Skedat e pjesemarresveEmri: Adela
Mbiemri: Dervishi
Mosha: 23 vjeç
Lindur ne: Kavaje
Data e lindjes: 27.01.1985
Jeton ne: Itali
Gjendja civile: Beqar
Gjatesia: 1.78
Pesha: 75 kg
Syte: Kafe
Floket: Kafe
Shenja te veçanta: tatuazh të madh ne bark
Shenja zoodiakut: Ujori
Shkollimi: i mesem
Gjuhe te huaja: italisht
Puna: Bariste, Modele
Hobi: Sport, Moda
Rreth Adeles: Adela është një vajzë shumë e drejtperdrejte. Thotë gjithmonë atë qe mendon. Ka një sens te zhvilluar autoironie dhe është shumë e vërtetë. Ruan gjakftohtesine dhe ky tipar i saj e bën atë te provokoje gjaknxehtesine e te tjerëve. Është thumbuese, por aspak cinike. Është një vajzë e drejtë dhe me parime te shendosha, mbi bazen e te cilave ka ndertuar jetën e saj. Jeton me familjen, dhe kjo është gjeja me e shtrenjte për te. Është shumë vajzë aktive dhe kembengulese. Gjerat qe nis i shpie deri në fund. Nuk mendon ende për te krijuar një familje te sajen. Tani për tani është e perqendruar ne krijimin e një karriere te suksesshme si modele edhe ne Shqipëri. I pëlqen te jetë ne qendër te vemendjes, sidomos ne atë te meshkujve, pasi ajo jo vetëm është por edhe ndihet joshese.
Merr pjesë ne Kafazin e Arte për: Eksperience dhe Fame

----
Emri: Frensis
Mbiemri: Mato
Mosha: 24 vjeç
Lindur ne: Korce
Data e lindjes: 25.09. 1984
Jeton ne: Pogradec
Gjendja civile: beqar
Gjatesia : 1.78
Pesha : 75
Syte: jeshile
Floket: geshtenje
Shenja te veçantë :
Shenja zoodiakut: peshorja
Shkollimi: i lartë
Gjuhe te huaja: anglisht
Puna: pa pune
Hobi: Muzika Trance
Cili është Frensis:
Frensis është një djalë energjik. Nuk është aspak natyre modeste, përkundrazi. Ka një sens te lartë vetevleresimi dhe kjo e bën te besoje vetëm ne idetë dhe mendimet e veta. Perpiqet te gjeje argumenta, por edhe atëherë kur dikush e kundershton, ai nuk dorezohet. Mbron deri në fund bindjen e tij, edhe kur bindjet e tij hidhen poshte nga argumenta edhe me te fortë. Degjon shumë muzikë trans-progressive. Është një nder pasionet e tij me te mëdha. Është tifoz i “cmendur” i Liverpool dhe nuk humbet asnjë rast te plotesoje skedina sa here ka kampionat. Ka patur eksperienca të ndryshme si pjesë e stafit te administratave shteterore ne Pogradec, por ajo çfarë deshiron te beje ne të ardhmën është një Hotel, te cilin te mund ta menaxhoje vete. Është shumë i lidhur dhe i afeksionuar pas nenes dhe motres se tij. Shkon rregullisht ne Kishe dhe është besimtar deri ne fanatizëm i fesë Ortodokse. Ndihet i mprehte dhe i integrueshem kudo. A është vërtetë kështu?!
Merr pjesë ne Kafazin e Arte për: të parë sa i aftë është t’i beje njerëzitë për vete

----
Emri: Albana
Mbiemri: Hasanaj
Mosha: 25 vjeç
Lindur ne: Skrapar
Data e lindjes: 09.03.1983
Jeton ne: Tiranë
Gjendja civile: Beqare
Gjatesia: 1.65
Pesha: 52 Kg
Syte: te zeza
Floket: E zeza
Shenja te veçanta: Gjoksi dhe floket
Shenja zoodiakut: Peshqit
Shkollimi: I mesem
Gjuhe te njohura: Italisht
Puna: Pa pune
Hobi, sport: Kercimi
Rreth Albanes:
Albana është një vajzë e cila deri me sot nuk ka patur asnjë mundësi te shfaqet lirisht ashtu siç është. E kushtëzuar nga rrethana te pavarura prej saj, e shpesh here ndrydhese, Albana deshiron te clirohet prej këtyre zinxhireve e përveçse te fitoje një eksperiencë te paharrueshme, te provoje edhe veten e saj ne një tjetër rrethanë. Njekohesisht cliruese dhe kushtezuese. Por këtë here, ajo do të këtë një shans të madh, te cilin e ka pritur prej kohësh. T’iu tregoje atyre qe e njohin ne jetën e zakonshme, si është Albana ne te vërtetë. Vlerat e saj, cilësitë. Është e vendosur dhe e ka kuptuar shumë mirë se çfarë kërkon ne jetë.
Merr pjesë ne Kafazin e Arte për: inat te ish te dashurit dhe për te vënë ne provë veten.

---
Emri: Geraldo
Mbiemri: Telka
Mosha: 20 vjeç
Lindur ne: Tiranë
Data e lindjes: 30/03 /1988
Vendi: Tiranë
Jeton ne: Tiranë
Gjendja civile:Beqar
Gjatesia: 1.78
Pesha: 68 kg
Syte: Kafe
Floket: Kafe
Shenja te veçanta:
Shenja zoodiakut: Dashi
Shkollimi: mesem
Gjuhe te njohura: gjermanisht,
italisht, pak rumanisht
Puna: biznes privat, dyqan kepucesh
Hobi dhe sport: Futboll
Cili është Geraldo:
Geraldo, është një djalë i ri e shumë i guximshem. Ndermerr iniciativa te rëndësishme, te cilave edhe pse nuk iu dihet fundi, ai me besim te plotë tek forca e tij për t’ia dalë mbane ne çdo situate, i shpie deri në fund. Është një djalë ambicioz, me vlera e parime qe shfaqin siguri te lartë. Pika e tij me e dobët është mamaja. Karakteristika qe e bën Geraldon te tërhiqet me shumë nga një femër është Xhelozia e saj për te!
Merr pjesë ne Kafazin e Arte për: Të Fituar!

----
Emri : Pellumb
Mbiemri: Meto
Mosha: 42 vjeç
Lindur ne: Tiranë
Data e lindjes: 21.06.1966
Jeton ne: Tiranë
Gjendja civile: i martuar
Gjatesia: 1.70
Pesha: 80kg
Syte: Kafe
Floket: Kafe
Shenja te veçanta:
Shenja zoodiakut: Binjaket
Shkollimi: i mesem
Gjuhe te huaja:
Puna : muzikant
Hobi: muzika
Cili është Pellumbi:
Pellumbi është një zoteri gjithçka beres. Ai, si pasoje e jetës se tij te veçantë e shumë te vështirë, ka mësuar disa zanate, është bërë profesionisat ne disa fusha dhe ka mësuar mbi të gjitha te thithe me te miren e çdo eksperiencë qe ka kaluar. Jetim, i rritur lart e poshte, sa ne njërën shtepi ne tjetrën. Sa ne jetimore nëpër Halla, Daja e Teze. I gatshëm dhe i përgatitur për te kapercyer me sukses e force çdo veshtiresi me te cilën është perballur. Sot, është muzikant e di t’i bjere ne mënyrë profesionale 13 veglave të ndryshme muzikore. Di te prodhoje barna dhe kura për semundje të ndryshme, prej bimeve mjekesore. Di te qepe e te qendise kostume popullore. Ka një familje te tijen, te cilën e konsideron shumë te shtrenjte e qe perbehet prej bashkeshortes dhe dy vajzave te tij. Është antar i Ansamblit te kengeve dhe Valleve dhe njihet e konsiderohet prej te gjithë kolegeve te tij si shumë zemergjere dhe i qeshur. Bie menjehere ne sy prania e tij dhe deshiron te jetë ne qendër te vemendjes. Është shumë i gatshëm te ndihmoje te tjerët, sidomos te vetmuarit dhe jetimet.
Merr pjesë ne Kafazin e Arte për: te dhënë spektakel e për tu bërë i famshem.

---
Emri: Berolda
Mbiemri: Kaliqi
Mosha: 22 vjec
Lindur ne: FIER
Data e lindjes: 23.09 1986
Jeton ne: Tirane
Gjendja civile: E fejuar
Gjatesia: 1.76
Pesha: 52 kg
Syte: bojeqielli
Floket: e verdha
Shenja te vecanta:
Shenja zoodiakut: Peshojrja
Shkollimi: I mesem
Gjuhe te huaja: pak ANGLISHT pak italisht
Puna: MODELE
Hobi,sport: udhetimet ,sporti
Rreth Beroldes: Berolda eshte nje vajze shume e qete dhe tolerante. Ajo nuk deshiron te merzise askend. Preferon te permbahet ne cdo rast, edhe kur eshte e pakenaqur nga dikush. Nuk i shpreh emocionet e saj. Eshte e rezervuar. Megjithate, keto karakteristika te sajat nuk e bejne Berolden nje vajze jo sociale. Perkundrazi ajo eshte shume e dashur dhe e afrueshme me te gjithe. I pelqen te rrije me grupe te medha miqsh. Eshte fejuar para pak kohesh dhe eshte shume e dashuruar. Eshte shume e lidhur me te fejuarin e saj e tashme, si pasoje e shume koheve qe njihet me te kane nje raport edhe miqesor. Te ardhmen profesionale nuk e ka shume te qarte. Nuk e di ende cfare do te deshironte te behej, por angazhohet neper sfilata dhe promovime te ndryshme, ne menyre qe te kuptoje pak me shume rreth aftesive te saj e mundesive qe do te kishte ne nje bote si kjo.
Merr pjese ne Kafazin e Arte per: Te fituar!

---
Emri : Kreshnik
Mbiemri: Rakipi
Mosha: 35 vjec
Lindur ne: Tirane
Data e lindjes: 09.10.1973
Jeton ne: Tirane
Gjendja civile: i divorcuar
Gjatesia: 1.73
Pesha: 84 Kg
Syte; kafe
Floket: e zinj
Shenja te vecanta : 2 tatuazhe, mban gjithmon kapele
Shenja zoodiakut: peshorja
Shkollimi: I mesem
Gjuhe te huaja: italisht
Puna: bisnes privat, Bar – kafe
Hobi, sport: notin, hip pop
Pak bigrafi: Kreshniku eshte nje “ Cun Lagjeje” tipik. Nje nder ato djemte e lagjeve te periferive te Tiranes. Ka lindur, eshte rritur e vazhdon te jetoje ne Kombinat. Te gjithe e njohin e i therresin Niku i Lumes. Menaxhon nje bar kafe, te frekuentuar nga te tjere cuna lagjeje, miq femirije e te tjere miq te Nikut. Eshte batutaxhi dhe njihet si nje person me shume sens humori, ne lagjen e tij. Megjithate, jeta e Nikut nuk eshte vetem e qeshur. Niku ka nje vajze 7 vjec, te cilen prej disa kohesh e ka te ndaluar prej nenes se saj, ta takoje. Ai, per te mos prishur ekuilibrat, e per te mos e bere vajzen te kete rendesa emocionale, e respekton ne heshtje vendimin e ish bashkeshortes se tij, te cilen do te deshironte shume ta rifitonte, sepse ndihet pak ne faj . Ai, e sheh kete eksperience ne Kafazin e Arte, jo vetem si nje mundesi argetimi e fame por edhe si nje mundesi qe i jepet atij ne momentin e duhur, per t’i treguar ish bashkeshortes dhe vajzes se sa shume i do dhe se cfare vlerash ka ne te vertete. Sidomos ne kete cast te jetes se vet, te cilin Niku edhe pse perpiqet ta shohe gjithmone goten plot, e ka pak dramatik.
Merr pjese ne Kafazin e Arte per: Eksperience te re!

---
Silvana
Mbiemri: Bushati
Mosha: 21 vjec
Lindur ne: Tropoje
Data e lindjes: 16.10.1987
Jeton ne: Tirane
Gjendja civile: Beqare
Gjatesia: 1.82
Pesha: 65 kg
Syte: Kafe
Floket: E zinj
Shenja te vecanta: Tatuazh ne kembe
Shenja zoodiakut: Peshorja
Shkollimi: i mesem
Gjuhe te huaja: anglisht, italisht
Puna: volejbolliste
Hobi: Sportet ekstreme, aktrimi, tatuazhet Pak biografi :
Silvana eshte nje vajze shume kembengulese. I ka idete e qarta dhe ka personalitet te forte. Ka shume vullnet dhe eshte shume e disiplinuar. Kjo, mbase sepse qysh prej femijerise ajo ka qene e angazhuar ne ekipe te ndryshme volejbolli deri para pak kohesh, ka luajtur me Aulonen si profesioniste. Endrra e saj eshte te hyje ne ekipin e Partizanit dhe jo vetem eshte e sigurte se do t’ia dale por eshte edhe shume e gatshme te beje cdo gje te mundshme per ta arritur kete objektiv qe i ka vene vetes. Eshte shume autoritare dhe sidomos ndaj meshkujve jo vetem nuk shfaq shenja inferioriteti por pretendon barazi te plote. Kjo eshte edhe nje prej arsyeve pse preferon te mos lidhet me asnje djale, deri ne castin kur do te takoje dike qe do ta vleresoje e respektoje ashtu sic ajo pretendon. Nuk deshiron te jete mbi te tjeret, por ama kembengul ne barazine mes sekseve dhe ne shoqeri. Ka nje jete te pasur me ngjarje si te lumtura ashtu edhe te hidhura, dhe kjo e ka bere edhe me te forte. Beson shume ne Zot dhe shkon rregullisht ne Kishe. Eshte e ndergjegjshme per pamjen e saj joshese por nuk e konsideron si armen e vet me te forte. Eshte shume e lidhur me familjen dhe e konsideron si gjene me te shtrenjte.
Merr pjese ne Kafazin e Arte per: te fituar fame!

---
Emri: Medjon
Mbiemri: Ruka
Mosha: 22 vjec
Lindur ne: Tirane
Data e lindjes: 25.04.1986
Jeton ne: Tirane
Gjendja civile: Beqar
Gjatesia: 1.88
Pesha: 90kg
Syte: kafe
Floket: kafe
Shenja te vecanta: 3 tatuazhe
Shenja zoodiakut: demi
Shkollimi:I mesem
Gjuhe te njohura : italisht ,pak anglisht
Puna: Sipermarres. Bar Kafe!
Hobi,sport: femrat e bukura, palestra, futbolli, tatuazhet
Rreth Medjonit :
Medjoni eshte nje djale i ri dhe simpatik. Nje nder kenaqesite e tij jane femrat e bukura dhe jeta e nates. Pelqen shume aksesoret dhe te shkoje ne palester. Qellimi i tij ne te ardhmen eshte qe Bar-Kafene e vet ta shnderroje ne Pub. Gjeja me e rendesishme per Medjonin eshte familja, te cilen e konsideron shume te rendesishme. Karakteristika qe e ben Medjonin te terhiqet me shume nga nje femer eshte refuzimi nga ana e saj. Sa me shume te mos pranoje ajo, aq me shume do te insistonte ai. Te dashurat i do te kene eksperience. Nusen, e do ta marre te virgjer.
Merr pjese ne Kafazi Arte per: te bere fame dhe eksperience te re!

---
Emri: Matilda
Mbiemri: Braho
Mosha: 20 vjec
Lindur ne: Berat
Data e lindjes: 4.03.1988
Jeton ne: Tirane
Gjendja civile: Beqare
Gjatesia: 1.60
Pesha: 50 Kg
Syte: kafe
Floket: e zeze
Shenja te vecanta: s'ka
Shkollimi: i larte
Gjuhe te huaja:
Puna: Studente
Hobi: Poezia
Cila eshte Matilda:
Matilda eshte nje vajze shume e hedhur. Energjike, e gjalle. Entuziaste. Nuk bie kurre ne heshtje dhe preferon te jete ne qender te vemendjes. Ajo, duket sikur ne vend te lekures ka nje pelhure te tejdukshme. Eshte transparente si uji. Menjehere e kupton se cila eshte Matilda. Nje nder vetite e saj eshte komunikimi. Ajo ka nje talent te lindur per kete. Eshte shume elokuente dhe ka iniciative e kurajo te pamatshme. Eshte vajze e pavarur dhe si pasoje e eksperiencave te fituara gjate puneve e jetes se saj si brenda edhe jashte Shqiperise eshte shnderruar ne nje njeri te ndjeshem me karakter te forte. I shpie gjerat deri ne fund. I realizon te gjitha qellimet qe i ve vetes. Eshte kembengulese dhe nuk terhiqet perpara asgjeje. Shfrytezon cdo mundesi deri ne maksimum. E rendesishme eshte per te qe ajo t’ia dale mbane. Eshte e qeshur dhe shume e shoqerueshme. I ka vene disa qellime vetes, e nepermjet pjesemarrjes ne Kafaz, ajo do te shfrytezoje cdo mjet per t’i realizuar. Shkruan poezi dashuria dhe i pelqen ti recitoje ato.
Merr pjese ne Kafazin e Arte per: Te fituar!
