1. Titulli: Lider
1. Çmimi
Më i larti dhënë ndonjëherë sipas një formulë mikse.
2. Përshkrim shkurt i programit
Emisioni, i zhanrit reality shoë, synon që brenda një grupi prej 16 personash, kryesisht të rinj me formim solid kulturor nga gjithë hapësira shqiptare (të shkëmbyeshëm ose jo) të zgjedhë nëpërmjet një jurie të kualifikuar dhe votimit të publikut, individin me cilësi më të spikatura prej lideri: ndershmërinë; aftësitë profesionale; organizative; komunikative; etj.
Programi do të ketë 2 faza
I. Faza e parë: 1 janar-1 shkurt.
1) 50 të përzgjedhurit nga audicionet do të prezantojnë vetveten dhe do të transmetohen në 4 seri emisionesh gjatë janarit.
2) Prej këtyre do të zgjidhen 16 vetë me votim popullor, ose me juri, apo të alternuara.
II. Faza e dytë: 1 shkurt-1 qershor.
16 të rinjtë do të mbyllen brenda një mjedisi të përcaktuar.
Në fund të 12 javëve do të zgjidhet fituesi.
3. Risitë
a) unik në llojin e vet në të gjithë botën
b) reality show me objektiv specifik, dhe jo të papërcaktuar
d) edukativ, sa kohë që të rinj me formim të shkëlqyer do të ofrojnë modele të reja politikanësh me cilësi të admirueshme për të rinjtë e tjerë; orientues për votuesin;
e) njohës, pasi krijon mundësi të njohim aspiratat e më të rinjve, preferencat e tyre, modelet e tyre, etj. Në këtë aspekt është dhe një mënyrë për të zhvilluar një lloj eksperimenti ndikues në të bërit politikë në Shqipëri
f) formues, sa kohë që të rinjtë e mbyllur do të marrin njohuri tw reja
g) kontribues për politikën; emisioni do të krijojë figura publike të cilat do të kenë akses më të lehtë në rradhët e politikës
h) ndërveprues me publikun dhe i hapur për dijen, ndryshe nga reality show-t e tjerë ku të mbyllurit izolohen nga kultura, dhe “koha për ta ndalon” në momentin kur hyjnë.
i) i mbikqyrur shkencërisht dhe i asistuar prej një grupi ekspertësh të nivelit të lartë profesional si Artan Fuga dhe një grup tjetër profesorësh.
4. Burimet njerëzore
Konsulent përmbajtjeje: Akademik Profesor Artan Fuga, profesor në Universitetin Paris VIII
Ekipi konsultativ
Fatos Lubonja
Blendi Fevziu
Andi Bejtja
Andi Bushati
Dr.Ulpiana Lama, Doktorant (në vazhdim) – Shkenca politike, Paris 8 University, France
Dr. Ermal Hasimja, Kërkim post-doktoral në London School of Economics and Political Science.
MA.Adri Nurellari , Mphil. në Studime Evropiane, Universiteti i Cambridge, Churchill College,
MA Rudina Seseri, MBA në Harvard University
MA Donika Capi, Doktorant në Filozofi politike (në vazhdim), Katholieke Universiteit Leuven, Instituti Filozofisë, Leuven, Belgjikë
Drejtimi organizativ Eptan Lohja
Drejtor editorial Mentor Nazarko
5. Koha e parashikuar e transmetimit
Faza e parë në janar:
- 4 seri nga 1.30 minuta me 50 të zgjedhur (TV Klan)
Faza e dytë 1 shkurt-1qershor
- 24 orë non stop në një kanal ad hoc tokësor dhe satelitor
“më e mira”, çdo ditë para edicionit të lajmeve në TV kombëtar Klan
- Lidhje me shtëpinë në orët e vona të natës
- Show i transmetuar në TVKlan të shtunave nga 20.30 në 22.30
6. Efekti që pritet në audiencë
Ndjenjë debati, garë mes të rinjve, orientim i ri i simpative dhe preferencave politike;
Nxitje për tu kulturuar në fushën e shkencës së qeverisjes
interes të politikës për mendimin e të rinjve;
7. Rendi i zhvillimit të emisionit
- Audicioni i organizuar për disa prej qyteteve kryesore; ata që vijnë nga jashtë dhe për ata të Kosovës dhe Maqedonisë;
- 4 seri të Show-t hyrës;
- Jeta në shtëpinë politike, e organizuar sipas një kalendari dhe orari të përcaktuar;
- Show i të shtunës - 12 javë deri në show-n final, ku merren dy vlerësime, ai i jurisë dhe ai i publikut
8. Prezantim i shkurtër i show-t të të shtunës
Sociologë, psikologe, psikanaliste, politologë, konsulentë, politikanë të caktuar ndërveprojnë me të rinjtë e izoluar në formën e emisionit të debatit, intervistave, lojërave, analizave të fjalimeve, etj nën një moderim profesional
9.Koha e zhvillimit të garës
12 javë duke filluar nga 1 shkurti.
Adresa e-mail lider@tvklan.tv për pyetjet që mund t’ju lindin
*Së shpejti do të keni mundësinë të shihni të gjeni të gjitha informacionet de të rejat mbi zhvillimet e këtij reality në faqen tonë zyrtare të internetit:
www.LIDER.al