Olsi: Lusi duhet të tregohet e fortë
Olsi, i cili mbrëmë u braktis nga e dashura, vijon të komentojë atë që ndodhi. Ai flet për të dashurën dhe i tregon Inës dhe Polit se nuk e di se si duken gjërat nga jashtë dhe se si mund
ta gjykojnë, por në lidhje me këtë nuk ka ç’të thotë e nuk ia shpjegonte dot Lusit se çfarë ndodh brenda vetëm me 5 minuta takim. Megjithatë ai shton se nuk ka hyrë te “Big Brother” për të testuar dashurinë e tij ndaj Lusit, por për të. Lusi duhet të tregohet e fortë, thotë Olsi. Ai shprehet se në fillim kujtoi se
mos Lusin e kishin futur në shtëpi dhe se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do dilte ai nga shtëpia.
Romina shpreh keqardhjen për atë që ndodhi me Olsin, por Arbëri mundohet t’i shpjegojë vajzës së re për afrimitetin shoqëror në shtëpi. Ilda thotë se mund të jetë edhe mentaliteti, sepse jashtë
të gjithë për shembull ndajnë qiranë e shtëpisë me shokë dhe shoqe dhome. Ervisi, që ka pak çaste që i është bashkuar
bashkëbisedimit, tregon se si duken ngjarjet kur i përjeton brenda shtëpisë dhe si shembull ato marrin rastin e Olsit me Lusin.
G.Shqip