Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: E DIELA SHQIPTARE  (E lexuar 1128 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« më: 24-09-2008, 18:59:48 »

E DIELA SHQIPTARE

Ardit Gjebrea


“E diela Shqiptare” do të jetë projekti me ambicioz televiziv i cili do të kape kohën televizive me te shtrire ne te gjithë historinë e televizionit shqiptar. Ka kohe qe tregu televiziv kërkon një produkt te tillë por ndoshta nuk ka qenë i përgatitur për këtë projekt kaq të madh. Para shumë vitesh e me pas, është tentuar ne disa televizione te prodhohet një program i ngjashem me ato te televizioneve te vendeve fqinje por nuk është mberritur dot ne një strukture te tillë siç do të jetë projekti qe po pergatitet te filloje ne TV Klan – një strukture gjigande e cila do të këtë pothuajse stafin pergatitor te një minitelevizioni me vete.

Ne ekranet e televizioneve Europiane dhe jo vetëm, programi i se Dieles pasdite konsiderohet si një nder projektet me shikueshmeri me te madhe dhe konkurenca mes televizioneve ka patur perplasje pikërisht ne ditën e diele (sjellim ne vëmendje “Domenica In” e RAI-t me “Buona Domenica” e Canale5 ne Itali) e njëjta gjë ka ndodhur nëpër të gjitha vendet me industri televizive te zhvilluar, por pa mberritur ne Shqipëri.. Kane qenë tradite dikur programet ditën e Diele, por vetëm ne mbrëmje, ashtu edhe tradita europiane i zhvendoste programet e rëndësishme në fund jave, gjithmonë duke i lënë te dieles orarin e pasdites, si me te ndjekurin nga audienca. Me pas show-t e ndryshme i thyen tabute e ditëve te shtuna, duke kaluar ne të gjitha ditet e javës, ndërsa e vetmja qe mbeti e klikuar duke stopuar ne te pultin e telekomandes është pasditja e se dieles. Duke qenë një program i rëndësishëm dhe sipermarrje e madhe, ndoshta askush nuk e bëri deri tani si duhet. A do të jetë ky produksion i pari i këtij lloji ne Shqipëri? Për te gjithë shqiptarët, po pergatitet “E Diela Shqiptare".

“E diela Shqiptare” është një program i cili perfshin një fashe orari maratone, prej 6 oresh transmetim LIVE, me një nderprerje për Edicionin e lajmeve te orës 15:30-16:00 dhe 17:00 - 17:10.

Struktura Programore:

Talk Show – me probleme sociale, ekonomike e kulturore;
Sport – dihet qe e diela është sportive dhe aty do të jenë rezultatet e ndeshjeve “live”;
Show ne formë konkursi televiziv me qëllim atraksionin ku pjesemarres do të jenë vete telespektatoret dhe protagoniste do të jenë njerëzitë e thjeshtë;
Kengetare te ftuar te cilët kendojne këngët e tyre me te zgjedhura dhe me pas bëhen pjesë e lojrave apo diskutimeve ne talk show. Ata do të shoqerohen nga një “band” muzikor i cili do të ekzekutoje “live” ne program;
Balet, me një grup prej 10 balerinesh profesioniste;
Kronikat me indikative te ngjarjeve te jave; Trajtim ndryshe i medias (probleme te shtypit dhe medias televizive);
Surpriza te cilat u bëhen edhe VIP-ave edhe njerëzve te thjeshtë;
Lojra te tipeve nga me te ndryshmet, me te ftuarit VIP ne salle por edhe me publikun;
Lojra telefonike me quiz-e dhe te papriturate këndshme.

Ardit Gjebrea sfidon kohën dhe merr përsipër qe ne valet e TV Klan te filloje një maratone te re, “E diela Shqiptare” e cila do të thyeje rekorde të reja ne audience si edhe ne kohezgjatje, 6 ore transmetim I drejtperdrejte do të plotesoje atë kohe qe deri tani ne shtepite shqiptare kish mbetur bosh.

Një SFIDE e re, një REALIZIM I ri, një BASHKEPUNIM I shkelqyer...

VETEM ne KLAN

ON AIR: Çdo të diele 13:30 - 19:30

Nga 21 Shtator 2008


TV Klan
« Ndryshimi i fundit: 25-09-2008, 18:22:12 nga Amy » E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 25-09-2008, 18:26:18 »


Ne nje format maratone dhe me nje program spektakolar ne ekranin e Televizionit Klan, Ardit Gjebera eshte prezantuar te dielen, 21 Shtator 2008, me shume se nje show-man, me shume se nje artist i vertete, duke i rikthyer publikut emocionet e spektakleve te gjalla.

"E diela shqiptare" ka nisur me ritem dhe intensitet dhe ka kaluar madje cdo parashikim. Muzike, balet, te ftuar, show, sport, gare, biseda, konkurs, telefonata, dhurata... Cdo rubrike nje risi, cdo i ftuar nje surprize dhe cdo gjetje nje sukses. Ka qene pa dyshim i tille, edicioni i pare i ketij programi, qe pritet te shenoje rritje te shpejta, jo vetem ne barometrin e cilesise, por edhe ne barometrin e audiences dhe publikut, i cili qe ne diten e pare te tij eshte bere protagonist, me nje numer te madh telefonatash te prenotuara ne studio. Nje program, qe ka zgjatur per me shume se gjashte ore ne ekranin e TV Klan, ka treguar se ky televizion i konsoliduar dhe nje profesionist i skenes si Gjebera, jane ne gjendje te realizojne suksesshem formate te tilla, te ngjashme me ato te ekraneve perendimore.

Personazhe te ftuar ne studio, si kengetarja Anida Take, regjisori Pali Kuke, aktorja Edi Luarasi, poetja Mimoza Ahmeti, politikani Dashamir Shehi, gazetari Enkel Demi, etj, kane sjelle secili ne identitetin e tyre artistik edhe pjesen spektakolare te nje talk show. E diela e djeshme, tregoi se eshte sa elitare, aq edhe popullore, po te kemi parasysh perfshirjen e madhe te publikut ne garat dhe lojerat e realizuara ne salle.

Nje atmosfere magjike, i kane dhene gjashte oreve te gjata te transmetimit edhe ritmet e kengeve pjesemarrese ne festivalin "Kenga Magjike". Nente kengetaret e pare te prezantuar dje, do te shoqerohen edhe per 8 jave te tjera nga grupe dhe emra artistesh, te rinj e te afirmuar, te cilet do te prezantojne krijimet e tyre per te mberritur ne naten finale te festivalit.

Por suksesi dhe magjia e ketij programi nuk do te ishin te tille, pa shkelqimin e nje studioje madheshtore, e krahasueshme vetem me skenen e Pallatit te Kongreseve. Dhe ndersa gjithcka ka ardhur e realizuar ne forme dhe permbajtje, kuptojme fare mire, se celesi i suksesit eshte sinkronizimi i punes se profesionisteve, Klan- Gjebera. Shfaqja e djeshme na beri te kuptojme motivin e vertete, per te cilin vete Arditi e kishte quajtur kete program nje eksperiment. Sepse ndersa e shihje teksa levizte nga zyra ne salle, nga salla pas kuintave e madje ndonjehere edhe ne studion e regjise, kuptoje se sa shume tension dhe sa shume dinamike kerkonte nje format i tille. Eksperimente te tilla nuk mund te perballohen nga kushdo, por stafi i televizionit Klan, show-man-i Ardit Gjebrea, regjisori Aldon Lipe, skenaristi Koloreto Cukala dhe gjithe asistentet e tyre, treguan se munden. Sigurisht, punes ne grup i jane bashkuar si gjithmone edhe Anila me Jonin. E te mos harrojme, se ne ekranin e TV Klan, kete fundjave bashke me Arditin do te jete edhe karamelja e te dieles, Artenisa. Se bashku, ata jane gati per performancen e radhes.


Vezhgimi nga rrethet

"E diela shqiptare", rekord teleshikuesish

"E diela shqiptare" ka regjistruar rekord teleshikuesish ne te gjithe vendin, informojne korrespondentet e gazetes "Koha Jone" ne 10 prefekturat e vendit. Nga vezhgimi ne terren i tyre, ka rezultuar se mesdita e djeshme, aty rreth ores 13.30, ka pakesuar shume levizjet ne rruget e qyteteve. Sondazhet e kryera kane nxjerre se shume qytetare ishin jane fiksuar para ekranit per te ndjekur spektaklin e drejtuar nga Ardit Gjebrea dhe stafi i emisionit "E diela shqiptare" qe dje celi siparin. Por ky spektakel nuk eshte ndjekur vetem ne familje. Edhe ne bare dhe lokale kane ndjekur TV Klan. Ne shume lokale televizoret ishin vendosur gjate maratones gjashte oreshe te dites se djeshme, ne kanalin ku transmeton televizioni kombetar Klan, qytetaret pohonin se te gjithe kane qene kurioze te shohin skenografine, rubrikat, drejtuesit, pjesemarresit dhe gjithcka tjeter. Madje eshte per t'u vecuar se edhe pikat e lotarive sportive, shpesh e kane nderruar kanalin per te shuar kureshtjen se cfare po ndodhte ne spektaklin e Gjebrese.


" Koha Jone "
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 25-09-2008, 18:33:12 »

ARTEMISA OZAJ - Ardit Gjebrea me propozoi te jem partnerja e tij

Tashme të gjithë e dinë. Rikthehet në ekran Arditi, por kësaj radhe me një program maratonë, rreth 7 orë, i titulluar “E diela shqiptare”. Në intervista të ndryshme kemi mundur të zbulojmë disa detaje nga ky program dhe në fakt mezi po e presim. Organizatorët premtojnë një “Domenica in” shqiptare, e cila nuk do t’i lërë asgjë mangut asaj italiane. Por nëse Ardit Gjebrea ka qenë aq bujar sa të na zbulojë shumëçka nga programi i tij më i ri, është treguar edhe shumë “koprac”, duke na e mbajtur të fshehur gjatë vajzën që do ta kishte në krah në prezantimin e këtij programi. Në fakt si një njohës i mirë i botës së show biznesit, Arditi e di se nuk tregohen të gjitha dhe menjëherë, pasi publikut i duhen zbuluar të fshehtat një nga një për të mos humbur kurioziteti. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kishim një pikëpyetje: Cila mund të ishte ajo vajzë që ia kishte mbushur mendjen për të ndarë me të këtë eksperiencë televizive? Dhe ja ku e zbuluam se Arditi nuk paska bërë shumë kërkime apo audicione për ta gjetur partneren e tij, pasi atë e ka fare pranë, madje pjesë të stafit të tij të punës prej katër vitesh. Dhe në këtë përzgjedhje të tij, mesa duket ai nuk do të provojë stërmundimin e të krijuarit të një personazhi televiziv nga e para, pasi Artemisa Ozaj, vajza e zgjedhur prej tij, ka patur një eksperiencë të mëparshme para kamerave. Në fakt ajo nis të merret me televizion që e vogël, duke prezantuar një program për fëmijë ku ndaheshin edhe dhurata. Më pas në të njëjtin ekran, në “Shijak tv” tashmë më e rritur, ajo prezanton programin muzikor 100% shqip. Artemisa duket se nuk e ka menduar asnjëherë se si do  të jetë e ardhmja e saj në ekran.

Thjesht e ka konsideruar atë një argëtim fëmijëror e më pas një trill adoleshence. E si mund t’i shkonte mendja që një ditë ajo do të ishte në ekran përkrah të famshmit Gjebrea?!

JETA PRIVATE E ARTEMISËS

Është e fejuar me Olsin, një djalë i prapakuintave të spektakleve, por shumë i njohur në rrethin e artistëve si një nga parukierët më të mirë të kryeqytetit. Olsi dhe Artemisa kanë qenë komshinj dhe ai dikur parukier i ri (sot është 27 vjeç) ndër të tjera kishte edhe një kliente të vogël, Artemisën. Pas katër vitesh lidhje dhe dashuri, ata zyrtarizojnë lidhjen e tyre duke bërë fejesën. Artemisa vendos të vazhdojë shkollën duke lënë mënjanë ekranin. Por fati e solli që ajo të mos shkëputej përfundimisht, pasi në stafin e “Këngës Magjike” ishte edhe ajo, përkrah Olsit, i cili rregullonte flokët e këngëtareve, ndërkohë që Artemisa i trukonte ato. E pyetur se si e ka përjetuar këtë moment ku nga para kamera, tashmë ajo duhej të ishte mbrapa tyre,  Artemisa tregon: “Sinqerisht e bëja me qejf punën e grimieres. Vajzat ishin të reja dhe nuk e kuptonin se truku i skenës ndryshon nga ai i jetës së përditshme dhe unë jepja kontributin tim.Edhe pse vetë kisha një eksperiencë televizive, nuk më rëndonte ky impenjim, pasi unë gjithçka e bëja për Olsin”. Ndërkohë në mendjen e Arditit po piqej ideja se Artemisa mund të ishte shumë më tepër se kaq. Një vajzë e bukur që artikulon mirë, që di të buzëqeshë edhe me sy, që ka  dhënë prova në ekran, ishin arsye të mjaftueshme për t’i ofruar asaj një vend nderi në stage. Po si është ndjerë Artemisa kur Arditi i ka propozuar për të qenë në krah të tij. “Mbeta e shokuar, nuk e mendoja… E si mund t’i thuhej“jo” një ftese të tillë?!” Ndërkohë
gjatë këtyre viteve bashkëpunim, mes familjes së Ardit dhe Artemisës me të fejuarin e saj, kishte lindur një marrdhënie e fortë miqësore. Ata së bashku me miq të tjerë, kishin tre vite që i bënin pushimet në Turqi. E gjitha kjo bën që Artemisa të mos e shohë Arditin me druajtjen e atij që ia njeh madhështinë vetëm nga ekrani, pasi ka fatin ta ketë edhe mik. Kjo mund t’ia bëjë akoma më të lehtë punën tek e “Diela shqiptare”.

