Sondazh
Pyetje: Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
Arberi - 12 (36.4%)
Besarta - 5 (15.2%)
Julinda - 2 (6.1%)
Olsi - 5 (15.2%)
Shkelqimi - 3 (9.1%)
Najada - 4 (12.1%)
Romina - 1 (3%)
Poli - 1 (3%)
Numri total i votave: 32

Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 ... 16   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: "Big Brother Albania"  (E lexuar 27197 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #75 më: 21-03-2008, 14:25:54 »

Big Brother i pare - hap rrugen per te tjeret

Kesaj nate loja mbaron heret dhe te gjithe shperndahen. Cimi dhe Visi bisedojne serish per lojen edhe faktin qe vetem keto tre dite ata kane nisur t’i bejne pyetje njeri-tjetrit. Sipas Visit kjo jave ka pasur me shume gjalleri ne shtepi. Nardi qe eshte aty nuk ben asnje koment lidhur me kete bisede, perkundrazi qesh per dicka qe i kujtohet nga Najada.

Julinda, Besarta, Arbri dhe Julinda diskutojne per praktiken dhe teorine ne biznes. Julinda mendon qe ‘mundesite me te medha ne jete eshte ai qe ka nisur te mesoje ne fillim me teorine’. Ajo mendon qe te nisesh dicka te rendesishme ne jete, pa teorine nuk mund ta nisesh praktiken. Titi thote se jane disa fusha kur ndodh e kunderta, por Julinda eshte duke folur ne pergjithesi. Arbri i thote Beses dhe Astritit qe ai deshiron qe ata te dy te ecin sa me perpara me lojen e B.B. per arsyet qe ata perfaqesojne. Ai shton se shqiptaret duhet te tregojne qe duan Kosoven ndersa Astriti tregon se nje njeri nga fshati shpesh mund te japi me shume gjera sesa nje i ashtuquajtur qytetar.

Ne guzhine, Ina thote se eshte e zhgenjyer nga Visi. Nderhyn CImi, qe ndodhet diku me tutje. Aty gjendet edhe Najada. Visi e pyet Inen nese “Olsi eshte akomoduar perfundimisht ne dhomen tuaj?” Ajo i thote se nuk e di.

VIsi, Olsi, Poli flasin per te dashurat. Ata mendojne se po tregohen te shkathet brenda shtepise; nderkohe te dashurat e tyre ‘behen keq sepse gjithcka ndodh ne televizion’. Sipas Polit po t’i benin keto gjerat jashte per to nuk do ishte shume problem. Olsi tregohet me elokuenti: ai thote se nuk kerkon falje, se cdo gje e ka bere me vetdije.
Visi i thote cunave qe do te fleje nga dhoma e Noces se “atje eshte mire edhe ben ndonje muhabet”. Olsi i thote qe ashtu eshte, por ne nje fare menyre ai duhet te rri tek dhoma e gjelber. Ata thone qe do ishte shume mire sikur te kishte nja tre femra si puna e Noces. POr ata mendojne se ‘do ishte programi rende’. Ata mendojne se realizuesit e B.B e kane menduar se cfare karakteresh kane dashur te perfaqesojne. Ata mendojne se jane te vecante se jane te paret dhe se po hapin rrugen per ata qe do vijne pas.

Romina ka kaluar gjithe kohen (deri ne 03:10) ne dhomen e rrefimit. Ajo shkon ne dhomen e gocave dhe ato i thone qe t’ia fusi nje gjumi dhe te harroje se cfare thone te tjeret. Juna sidomos e keshillon t’u ktheje pergjigje te gjitheve. Ato e kuptojne se gjendja e Romines edhe e rende, sidomos nga fjalet e Shkelqimit, Visit dhe Olsit.
Poli mundohet gjithashtu ta qetesoje. Por Romina thote qe ajo do t’i sqaroje te gjitha gjerat, e ndoshta ky eshe difekti i saj. Juna i thote se kur Shkelqimi ben shaka me ate, te beje edhe ajo shaka; kurse kur ai e tepron ajo t’i thote qe po e tepron. Juna kembengul qe Romina s’duhet ta lere Cimin ta shtypi. Juna eshte shume luftarake dhe i thote qe ajo duhet te bej te njejten gje.

Nga dhoma tjeter, Visi eshte shtrire me Najaden. Ne dhome jane edhe CImi, Titi.

Vjen Olsi dhe shtrihet afer Junes. Ata te dy flasin per filma. Ne mengjes, situata permbyset. Olsi shkon te krevati i Najades.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #76 më: 23-03-2008, 16:57:27 »

Eleminohet Juna

Juna, e dyta që del nga shtëpia



Me dy banorë të larguar, shtëpia e "Big Brother" përfshihet pak e nga pak nga ethet e atyre që nuk duan ta lënë terrenin e lojës

Juna është banorja e dytë që del nga shtëpia e "Big Brother". Kjo ndodhi mbrëmë në "Top Channel", me dy javë vonesë pas anulimit të spektaklit të së shtunës së kaluar, për shkak të tragjedisë së Gërdecit. Madje, edhe shtëpia e "Big Brother" ishte paksa pjesë e tragjedisë, sepse ajo u dëmtua në disa vende, ndërsa banorët u mbërthyen nga paniku në çastet e shpërthimeve të pazakonta. Kjo për shkak se shtëpia ndodhet 500 metra në distancë në vijë ajrore nga vendi i tragjedisë.

Pjesa e mbrëmshme nisi me një intervistë të shkurtër me të eliminuarën e parë, Ingridin, e cila u pasua me dy lojëra ku u përfshinë banorët. Më pas, erdhi dhe çasti i eliminimit që siç u pa, i takoi Junës.

Por çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në shtëpi?

Shkëlqimi, tashmë arriti të linte dhomën jeshile pa gjumë. Ai përmend Ingridin, duke thënë se "ishte ai që e lejonte të fliste ashtu, duke i thënë "po". Ai mendon se në këtë mënyrë është përpjekur të ndërtojë një urë lidhëse. Shkëlqimi thotë gjithashtu se Leonardi ishte nën ndikimin e Ingridit.
Çimi vazhdon monologun për disa minuta, deri kur Arbri i thotë se Ingridi ishte shumë inteligjente, por i merrte gjërat shumë seriozisht.
Dhoma blu, ndërkohë ka mbetur vetëm me Titin që fle, pasi Najada, Romi dhe Olsi dalin jashtë të pinë nga një cigare. Ata biseduan dhe për spektaklin e mbrëmshëm. Romi e pyeti se sa veta mund të dilnin. Ata nuk e përfillën, por vazhduan bisedën për flokët e Najadës (ajo po mendonte për stilin e veshjes gjatë spektaklit). Romi këmbëngul në pyetjen e saj. Olsi i thotë: "Hajt se ta themi te krevati".
Në dhomën jeshile, biseda bie te Romina. Julinda thotë se ata e kishin tepruar. Visi "mendon" se audienca jashtë shtëpisë e vlerëson secilin prej tyre. Julinda i thotë se ata duhet ta lënë të qetë, por Ervisi nuk kupton se çfarë thotë Juna.
Visi përmend Gitin si shembull i kësaj përzgjedhjeje që bën publiku. Ai flet me shumë tendencë për Romin.
Biseda që monopolizohet nga Juna në dhomën jeshile bëhet e qetë dhe nxitëse. Juna thotë se ata kanë kaluar më mirë seç duhet. Arbi dhe Juli. Ina dhe Poli flasin për kohën që do të dalin nga shtëpia. Të gjithë bien dakord se kjo është dhe do të mbetet një nga përvojat më të veçanta dhe më të bukura në jetën e tyre.
Kundërshtari është Çimi, që thotë se "Big Brother" është një xhungël me 14 persona brenda.

Natën e kaluar, Olsin e ka zënë gjumi te Najada, por në mëngjes ai lëviz te krevati i Junës. Ajo, ende në gjumë, e përkëdhel te flokët dhe pastaj kthehet nga ana tjetër dhe flë sërish.
Astriti ndërkohë është zgjuar, ka rregulluar krevatin dhe ka bërë tualetin e mëngjesit. Ai pi kafen i vetëm në kuzhinë dhe duket i menduar. Astritit i shkon në mendje të pastrojë në kuzhinë dhe në sallon. Ai vendos rregull gjithandej, duke përfituar nga zbrazëtia e shtëpisë në mëngjes.
Olsi është çuar bashkë me Junën (e cila gjendet në banjë) dhe e takon Astritin në sallon, duke rregulluar. Ai e ngacmon Olsin duke e pyetur se përse ndenji aq shumë në banjë, ku ndodhej edhe Juna. Ai i jep një përgjigje sa për të kaluar radhën, pastaj i thotë se Juna do që të vishet dhe se ai duhet të bëhet gati bashkë me të.
Olsi shkon në oborr për të ngrënë mëngjesin. Ai është vetëm.
Banorët duhet të bëhen gati për provën e kostumeve siameze, ndaj zgjimi nga "Big Brother" bëhet më shpejtë se zakonisht.
Ina dhe Poli hapin sytë, por nuk lëvizin nga krevati. Ata bisedojnë lidhur me nominimet.
Romina shkon në kuzhinë dhe Olsi që është kthyer i uron mëngjesin me një puthje. Ai i thotë se po e puth, sepse është dita kur njëri prej të nominuarve do të ikë. I nominuari që do të dalë sipas Olsit mund të jetë Romina.
Juna, Ina dhe Poli bisedojnë, ndërsa presin që të tjerët në dhomë të zgjohen. Juna imiton me një gërhimë mënyrën se si fle Poli. Ata qeshin.
Nis muzika. Juna kërcen mbi krevat. Të tjerët janë duke u zgjuar një e nga një.

Kjo është ditë shumë e rëndësishme për banorët dhe ata e përjetojnë si të tillë që në mëngjes. Zgjohen dhe u drejtohen tualeteve, duke rregulluar pamjen. Arbri rruan mjekrën me shumë kujdes.
Romina ka një bisedë të shkurtër me Olsin, i cili kërkon ta bëjë të ndihet mirë, duke i thënë se asnjë nga ata që janë brenda shtëpisë nuk janë më të mirë sesa ajo. Romina i përgjigjet që e di këtë. Ata shkojnë jashtë për një cigare, por Rominës nuk ia ka shumë qejfi të rri aty. Ajo ikën brenda te dhoma e Julit dhe Junës dhe nis të kërcejë me ta.
Olsi kthehet brenda te dhoma ku Najada është duke fjetur dhe futet në shtrat me të. Ai e zgjon duke i kënduar te veshi.
Zgjohet Çimi dhe i ngacmon të dy. Olsi largohet.
Najada me Visin e Çimin flasin për Astritin që është zgjuar herët. Çimi i thotë Najadës se ai kishte ikur sepse kishte dëgjuar ata të dy natën. Çimi shton se Titi është bërë pak nevrastenik. Ata të tre tallen me Titin, duke e imituar.
Ata të dy, duke rregulluar krevatet e duke u veshur, flasin për Rominën. Visi flet me shumë hidhësi për Rominën, duke thënë se "ajo ka rrëshqitur".
Pak para se të shkojë ora 11:00, shumë prej tyre janë ulur të hanë mëngjes. Mungon Olsi, që po bën ushtrime për barkun, Nardi që pi cigare vetëm në oborr, Najada që është duke u veshur dhe Arbi që ende nuk ka mbaruar tualetin dhe Romina që është ulur mbi krevatin e saj dhe rri serioze dhe bën makijazh.

Ndjenjat e Ervisit për Rominën nuk mund të shprehen ndryshe, veçse me përçmim. Ai ka bërë thashetheme me të tjerët për Rominën gjithë mëngjesin. Ai thotë se Romina po e acaron tej mase. Ai tregon se ishte duke pastruar dhomën, kur hyn Romina, merr një cigare edhe ikën. Ai pretendon se Romina nuk ka konceptin e higjienës dhe në momentin që do t‘ia ngrejë prapë nervat do t‘ia shkuli flokët.

Punët e shtëpisë janë ndarë dhe Inës dhe Polit i ka rënë larja e enëve. Ndoshta kushtet nuk janë të përshtatshme, por Ina me Polin e shfrytëzojnë bukur çdo çast që janë vetëm. Ina lan, Poli shpëlan. Ata të dy bëjnë shaka dhe qeshin të shpenguar.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #77 më: 24-03-2008, 13:10:53 »

Përse Romina po i shpëton dy herë daljes nga shtëpia

Olsi, Visi dhe Nardi kanë shprehur më tepër se të tjerët mërzitjen e tyre për daljen e Junës nga shtëpia. Olsi mendon se ka persona brenda shtëpisë, që me të vërtetë e meritojnë të dalin. Ai i referohet Inës, të cilën edhe e ka nominuar, ndërsa prezanton strategjinë që do të ndjekë në vazhdim: Nominimin e gjithë parazitëve të shtëpisë. Ndërsa për këtë javë ai priste, që të ishte Romina e nominuara, që duhet të dilte nga shtëpia. Sipas tij, Rominën janë të tjerët që e kanë nxjerrë nga situatat e vështira dhe ajo s‘ka bërë asgjë për veten e saj. Juli dhe Visi kanë menduar po ashtu se Romina, duhet të dilte këtë javë. Pasi kanë folur keq për të, ata janë shprehur pozitivisht për daljen e saj këtë javë nga shtëpia. Olsi shprehet se Juna ishte një vajzë që i jepte gjallëri shtëpisë dhe se do t‘i mungojë. Pas daljes së Junës, Visi ka shpërthyer në lot, sepse e ka ndier veten në faj për faktin që e ka nominuar javën e dytë. Ai shprehet se tani i vjen keq, sepse ka mundur ta njohë dhe të ndryshojë mendim.
Ina është një tjetër e mërzitur brenda shtëpisë, por për faktin se për herë të parë është nominuar nga të tjerët. Gjendja e saj ka ndryshuar disi pasi është përzgjedhur nga Poli, si femra me të cilën do të kalojë natën në ambientin arab, ku kanë qëndruar për gjithë natën së bashku.
Jacuzzi ka ndryshuar pak atmosferën në shtëpi pas ikjes së Junës. Të gjithë janë turrur drejt tij dhe kanë improvizuar lojëra të ndryshme. Banorët kanë bërë garë se kush do të mbajë me gjatë frymëmarrjen brenda në jacuzz dhe fituese është shpallur Najada.
Sakaq, Olsi dhe Nada kanë ndarë sërish shtratin së bashku.

Banorët gjithë natën e kanë kaluar, duke pirë verë e duke bërë thashetheme dhe mezi kanë mundur të hapin sytë në mëngjes. Të parët zgjohen Olsi dhe Najada, të cilët kanë kaluar natën bashkë. Poli dhe Ina kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në suitën arabe, ku kanë fjetur pranë e pranë. Zgjimi më i keq ka qenë për Rominën, e cila sapo hap sytë fillon të qajë për Junën dhe thotë se ajo do i mungojë shumë në shtëpi.
Julinda sapo zgjohet nis misionin e shërbëtores, për dy pashallarët e saj, Polin dhe Inën. Ajo u sjell atyre mëngjesin, ndërsa ata vazhdojnë të qëndrojnë në suitën që po u pëlqen shumë. Por intimitetin e tyre e prishin herë pas here, Shkëlqimi dhe Ervisi, të cilët janë kuriozë të dinë se çfarë po bëjnë të privilegjuarit e shtëpisë.

Romina i shpëton për të dytën herë nominimit dhe kjo ka habitur disi personat në shtëpi. Pasi e kanë diskutuar këtë gjithë natën edhe në mëngjes ata vazhdojnë sërish të diskutojnë se si mundi Romina të shpëtojë edhe këtë herë. Olsi i shpreh asaj habinë e tij për këtë rezistencë të saj. Shkëlqimi bashkohet me këtë ide, ndërsa shprehet për Rominën se ajo nuk është e keqe, por është e shëmtuar. Visi shprehet se nuk e duron dot nëpër shtëpi. Romina e pranishme në mendimet, që ata përcjellin për të, u thotë të mos mërziten, sepse do të vazhdojë të qëndrojë edhe për pak në këtë lojë. Me largimin e Rominës nga kjo bisedë, të tjerët filluan të flasin keq për të. Visi e konsideron femër pise, ndërsa Shkëlqimi një aktore të vërtetë. Ai shton më tej se me këtë aftësi të saj për të aktruar, Romina i ka shpëtuar dy herë nominimit.

Olsi rikujton Junën dhe nxjerr nga xhepi një byzylyk, që ajo e ka harruar në shtëpi. Ai e konsideron këtë stoli të harruar prej saj, si një motiv që do t‘i bashkojë jashtë në një takim. Astriti i thotë Olsit se për daljen e saj mund të ketë ndikuar i dashuri, familja ose rrethi më i ngushtë shoqëror, për të mos e lënë të gabojë brenda. Julinda, Ina dhe Romina shprehen po ashtu se Juna i mungon.

Të nominuarit e javës

Astriti-Ina-Leonard-Romina

Gazeta Shqip
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #78 më: 25-03-2008, 13:32:43 »

Nervozohet Ina: Do ta dijë kush e ka nominuar

Java pas ikjes së Junës nis me një shpëlarje "mëkatesh" në jacuzzi dhe lidhje miqësish e marrëdhënie të reja. Për Rominën mendimi nuk ka ndryshuar.
Ina është e shqetësuar për nominimin e saj. Ndërsa përgatit lëngjet e frutave, që ata që janë duke bërë jacuzzi do t‘i pinë, ajo i thotë Ervisit dhe Polit që janë duke e ndihmuar se "edhe këtë javë do t‘i duhet ta durojnë" - por atyre nuk u pëlqen ankthi i Inës.
Çimi, Astriti dhe Nardi u rikthehen lodrave të fëmijërisë: ata kanë vizatuar në një letër katrorët e lojës se 9-shit dhe me fasule e kokrra misri në vend të gurëve po sfidojnë njëri-tjetrin.
Nardi dhe Astriti luajnë në skuadër kundër Çimit.
Lojën e parë e fiton Çimi. Nardi është sfidanti i dytë i Çimit. Astriti vë bast kundër Çimit, kokrrën e vezës në mëngjes. Çimi e pranon bastin. Në lojë është përfshirë edhe Poli, i cili bën komente entuziaste. Ina është prezent në kuzhinë, duke larë enët.
Lojën e fiton Nardi dhe bastin Astriti, por Shkëlqimi me zor e pranon që ka humbur.

Arbrit dhe Leonardit i ka rënë në sy nervozizmi i Inës, që tashmë ka nisur të pyesë vërdallë se kush e ka nominuar. Arbri thotë se Ina nuk e priste, plus që është edhe tip shumë i ndjeshëm. Ata argumentojnë mbi arsyet pse nominohet një banor: për Arbrin është moskomunikimi një arsye; Leonardi thotë që për të është sinqeriteti, kurse për Astritin është konfliktualiteti.
Me Rominën, Çimi ngacmohet vazhdimisht: ai tenton ta prekë në sedër dhe ta bëjë të ndihet keq. Më saktë Shkëlqimit nuk i pëlqen Romina.
Pas lojërave dhe jacuzzi-t banorët shtrihen nëpër krevate. Ina debaton me Polin se asgjë nuk do të kishte pishman po të dilte të shtunën nga shtëpia.
Ervisi e ngarkon Rominën me njëmijë fjalë dhe mendime agresive. Ai teknikisht flet për veten e vet, por i drejtohet Rominës kur përdor fjalët si "hipokrit". Ai e kërcënon Rominën në një farë mënyre, kurse ajo reagon me pasivitet, duke tentuar t‘i manipulojë atij mendimin. Visi është bërë kundërshtari numër 1 me Rominën.
Romina i shprehet Visit se "largimi i atij personi, që Rominën nuk e pëlqen dhe që tenton ta poshtërojë, i shkakton Rominës mungesë". Me pak fjalë, sado ta shajë Visi Rominën, ajo do të tentojë ta bëjë për vete. Ky është kompleksi më i çuditshëm që ka dëgjuar ndonjëherë Visi.
Romina nuk heq dorë nga të justifikuarit e çdo ndjesie të keqe që Ervisi shpreh ndaj saj.
Pas shumë fjalësh dhe historish, në dy krevatet mbeten Juli dhe Visi me Inën dhe Polin. Ata, të çliruar më në fund nga prezenca e Romit, tallen me të. Julinda thotë që Romina është bërë pak e bezdisur, por është gjynah.
Nga dhoma tjetër janë Astriti dhe Çimi në një debat të gjatë karakteresh. Njëra fjalë nxjerr tjetrën dhe kështu ata rrinë deri vonë në mëngjes. Ideja është që Çimi nuk e vlerëson Astritin dhe nuk beson që ai është "i pafajshëm" ashtu si hiqet. Kur Juli me Arbrin shkojnë t‘i shoqërojnë, Astriti pranon se Çimi e ka provokuar më keq sesa Rominën.
Fjalët për këtë shkojnë edhe te dhoma tjetër, ku gjendet Besarta, e cila thotë se tani që iku Juna, Astritit i ka ardhur goja.

Banorët ankohen për Shkëlqimin. Najada i thotë se ai sot ishte i nervozuar. Kurse Romina i thotë se e ka sharë që në mëngjes. Bashkë me Olsin, Nardin dhe Visin në tavolinë ata kujtojnë bisedën e mbrëmshme të Çimit dhe Titit. Vjen Astriti dhe me Shkëlqimin ka përnjëherë debat. Ata të dy "gërricen" thjesht për inate. Çimi i propozon Titit paqe, por Astriti i thotë me shaka se do të zihet me Çimin, pavarësisht se me kë e ka inatin. Çimi vazhdon ta ngacmojë. Titi ia kthen me ironi. Mesa duket, ky është fillimi i një debati.

Ina është bërë e "zhurmshme" në shqetësimin e saj për nominimin, ndaj Çimi i thotë që do ishte mirë që ajo të mos krijonte panik. Ajo i thotë se e bën për shaka, pastaj e përqafon Shkëlqimin për këshillën e tij. Vjen Poli dhe Ina i tregon për bisedën e saj me Çimin.

Olsi është duke larë enët në kuzhinë dhe ndërkohë këndon. Aty është edhe Romina, që po pastron kuzhinën. Olsi acarohet nga zëri i Romit dhe i thotë të iki të këndojë në ndonjë vend tjetër, se aty është ai duke kënduar. Ajo nuk merr vesh. Ai as nuk kthehet ta shohë në fytyrë, por ngre zërin e i thotë se ajo i bën punët gjysma-gjysma e gjasme është duke bërë ndonjë pune. Romina vazhdon dhe qesh.

Loja e 9-shit mes dy çunave është nxehur shumë. Ata reagojnë me tone të larta zëri gjatë garës së tyre. Diçka që i ngjan debatit ka lindur që dje mes tyre dhe sot kjo lojë zhvillohet me tone të forta. Më vonë, ndërsa janë në oborr, Çimi me Titin debatojnë sërish. Aty gjenden edhe të tjerët. Çimi i thotë Titit se ka stresin e nominimit, por ky i fundit e mohon. Sipas Olsit, nominimi i tij ka lindur si pasojë e reagimit të tij ndaj Junës. Kurse Astriti thotë se arsyeja pse e kanë nominuar ka qenë sepse ai nuk ka muhabet me shumë prej banorëve. Ai mendon që banorët e kanë zgjedhur që të mos nominojnë ata që kanë më afër.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Stafi


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #79 më: 25-03-2008, 15:12:37 »

Big Brother Albania nuk e kam pare asnjehere, megjithate kam pare disa pjese te Kafazit "te Arte" dhe sinqerisht ju them me ka erdhur ti bie murit me koke. Nuk e di se cili eshte organizatori i ketij programi, megjithate per mua eshte nje cope legen  perqeshje

Bie shume dakord me mendimin e Erlehtes dhe te Aides, ato lek qe harxhohen per gjera te tilla shume mire mund te ishin harxhuar per bamiresi ne ate vend qe le shume per te deshiruar dhe qe ka shume mangesi. Epo i realizuam te gjitha gjerat e tjera te nevojshme ne dhe na mbeti Kafazi i "Arte" apo Big Brother Albania pa realizuar. Pika qe sju bie.

