Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: “E Diell” troket ne Top Channel  (E lexuar 640 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
PяσgяєS
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 591



Shiko profilin
« më: 25-09-2008, 15:30:06 »



“E diell”, me kete titull qe simbolizon sjelljen e diellit ne shtepite e shqiptareve, vjen nga 28 shtatori emisioni me i ri i Top Channel qe do t'ju shoqeroje cdo te diel nga ora 14:00-19:30


 drejtuar nga Adi Krasta, sebashku me Arbana Osmanin dhe Xhemi Shehun, me regji te Bojken Lakos, ky program eshte konceptuar per te gjitha grupmoshat.

Gjate provave te fundit, kamera e Top Channel takoi autoren e ketij programi, Alessia Grieco Vessicchio, e cila rrefeu rreth permbajtjes se tij.

 “Eshte nje kontenier i madh me shume hapesira dhe rubrika. Jemi perpjekur qe cdo hapesire t’i perkase nje publiku te caktuar. Rubrika e fillimit te programit eshte per te gjithe. Aty do te flitet per aktualitetin. Do te zhvillohet nje loje nga shtepia, qe do t’u jape mundesine njerezve te luajne, te defrehen dhe te fitojne shume cmime. Nje tjeter hapesire e programit eshte ajo e dedikuar femijeve. Kemi menduar edhe per ta, pasi edhe ata jane ne shtepi te dielen. Behet fjale per nje loje femijesh, qe do te defreje edhe te rriturit”, rrefen Vessicchio.

 Por jo vetem kaq!

Ky program do te permbaje shume muzike dhe vallezim. Ne dispozicion gjate gjithe transmetimit do te jene orkestra e drejtuar nga Dorian Gjoni dhe trupa e baletit me koreografet Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani.

Do te zhvillohen gara muzikore dhe artistike ne pergjithesi, ku pjesemarres do te jene femije dhe artiste te rinj, te cilet ne fund do te performojne ne nje show.

Autorja e programit Vessicchio, ka bashkepunuar ngushte me Pippo Baudon ne “Domenica in”.

“Le te themi qe te punosh me Baudon eshte nje emocion dhe eksperience e jashtezakonshme per kedo, duke nisur nga kostumieret deri tek autoret. Sepse ai eshte nje mjeshter, nje baba dhe nje mesues i madh. Ne Itali kam bashkepunuar me shume artiste dhe drejtues programesh, por me Pipon eshte ndryshe, pasi televizioni eshte jeta e tij", shprehet Vessicchio.

Duke iu rikthyer programit “E diell“, tashme qe i ftohti po troket ne dere, ai eshte gati per t’u sjelle diellin ne shtepi.




Top-Channel.Tv
E identifikuar

All Eyez On Me
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 26-09-2008, 05:57:51 »


"E diell", nga data 28 - 24.09.2008



E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor