Jonida Maliqi, prezantuese televiziveEkzigjencat dhe performancat e saj si këngëtare këtë radhë Jonida Maliqi i ka lënë mënjanë. Ajo do të provojë tashmë si prezantuese.Ndonëse pranon, që prezantimi nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i arritjeve të saj artistike,këngëtarja vjen tek publiku edhe në këtë mënyrë. Ajo do të jetë në krah të muzikantit Gjergj Leka në drejtimin e emisionit “Kthehem të dielën”, që nisi transmetimin te djelen në mbrëmje në ekranin e TVSH-së.

Sigurisht pa qenë primare për Jonidën, por duke e parë si diçka interesante dhe të veçantë këngëtarja nuk e ka menduar dy herë për të thënë “po”. Por cilat kanë qenë arsyet që e shtynë të provojë me prezantimin? Sigurisht nuk kanë qenë motive financiare dhe as synimi për t’u afirmuar. Sepse ajo i ka të dyja. Ka qenë më tepër një dëshirë për të provuar diçka ndryshe, por gjithsesi pa dalë nga muzika.Dhe duke qenë se tashmë xhirimi i puntatës së parë të emisionit është realizuar këngëtarja nuk ndjehet aspak e zhgënjyer nga kjo përvojë. “Prezantimi tek unë nuk ka qenë asnjëherë qëllim në vetvete. Asyeja, që pranova të jem në këtë emision si drejtuese është sërish muzika. Bëhet fjalë për një emision, që ka në qendër muzikën dhe është ky profesioni im, fusha në të cilën mund të flas më mirë”, tregon këngëtarja duke buzëqeshur.Nga ana tjetër, duke nxjerrë edhe një herë natyrën e saj ekzibicioniste dhe të pavarur Jonida dëshiron të vërë në dukje një tjetër aspekt të rëndësishëm të emisionit.“Ndjehem mirë aty, sepse nuk jam e detyruar t’i qëndroj strikte një skenari të caktuar, por jam e lirë të jap gjithçka nga vetja, sigurisht duke qenë në koherencë me Gjergjin”, shton ajo. Duket se pas xhirimeve të para gjithçka ka shkuar mirë gjë, që natyrisht e ka motivuar këngëtaren për puntatat në vazhdim. Por duhet thënë se ky angazhim në prezantim nuk e ka shkëputur Jonidën aspak nga muzika. Përveç bisedave dhe temës së emisionit, që do të vazhdojnë të kenë në qendër muzikën nuk perjashtohet mundësia, që ajo të ritregojë edhe aty vlerat e saj vokale. Nga ana tjetër duke qenë, se publiku është mësuar tashmë me performancat e veçanta të Jonidës në skenë, jemi të sigurt se edhe si prezantuese televizive ajo nuk do të bëjëndryshojë në këtë drejtim.Jonida do të dijë të jetë gjithmonë origjinale dhe në mënyrat e saj të eksperimentimit. Nuk dimë nëse këngëtarja do të vazhdojë gjithashtu të luajë me ngjyrat e flokëve gjatë puntatave të ndryshme të xhirimit të emisionit.Për momentin, vazhdon të jetë me flokë të kuqe.Por duke njohur karakterin e saj dhe dëshirën për të na surprizuar, themi se nga Jonida duhet të presim shumë.
PanoramaPlus