OLSI NË FILLIM NGURRONTE

Artemisa shpjegon: “Olsi më ka njohur kur unë isha në ekran dhe nuk ka qenë kundër idesë për të vazhduar këtë karrierë, por ai nuk dëshiron që jetën private tonën ta ndajmë me të tjerët ashtu siç ndodh me personazhet e tjerë publikë. Mirëpo në fund pranoi”. Në fakt a ERMIRA SHPETMI ka filluar Artemisa të  ndjehet ndopak personazh Vip? “Unë nuk jam fare e panjohur, madje gjatë kësaj pauze në televizion, njerëz të panjohur më thonin “Kur do kthehesh?”. Por sinqerisht nuk e mendoj fare famën. Thjesht po bëj diçka që më pëlqen, ndërkohë që jam duke mbaruar studimet e mia për sociologji”. Tani që mësuam diçka më shumë për partneren e Arditit, duke hyrë edhe në privatësinë e Olsit (i kërkojmë ndjesë), le të presim t’i shijojmë të dielën në drekë ku na premtohet njëqind për qind argëtim.

E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 06-10-2008, 21:04:42 »

"E diela shqiptare", si po hyn ne cdo familje

Ka filluar tashme te behet pjese e fundjaves se cdo shqiptari. Programi i djeshem tregoi edhe nje here se Televizioni Klan dhe Ardit Gjebrea nuk gabuan ne zgjedhjen e tyre. "E diela shqiptare" ka hyre tashme ne cdo familje, duke i mbajtur teleshikuesit te mberthyer pas ekranit edhe pse ne nje transmetim te gjate televiziv. Edicioni i trete tregoi, se e diela e shqiptareve gjithmone e me shume, ne menyre te vetvetishme po behet e tyre. Ajo po arrin te hyje natyrshem ne cdo familje duke i shnderruar qytetaret ne protagoniste te vertete te programit. Permes lojerave telefonike, por edhe votes se tyre ne ceshtjet e ndryshme qe diskutohen ne emision, duket se teleshikuesit shqiptare gjejne mundesine me te mire te argetimit, por edhe te diskutimit te problemeve dhe te mentaliteteve te botes ne te cilen jetojme.


Te ftuarit


Te gjitha rubrikat kane ardhur pasditen e djeshme te gershetuara mjaft mire me njera-tjetren e natyrisht edhe te nderthurura ne elementet permbajtesore. Nje panel interesant te ftuarish, mes te cileve Prof. Edmond Tupja, aktorja Ema Andrea, politikania Monika Kryemadhi si dhe muzikanti Osman Mula, permes argumentave te tyre ne rubriken "Por dhe kunder" kane sjelle pervec koncepteve dhe botekuptimit edhe momente humori, te cilat jane shoqeruar shpesh me duartrokitjet e publikut. Sporti ka pasur pa dyshim minutat e tij te rezervuara, qe jane plotesuar me pamjet pikante e golave te shenuar ne disa nga ndeshjet kryesore te kampionateve Evropiane. Nuk kane munguar as lojerat telefonike, te cilat dje kane nxjerre nje tjeter fituese, per te vijuar ne javet e ardhshme me te tjera cmime te vena ne dispozicion te familjeve shqiptare. Prezantueset e reja, vajzat te cilat synojne boten e ekranit kane performuar natyrshem edhe ne edicionin e trete te programit, duke ia lene vendin konkurrenteve te tjera ne vijim. Dhe ne fund, njera prej tyre do te kete fatin, te jete ne krah te Ardit Gjebrese si bashkeprezantuese e programit. Themi do te kete fatin, sepse ne cdo puntate qe e shohim, kuptojme gjithmone e me teper, se Gjebrea eshte njeriu i duhur per nje format te tille.

Por cfare mendon ai vete? Kete radhe, per here te pare pas programit nuk i eshte dashur te fluturoje drejt Italise. Megjithate nuk kemi arritur t'i shkepusim shume fjale. Sepse edhe atehere kur miqte apo publiku i percjellin mesazhe urimi, ai perpiqet te gjeje te metat, per t'i rekuperuar ne javet ne vazhdim. Megjithate, shfaqja e djeshme tregoi, se shtepia e re e Gjebrese, po behet tashme shtepia e gjithe shqiptareve.

Kenga magjike

Ne menyre te vetvetishme, "Kenga magjike" eshte bere pjese e se dieles. Cdo jave, kengetare debutues, por edhe profesioniste vazhdojne te prezantojne kenget e tyre duke sjelle njekohesisht edhe elemente te rinj ne muziken shqiptare. Mbremja e djeshme ka prezantuar kengetare tashme te afirmuara si Jonida Maliqi apo Hana Cakuli, ndersa nuk kane munguar te rinjte, si Fatima Ymeri, Drini Shkreli apo Evi Reci. Interesant ka qene edhe rikthimi i grupit te rrokut, "Akullthyesit" pas 10 vitesh mungese ne skene, ndersa kengetare kosovare si Monika Salihu, Korab Shaqiri dhe Jetmir Hyseni kane treguar edhe nje here interesin e tyre per te qene pjese e festivaleve shqiptare. Dhe ndersa "Kenga magjike" do te ece cdo jave per te shkuar ne finalen e 22 nentorit ne Pallatin e Kongreseve, e diela do te vazhdoje edhe per shume jave te tjera.

M.Bregasi - Koha Jone
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 06-10-2008, 22:38:03 »

Cuditerisht gazetarja e Koha Jone te gjithe i ka permendur , por ka harruar ate me kryersoren.... Miken Nderi i te Dieles qe lam pas ...  !

Ishe nje kenaqesi mjaft e madhe te ndiqje Intervisten me Legjenden e kenges kosovare, Bilbilin, Brilanten NEXHIMIJE PAGARUSHA !

Intervista me Arditin qe shume e bukur dhe me plot surpriza mjaft te kendshme per te gjithe dashamiresit e saj & te muzikes shqiptare ne Shqiperi , Kosove e anekand ku ka shqiptare !

E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 06-10-2008, 22:52:21 »


 Mesdita e djeshme shënoi të dielën e tretë në maratonën e gjatë të Ardit Gjebresë. E ndërsa e gjetem duke zhvilluar provën gjenerale, vetëm një ditë përpara fillimit të programit kuptojmë se sa shumë dinamikë, sa shumë energji, sa shumë ngarkesë por edhe sa shumë kënaqësi përcjell gjithë ky impenjim.Gjatë momenteve të provave arrin të shohësh edhe shijet e holla artistike të Gjebresë, që më shumë se një show-men shfaqet si një artist i komplentuar, me ide të qarta dhe synime të përcaktuara. Askush nuk e di ndalesën e radhës, ndërsa Arditi, që tani di edhe finishin. Sigurisht, pranë i qëndron Anila, bashkëshortja e kujdesshme, e cila me qetësinë që e karakterizon kuron thuajse çdo detaj. Dhe kështu, e diela e djeshme pritej të kishte plot surpriza të reja në ekranin e Televizionit Klan.

Si ndiheni pas dy edicioneve maratonë në programin “E Diela Shqiptare”?

Ndihem mirë, sepse nga java në javë programi vjen duke u përmirësuar, ndërsa ne mundohemi të kuptojmë të metat që kemi. Ky është fillimi dhe është një eksperiencë e re. Nuk është e thjeshtë për të përballuar gjashtë orë program dhe të sjellësh bukur, atë ç’ka spektatorët dëshirojnë. Kështu, që ne shikojmë me vëmendje çfarë ka sukses duke u përqendruar pikërisht në ato rubrika, në të cilat publiku e ndal telekomandën në TV Klan.

Ka ndryshime nga një edicion tek tjetri?

 Nga edicioni i parë në edicionin e dytë kishte një ndryshim shumë të madh. U përmirësua programi në të gjithë elementët e tij, në brendi dhe në strukturë. Sigurisht është ende fillimi dhe unë e kam bërë të qartë, që jemi në një shtëpi të re. Njeriut i duhet pak kohë deri sa të ambjentohet dhe të krijojë rehatinë e tij. E rëndësishme është, që këtë kohë ta minimizojmë dhe të gjithë shqiptarët, tek “E Diela Shqiptare” të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

Si e morët iniciativën për këtë projekt?

Këtë projekt e kam lançuar më shumë se një vit e gjysmë më parë, me synimin për ta filluar vitin e kaluar. Për këtë qëllim, që atëherë shpalosa dhe strukturën, por pengesa ishte kriza energjike. Vitin e kaluar, nëse do të kthehemi pas, Shqipëria kaloi një moment të vështirë energjitik dhe kur nuk ka drita, atëherë çfarë programi mund të pretendosh?! Kështu që, nuk do të dëshironim të bënim një program, që nuk do ta shikonte askush, ndaj e shtymë për një vit. Ndërkohë, platforma vazhdoi u punua, u ripunua dhe ne kemi rreth një vit e gjysmë që përgatitemi për këtë projekt. Është si ai sportisti, që bën një përgatitje të gjatë përpara se të dali në ndeshjen e madhe.

Sa të vështirë janë për ju gjashtë orë transmetim i drejtpërdrejtë?

Në fillim mendova që do ta kisha shumë më të vështirë, por kam kuptuar se kjo është jeta ime. Në gjashtë orë të drejtpërdrejta në ekran më duket sikur unë jam mes miqve, duke kaluar një moment shumë të bukur. Të jem i sinqertë, ngarkesa është shumë e madhe, sepse do përqendrim, por më jep kënaqësi. Të them të vërtetën, njeriu kur qesh pa fund lodhet njësoj sikur të qajë pa fund. Por vetëm se, kur qesh pa fund merr kënaqësi, ndërsa kur qan pa fund, dëshpërim. Në rastin tim kënaqësia është shumë e madhe. Më duket se në jetën e përditshme jam mes miqve dhe ajo që më karakterizon është energjia.

Në skenë jeni gjithmonë i qeshur, po pas kuintave dhe në raportet me stafin si është Arditi?

 Përgjithësisht jam natyrë shumë impulsive, jam energjik dhe më pëlqen që të jap dhe të marr energji, por me stafin jam shumë i rreptë dhe kërkues, i buzëqeshur dhe serioz kur duhet. Në edicionin e parë të programit keni pasur të ftuar personazhe me të cilët keni bashkëpunuar më parë … Me Pali Kuke kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe fillimet e eksperiencës sime në këtë drejtim ia dedikoj kësaj marrëdhënieje, por edhe stafit të asaj kohe. Për këtë arsye, rikthimi në ato momente ishte jo vetëm një nostalgji, por edhe një mënyrë me të cilën njeriu kthen kokën pas dhe shikon nga e ka filluar. Kështu, që ishte një moment i rëndësishëm për të kuptuar nga vijmë, nga jemi dhe ku do të shkojmë.

Tek “E Diela Shqiptare” bie në sy raporti juaj shumë i natyrshëm me personazhet. Bisedat janë të vetvetishme apo sipas skenarit?

Po të shikosh në skenarin tim nuk ka asgjë të shkruar, sepse asgjë nuk është e parashikuar. Ne japim temën, si në lojën “Pro dhe kundër” dhe kemi të përgatitura vetëm pyetjet. Çfarë ndodh më pas i përket momentit. Eksperienca e këtyre viteve më ka treguar, që në strukturë asgjë nuk mund t’i lihet improvizimit, megjithatë brenda këtyre strukturave, varet se çfarë të ofron edhe i ftuari i panelit që ti ke. Në ato momente unë Arditin do ta konsideroja në rolin e një “gjahtari”, që shikon se si sillet “gjahu” dhe ai reagon e vepron në atë mënyrë. Reagimi im varet shumë nga të ftuarit që kam dhe nga ndjesia, që prezantuesi krijon me të ftuarit në panel.

Është e vështirë për të gjetur personazhet?

Nuk është shumë e thjeshtë të zgjedhësh personazhet, sepse ata janë specifikë. Jo çdo personazh mund ta bëjë këtë lojë, dhe jo të gjithë ata që bëjnë këtë lojë mund të jenë në një rubrikë tjetër. Ashtu si ne, që nuk mund të bëjmë dot gjithçka, edhe këto personazhe nuk mund të realizojnë çdo gjë. Është shumë e vështirë, që ti të nuhasësh tamam personazhin e duhur për rubrikat e duhura.

Kanë startuar dhe shumë programe të tjera gjatë të dielave. E ndjeni konkurrencën, veçanërisht me Krastën?

Varet se si e kupton fjalën konkurrencë. Nëse do ta shohim në kuptimin e ngushtë të fjalës, secili nga ne ka dimensione të ndryshme prezantimi. Për mendimin tim, ne nuk jemi në konkurrencë, për sa kohë unë jam i fokusuar në profilin tim dhe Krasta i profilizuar në tjetër drejtim. Unë kam asistentet e mia, që janë të profilizuara në tjetër drejtim, siç ka Krasta asistentet e tij që janë të profilizuara ndryshe. Ne të gjithë plotësojmë njëri-tjetrin. Ne ofrojmë një produkt, televizionet e tjera ofrojnë produkte të tjera, qoftë edhe Arian Çanin me “Zonë e Lirë”, që kush nuk e ka parë ditën premte dëshiron ta shikojë të dielën. Pra ka një zgjedhje në treg, por e rëndësishme është që ti të ofrosh dhe sa më shumë, aq më mirë. Sa më shumë prodhime të jenë në tregun shqiptar, dhe jo vetëm televizive, aq më mirë është për shqiptarët. Unë jam i kënaqur që ka prodhime, sepse nuk do të doja që të jem i vetmi në treg. Do të isha shumë i lumtur, që shqiptarët të shikonin kudo dhe të zgjidhnin mes atyre që iu ofrohen. Jam i vetëdijshëm, që në gjashtë orë është e pamundur, që ata të më zgjedhin vetëm mua. Këtu duhet parë, se në rastet kur do të flasim për konkurrencë, kjo i takon vetëm televizioneve, por jo Arditit. Janë televizionet ato që marrin audiencë dhe ndonëse ne jemi pjesë e televizioneve, unë e quaj veten komplementar. Gjithmonë është mirë që telekomanda të mbetet tek ty, por kjo nuk është për hir të konkurrencës. Kjo është për shkak të atyre vlerave dhe asaj që ti ofron. Në këtë kuptim ne mundohemi të kuptojmë atë, që kërkon telespektatori. Ai mund të kërkojë edhe diçka të jashtëzakonshme, të cilën ne nuk ia ofrojmë dot, sepse nuk mund të marr përsipër të bëj diçka që s’e di. Është shumë e rëndësishme, që unë të bëj atë që di të bëj. Punoj se besoj në atë që punoj, por jo për konkurrencë.

Pjesë e programit është edhe festivali “Kënga Magjike”. Si po shkon ecuria e tij?

Deri tani kemi rreth 84 këngë, që kanë kaluar në fazën e parë. Të shohim se si do të priten nga telespektatorët dhe nga votuesit në internet, të cilët do të përcaktojnë konkurrentët, që do të hyjnë në natën gjysmë finale. Në ndryshim nga vitet e tjera, kur ka qenë një numër i përcaktuar prej 40 këngësh, që kalonin në gjysmë finale, këtë vit ky numër mbetet i hapur. Gjë, që do të thotë se nëse shihet, që nga votimet e publikut ka më tepër se 40 krijime që meritojnë të jenë në gjysmëfinale, atyre do t’u jepet kjo mundësi. Çdo gjë varet nga impakti që do të kenë votuesit. Por, të mos harrojmë se kënga ka dhe një “pabesi”. Ndryshe është kur e dëgjon dhe ndryshe kur e shikon të materializuar. Ka shumë këngëtarë, të cilët vijnë, kanë një këngë në mesatare dhe krijojnë magji, ashtu sikurse ka dhe shumë këngë, të cilat kur i dëgjon të mrekullojnë, por të materializuara në ekran krijojnë zhgënjim, sepse mungon interpretimi ose tek këngëtari ka diçka që nuk shkon. Për këtë arsye ka shumë elementë, për të cilët jemi ende herët, për të thënë se si do të shkojnë. Ajo që dimë për momentin është se këngët dhe këngëtarët, që kanë kënduar gjatë dy javëve janë pritur mjaft mirë tek ata që i kanë ndjekur.

Në Shqipëri bëhen shumë festivale. Si e gjykoni këtë fakt?

Të gjithë festivalet mendoj se janë komplementarë për njëri –tjetrin, sepse secili jep një kontribut. Tashmë të katër festivalet e rëndësishme që ka Shqipëria mendoj se janë profilizuar. Dihet se çfarë do të sjellë festivali i këngës në RTSH, dihet se ç’do të sjellë festivali “Kënga Magjike”, dihet se ç’do të sjellë “Top-fest” apo “Mikrofoni i Artë”. Ndaj, në të gjitha elementët e tij, secili nga këto katër festivale ka shumë gjëra që duhen rregulluar në prurjet muzikore. Kjo është e rëndësishme, sepse një festival bëhet vetëm për prurjet muzikore dhe shijen estetike e artistike që edukon tek njerëzit, sepse në fund ti identifikohesh me kulturën e vendit tënd. Secili sjell elementë shumë të mirë, ndikon pozitivisht ashtu, siç ka edhe elementë shumë të vegjël, të cilët mund të rregullohen.

Si i shikoni përpjekjet e këngëtarëve të rinj?

Përpjekja e këngëtarëve të rinj për të ardhur në skenën e muzikës shqiptare me dinjitet dhe për të krijuar personalitetin e tyre, vjen me një lloj individualizmi artistik, i cili është për t’u admiruar. Ata vijnë me kërkesa profesionale dhe qëndrojnë shumë mirë përkrah këngëtarëve të mëdhenj, të cilët përfitojnë nga mentaliteti i të rinjve dhe mundohen që të jenë në kohë, për të krijuar një lloj gare sa më profesionale, mes këtyre dy brezave, por këngëtarët e rinj vijnë shumë mirë.

Ku ndjeheni më mirë në festivale apo në spektakël?

Festivali është si ai brilanti i vogël, të cilin ti e vendos kur ke një gur të çmuar, ndërsa prezantimi i njerëzve është përditshmëria. Kështu që, ti nuk do të dije se ç’do të zgjidhje, përditshmërinë apo një moment të veçantë, sepse të dyja janë të domosdoshme dhe janë të rëndësishme. Për këtë arsye nuk do të mundja dot t’i dalloja.

Arditi ka shumë miq, por si ia bën që të gjejë pak kohë të lirë dhe për ata?

Meqenëse më pyete, më lejo që të gjithë ata që do ta lexojnë në këto momente intervistën, të më kuptojnë. Unë iu kërkoj ndjesë, sepse është e pamundur që të kem kohë për t’u takuar me ta. Duhet mirëkuptuar, sepse jam mbyllur në zyrën time nga mëngjesi deri në darkë dhe është e pamundur, që t’u dedikohem miqve. E di që do të jetë shumë e vështirë kjo periudhë, sepse për fundjavat me miqtë dhe me familjen nuk më mbetet kohë. E vetmja fjalë që mund të them, është ndjesa për pamundësinë, por miqtë e mirë besoj se më mirëkuptojnë. Unë nuk i harroj miqtë e mi dhe shpesh i kujtoj, qoftë dhe me një telefonatë. Por, ajo që ka ndryshuar është, se mesazhet që dikur i ktheja me shpejtësi, tani i vonoj nga 4-5 orë.

Në një program maratonë si “E Diela Shqiptare”, cilat janë “të mirat” dhe “të këqijat”, që gjen Ardit Gjebrea?

Të këqijat janë stresi, lodhja dhe ndonjë fjalë e thënë pa vend, sepse puna e ngarkuar bën, që në komunikim të të shpëtojë ndonjë fjalë e pakujdesshme. Për mua është shumë e rëndësishme marrëdhënia me stafin me të cilin punoj. Në ato momente, kur ata nuk të përgjigjen në shumë elementë, (nuk flas për fjalë banale) edhe një e ngritur e zërit, nuk më pëlqen. Pra kjo është e keqja e kësaj pune. E mira është, sepse kjo punë të jep një motiv për të jetuar në çdo sekondë të ditës. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Në fund të ditës ti thua: “sa shumë gjëra kam lënë pa bërë” dhe asnjëherë nuk mendon se sa shumë gjëra ke bërë.

Pas përfundimit të programit, cila është gjeja e parë që bëni?

Për motive pune më është dashur që të udhëtoj, kështu që këto dy të diela nuk kam takuar asnjeri. Kam hequr rrobat e spektaklit, drejt e në aeroport dhe kam udhëtuar për në Itali. Dhe sapo kam hipur në avion kam hapur lap-topin dhe kam filluar të shkruaj të gjitha vërejtjet e ditës. Puna më ka shoqëruar në çdo moment. Unë di të them, se e diela është një natë pothuajse pagjumë.

Sa kohë i kushtoni familjes në këtë periudhë?

Fati i madh është, që unë me Anilën jemi 24 orë pranë njëri-tjetrit, sepse punojmë bashkë. Edhe djali në momente të lira vjen këtu. I vetmi handikap është, që më merr mall për nënën time, sepse nuk e shoh shpesh. Jam i privuar vetëm nga kjo marrëdhënie, por familja ime e ngushtë është këtu, ndërsa pjesa tjetër që më mungon e kompensoj me telefon.

Në pritje për tu bërë baba për herë të dytë, si ndjehet Arditi?

Ndjehem shumë mirë dhe po e përjetoj shumë bukur, pavarësisht se koha nuk më lejon që ta shijoj deri në fund. Por kemi hapësirën e mjaftueshme, të gëzojmë për anëtarin e ri, që do të shtohet në familjen tonë. Jam shumë i lumtur për këtë që po ndodh, ashtu siç më vjen keq që po ndodh në një moment ngarkese, sepse Anilën e lodh shumë me spektaklin e së dielës. Kështu që, vajza jonë o do të dali një punëtore shumë e madhe ose sapo të lindë do të ankohet, duke thënë që e kemi lodhur. (qesh).

Keni menduar për emrin?

Kemi vendosur ta quajmë Ana. Për këtë emër, ne kemi ardhur në një mendim të përbashkët.

Po Joni si po përjeton?
Ai e përjeton shumë mirë, sepse e ka të qartë vendin që zë tek ne. Është i rritur dhe nuk është në fazën e fëmijëve të vegjël, që kur lind një fëmijë tjetër të ndjehet xheloz.

Ç’do të thotë të jesh show-men për ju?

Nuk ka kënaqësi më të madhe, është një ndjesi e jashtëzakonshme që të jep një energji të paparë. Të marrësh urime nga njerëzit, të shikosh që kryqëzon sytë me njerëz, të cilët ti nuk i njeh dhe shikon që ata të falin dashamirësi, është një ndjesi e jashtëzakonshme. Në çdo moment ndjen që ka një mirënjohje.

Ju kanë kritikuar për ndonjë gjë në programin e të dielës?

Për programin e parë të së dielës, më shumë nga të gjithë e kam kritikuar unë veten, sespe ishte hera e parë dhe diheshin pikat e dobëta, ku ishin. Kam pasur dhe kritika të veçanta nga miqtë për momente të caktuara, por në të dytin këto janë përmirësuar. Nëse e keni ndjekur spotin publicitar, aty unë them, që ky është vetëm fillimi dhe do të doja ta përcillja këtë mesazh, sepse unë e di ku do të mbërrij me këtë program.

Po këtë të dielë, çfarë do ti thoni publikut?

(qesh) Është vetëm fillimi. Unë dua, që ata të jenë sa më komodë, të shijojnë drekën dhe kur të duan të pushojnë t’i mbyllin sytë, por veshët t’i mbajnë hapur, sepse unë jam aty.


Gazeta SOT
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 13-10-2008, 13:40:56 »

Me bëhet qejfi qe televizionet shqiptare po startojne spektakle, Show , apo programe te tjera te larmishme. Me vjen mirë qe publikut shqiptar po i ofrohet një Menu e këndshme sidomos fundjavave.
Gjebrea është vërtetë një prezantues i njohur dhe i suksesshem dhe uroj te mbetet i tille.
Mesa di edhe ne ekranin e Top-Channel po trasmetohet një spektakel i ngjashem i drejtuar nga i madhi Adi Krasta,madje ne te njëjtën ditë, te djelen. Konkurrenca eshte vertete e forte, megjithate publiku do te shijoje me te mirin, ndoshta dhe te dy njekohesisht  buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 27-10-2008, 18:02:28 »

Momente nostalgjie ne spektaklin e shqiptareve

Nje dite plot emocione, surpriza dhe te papritura. "E diela shqiptare" ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan ka arritur te dhuroje edhe kete fundjave nje program, qe natyrshem ka hyre ne cdo shtepi duke ofruar jo vetem gjashte ore te pakrahasueshme argetim, por edhe cmime per teleshikuesit. I nisur si i pari format i ketij lloji ne Shqiperi, ky produksion i TV Klan, nga java ne jave ka arritur te konsolidohet, jo vetem ne elementet e permbajtjes, por edhe te formes.

Per me teper figurat e njohura dhe dinjitoze te skenes shqiptare, te cilet i jane "dorezuar" me shume dashamiresi bisedave me shoe-man-in Ardit Gjebrea, I kane dhene programit nje tjeter nivel.

Dhe dita qe lame pas, kishte te ftuar nje cift qe gjithmone krijon nostalgji dhe emocione. Dy emra te njohur te muzikes shqiptare, te cilet pavaresisht viteve, ne zerin dhe imazhin e tyre percjellin vitalitet dhe energji rinore. Gaqo Cako dhe Luiza Papa, te ftuarit e pare te programit, kane kujtuar jo vetem te shkuaren e tyre, vitet e te kenduarit nen censure, por edhe element pikante nga jeta e tyre ne cift, duke krijuar nje bisede te qete, qe ka krijuar njekohesisht nje klime shume familjare.

Publiku ne salle ka pritur me ovacione, momentet e improvizuara ne salle, ndersa Arditi i ulur ne piano e ka nxitur te madhin Gaqo Cako te kendoje edhe nje here disa nga perlat e kengeve te tij, mes te cilave edhe "Keputa nje gjethe dafine".

E duke sjelle personazhe te tille kaq te dashur, njerez te shquar te cilet kane investuar gjithe talentin e tyre ne favor te artit shqiptar, e diela shqiptare risjell edhe nje here ne vemendjen e te rinjve, vlera te pakontestueshme dhe shembuj te gjalle per t'u ndjekur.

Le te kujtojme se ne gjashte jave program, skenen e "E diela shqiptare" e kane shkelur mes te tjereve edhe Nexhmije Pagarusha, Raobert Radoja e Anida Take, figura unike te muzikes shqiptare, qe kane ardhur ne program si te ftuar speciale, qe me shume se sa me fjalet, kane folur me muziken dhe pervojen e tyre.

Dhe keshtu, ndersa program ka kaluar me shume se nje muaj ne ekran publiku dhe teleshikuesit presin te shohin se ku do te ndalen javen e ardhshme, fantazia dhe pervoja e Gjebrese, i cili nga nje e diele ne tjetren, po shfaqet ashtu sikurse te gjithe e njohin dhe ashtu sikurse kishte premtuar.



Sekretet intime te diktatoreve

Sekretet intime, te disave nga diktatoret boterore jane publikuar per here te pare te permbledhura nga nje autore shqiptare. Ka qene Rajna Kovaci, e ftuara e djeshme e programit "E diela shqiptare", e cila ka prezantuar per publikun historite roze te Titos, Hitlerit, por edhe Leninit, Stalinit dhe Fidel Kastros. E ndersa njerezimi me shume se dashurite, njeh sot mizorite dhe diktaturen e tyre, ne librin e saj, vajza e artistit te njohur Ramiz Kovaci, nisur nga fakte te historianeve dhe biografeve te ndryshem ka treguar se dikatatoret me te medhenj te botes kane qene te etur per gra. Ne role Don Zhuanesh, ne role njerezish te ftohte, por kerkues ndaj femrave, derisa nje grua guxon te qelloje me tre plumba mbi Leninin.


" Koha Jone "  
E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 17-11-2008, 19:26:07 »

"E diela shqiptare", surprizat e djeshme

17 Nentor 2008 - "Koha Jone"


"E diela shqiptare" ne edicionin e saj te radhes, ka treguar ditën e djeshme se është shnderruar ne programin, qe tashmë ka hyrë dhe është mirepritur ne çdo familje shqiptare. Ne një kohe kur rubrikat, qe linden bashke me "Të Dielen Shqiptare" janë bërë tashmë pjesë e pandashme e saj, ne ditet ne vazhdim programi do të pasurohet me ide te tjera.

 Gjithçka ka ne qendër publikun dhe pjesemarrjen e tij aktive ne emision. E tillë do të jetë edhe gara mes fiseve, qe tashmë e konceptuar dhe e menduar deri ne detaje, pritet te shndërrohet ne një prej rubrikave me te këndshme te te dieles, qe do të mbarte veç te tjerave edhe mesazhe edukuese. Familjet shqiptare, ndërsa do të konkurrojne mes tyre për te treguar vlerat qe ato kanë, për t'i dhënë me shumë ushqim konceptit te familjes ne Shqipëri, por pse jo edhe për te fituar çmimin prej 1 milion lekesh të reja. Pranimet janë ende te hapura dhe çdo familje qe ndjen se ka diçka për te treguar, qe ka vlera dhe është e gatshme për një dalje skenike, mund te bëhet pjesë e këtij formati. Sepse e diela ka vend për te gjithë.

 Ndertuar si një format qe përmban brenda tij gjithçka argetuese, qe mund te largoje streset dhe problemet e perditshmerise, kjo gjetje ka përfshirë brenda saj thuajse të gjitha grupmoshat. Është ky një fakt, qe është vërtetuar veçanërisht përmes telefonatave te drejtuara ne familjet shqiptare, ku te gjithë kanë qenë duke ndjekur programin, qe ashtu si çdo jave edhe këtë here ka sjelle surpriza, emocione, muzikë, ritem, balet, te ftuar, por edhe debat e diskutim.

 Gjithçka ka ardhur interesante qe ne fillim, kur ne linjë telefonike ka qenë futbollisti i njohur i Lazios Pandev, prania e te cilit është mirepritur edhe nga publiku ne salle. Me tej te ftuar interesante kanë qenë drejtperdrejte ne ekranin e TV Klan, ku përveç regjisoreve kosovare, Agron Vula dhe Astrit Idirizi ishte e pranishme edhe këngëtarja Aurela Gace. E ardhur posacerisht nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ajo ka prezantuar ne programin "E diela shqiptare" këngën e saj te re, shoqëruar me një videoklip profesional. "Bosh", një kompozim i Ardit Gjebrese me tekst te Timo Fllokos dhe kompozicion te Shpetim Saracit.

Rubrikat tashmë te konsoliduara te programit, si "Pro dhe kundër" apo vajzat konkurrente për prezantuese, përveç showt kanë bërë te lindin edhe moment pikante, qe janë percjelle mes diskutimit, humorit dhe duartrokitjeve edhe nga publiku i pranishem ne salle.

Programi ka shënuar nivele te larta te audiences, gjë qe është vënë re tek telefonatat qe Artenisa dhe Arditi kanë realizuar ne publik dhe ku te gjithë teleshikuesit, qe ishin duke e ndjekur kanë fituar çmimin prej 5 mijë lekesh të reja. Por këtyre cmimeve u janë shtuar edhe dy fituesit e lojes me fotografine dhe lojes muzikore, qe tashmë janë pjesë e programit, qe nga fillimi i tij.

E ndërsa ecën nga njera puntate ne tjetrën, ky superproduksion i Televizionit Kombëtar Klan po formesohet gjithmonë e me tepër ne çdo element te tij duke na kujtuar se tashmë edhe ne shqiptarët jemi ne gjendje te realizojmë programe te tilla. "E diela..." vazhdon, duke pasur çdo jave protagoniste te rinj, duke sjelle ne çdo puntate, histori dhe personazhe të reja. Ndërkohë, prezantuesi Ardit Gjebrea dhe "karamelja" e te dieles, Artenisa janë gjithmonë aty, ndonëse përherë për te thënë diçka te re.

« Ndryshimi i fundit: 18-11-2008, 22:20:55 nga Amy » E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 18-11-2008, 22:25:44 »

"Kenga Magjike" shkon drejt neteve finale


E diela e 16 nentorit ka shenuar fundin e fazes se pare te Festivalit Kenga Magjike, i cili shkon tashme drejt neteve te medha ne Pallatin e Kongreseve. E ndersa prej 9-javesh publiku ishte mesuar, qe se bashku me programin "E diela shqiptare" te gjente edhe pjesen e tij magjike, duket se magjia do te arrije kulmin ne datat 20, 21 dhe 22 nentor.

Rreth 80 kengetare kane marre pjese ne fazen e pare te festivalit duke sjelle ne skene dhe ekran, jo vetem larmi muzikore, por edhe larmi performancash. Te perfshire gjithashtu ne nje pjese te programit "E diela shqiptare", kengetaret kane shpalosur ne kete edicion edhe shume ane te karakterit te tyre.

E tille ka qene edhe java e fundit e konkurrimit, ku artiste te njohur si Pirro Cako, Aleksander Gjoka, Mariza Ikonomi, por edhe emra te tjere me te rinj si Kastro Zizo, Silva Gubardhi, Denada Bare dhe grupi Ex Unit kane sjelle pervec gares edhe elemente spektakolare.

Por duke kujtuar, qe kete vit kemi perpara nje festival jubile, jemi te bindur se producenti Gjebrea do te dije te na surprizoje.



E identifikuar
Amy
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 818



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 01-12-2008, 22:46:31 »

"E diela shqiptare" është shtrire tashmë ne një dimension të ri. Programi i te gjithë shqiptareve është bërë këtë jave edhe me familjar e njekohesisht edhe me interesant.

Ne një rubrike te re, qe ka marrë jetë qe nga mesdita e djeshme ne ekranin e Televizionit Kombëtar Klan, të gjitha familjet kanë tashmë mundësinë te shpalosin nder te tjera edhe vlerat e tyre te prejardhjes, tradites, kulturës, duke ngritur kështu edhe një here ne piedestal një anë te çmuar te shqiptareve, familjen.

E diela e pare ndryshe, ka vënë përballë njera-tjetres familjen Vorpsi nga Tirana dhe familjen Rama nga Kruja. Me shumë se një gare, publiku ka pare qe te dyja familjet përmes anëtarëve të tyre kanë synuar te sjellin me te miren, duke nisur nga tradita dhe prejardhja, për te mberritur ne ditet tona. Për rreth dy ore, familjet Vorpsi dhe Rama janë bërë protagoniste te një show te jashtezakonshem, qe jo vetëm iu dha kenaqesine e pjesëmarrjes, por njekohesisht iu krijoi edhe mundësinë e miqesive të reja, siç janë shprehur vetë ata. Historia e familjes, artisti i familjes, talenti i familjes, relikja e familjes etj., kanë qenë disa nga demonstrimet me te këndshme te vlerave te origjines sone shqiptare, ndërkohë qe njohja ideale e ciftit, ka krijuar momente plot humor, te shoqeruara me ovacione nga publiku i pranishem ne salle.

Ndërkohë prezantuesi Gjebrea, jo vetëm pergjate kësaj rubrike te re, por pergjate 6 orëve ne transmetim te drejtperdrejte ka qenë si përherë brilant. Ai ka krijuar një komunikim te natyrshem, jo vetëm me te ftuarit, por edhe me publikun e pranishem ne salle si dhe me teleshikuesit e përfshirë ne program, përmes telefonatave. E ndërsa rubrika e re e familjeve ka nisur ne nivele shumë te larta, duket se edhe rubrikat ekzistuese te programit kanë shënuar këtë jave një rritje te ndjeshme te nivelit të tyre, permbajtesor. Diskutim, humor, debat, por edhe problematike.

E tillë ka qenë rubrika "Pro dhe kundër", ku te ftuarat simpatike Mimi Kodheli dhe Ilva Tare kanë mbrojtur përballë kundershtimit mashkullor te Pandi Lacos dhe Llazi Serbos, argumentin "telenovele". Sigurisht si çdo jave programit nuk i kanë munguar as momentet sportive, te shoqeruara me disa nga golat e realizuar gjatë ndeshjeve me te rëndësishme te kampionateve të ndryshme evropiane. I ftuari special i javës, gazetari Fahri Balliu, e ka orientuar biseden ne një drejtim tjetër, duke krijuar ne këtë mënyrë një gershetim te tematikave dhe personazheve te pranishem tek "E diela shqiptare". Këtë jave, programi ka pasur elemente mjaft interesante edhe ne performancat e baletit, ku nder te tjera edhe karamelja e programit, Artenisa e ka shfaqur veten me shumë se një prezantuese.

E ndërsa Gjebrea ne le takimin për javen e ardhshme te gjithë teleshikuesit, vetvetiu kuptojnë se e diela do të mberrije e mbushur me momente te tjera plot alegri. Ndërkohë, ai nuk ka harruar te kujtoje, se te gjithë mund te jenë pjesë e këtij formati gjigant. Çdo familje qe ndjen se ka vlera për t'i ndare me te tjerët, dhe çdokush qe ndjen se ka një histori te bukur, qe vlen te bëhet e njohur.

Redon Makashi, provon si edukator ne kopsht

Publiku i pranishem ne salle dhe duartrokitjet e tij, treguan se muzika e Redon Makashit iu kishte munguar. Performancat e tij ne skenen e "E diela magjike", treguan se kjo skene nuk do të mbetet bosh as ne javet qe do të vijojne, pasi artiste te tjerë do të shpalosin aty artin e vërtetë. Por përveçse kanë kenduar se bashku me Redonin dhe kanë rikujtuar plot nostalgji disa nga këngët me te mira te tij, shikuesit dhe teleshikuesit kanë njohur edhe një anë tjetër te Redonit. Si mund te ishte ai edukator kopshti? E vërtetë qe disa nga fëmijët u tremben ne fillim, por me pas duket se gjërat nuk shkuan dhe aq keq për Redin. Por pervoja e kantautorit Makashi, na bëri te njohur se ne javet e ardhshme, artiste te tjerë te skenes dhe ekranit shqiptar do të perjetojne eksperienca te ngjashme. Na mbetet vetëm te shohim se cili do të jetë protagonisti i radhes dhe çfarë profesioni kanë zgjedhur për te, Gjebrea dhe stafi i tij.


 " Koha Jone "



* Ilva Tare.jpg (9.68 KB, 300x236 - E shikuar 10 Herë.)
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 5 (38%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (15%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (46%)
  • -
  • Numri total i votave: 14
  • Shiko temen

* Sponsor