Te shikoje dhe te degjoje pjesmarresit e kafazit si flisnin me njeri tjetrin ishte cmenduri. Vetem zenje,te bertitura ofendime, fjale te pista...niveli i komunikimit ishte zero. Shumica nga ata per mua ishin njerez shume te ulet, njerez qe lene shume per te deshiruar, dhe mundohen ta plotesojne jeten e tyre me gjera te tilla. Dhe tek e shikoja, sinqerisht me vinte keq per te rinjte ne Shqiperi sepse mendoja: Me cfare fryme po edukohen keta te rinj. Cfare shembull japin ata njerez aty per te rinjte shqiptare?
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #80 më: 26-03-2008, 09:22:25 »

JUNA NE TOP CHAT - KORRESPONDENCA E PLOTE ME VIZITORET E TOP-CHANNEL

BB_Juna: Mirëmbrëma nga Juna… faleminderit qe keni ardhur ne këtë bashkebisedim
Saw: 1. Nga 1 ne 10, sa mendon se është shansi qe kur te dalë Olsi nga shtëpia te zihet me te dashurin tënd?
BB_Juna: Saw, zero!

Saw: 2. Si do të veprosh me Olsin po të “kerkoi” kur te dalë nga shtëpia? Me “kerkoi” nenkuptoj te te gjeje.
BB_Juna: Saw: Do te ruaj shoqërinë me Olsin… sigurisht do të pi një kafe me te kur te dalë.

sintetiku: Kush është me intrigant ne BB, Olsi, Shkelqimi apo Ervisi, tani qe dole nga shtëpia?
BB_Juna: sintetiku, Shkelqimi është me intriganti ne shtepi… nëpërmjet intrigave mundohet ta mbaje mirë me te gjithë

Menti777: Pyetja ime është: N.q.s. do të jepte shansi qe te hyjë përsëri brenda ne shtepi por qe njekohesisht te ishe free, a do të beje një zgjedhje qe te lidheshe me Olsin???
BB_Juna: Menti777, absolutisht jo…

Menti777: Dhe pyetja ime e dytë është: a do doje qe te shihje veten ne të ardhmën ne një tele-novele apo film artistik me përmbajtje dashurie ku aty do të tregoje dashurinë tënde me Olsin?? - se kështu un dhe shum te tjerë si unë ju kemi ndjekur ne big brother show…hey belive in your sellf baby, you are the best..
BB_Juna: Menti777, nëse do të doja diçka me Olsin, nuk do të doja t’i ngjante një telenovele.

EMMA_NY: A te ka takuar i dashuri yt? A është i zhgenjyer nga ty?
BB_Juna: EMMA_NY, Sapo jam takuar me te dashurin… nuk është i zhgenjyer, thjesht pak i mërzitur.

EMMA_NY: A i duket (te dashurit) se gjithçka ne BB ishte një realitet apo një loje?
BB_Juna: EMMA_NY, shpresoj një loje.

pajpi51: A ka mundësi te di së pari se çfarë ndjen për Olsin?
BB_Juna: pajpi51, Olsi është thjesht një shok i mirë.

pajpi51: Si e sheh veten tani pasi je larguar nga BB?
BB_Juna: pajpi51, pak te zhgenjyer, dhe shumë me fat qe e provova si eksperiencë.

denisi82: JUNA TE LUTEM, CILI ESHTE MENDIMI YT PER ERVISIN? JI E SINQERTE TE LUTEM!
BB_Juna: denisi82, djalë inteligjent por e vetmja e keqe qe mund te këtë është se merr përsipër shumë gjëra qe mbase nuk i takojne.

ina20: Si është vizioni i Junes për shoqërinë? A mund te quhet shoqeri, ose me mirë a mund ta prezantosh dike si shok ndërkohë qe te dy e dini, se njeri nga te dy ka ndjenja qe e kalojne kufirin e shoqerise?
BB_Juna: ina20, duke folur për veten time: e konsideroj thjesht si anë shoqërore.

asdfghjkl: Juna vetëm një pyetje: Si ndihesh ne këto momente kur Olsi pikturoi portretin tënd ne mur?
BB_Juna: asdfghjkl, jashtezakonisht shumë mirë, sepse mendoj se prezenca ime është akoma aty.

ms.right: Juna pse ne naten qe doli Ingridi i bërë Olsit me dije qe të mos te afrohet, e ditet ne vijim vete fillove ta ledhatoje?
BB_Juna: ms.right, duke pare qe Najada edhe Romina u ndjene shumë keq, i thashë qe te kalonte nga dhoma tjetër… ndërkohë qe ishte ai qe erdhi, nuk ia kërkova unë

Tiranagirl88: Për ty duket gjë normale te flesh me një burrë ,qe e njeh vetëm 4 jave, ne një kervat?
BB_Juna: Tiranagirl88, nuk kam fjetur ne një krevat, dhe Olsi është një djalë simpatik dhe jo një “burrë”.

albanx5: Juna a mendon se dole nga shtëpia për shkak qe pate probleme me Astritin?
BB_Juna: albanx5, ne një fare mënyrë po.

irena18: Juna si ju duk eksperienca ne BB?
BB_Juna: irena18, eksperienca ne Big Brother, një ëndërr e paharrueshme.

ina20: A i qëndron akoma genjeshtres qe the se me Olsin keni fjet bashke vetëm kur keni qenë ne toke te gjithë dhe jo mengjeseve vetëm për vetëm ne krevat?
BB_Juna: ina20, nuk është gënjeshtër, kemi fjetur bashke vetëm kur kemi qenë te gjithë ne toke.

Elvis_Tironsi: Juna, sipas teje, përse kunkurentet e tjerë mendojnë qe ti je e llastuar?
BB_Juna: Elvis_Tironsi, nuk më ka pëlqyer asnjëherë kjo fjale, dhe akoma nuk e di pse.

dragoi90: Si ndihesh ne këto momente, 2 ditë pas daljes
BB_Juna: dragoi90, me mungon shumë shtëpia, dhe do doja qe te futesha përsëri aty, qoftë edhe për gjysmë ore.

meg33: juna çfarë mendon për diskriminimin qe te bëri Jonida [Maliqi], u ndjeve keq?
BB_Juna:: meg33, pikërisht se e bëri Jonida, nuk u ndjeva keq…

sara24d: BB_Juna: Kur te gjithë e kemi prejardhjen nga fshati, pse je sjelle ne atë mënyrë me Astritin?
BB_Juna: sara24d, nuk ka pasur lidhje fare me prejardhjen e tij.. thjesht me bënte për te qeshur mënyra e të folurit, qe ia kam thënë edhe ne sy.

sara24d: Përse nuk e ke thënë asnjëherë se nga je me origjinë? Po deshe do na e thuash sonte (për te tjerët se unë e di për vete)?
BB_Juna: sara24d, kam lindur ne burrel, e kam thënë me shumë se një here.

Tiranagirl88: Po ti çfarë do thoshe nëse shoku yt kishte ndenjur kaq afër me një femër ne BB?
BB_Juna: Tiranagirl88, normalisht nuk do të ndjehesha mirë, por me shpresen qe gjërat do të sqaroheshin.

bigben1: Juna, Përshëndetje nga Belgjika; një pyetje: Çfarë do ndryshoje ne sjelljen tënde nëse do hyjë sërish ne shtepine e BigBrother?
BB_Juna: bigben1, mbase nuk do të tregohesha aq e drejteperdrejte sa javen e pare.

ina20: A mund te quhet femër një femër qe uleret dhe berthet ndaj një mashkulli ashtu siç ke bërë ti?
BB_Juna:: ina20, varet nga lloji i mashkullit

meg33: juna përse mendon qe u nominove?
BB_Juna: meg33, mbase banoret nuk tentuan te me njihnin sa duhet

Karramelja: Juna 1 pytje te lutem… Pse nuk reagove si duhej ndaj sulmeve te Jonida Maliqit?
BB_Juna: Karramelja, sepse mbase ne ato momente isha pak e hutuar dhe nuk po e besoja atë qe po ndodhte… gjithesesi e shtuna tjetër është afër

Tiranagirl88: Po çfarë mendon qe Olsi te ka pikturuar ty sonte dhe jo shoqen e vete?
BB_Juna: Tiranagirl88, sepse mendon qe nuk duhet te kisha dalë nga shtëpia.

irena18: Juna si te duket kur ti i shikon banoret nga jashtë?
BB_Juna: irena18, me duket sikur s’kam qenë asnjëherë aty brenda por ne te njëjtën kohe i ndjej shumë afër vetes.

Elvis_Tironsi: Juna përse e shaje Astritin fshatar kur fshatare je vete?
BB_Juna: Elvis_Tironsi, fshatare si Astriti po, por mbase dy fjale di t’i lidh me mirë se Astriti.

L3o: Mirëmbrëma te gjithëve, urime Juna, edhe dalja është fitore, me rëndësi pjesmarrja… Çka do doje te ndryshoje brenda tek shtëpia, njerëzitë aty apo veten???
BB_Juna: L3o, Veten absolutisht jo… mbase njerëzitë.

Tiranagirl88: ti mendon si Romi ka ra ne dashuri me Olsin?
BB_Juna: Tiranagirl88, mendoj se po.

Blerandis: Juna a mendoni se Arberi është një djal i sinqertë …dhe sa larg do të arrije ai?
BB_Juna: Blerandis, Arbri është një diplomat i mirë, por jo i sinqertë.

irena18: C’mendim ke për nocen dhe Olsin qe kan fjetur bashke?
BB_Juna: irena18, për Olsin me duket normale, për Najaden jo, edhe pse i pershtatej ambientit.

bugs: Juna, mendon qe perzgjedhja e konkurenteve te BB ishte ajo e duhura, apo do të kishe dashur te bashkejetoje me persona te tjerë?
BB_Juna: bugs, mund të kishte konkurente edhe me te mirë, gjithesesi edhe ata kanë qenë fantastike.

Karramelja: Si te duket fakti qe Romina ka qare për ty, te duket e sinqertë nga ana e saj?
BB_Juna: Karramelja, më vjen mirë qe Romina e ka kuptuar qe Juna duhej aty brenda

atirrr: Juna te lutem kam vetëm një pyetje: mendimi yt për Besën.
BB_Juna: atirrr, Besa vajzë shumë e mirë por nuk shumë për te dhënë.

L3o: Juna, ke lënë diçka ne shtepi, e bërë pa qëllim apo me qëllim, qe te gjendet një pretektst për te takuar përsëri te madhin Olsi?
BB_Juna: L3o, atë gjë nuk e kam lënë unë, e ka marrë Olsi fshehurazi nga bizhuterite e mia.

Blerandis: Juna nëse do të ishte dhënë shansi për te konkuruar ne një tjetër edicion te BB, a kishe konkuruar?
BB_Juna: Blerandis, Nëse do të ishte përsëri për Big Brother 1, po.

irena18: Sipas teje kush mendon duhet te dilte ne vendin tënd?
BB_Juna: irena18, Romina.

bigben1: Juna, A mendon se ne eliminimin tënd ka ndikuar votimi i 3 grupe shoqërore qe bërë ‘armiq’ jashtë shtepise, kam parasysh këtu : fshataresine, grupin shoqeror te te dashurit tënd dhe grupin shoqeror te te dashures se Olist ?
BB_Juna: bigben1, edhe po edhe jo.

_Lona_: po pse rrije me Besën ti kur s'ka shumë për te dhënë?
BB_Juna: _Lona_, nuk rrija me Besën për te marrë diçka prej saj… thjesht ishte një shoqe e mirë.

Blerandis: Juna Kush mendon se do të dalë ket jave nga shtëpia?
BB_Juna: Blerandis, me keqardhje Nardi

olsa: Juna nëse do ta vleresoje Najaden nga 1 - 10 çfarë note do i vijë
BB_Juna: olsa, minus 1.

Arditt: A te vjen mirë qe konkurenteve ju mungon brenda ne shtepi?
BB_Juna: Arditt, normale qe po.

esmi: mendon se Olsi mund te kthehet përsëri me te dashuren e tij pas gjithë atyre krevateve qe ndërron…
BB_Juna: esmi, nuk më intereson; është problemi i Olsit.

Blerandis: Juna po të kishe luajtur rolin e Shkelqimit a mendon se akoma do të ishe ne shtepi?
BB_Juna: Blerandis, nuk do të doja ta kisha luajtur rolin e Shkelqimit.

irena18: Juna, po të mos ishe e lidhur, mendon se do të bije ne dashuri me një nga djemtë aty brenda?
BB_Juna: irena18, për një gjë qe nuk e ke provuar nuk mund te kthesh përgjigje.

olsa: Juna e urren Najaden se është femra me sexy ne shtepi ?
BB_Juna: olsa, për mua Najada nuk ka qenë asnjëherë prezente ne shtepi.

Karramelja: Juna për ty cila është femra dhe mashkulli numer 1 ne shtepi?
BB_Juna: Karramelja, Julinda dhe Olsi.

bigben1: Juna, A ka ndikuar fakti qe ke pasur te dashur ne permbajtjen me Olsin? Nëse nuk do kishe te dashur, a e shikoje Olsin si tipi yt dhe qe mund te lidheshe edhe nëse ai do ishte i lirë?
BB_Juna: bigben1, tek Olsi me pëlqenin shumë gjëra, përveç konceptit qe kishte ai për lidhjet, kështu qe nuk do të lidhesha me te edhe nëse do ishim te dy te lirë.

irena18: juna pse zgjodhe Olsin te percjelle ne daljen tënde nga shtëpia?
BB_Juna: irena18, sepse mendoj qe ka qenë i vemti mashkull qe më ka respektuar me te vërtetë aty brenda.

L3o: Juna…kush mendon se te nominoi qe te dalësh nga shtëpia
BB_Juna: L3o, ne 48 ore kam pasur kohe te mesoj kush me nominoi.

Bornhero: a mendon se janë te sinqertë ata qe thonë se i mungon brenda shtepise?
BB_Juna: Bornhero, normal qe e mendoj dhe e besoj, dhe është gjeja qe më ka bërë te ndihem me mirë pas daljes nga shtëpia.

olsa: Juna je e virgjër?
BB_Juna: olsa, jo

irena18: a mendon qe olsi ndjete diçka për ty??
BB_Juna: irena18, nuk më ka interesuar Olsi ne këtë aspekt.. thjesht respekti.

gesi_dr: BB_Juna: po ti a e di qe Olsi kishe qejf te lidhej me ty?
BB_Juna: gesi_dr, mua s’ma ka thënë asnjëherë këtë gjë.

AnaisEb: Juna e di qe olsi te ka piktuaruar ne shtepine e BB?
BB_Juna: AnaisEb, e di, dhe m’u be shumë qejfi.

L3o: JUNA ai qe te rrespekton nuk te vjedh nga gjërat personale, mendoj pajtohesh.
BB_Juna: L3o, ma ka marrë borxh.

meg33: Juna si te shikojne njerëzitë ne rrugë? Të kritikojnë?
BB_Juna: meg33, ata qe kam takuar deri tani me kanë thënë vetëm fjale te mira dhe me kanë pergezuare
meg33: Po mirë, derisa te kanë pergezuar, ti nuk duhet të kishe dalë, apo jo?
BB_Juna: meg33, s’kam shkuar akoma nga fshati i Astritit.

bigben1: Juna, Ishte dalja jote një lajm i mirë apo i keq për te dashurin tënd ?
BB_Juna: bigben1, edhe i mirë edhe i keq.

Bornhero: Pse u eliminove kaq herët edhe pse ishte personazhi me i njohur ne BB, duke qenë se ishe këngëtare? Ku i kishe fansat?
BB_Juna: Bornhero, nuk me pëlqen termi “këngëtare” sepse Juna ka kenduar vetëm dy kenge.

Suel: BB_Juna: Pse e ofendoje Astritin rëndë… ishte ky ndonjë plan i yti (unë mendoj se kjo te ka çuar teklargimi nga shtëpia)?
BB_Juna: Suel, atëherë përse Astriti nuk e nominoi asnjëherë Junen?

BB_Juna: Ok… kaq besoj mjafton për sot… mbase nuk është hera e fundit qe komunikojme bashke… faleminderit te gjithëve për interesin dhe për pyetjet… naten e mirë nga Juna
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
mesere
Vizitor
« Përgjigju #81 më: 26-03-2008, 23:16:54 »

besa me mira  poashtu edhe poli Perqafim shkelqimit edhe noces.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #82 më: 27-03-2008, 08:26:31 »

Juna, pas daljes nga "Big Brother Albania" Piktura e Olsit me bëri te qaj



Prej disa ditesh nuk je me ne shtepine e Big Brother dhe pjesë e lojes, si ndihesh?

Edhe mirë edhe keq. Mirë sepse kam lënë një përshtypje te mirë aty brenda dhe keq, sepse doja te qendroja me tepër. Do doja te rikthehesha sërish aty brenda, qoftë për t'i takuar edhe njëherë.

Nëse loja për ty do të kishte zgjatur edhe pak çfarë mendon se do të kishe dhënë me shumë?

Do te kisha krijuar marredhenie me te mira me te gjithë, por nuk mund te dilja nga Juna qe është deshmuar ne ato jave qe uee kam qenë aty brenda, sepse nuk mund te dal dot nga vetja.

Si i sheh banoret tani qe je jashtë shtepise?

I shoh dhe nuk me besohet se kam qenë edhe unë pjesë e asaj shtepie. Nuk kam nderuar përshtypje për ta, mund te them me bindje për ta, te njëjtat opinione qe kam percjelle edhe kur kam qenë ne shtepi.

Çfarë emocioni te krijojne reagimit e banoreve, menjehere me largimin tënd nga shtëpia, reagime te cilat ende vazhdojnë?

Me është bërë shumë, shumë qejfi, qe kanë ndjesine se Juna është ende ne shtepine e Big Brother dhe kjo deshmohet me pikturen qe bëri Olsi.

Çfarë përshtypje te la piktura?

Shumë e bukur, e mrekullueshme, kam qare kur e kam pare. Mendoj se me këtë pikture kuptohet se jo vetëm Olsi, por edhe te tjerë aty brenda nuk kanë dashur qe Juna te dilte.

Dhe meqë jemi tek Olsi, çfarë vendi ka zënë ai tek ty?

Olsi ka qenë është dhe do të jetë një shok shumë i mirë për mua dhe asgjë me tepër.

A arriti i dashuri yt te kuptoje Junen aty brenda?

Ai e ka te vështirë te kuptoje se si ndihet njeriu aty brenda edhe pse Juna nuk ka bërë asgjë te keqe. Për momentin ka vetëm sqarime dhe shpresoj qe lidhja jonë te kthehet si me pare.

Me cilët nga banoret do të doje te vazhdoje shoqërinë edhe jashtë shtepise se Big Brother?

Me Olsin, Julinden, Polin, Inen, Nardin, Visin, Arbrin, Besën do të doja te kisha një shoqeri shumë te mirë edhe jashtë, ndërsa me te tjerët do të pija me kenaqesi një kafe.

Cili është personi me te cilin ke pasur me shumë veshtiresi ta beje mik?

Najada, ndoshta sepse nuk është tipi im edhe pse e njoh shumë pak, gjithsesi me aq sa e kam njohur me është krijuar pershtypja se nuk është tipi im, Cimi po për tipin e tij dhe Romina, qe edhe pse e ndryshoi sjelljen ditet e fundit, sërish e kisha te vështirë ta bëja shoqe brenda shtepise se Big Brother.

Si kanë qenë reagimit e atyre qe te kanë vezhguar nga jashtë?

Shumë te mira, ndoshta sepse me janë percjelle vetëm vleresime. Ndoshta ata qe nuk kanë pasur vleresim për mua nuk kanë guxuar te reagojne, sepse e di qe ka edhe kritika.

E ndjen veten person publik?

Nuk e di, thjesht më vjen mirë qe njerëzitë me njohin me tepër dhe flasin për mua.

Si do të vazhdoje jeta jote pas kësaj eksperiencë?

Për momentin e kam pak vështirë te ambjentohem, fle kur banoret e Big Brother flene e zgjohem me ta. Me duket sikur jam ende ne shtepi dhe sikur po me zgjojne ata dhe jo mami. Javen tjetër filloj shkollën, ndërsa për të ardhmën nuk e di, do kisha dëshirë qe vitin tjetër te isha pjesë e Top Fest.

Top-Channel
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #83 më: 27-03-2008, 10:26:57 »

Poli, shuplakë Inës në fytyrë

Mes Polit e Inës ka pasur disa çaste jo fort normale, ku ata gjysmë me të qeshur e gjysmë seriozisht, ia kanë veshur njëri-tjetrit me pëllëmbë.




Ina i thotë Polit se ai po ndryshon. Poli i thotë se ajo
ia fut kot dhe shtrihet te krevati i saj. Ata të dy flasin kokë me kokë. Poli i thotë se Ina hyn në kontradiktë me veten e saj. Ina i thotë se ai nuk i kupton “kunjat” e saj, në mënyrë që ai ta kuptojë bisedën pa shumë detaje. Ina i gjuan me pëllëmbë në kokë Polit disa herë, ndërsa ai i thotë vazhdimisht të mos e bëjë atë gjest se e ka shumë bezdi. Ajo nuk e dëgjon. Poli ia kërcet me një pëllëmbë në fytyrë. Ajo nuk e priste dhe mërzitet shumë. Poli kërkon ta zbusë Inën, duke i thënë: “Çfarë jam unë që ti më gjuan 8 herë në kokë?!” Ajo s’mund ta heqë mërzinë. Poli këmbëngul, por nuk arrin asgjë. Ina ikën në banjë dhe Poli lëviz te krevati i vet.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #84 më: 27-03-2008, 11:50:31 »

Acarimi i Nades

Pas nje sere episodesh agresive kundrejt Romines, Najada nuk duron dot me. Ajo i thote Romit se eshte e padurueshme menyra sesi Olsi me Cimin po e trajtojne dhe si po e ofendojne. Najada eshte e skandalizuar madje, edhe pse vete ka marre pjese ne thashethemet kundra saj- ajo tani i keshillon Romit te reagoje ne ndonje lloj menyre, sepse po humb personalitetin.
Bashke me Leonardin ata te dy mundohen te kuptojne arsyet se perse ajo sillet aq bute kundrejt personave qe sillet aq keq me te. Najada i thote Romit se te ishte ajo ne vendin e saj do i ishin erresuar syte dhe do iu ishte hedhur ne fyt.

Qetesia e Romit

Reagimi i ROmines, kundrejt kesaj shfryrjeje te Najades, eshte krejtesisht i pakuptueshem. Ajo eshte e qete, por nuk argumenton qetesine e saj pervec se me fjalet “aq kane ata” dhe “do ta shohin qe neser”. Nuk kuptohet nese ROmina po e ben kete me tendenciozitet apo thjesht sepse nuk di si te kunder-reagoje. Kur Nada me Nardin e provokojne edhe me shume duke i kujtuar ato qe i kane thene Olsi dhe Cimi ajo nis te ankohet, por ne nje menyre pasive. Sipas saj, ata te tjeret tregojne nivelin e tyre.

Leonard, Najada per Romin

Ata te dy kane mbetur vetem dhe diskutojne per vajzen-shenjester. Najada eshte e acaruar nga te gjithe cunat qe jane sjelle aq shemtuar me Romin. Kurse Nardi thote se kjo i cenon personalitetin nje personi. Najada shton se reagimi i Romit nuk i duket normal. Edhe Nardi thote te njejten gje.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #85 më: 29-03-2008, 09:53:15 »

"Big Brother" pret banorët e rinj

Sonte del banori i tretë nga shtëpia. Surprizat e spektaklit televiziv


Surpriza të mëdha pritet të ndodhin sonte në mbrëmje në shtëpinë e "Big Brother"-it. Një prej personave të kandiduar do të dalë nga shtëpia, duke e çuar në tre numrin e personave të larguar. Por, surpriza më e madhe në shtëpi do të jetë futja e dy banorëve të rinj sonte, të cilët do të zbulohen në spektaklin e drejtuar nga Arbana Osmani në studio dhe Eno Popi te dera e shtëpisë. Këtë javë banorët do të duhet të kalojnë edhe provën e maratonës çiklistike të vendosur nga Vëllai i Madh. Ata kanë pasur në dispozicion gjithë javën, disa orë për të kapur një seri kilometrash për të mbërritur në Shkodër, Vlorë, Tiranë e Korçë, si dhe për të gjetur në secilin prej këtyre qyteteve monumentet e kulturës, pjatën e ëmbëlsirën tipike, si dhe disa elemente të veçanta të qyteteve përkatëse. Të gjitha këto surpriza do të mund të ndiqen sonte në mbrëmje në "Top Channel".


Profilet e personave të kandiduar

Astrit Sinakoli

Lindur në Kllojkë të Tiranës më 26.12.1972

Astriti vjen nga fshati Kllojkë i Tiranës. Ai është i martuar dhe ka një fëmijë. Astriti jeton me prindërit dhe me nusen. Së bashku me të vëllanë kanë një bar-kafe të vogël në Kllojkë. Jeta e tij është kjo bar-kafe dhe mjedisi që e rrethon në fshat. Është njeri shumë familjar dhe ka një dashuri shumë të madhe për fshatin. Astriti shprehet se nëse do të ishte e mundur, pasi të mbaronte "Big Brother", do t‘i ofronte "Top Medias" një ide për një emision për të folur mbi problemet e fshatit, të cilin do të donte ta ideonte dhe drejtonte vetë.


Romina Shkreli

Lindur në Tiranë më 20.05.1987

Romina është aktualisht studente e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Sociale. Njëkohësisht ajo punon part-time në një institut italian në Shqipëri, që merret me kërkime dhe sondazhe. Romina është një vajzë e re, e cila jeton ende me prindërit. Ajo ka qenë dikur aktiviste e lëvizjes "Mjaft" dhe i pëlqen që në të ardhmen të merret me politikë. Ka një pasion të madh për filmat horror. Pas aventurës së saj në shtëpinë e "Big Brother"-it ajo do ta shikonte veten e saj më shumë në politikë se sa në botën e spektaklit.


Ina Hoxha

Lindur në Tiranë, 24 vjeç

Ina ka kryer studimet e larta në Fakultetin Ekonomik në degën Menaxhim-Turizmi. Beqare. Ajo jeton me prindërit dhe vjen nga një familje e thjeshtë tiranase. Duke mos gjetur punë në profesionin e saj, ajo ka punuar për një kohë të gjatë përpara se të futej në shtëpinë e "Big Brother"-it, si shitëse në një dyqan në Tiranë. "Ëndrra ime më e madhe, thotë ajo, është të kem një punë të mirë për të jetuar, një familje të mirë, si dhe të kem dy binjakë". Do t‘i pëlqente shumë të futej në botën e spektaklit, pasi të mbaronte aventura e saj në "Big Brother".


Leonard Osmanlliu

Lindur në Tiranë më 31.01.1980

Leonardi është një njeri fare i thjeshtë. Beqar. Ai vjen nga një lagje e Tiranës së vjetër. Ka bërë shkollën e mesme "Partizani" në Tiranë. Ka qenë 10 vjet emigrant në Greqi, ku ka punuar si bojaxhi. Një fatkeqësi familjare e sjell atë në Tiranë në vitin 2007 për të mos u kthyer më në Greqi. Pasi erdhi në Shqipëri gjeti një punë si bojaxhi, punë të cilën e vazhdoi deri në momentin që u përzgjodh për t‘u futur në shtëpinë e "Big Brother"-it. Leonardi është një çun i thjeshtë tiranas, që kohën e kalon te lagjja e tij me shokët në kafene, duke parë sport e duke biseduar për hallet e përditshme të shqiptarëve. Ëndrra e tij më e madhe do të ishte të bëhej aktor, e pse jo aktor i "Portokallisë", pasi të përfundonte aventura e tij në "Big Brother".

G.Shqip
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24144



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #86 më: 29-03-2008, 11:32:49 »

Juna Vata, më sulmoi Jonida se ka shoqe të dashurën e Olsit

“Jam e zhgënjyer nga niveli i ulët i konkurrentëve brenda shtëpisë”




Ka vetëm një javë që ka dalë nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, ajo e “Big Brother” dhe tregon se nuk ka gjetur akoma kohë që t’i takojë të gjithë miqtë e saj, ndëkohë që “Big Brother” e sheh jo më shumë se 2-3 orë në ditë. Në këtë intervistë ajo na tregon disa gjëra që nuk mundi t’i thotë natën e skualifikimit apo edhe më vonë.

- Mbase je në dijeni që në forume të ndryshme në internet, ka patur shumë reagime për daljen tënde ku shumicës iu vjen keq që ti je larguar. Çfarë mendon për këto debate virtuale?

- Me sinqeritet iu them se nuk iu kam dhënë rëndësi.Një herë i lexova dhe mu dukën budallallëqe. Nuk më interesojnë.

- Po prindërit e tu çfarë të thanë për sjelljen tënde brenda shtëpisë?

- Që atë natë që kam dalë, mami më tha: “Ne ndjehemi shumë krenarë për ty”. Kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme për mua.

- Dimë që ke edhe një vëlla të vogël, po ai çfarë të tha?

- Nuk tha ndonjë gjë të madhe por edhe atij i ka pëlqyer sjellja ime brendashtëpisë së “Big Brother”.

- Tani që ke dalë nga shtëpia, sa orë në ditë e ndjek “Big Brother”?

- Në fakt jam shumë e zënë, pasi shkoj edhe në shkollë, mund të them se e ndjek rreth 2-3 orë në ditë jo më shumë.

- Dhe si të duken personazhet tani që i sheh nga jashtë, ka ndryshuar mendimi yt për ta?

- Jo nuk ka ndryshuar, kam menduar për të gjithë të njëjtën gjë edhe kur isha brenda edhe tani që jam jashtë dhe më vjen mirë që nuk paskam gabuar në gjykimin tim.

- Me të dashurin janë sqaruar gjërat, i ka kaluar zemërimi apo akoma?

- Janë drejt sqarimit dhe besoj se gjithçka do të rregullohet
shumë shpejt.

- Po me Olsin çfarë marrdhëniesh do kesh kur ai të dalë jashtë shtëpisë?

- Marrdhënie shoqërore, asgjë më shumë. Tani që kam dalë kam takuar mamanë dhe motrën e Olsit. Gjithçka ka shkuar normal në atë takim.

- Natën e eleminimit, Jonida Maliqi të foli shumë rëndë, më pas ajo tregoi në media se ka marrë kërcënime nga babai yt. Si është e
vërteta?


- Nuk është aspak e vërtetë.Unë në fakt doja të reagoja atë natë kur ajo po më kërkonte llogari me atë ton, por unë isha shumë e emocionuar dhe nuk u përqendrova dot.Ndërkohë donin të reagonin prindërit e mij, por nuk ia dhanë mikrofonin. Kur futën reklamat, im atë i tha Jonidës: “Po ti çfarë ke që i flet me këtë gjuhë Junës, ç’të duhet jeta personale e saj?”. Kaq ka qenë e gjitha. Por unë dua t’ju spjegoj se përse e bëri Jonida këtë. Sepse Jonida është shoqe e ngushtë me të dashurën e Olsit, Lusin e cila është parukiere personale e saj.

- Gjatë kësaj kohe ka kërkuar e dashura e Olsit që të takohet me ty?

- Jo nuk ka kërkuar.

- Shpesh ti ke folur brenda shtëpisë për nivelin e shtëpisë së “Big Brother”. kokurentëve. Tani që je jashtë dhe je më e ftohtë, si mendon, si është niveli i tyre?

- E kam thënë gjithmonë dhe po e përsëris, si ka mundësi që në 2400 pretendentë këto paskan qenë më të mirët? Më duket absurde pasi niveli i tyre lë shumë për të dëshiruar. Mbase janë shtirur gjatë audicionit, nuk e kuptoj fare këtë përzgjedhje.

- E megjithatë ti ke thënë se po të mundeshe do të rifuteshe në atë shtëpi...

- Po, sinqerisht megjithë këto që thashë, më mungon ajo shtëpi dhe po të mundesha do të rifutesha por e di që kjo është një eksperiencë që unë nuk do të mund ta bëj më kurrë.

PanoramaPlus
E identifikuar

big2
Vizitor
« Përgjigju #87 më: 30-03-2008, 14:33:02 »

Juna një cop.. k është mi shoqe....apo ajo tjera me lesh përpjetë ceshte kjo femër qe fut mashkull të huaj ne shtrat

kanë pak cipe këto femra,apo ai karagjozi Olsi pordhe madhi ai ce pyet vip bën gjoja si i jashtem

se marr vesh pse këta shqiptarët këtej breke grisur e pordhet na !

oj qiko po ti po shan olsin se kallesh mas tij qaty osht arsyeja qe po shan t kishe qen aty t kisha tregu un.
E identifikuar
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #88 më: 30-03-2008, 15:32:46 »

Nardi, i pari ndër 7 meshkujt që lë shtëpinë

Olsin e braktis e dashura për shkak të flirteve në shtëpi


Leonardi është banori i tretë që lë shtëpinë e "Big Brother". Pas dy femrave, Ingridit dhe Junës, Leonardi është i pari nga 7 meshkujt që del jashtë shtëpie. Gjatë daljes, ai ka kërkuar që deri te dera ta shoqërojë Najada, e kjo "dëshirë e fundit" i është plotësuar pa një pa dy nga drejtuesja e spektaklit, Arbana Osmani. Krah për krah, ata dolën në oborr e më pas, pas një përqafimi tejet miqësor janë ndarë; Najada rikthehet brenda e Leonardi del jashtë duke u takuar fillimisht me prezantuesin e dytë, Eno Popi, i cili i serviri atij një montazh me momentet më të veçanta në shtëpi.

Sakaq, shtëpia është shtuar me dy banorë të rinj: me Mardiola Baçon nga Vlora dhe me Ilda Gegën nga Tropoja, e cila kishte jetuar 11 vjet në Boston.

Por, ndër momentet më të veçanta mbrëmë, ishte përballja e Olsit me të dashurën e tij, e cila i komunikoi ndarjen përfundimtare në ambientet e magazinës së shtëpisë. Nëse mes tyre nuk do ishte një paret xhami mes tyre ndoshta do kishte dhe përplasje fizike. E dashura e Olsit iu hakërrye atij duke e cilësuar të padenjë për të vijuar më tej raportin. Ky reagim i saj që kishte si kryefjalë shprehjen stereotipe: "mes nesh ka marrë fund gjithçka", ishte si shkak jo vetëm për raportet e Olsit me Najadën, por dhe me të tjera në shtëpi.

Spektakli i mbrëmshëm i "Big Brother Albania", shënoi kalimin e lojës në një fazë më emocionuese. Pritet të ketë zhvillime të reja, tashmë që tre banorë janë larguar e dy të rinj janë shtuar. Krahas këtyre, është shtuar dhe lufta e "heshtur" brenda shtëpisë e që pritet nga dita në ditë të shpërthejë. Deri më tani, zhvillimet e brendshme, janë konsideruar të vakëta, për shkak se banorët priren të kenë kujdes, të mos rrezikojnë, të mos i afirmohen publikut dhe njëri-tjetrit me të metat e tyre. Por krahas njohjes që sa vjen e bëhet më e plotë për njëri-tjetrin, dalin në pah dhe mangësitë e veset e shumta, që i bëjnë banorët të kenë përplasje të ndërsjella, gjithnjë për të arritur të mbijetojnë deri në fund.

Mbrëmë në spektakël, banorët u prezantuan para publikut me veshje të veçanta, më së shumti popullore tradicionale. Në sallën e spektaklit që ishte mbushur plot, ndodheshin dhe familjarët e miqtë e secilit banor.

Në sallë po ashtu ishin dhe dy banoret e para që lanë shtëpinë, Ingridi dhe Juna, të cilat shprehën opinionet e tyre rreth banorëve, ish-miqve të tyre, duke i parë ata nga jashtë. Juna tha se ishte e përmalluar nga jeta në shtëpi e se do dëshironte të ishte sërish aty. Ajo tha se nuk kishte pësuar asnjë zhgënjim në sjelljet e tyre duke i parë ata nga jashtë.

Drejtuesja e spektaklit, Arbana Osmani, me nurin e një show-girl-i të vërtetë u dha banorëve lajmin e mirë të fitimit të lojës së javës, që shtonte dhe buxhetin e javës. Ajo gjithashtu, intervistoi të nominuarit e javës e veçanërisht, Rominën, rekordmenen e nominimit.

Një ndër momentet më emocionuese të spektaklit ishte dhe një përballje vizuale e Astritit me familjen. Atij iu shfaq në monitor djali i vogël e më pas bashkëshortja që e përshëndeste dhe i thoshte që si ajo e si djali ishte mirë. Këtë moment, Astriti e kaloi duke u përlotur aq sa u bë qull nga sytë e poshtë. Astriti pati pas këtij çasti dhe një moment ekzaltues: atij iu komunikua se mund të qëndronte në shtëpi dhe të vijonte konkurrimin. Pas tij, ishte Romina që e mori lajmin e madh të qëndrimit në shtëpi. Pra, duke evituar për të tretën herë daljen nga shtëpia. Në këtë pikë, Romina mbetet banori më interesant: Ajo nominohet rregullisht dhe po rregullisht i shpëton daljes. Për këtë arsye, përfoljet më të shumta nga banorët e shtëpisë janë rreth personit të saj. Dhe është e natyrshme: të gjithëve u bën përshtypje se si po luan fati me të; të gjithë dyshojnë se ajo fsheh aftësi të çuditshme për ta përballuar sfidën e publikut, duke kalkuluar me sjellje jo të zakonta në shtëpi. Aspak duke u fshehur; madje duke bërë protagonisten në çdo situatë. Por tashmë, në ditët e në javët që vijojnë do pritet dhe një portretizim akoma dhe më tërheqës e interesant: ai i Olsit, të cilit, "lamtumira" e së dashurës, i ka lënë një shije të hidhur në këtë sfidë të vështirë. E ndoshta pikërisht për këtë, vëmendja e publikut do përqendrohet te sjellja e tij, si personi më i ekspozuar karshi gjykimeve, për mirë ose për keq.

Gazeta Shqip

   
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #89 më: 31-03-2008, 12:04:56 »

Disa fotografi dhe video nga Big Brother Albania.


 Big Brother Albania - Dita 36 - Permbledhje


 Big Brother Albania - Dita 36 - Olsi ndahet me te dashuren


 Big Brother Albania - Dita 36 - Largimi i Leonardit nga shtepia


 Big Brother Albania -Dita 35-Permbledhje


 Big Brother Albania - Profil Mardiola















E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 ... 16   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 5 (50%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (40%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor