Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Portokallia  (E lexuar 16417 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
manjetik
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #90 më: 19-11-2006, 14:30:44 »

Ju pershendes te gjitheve e shpresoj te me ndihmoni!
Sic e dini te gjithe,prej gati nje muaji ka nisur sezoni i ri i portokallise. Por nga siti i top-channel nuk mund te shkarkoj dot pjeset e reja, pasi shkarkimi me nderpritet ne mes. Nqs ndonjeri ka arritur t'i shkarkoje i lutem, po pati mundesi, t'i vendosi ne rapidshare o diku tjeter qe te mund t'i shkarkojme te gjithe!Ju falemnderit!
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #91 më: 05-03-2007, 15:55:18 »

Mbrem e kam pare Portokallin e ketij sezoni,nuk ishte ndonjegje kushedi po prap mire,ajo pjesa qe ka ber Gjini mbrem ishte shume e lezetshme.

Shikoni te  www.vitrinat.com se keni Top-Channellin dhe Vizion-Plusin live
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #92 më: 06-03-2007, 13:42:12 »

Ai link ketu tek ne..diten punon, naten nuk punon.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #93 më: 10-03-2007, 11:09:51 »

Po pse moj Erlehte cfare ka zgerdhihet
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #94 më: 19-03-2007, 14:58:17 »

Dhe mbrem e pash,nuk ishte ndonjegje kushedi po prap mire,me shume me pelqeu Angron Llakaj kur tregoi ate historin per 97,dhe ato qe bejn si harixhi.
E identifikuar

shqiptaringavlora
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 69


Shiko profilin
« Përgjigju #95 më: 26-03-2007, 08:35:48 »

O Berni te lutem shiko mos na poston ndonjë episod se të gjitha këto qe jan neforum nuk hapen
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #96 më: 03-06-2007, 16:14:49 »

Show më i madh dhe më i suksesshëm i humorit shqiptar, mbush sot 100 shfaqje në katër vjet

I takoi pedagogut të artit skenik, Mehmet Xhelili, të hapte atë epokë të re në historinë e humorit shqiptar, me emrin lëngëzues, "Portokalli". Agrumi në fjalë do përftonte një vokacion të madh simbolik duke i njësuar me një shkollë të vërtetë humori. Për këtë, iu mor forma: rrumbullakësia si dhe kjo botë, që ashtu si rreth diellit dhe vetes, sillet me brendinë e saj në plot paradokse mes tragjikes dhe komikes; ngjyra: e mesmja mes jeshiles dhe të kuqes së semaforit, si moment dyzimi dhe tranzicion mes pozicionit stop dhe yrysh, një variant ekstrem i pozitave ku ndodhet shoqëria shqiptare pas ‘90-ës; aroma e shija bashkë; produkti artistik nën lëkurë që kryen funksionin e devizës gastrononomike, "Uria vjen duke ngrënë", në rastin konkret të "Portokallisë". Regjisori Altin Basha, me emrin e së cilit lidhet pazgjidhmërisht revolucioni skenik me emrin "Portokalli", zbulon faktin se show i njohur, nuk ishte planifikuar vetëm për një sezon, mundësisht të ishte i suksesshëm. Por sot, kur "Portokalli" mbush plot 100 puntata në skenë, Basha shprehet për një rrugëtim që vështirë të ndalej, një lloj superxhiroje që erdhi natyrshëm dhe arriti një moshë katërvjeçare, me një rekord në artin e humorit skenik shqiptar: asnjë trupë deri më sot, nuk ka pasur një numër kaq të madh shfaqjesh dhe më një sukses permanent. Për ata që i llogarisin fenomenet me statistika, 100 shfaqje janë baras me 25 vjet të një trupe, duke u nisur nga tradita shqiptare, por dhe ajo botërore. Në këtë pikë, regjisori Basha, na shuan një kuriozitet: si ka mundësi që për pak ditë, personazhet të jenë aq mbamendës perfektë të batutave dhe t‘u vijë aq për shtat kostumi i karakterit, pa asnjë lloj stonimi me mëngë pak më të gjata dhe supe të ngushta? Për Bashën, kjo ka qenë dhe një dilemë e tij në fillimet e "Portokallisë", duke pasur parasysh skemën tradicionale; "një muaj e gjysmë deri në dy muaj prova për një shfaqje". Por siç thotë ai, ndryshoi skema. Regjisori Basha flet për një skemë të tillë gati të vështirë për t‘u kuptuar racionalist nga njohësit e skenës, duke iu referuar një stili krejt tjetër pune. Ai thotë, se harmonia, unikja, puna në ansambël dhe impenjimi maksimal i të gjithëve bëjnë që të arrihet ajo lloj punë gjigante, ku skena e jep provën më të pakundërshtueshme. "Kur vjen momenti i ngjitjes në skenë, pothuajse gjithçka është qepur mirë". Ndërkohë që personazhet janë latuar, përgatitur dhe skicuar më parë për një kohë të gjatë, së bashku me skenaristët dhe protagonistët. Ata janë pothuajse gjysmë të gatshëm dhe vetëm u takojnë të mësojnë skenarin në pak ditë. Pastaj nuk bëhet fjalë për pushim, por për punë në çdo moment", shprehet Basha. Personazhe apo karaktere? Duket sikur më shumë "Portokallia" ka prodhuar karaktere sesa personazhe, çka është një ndër arritjet më të mëdha të këtij show humori. "Po, është e vërtetë, - thotë Basha, - nuk është punuar për të prodhuar thjesht personazhe nga aktorë normalë që bëjnë humor në situata të caktuara. Personazhet janë shumë jetëshkurtër në "Portokalli". Ndaj është punuar për të prodhuar karaktere me një impakt të madh te publiku, karaktere që ofrojnë skena dhe batuta pa fund dhe që përftojnë shumë shpejt një status publik jetëgjatë".

Duket sikur aktorët e "Portokallisë", nuk i qëndrojnë besnikë skenarit dhe bëjnë improvizime në skenë, që dhe po të jetë kështu, janë tejet të suksesshme. Por Basha, dëshiron që fjalën improvizim, ta ndërrojë më fjalën spontanitet. Sipas tij, baza e lojës aktoreske nuk është improvizimi, por spontaniteti dhe sportiviteti. Skenari respektohet nga aktorët batutë për batutë, por përvoja e tyre e përftuar në vite, i ka bërë më atraktive, më të sigurt në vete dhe më zotërues të skenës në role, e kjo për Bashën, është ai spontaniteti që i shkon llojit të përzgjedhur të aktrimit, që është një evoluim i madh nga skemat tradicionale. Kjo është një pikë tjetër interesante. Shkolla jonë e aktrimit mbështet te Stanislavski, i shpërfaqur me tradicionin tonë, ku të tilla stile aktrimi, nuk janë njohur kurrë. Por regjisori Basha thotë se nga Stanislavski jemi në që kemi marrë vetëm anën tradicionale, ndërkohë që shkolla e tij i përfshinë të gjitha elementët. "Unë vetë kam pasur dikur një kompani teatrore dhe kam eksperimentuar aktrimin alternativ, të çliruar nga skemat dhe ia kam dalë. Kjo ndodhi dhe në "Portokalli", madje u arrit të adaptohej dhe një element i shkollës së Brehtit, ai i përfshirjes së spektatorit në shfaqje, e panjohur më parë në skenat shqiptare‘, shprehet Basha. Ai flet me superlativa për aktorët që arritën ta përthithin shpejt modelin e aktrimit alternativ.

Por nuk është vetëm ky aspekt, sepse ka pasur dhe aktorë të mbështetur te të tjerë elementë përveç performancave dinamike; dikush vetëm te batuta; dikush vetëm te plasticiteti trupor e dikush vetëm në lojën me portretin. Dhe të gjitha këto shtjellohen e modelohen në mënyrë të imtësishme, për të sjellë atë, harmoninë e të tërës. Për Bashën, meritë të madhe kanë dhe skenaristët, Jani Duri e Vangjel Kozma. Janë ata formësuesit e çdo personazhi, të karakteristikave dhe, këtë e bëjnë në përshtatje perfekte me kualitetet e veçantave të aktorëve. Kësaj më pas i shtohet puna e regjisorit që së bashku me aktorët, bëjnë veshjen karakteriale të çdo personazhi. Ndaj, thotë Basha, suksesi i "Portokallisë", është i bazuar në një produkt teatror, në të cilin japin ide dhe mendime të gjithë pjesëtarët e stafit, derisa mbërrihet në një ide unike që sintetizohet duke respektuar funksionet e gjithsecilit. Nuk ka dyshim për nivelin e lartë të "Portokallisë" në shumë parametra skenikë, por shumë njerëz ankohen për banalitete të shumta. Po, thotë Basha. Madje ka shumë njerëz që thonë në mënyrë kritike se në "Portokalli" ka dhe shumë të sëmurë mendorë. "Sa u përket banaliteteve, do të thosha se personazhet nuk dalin nga bibliotekat apo autoklavat e infermierisë. Ato janë personazhe të përditshmërisë sonë. Dhe qëllimi është të sillet jeta në skenë, ajo jetë e ai realitet, që çdo ditë e shohim si tragjik e komik njëherësh. Në këtë pikë, humori i "Portokallisë", është i tillë, që çdokush sipas nivelit që ka, të përzgjedhë elementin që dëshiron për ta shijuar", komenton Basha. Ndërsa sa u përket të sëmurëve mendorë, fabula fshihet gjetiu që mjekët janë më patologjikë sesa pacientët. Hëm...a nuk provohet kjo sot teksa thuhet se "nuk po dallohet normali nga i çmenduri?!". Sipas regjisorit Basha, gjithçka, merret nga jeta e përditshme në numrat e përzgjedhur: motivi, detaji, fenomeni. "Portokalli" përpiqet të rrokë gjithçka, çka na sheh syri, dëgjojnë veshët e përpunon truri ynë. Mjaft të vërehet gjeografia e humorit, përmasa e saj historike, sociale, si dhe mosha e personazheve të luajtura, nga mosha e parë, në të tretën. Mund të ndodhë që "Portokallinë" të mos e shohin të gjithë (imagjinative kjo), por pa diskutim që në skenë janë të gjithë...si personazhe dhe karaktere. Jo praktikisht, por virtualisht po! "Çdo njësi e humorit ka ngjarje dhe një motiv, ka problematikë, ka një shkak pse ndodh, si zhvillohet dhe si mbaron. Nuk ka humor pa strukturë dramatike", shprehet regjisori Altin Basha. Katër vjet nën drejtimin e "Portokallisë", si regjisor, me 100 shfaqje në skenë, ishin larg synimeve të tij në fillimet e këtij show. Ndaj thotë se ka dhe diçka historike në këtë lloj rrumbullakosje me dy zero, që për të nuk është thjesht një tregues shifror.
E identifikuar

fjogi
Vizitor
« Përgjigju #97 më: 19-11-2007, 12:32:35 »

cdo aktor i portokallis ka lezetin e vet,, edhe pse pa gjinin nuk ka lezet fare faktikisht, populli shqiptar e pranon "banalitetin" e portokallise dhe esht kjo arsyeja qe ndiqet kaq shume dhe preferohet kaq shume....
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #98 më: 08-03-2008, 13:45:42 »

“Portokalli” sjell surprizat e reja rikthehen Nini dhe Gjini





Prej disa ditësh aktorët janë përfshirë në prova të gjata dhe ndërsa është regjistruar spektakli i natës së parë, pritet që
e diela të shënojë edhe rikthimin e “Portokalli” në ekran. Por ndërsa është përmendur tashmë emri i Jonida Vokshit si prezantuesja e tretë në krah të Amit dhe Agron Llakajt, duket se hyrje të reja shënohen edhe tek aktorët. Pritet njëkohësisht
që të tjerë të shfaqen me performanca dhe role ndryshe nga sa i kemi parë sezonin e kaluar. Kështu djali, që në sezonin e kaluar
ka pasur rolin e Ramadanit do të jetë këtë radhë në pozicionin
e një personazhi tjetër. Gjithashtu edhe aktorja që luante miss-in, si dhe infermierja kanë marrë role të reja. Ndonëse regjisori i spektaklit Altin Basha është treguar i kursyer në informacione, ne kemi arritur të zbulojmë disa nga emrat dhe personazhet e rinj, që hyjnë në “Portokalli” në këtë sezon.Përveç hyrjeve të
reja, duhet të themi se askush nga aktorët e dikurshëm nuk është larguar.

RIKTHEHEN NINI DHE GJINI

Mund të cilësohen si hyrje të reja, ndonëse realisht janë të rikthyer. Aktori Elvis Pupa i njohur veçanërisht në rolin e Ninit apo Avdiut, si dhe Besi aktori që ka luajtur me sukses rolin e
Gjinit i janë bashkuar trupës së aktorëve të “Portokalli”.Gjatë këtyre ditëve ata i kemi parë shumë korrekt gjatë provave. Ndonëse nuk kemi arritur të mësojmë me saktësi rolet, që do të kenë flitet se të dy aktorët do t’iu rikthehen personazheve të
dikurshëm, që realisht kanë rezultuar të suksesshëm.

NJË ROL PËR DJALIN E ALEKO PRODANIT

Me sa duket ka trashëguar talentin e të atit, kur bëhet fjalë për humorin. Djali i aktorit të njohur korçar Aleko Prodani është
edhe aktori më i ri i trupës së “Portokalli”.Nuk kemi arritur të mësojmë shumë rreth rolit, që do të ketë por flitet se talenti
i tij i ka bindur organizatorët për ta pasur në spektakël.
Kështu, pas Julian Dedës dhe Gazmend Pajës, ai është i treti aktor, që vjen në “Portokalli”

Marre nga PanoramaPlus

Nini dhe Gjini rikthehen ne “Portokalli”
E identifikuar

besi struga
Vizitor
« Përgjigju #99 më: 18-03-2008, 16:35:59 »

o berni mir e ke per najaden edhe pej junen se ato jan pa moran tung..........
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #100 më: 29-03-2008, 05:12:30 »

Dhe keta Biget ne Portokalli luajne qesh me te madhe
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #101 më: 29-03-2008, 11:02:03 »

Ermal Mamaqi, heq dorë nga Portokalli përgjithmonë

“Tani dua t’i përkushtohem vetëm biznesit tim, agjencisë së eventeve”




Ka qenë me të vërtetë një nga çuditë pa dyshim aspak të pëlqyeshme fakti që në këtë edicion të “Portokalli” mungonte Ermal Mamaqi.Djali i ëmbël, i cili i bëri të gjithë për vete në fillim si këngëtar dhe më pas si humorist, nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli”. Pikërisht atëherë kur të gjithë mendonim se Ermali tashmë do të ishte pjesë e pandarë e këtij spektakli, pasi ishte edhe njëri nga anëtarët e grupit të suksesshëm “SHBLSH”, ai
vendos të largohet ose të paktën kjo është ajo çka pohohet nga Ermali.I pyetur nga “Panorama”, ai tregon se ka vendosur të largohet pasi nuk e përballonte dot ngarkesën e madhe që kishte spektakli si dhe punën e tij private të hapur pak muaj më parë. Nuk e dimë se sa e vërtetë mund të jetë kjo, pasi nuk kemi informacion nëse Ermali mund të ketë pasur ndonjë konflikt me organizatorët e “Portokalli”. Se në fakt të investosh aq shumë për t’u bërë i famshëm dhe i suksesshëmdhe kur i arrin të gjitha këto, të largohesh, duket paksa e çuditshme. Kjo edhe për faktin se një artist nuk mund të jetojë pa skenën. Por në fakt biznesi që Ami dhe Ermali kanë ngritur së bashku, është mjaft impenjativ. Bëhet fjalë për një agjenci që merret me organizimin e eventeve të ndryshme, drekave, darkave, konferencave, party, zbukurime ambientesh, ndriçim, fustane nusesh dhe Dj. Natyrisht në kurimin e muzikës në rolin e Dj, Ermali është fiks në vendin e duhur,
meqë profesioni i tij është muzikant. Ndërkohë e fejuara Ami vijon të jetë një nga drejtueset e programit “Portokalli” së bashku me Agron Llakajn, kësaj radhe pa Ermalin në staf.Kujtojmë që ka qenë pikërisht ky program që ka bërë të mundur njohjen e
dy të rinjve, lidhjen e tyreqë më pas është zyrtarizuar.Gjithas htu dimë që Ermali ka patur marrëdhënie mjaft të mira edhe jashtë punës me dy djemtë e tjerë të grupit, Julian Dedën dhe Gentian Zenelajn. I pyetur nëse biznesi do t’i hajë të gjithë kohën duke mos e lejuar që të merret as me muzikë, Ermali përgjigjet: “Jo, jo, nga muzika nuk e kam ndërmend të shkëputem. Por dua të them se edhe te ‘Portokalli’ mund të kthehem sa herë të dua, pasi aty i kam dyert e hapura. Duke u kthyer te muzika, surpriza e radhës do të jetë një këngë, e cila do të shoqërohet me klip dhe do të jetë gati në verë. Bëhet fjalë për një duet,
por për momentin nuk dua të zbuloj asgjë më tepër. Ju thjesht bëhuni gati të dëgjoni një këngë shumë atraktive dhe ritmike”, tregon Ermali.I urojmë suksese Ermalit në muzikë dhe në biznesin e tij dhe pavarësisht vendimit të tij për t’u tërhequr nga “Portokalli”, ne duam ta shohim përsëri edhe si humorist.

PanoramaPlus

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #102 më: 19-07-2008, 09:35:50 »

“Portokalli” këtë herë pa grupin “The SHBLSH”

Pse u përjashtuan djemtë e “The SHBLSH”
 



Në fakt “The SHBLSH”, një grup vërtet interesant humori për spektaklin “Portokalli”, nuk kanë pranuar të komentojnë rreth përjashtimit të tyre nga sezoni i ri i spektaklit në “Top Channel”. Gentian Zenelaj, një nga protagonistët kryesorë, nuk ka  pranuar por as mohuar këtë fakt, dhe i ka konsideruar si thashetheme mediatike. Por sipas burimeve tona, është e sigurt që djemtë janë përjashtuar përfundimisht nga ky spektakël, pas një kontradite dhe një zënke të Julian Dedës me drejtuesit. Që në sezonin e kaluar, nga ky grup u largua Ermal Mamaqi, që u zëvendësua  nga Gent Bejko. Protagonistët e pëlqyer të këtij spektakli të përjavshëm, të cilët fituan audiencë të madhe, dhe u bënë aktorët më të dashur për publikun, nuk dihet se ç’drejtim do të marrin tani në karrierën e tyre. Për të mos diskutuar pastaj humbjen e rrogës së tyre mujore, që ishte 200 mijë lekë në muaj.     

Agron Llakaj, djemtë e grupit “The SHBLSH”, nuk do të jenë në këtë sezon.

Arsyeja?
Preferoj të mos jap asnjë shpjegim për këtë. Largimi i tyre nuk lidhet direkt me mua.

Shumë personazhe janë shfaqur dhe zhdukur si meteorë në “Portokalli”. Përse?

Sepse është njësoj si puna e meteorit, që shfaqen dhe gjithmonë bien.

Gazeta Panorama

Portokalli Video
E identifikuar

iShUlLi
Anetar


Karma: 3
offline offline

Postime: 854


Shiko profilin
« Përgjigju #103 më: 10-09-2008, 12:01:10 »

O fortë kjo nga portokallia eshte,

Ngreje pak fustanin ta them 1 llaf ke veshi...  qesh me te madhe
E identifikuar

Cituar nga: Me
I hope you enjoy your stay here at zeriyt.com!
ZUZUNA
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 581



Shiko profilin
« Përgjigju #104 më: 10-09-2008, 13:56:25 »

He me thuaj vajta 1 ore qe e kam ngritur zgerdhihet
E identifikuar
Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (44%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (11%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 9
  • Shiko temen

* Sponsor