saj ekzibicioniste dhe të pavarur Jonida dëshiron të vërë në dukje një tjetër aspekt të rëndësishëm të emisionit.“Ndjehem mirë aty, sepse nuk jam e detyruar t’i qëndroj strikte një skenari të caktuar, por jam e lirë të jap gjithçka nga vetja, sigurisht duke qenë në koherencë me Gjergjin”, shton ajo. Duket se pas xhirimeve të para gjithçka ka shkuar mirë gjë, që natyrisht e ka motivuar këngëtaren për puntatat në vazhdim. Por duhet thënë se ky angazhim në prezantim nuk e ka shkëputur Jonidën aspak nga muzika. Përveç bisedave dhe temës së emisionit, që do të vazhdojnë të kenë në qendër muzikën nuk perjashtohet mundësia, që ajo të ritregojë edhe aty vlerat e saj vokale. Nga ana tjetër duke qenë, se publiku është mësuar tashmë me performancat e veçanta të Jonidës në skenë, jemi të sigurt se edhe si prezantuese televizive ajo nuk do të bëjëndryshojë në këtë drejtim.Jonida do të dijë të jetë gjithmonë origjinale dhe në mënyrat e saj të eksperimentimit. Nuk dimë nëse këngëtarja do të vazhdojë gjithashtu të luajë me ngjyrat e flokëve gjatë puntatave të ndryshme të xhirimit të emisionit.Për momentin, vazhdon të jetë me flokë të kuqe.Por duke njohur karakterin e saj dhe dëshirën për të na surprizuar, themi se nga Jonida duhet të presim shumë.

PanoramaPlus

E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 5 (50%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (40%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor