Sondazh
Pyetje: Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
Arberi - 12 (36.4%)
Besarta - 5 (15.2%)
Julinda - 2 (6.1%)
Olsi - 5 (15.2%)
Shkelqimi - 3 (9.1%)
Najada - 4 (12.1%)
Romina - 1 (3%)
Poli - 1 (3%)
Numri total i votave: 32

Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 ... 16   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: "Big Brother Albania"  (E lexuar 27166 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
zidane
Vizitor
« Përgjigju #60 më: 18-03-2008, 16:27:30 »

oooo shkelqo me i miri je o yll bote ti je me i miri kush kundershton mos e shofe iq bigbrothen albani se ai eshten me i miri
E identifikuar
zidane
Vizitor
« Përgjigju #61 më: 18-03-2008, 16:31:07 »

o shkelqo pa ty BigBrother eshten farma e pulave edhe e gjelave je njesh tung nga struga e maqedonis
E identifikuar
zidane
Vizitor
« Përgjigju #62 më: 18-03-2008, 16:52:33 »

hej edhe visi eshte cool.me duken te tjeret jan pak a shume si lojtare figurant
 detar
E identifikuar
besi struga
Vizitor
« Përgjigju #63 më: 18-03-2008, 17:37:56 »

o shkelqim per ty eshten gjith struga  je yll bote....
E identifikuar
besi struga
Vizitor
« Përgjigju #64 më: 18-03-2008, 17:44:41 »

njeriu qe me acaron eshte olsi. me
duket i skaduar
E identifikuar
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #65 më: 19-03-2008, 07:57:31 »

Loja e Olsit dhe e Ines

Nga nata e djeshme, kur Ina me Polin jane zene, mengjesi mes tyre duket i ftohte. Romina, Poli, Juli, Juna dhe Olsi shtrire siper Ines jane ne dhomen jeshile. Olsi i ka kapur kemben Ines dhe po i ben nje masazh. Juna dhe Poli tregohen indiferente ndaj tyre, por bejne shaka me njeri-tjetrin. Olsi vazhdon te masazhoje kemben e Ines, derisa Ina i thote se ‘do t’i japi cdo gje per kete masazh qe po i ben’. Juna iken e vjen nga dhoma, por as nuk ia hedh syte atyre te dyve. Ina ngacmon Polin, ai nuk reagon, por pas pak del nga dhoma. Olsi vazhdon t’i beje masazh Ines. Najada me Astritin qe hyjne ne dhome me vone, ngacmojne Olsin, por ai vazhdon me masazhin. Juna gjendet aty gjate gjithe kohes. Ku duan te dalin Ina dhe Olsi?

Romina dhe Juna, konflikt

Romina dhe Juna kane nje konflikt per pastrimin e banjes. Juna i thote se pasi e kishte pastruar ajo banjen, kishte hyre dhe ishte ende pis. Romina acarohet me banoret e tjere qe nuk jane te kujdesshem per te mos bere pis banjen, por Juna mendon se ajo genjen kur thote se e ka pastruar. Shkelqimi nderhyn gjithashtu duke i thene Romines te mos bertasi. Romina ia kthen se nuk e duron dot.

Olsi i merzitur

Ne dhome me Polin dhe Inen, Olsi shprehet se ndihet i merzitur. Poli e ngacmon duke i thene se ndoshta duhet ta ndaje mendjen se te cila dhome do te fleje. Ina ua kthen te dyve me kunja njekohesisht, kurse Poli i pergjigjet se “me nje gur vrau dy zogj”. Ina e injoron kete thenie te fundit te Pol dhe tregohet e indinjuar.

Poli dhe Ina pajtohen

Eshte nje loje e forte ajo e Ines, karshi Pol. Pas Olsit, ajo perfshin edhe Ervisin ne loje. Ai eshte shtrire prane saj edhe i lutet ta fali Polin, por ajo kundershton duke thene se dje Poli eshte shprehur ndryshe nga cfare po thote sot per te. Ajo mendon qe Pol nuk i kushton rendesi asaj. Per te provokuar Pol, ajo perkedhel Visin.
Edhe pse Poli i pergatit mengjesin Ines dhe i kerkon te falur publikisht, ajo reziston me kokefortesi. Pas disa tentativash te Pol, ai arrin ta puthi Inen, vetem se joshet ta kafshoje. Ketu Ina acarohet perseri, por Pol tashme eshte shtrire prane saj dhe e perkedhel duke e pyetur nese ishte kafshim i forte. Ai i thote gjithashtu se asaj nuk duhet t’i ngeli hatri nga ngacmimet e tij. Ata pajtohen.

Per Arbrin

Julinda tregon per familjen e Arbrit, duke thene se ai vjen nga nje familje shume e mire. Ajo eshte me Pol dhe Inen, qe sapo jane pajtuar. Juli thote se Arbri ka mundesi te beje gjera te mira ne jete. Sipas saj ai i ka shfrytezuar keto mundesi qe i jane dhene, sepse ka pasion. Poli mendon qe talenti duhet shfrytezuar ne momentin e duhur. Julinda ben krahasim me veten e vet, duke thene se ajo ne shkolle studionte shume pak, edhe pse ka arritur rezultate te mira, mund te arrite shume ne shume gjera.

Teatri

Cimi dhe Big Brother kane nje ide te perbashket. Ndersa producentet po mendojne se banoret duhet te angazhohen ne teater, Cimi u thote te tjereve se ka ne mendje skenarin dhe regjine e nje teatri. Ai e ka krijuar nje histori per t’i angazhuar te gjithe te tjeret, por sapo eshte duke ia shpjeguar atyre idene, nderhyn Big Brother duke i dhene detyren e rradhes. Ata kane per t’u ndare ne 3 grupe: 1. Poli, Shkelqimi, Besarta dhe Julinda 2.Ervisi, Romina, Olsi, Ina 3. Astriti, Najada, Leonardi, Juna dhe Arbri. Me pas, secili nga grupet do te zgjedhe nje nga temat e meposhtme:

1.Familja shqiptare ne vitet 1800
2.Solidariteti i komunitetit
3.Fshati dhe Qyteti shqiptar
4.Shoqeria dhe barazia gjinore
5.Problemet e dashurise dhe tradhetia
6.Pleqeria
7.Pranimi i ndryshueshmerise tek te tjeret.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #66 më: 19-03-2008, 08:00:17 »

Najada dhe Olsi: Banorët e tjerë janë xhelozë për ne

Për herë të parë, Najada me Olsin kanë nisur të shprehen për banorët e tjerë, teksa ndodhen në intimitet si zakonisht. Çimi
dhe Romina kanë pasur një fërkim me njëri-tjetrin, pasi kjo e dyta i tërheq vëmendjen që të mos e ngrejë shumë zërin. Ndërkohë, mes banorëve është diskutuar dhe për tragjedinë, ndonëse nuk kanë informacione të plota për atë që ka ndodhur 500 metra larg tyre në vijë ajrore.

Banorët e shtëpisë, të cilët dinë shumë pak rreth ngjarjes tragjike në Gërdec, kërkojnë të solidarizohen me dhimbjen për viktimat e tragjedisë. Ata propozojnë një minutë heshtje për tragjedinë, por ndërkohë nuk e dinë nëse kjo është gjëja e duhur, sepse nuk kanë informacion mbi përmasat e kësaj tragjedie. E mbrëmshmja ka qenë një nga netët më aktive të banorëve; karakteristike për këtë janë debatet e forta mes banorëve. Ish-çiftet sidomos janë duke përjetuar konflikte: Nada me Nardin shpërthejnë në një zënie, që ka si pikënisje cigaret, por ka të bëjë më shumë me mospëlqimin nga ana e Nadës ndaj Nardit. Nga ana tjetër, edhe ai vazhdon të jetë i bezdisshëm për Najadën, duke kërkuar të jetë në qendër të vëmendjes. Romina praktikisht është në gojën e të gjithëve. Ajo vihet në lojë nga çunat lidhur me pamjen dhe karakterin e saj. Çimi i thotë se nëse nga pamja është si femër, nga karakteri është si mashkull. E çuditshme sesi Romina nuk arrin të thotë asgjë lehtësuese për situatën e saj! Nuk kuptohet nga reagimi i saj nëse ndihet mirë apo ndihet keq. Olsi me Najadën bisedojnë. Ata s’po kuptojnë nëse mes tyre ka diçka të vërtetë apo gjithçka është pjesë e lojës. Ata vetë janë të paqartë, po  duket se pëlqehen. Olsi nuk ia ndan sytë Najadës, ndërsa flasin. Ata të dy flasin për përshtypjen që është krijuar te banorët lidhur me faktin që Najada me Olsin flenë bashkë. Kjo është hera e parë që Najada me Olsin flasin për banorët e tjerë në këtë mënyrë. Atyre nuk u vjen mirë që banorët e tjerë janë xhelozë (sipas Najadës) dhe thashethemexhinj (sipas Olsit). Ata analizojnë reagimet e Rominës, Junës, Polit, Inës, Besës dhe situatat, duke dalë në përfundime se si janë ndërtuar marrëdhëniet mes banorëve dhe përse ata kanë filluar të shihen me xhelozi nga të tjerët. Biseda e tyre është gjithsesi e këndshme dhe plot humor. Ata vendosin të pyesin të tjerët në sy nëse lidhja e tyre i bezdis. Në tavolinë me Çimin, Romin, Visin, Polin dhe Inën, Olsi dhe Najada e hapin këtë bisedë. Çimi thotë se ka vënë re që Romina është xheloze sa herë Olsi fle me Najadën. Romina i thotë se nuk e ka problem, se nuk ka asnjë arsye. Ervisi gjithashtu i thotë se përshtypja e tij është e njëjtë me Çimin. Pjesa tjetër e banorëve është krejtësisht jashtë kësaj bisede. Juna është bërë më e interesuar ndaj mendimit të Astritit dhe të tjerëve. Asaj nuk i vjen keq t’i shpjegojë Astritit sjelljet e saj, pasi ai e akuzon se nuk është treguar e sinqertë. Astriti nuk e mund dot Junën në argumente. Juna, në një mjedis të zhurmshëm nga të qeshurat, u tregon të gjithëve akuzat e Titit. Të gjithë qeshin me Astritin. Ata mblidhen në dhomë, ndërsa ai është i shtrirë për të fjetur dhe i tërheqin batanijen që ai të dalë me mbathje. Astriti kësaj radhe trembet me të vërtetë. Gjatë natës, ndërsa janë
mbledhur të gjithë në dhomë, Juna me Astritin vazhdojnë pyetje-përgjigjet si lojë për t’u njohur. Ina, që vdes për thashetheme, i tregon Besës dhe Julit për diskutimin mbi Rominën. Ajo flet për më shumë se 1 orë vetëm për këtë bisedë, ndërsa të tjerët as nuk e vënë në dyshim se kjo ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të kaluar kohën. Kur Visi i bashkohet grupit, situata bëhet akoma më e rëndë. Olsi me Leonardin flasin për Inën. Olsi i thotë se Inës i pëlqen të afrohet dhe të preket, por nuk ia mban (shton Leonardi). Olsi thotë se ai nuk e sheh Inën fare me atë sy, madje nuk e duron dot. Fakti që ai është përqafuar me Inën, për Olsin nuk do të thotë asgjë, se ajo nuk e tërheq fare. Olsi gjithashtu bën një batutë për Polin, e quan atë “Poliana”. Kurse për Junën, Nardi thotë se “ajo është gocë shumë e mirë”. Kur shtrihen për të fjetur, Olsi shtrihet në krah të Junës, e cila po fle në shesh bashkë me Besën. Najada, që ka fjetur vetëm natën, zgjohet e para në mëngjes. Ajo zgjohet e uritur. Shkëlqimi, si çdo mëngjes këtë javë, ushqen pulat dhe pastaj ha edhe vetë. Olsi dhe Juna janë shtrirë pas njëri-tjetrit dhe ngacmojnë Polin e Inën, që janë shtrirë gjithashtu afër tyre. Të dy çiftet flasin mes tyre. Ina dhe Poli janë kthyer nga njëri-tjetri, kurse Juna i ka kthyer kurrizin Olsit. Pas pak kohësh, vjen Çimi në dhomën jeshile për t’u dhënë të tjerëve bateritë. Ai çuditet kur e gjen Olsin aty dhe i thotë se Najada po e kërkonte në mëngjes. Ata nisin dhe flasin përsëri për Rominën. Olsi shkon te dhoma blu, ku Najada është kthyer të flejë gjumë dhe tenton ta marrë me të mirë, duke i thënë se “e kishte zënë gjumi të bideja”. Najada as nuk i përgjigjet, por e shtyn dhe ai ikën me Shkëlqimin. Çimi flet me pasion për mundësitë e Shqipërisë për të bërë tregti me anë të bujqësisë. Ai thotë se dikur Shqipëria eksportonte prodhimet që bëheshin këtu, kurse tani vetëm blen nga shtetet e tjera. Këtë bisedë ai e bën me Arbrin, duke i treguar prej eksperiencës së vet nga vitet e para ’90-ës. Ata të dy ngecin në një pikë, të cilën nuk e shpjegojnë dot: si ka mundësi që gjithçka u shkatërrua pas viteve ‘90? Çimi merr rolin e historianit, duke treguar për tregtinë e jashtme të Shqipërisë komuniste. Ai thotë se në atë kohë njerëzit punonin shumë, në krahasim me sot. Arbri thotë se në Shqipëri njerëzit nuk kanë vullnet për të rregulluar situatën ekonomike dhe sociale. Ata ia vënë fajin administratës shtetërore, e cila është e paorganizuar. Është Çimi, Najada dhe Romina që ngrenë zërin në disa debate që lindin si pasojë e konflikteve të mëparshme. Në momentin që Çimi është duke i folur Najadës me ton të lartë, sepse ajo u ngrit shumë vonë, Romina afrohet dhe i thotë atij “të mos bëhet i lodhshëm”. Ajo shton se “s’ka pse të dëgjohet vetëm zëri i tij në shtëpi”. Najada në këtë situatë nis e qesh dhe del e palagur vetë, pasi konflikti transferohet mes Çimit dhe Romit. Çimi, nga ana tjetër, duket shumë i çuditur me reagimin e Rominës.

“Dashuri dhe tradheti”

Olsi luan me ndjenjat e Ines dhe Romines. Kjo sigurisht eshte pjesa teatrale qe ka zgjedhur grupi i tij, brenda temes “dashuri dhe tradheti”. Romina eshte e dashuruar verberisht pas Olsit, ndersa ai tallet me ndjenjen e saj. Ina eshte femra tjeter, e shfrytezuar nga Olsi, ndersa Visi ka rolin e sheruesit te zemres. Visi dhe Olsi jane shoke ne skenar, por edhe mes tyre ka tradheti. Romina e zhgenjyer nga Olsi, i cili e ka tradhetuar me Inen, gjen prehje tek Visi. Ky i fundit tradheton shoqerine me Olsin dhe e ben Rominen te bjere ne krahet e tij.

Fillojne kinoprovat

Renia e gongut sinjalizon fillimin e aktrimit te tre grupeve. Per grupin e trete fillom Nocja, e cila perqafohet me Arbrin, te dashurin e saj nga fshati, nderkohe te tjeret qeshin me rolin e Junes, ate te vjehrres fanatike. Juna ne rolin e vjehrres nga fshati duhet t`ia beje jeten te veshtire Najades, e cila eshte nusja nga qyteti. Te tjeret komentojne perplasjet qe ka sjelle ky aktrim, ku nje tjeter pjese interesante eshte roli i Astritit dhe Junes, si dy bashkeshorte nga fshati.

Puthje skenike

Noce puth Arbrin gjate proves per skenen teatrale dhe ai mbetet i shtangur. Ata nuk kane mundur te shohin as rolin e revoltuar te Titit per puthjen mes tyre. Nocja duhet te kishte ndjekur Titin nga pas, por puthja me Arbrin, nuk i ka lene kohe.

E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2031



Shiko profilin
« Përgjigju #67 më: 19-03-2008, 08:02:53 »

Komente rreth aktrimeve

Grupet behen spektatore te njeri-tjetrit. Nje grup aktron ndersa te tjeret i shohin nga larg dhe komentojne rolet e tyre. I pari aktron grupi i Olsit, ndersa Shkelqimi nuk mund te rrije pa komentuar. Ai thote se ky aktrim i ka dhene mundesi Romines te zhvishet. Nada i thote te heshte, ndersa Cimi sqaron se po ben rolin e regjizorit. Te gjithe shtangen me skenat erotike gjate aktrimit te grupit te tyre.

Olsi dhe Nada, pak intimitet

Olsi dhe Nada i rikthehen skenave te dikurshme, por vetem per pak caste. Te dy ngacmohen persa i perket roleve ne aktrim. Olsi i thote Nades se nuk duhet t`i thyente zemren dhe te puthej me Arbrin dhe Visin ne syte e tij. Nada e perqafon dhe i thote se vetem ate ka xhan ndersa te tjeret jane kot. Ajo e pyet se perse nuk ka fjetur me te nje nate me pare dhe Olsi i thote se ajo vete nuk ka pranuar. Ata qendrojne per rreth nje minute te perqafuar, ndersa Nada i kerkon t`i prese floket.

Loja me shishe e Olsit

Nada pyet Olsin se perse nuk ka ndenjtur me te nje nate me pare. Ai tregon se mbreme ka qene tek dhoma tjeter dhe ajo e kupton se ai ka fjetur me Junen. Olsi thote se ashtu si edhe ajo eshte tip qe ambjentohet shpejt. Ai i tregon nderkohe asaj se do tu propozoje te gjitheve nje loje me shishe. Atij ose asaj qe do i bjeri shishja, do te puthet, ose do te heqe nje veshje nga trupi. Nades i duket interesante, ndersa shprehet e gatshme te puthe kedo, pervec Nardit. Olsi komenton se Beses do ti duhet te zhvishet lakuriq, sepse nuk do te puthe asnje. Olsi ja tregon idene e lojes edhe Junes, se ciles nuk i pelqen ideja.

Strategjite e lojes

Juna i thote Visit se do te vishet trashe per lojen me shishe, ndersa Olsi i thote se loja do te perfundoje kur ajo te puthe Titin ne buze. Najada eshte shume e entuziazmuar nga kjo loje, sepse do te kete mundesi te puthet. Olsi shprehet me tej se gjate lojes do t`i jape nje puthje franceze Romines. Visi thote se do te qendroje perballe Noces, ndersa mendon se Olsi do te qendroje perballe Romines. Olsi i thote Nades te qendrojne ne krah, qe nese u bije shishja, te kete nje kuptim puthja.

Parukier Olsi

Olsi shkrin talentin si parukier. Pasi i ka prere floket Nades, ai eshte marre edhe me floket dhe mjekren e Ervisit. Nada duket e kenaqur me modelimin e ri te flokeve te bera nga Olsi. Kjo eshte hera e dyte qe Olsi i pret floket Noces, ndersa talentin e tij si parukier ne koken e saj e ka treguar edhe me pare, sidomos gjate neteve te spektaklit. Gjithsesi duhet pranuar se me modelin e Cimit nuk ka qene i suksesshem.

E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #68 më: 19-03-2008, 15:16:03 »

pa he na thoni pse? na i analizo i cike o berni

Najada thot kam te dashur, e spo len cun pa puthur atje, sidomos me Olsin qe dhe ai perfiton nga ato e tallet me te gjitha gocat aty, kurse Juna nje Burrelse e mban veten per Tironse, shume mendjemadhe eshte, kushedi se si i duket vetja.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #69 më: 19-03-2008, 16:27:55 »

Miks bisedash

Edhe mes Olsit, Junes, Polit e Ines behen thashetheme per Rominen dhe fizikun e saj. Ata gjenden ne banje, ndersa Olsi prej me shume se nje ore po i pret floket Polit.

Nderkohe, Najada eshte duke bere nje diskutim te gjate per shoqerine. Ajo thote se shoqeria e saj me e mire eshte ajo jashte-shkollore. Ata jane njerez me te medhenj se Najada ne moshe dhe kjo eshte nje nga arsyet pse ajo i ka zgjedhur si miq. Ajo thote gjithashtu se me shoqerine e saj ben vetem biseda qe kane te bejne me jeten e tyre, jo me politiken p.sh. sepse ketu debati per politiken eshte teper i papelqyeshem. Najada mendon se tavolina shoqerore ka rregulla qe duhet respektuar dhe pershtatja eshte nje nga vetite themelore per te ruajtur ate.

Nderkohe, Nardi, Besarta dhe Arbri jane duke diskutuar per dashurine. Besa thote se nuk ka rene asnjehere ne dashuri, por ajo vlereson moshen (nuk duhet te jete i vjeter) dhe ndjenjen qe arrin te ndash ne nje puthje. Leonardi vazhdon ta ngacmoje me pyetje Besen, madje nis e ben shaka, sikur Besa ka rene ne dashuri me te. Arbri ia keput me te qeshur.
Ata vazhdojne te pyesin, por ajo pergjigjet se per dashurine nuk di shume gjera. Por gjuha shkon ku dhemb dhembi, ndaj Nardi hap muhabetin per veten e vet. Besa i thote se te simpatizoj per person, por aq. I thote se ne jemi duke ndenjur shume mire me njeri-tjetrin, s'ka nevoje per biseda te kompleksuara.

Romina qe i shtohet grupit dhe e pyet Besen nese ka propozuar ndonje djale. Ajo i pergjigjet jo. Romina thote qe ajo e ka bere.

Romina: Femrat eksitohen si meshkujt

Nuk eshte problem per Rominen te thote bruto ate qe mendon. Kjo eshte arsyeja mesa duket qe ajo i ve te tjeret ne siklet. Duke folur me Besen, Arbrin dhe Nardin mbi marredheniet mashkull-femer, ajo thote se fermat eksitohen njelloj si meshkujt. Ato kane gjithashtu te njejtin impuls seksual qe i ben te interesohen per meshkujt. Besa turperohet nga kjo qe thote Romina, ndersa cunat qeshin me te madhe. Romina nuk i beson dot reagimit te Beses te ndrojtur duke shpjeguar se nuk ka asgje te keqe te thuash se nje femer eshte njelloj me nje mashkull ne seks. Ajo mendon se seksi dhe dashuria ecin bashke, por jane gjera shume te ndryshme. Arbri e pyet nese ajo do bente seks me nje person pa dashuri. Ajo pergjigjet qe kjo eshte pjese e situates. Pyetjet e cunave lidhen me fantazite e saj seksuale dhe ajo i tregon nje nga gjerat qe ka fantazuar. Ajo flet per stile qe i pelqejne.


Besa, "cuce malesie"

Nardi me Romine dalin per nje cigare pas bisedes mbi seksin. Romina i thote Nardin se eshte shume e cuditur nga mohimi i Beses se ajo 'nuk eksitohet'. Pas insistimit te Romines Besa pranon se ndjen kur puthet me te dashurin, por se e kontrollon veten jashtezakonisht. Kurse Romina mendon se Besa ka frike te shprehet dhe se ajo po kerkonte t'i hiqte friken duke folur aq hapur. Nga ana tjeter shqetesohet per pershtypjen qe mund te jete krijuar per te kur ka thene se "femrat eksitohen nga meshkujt me te njejtin intensitet, sic eksitohen meshkujt nga femrat". Nardi ben batuten per Besen qe ajo eshte tamam nje 'cuce malsie".

TOP-CHANNEL
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #70 më: 20-03-2008, 11:23:21 »

Banorët flasin për seksin
Rrëfimet e banorëve në shtëpinë e "Big Brother" kanë nisur të jenë më të lirë. Najada ka treguar se natyra e saj është tepër e lirshme. Ajo ka treguar konkretisht se ka pasur edhe histori flesh me meshkuj që i ka takuar në një pub dhe në mëngjes nuk i ka njohur më. Histori të tilla, tregon ajo, kanë qenë më të shpeshta gjatë periudhës kur ka jetuar në Itali. Nada tregon për një flirt që ka pasur me një të huaj në Itali. Ndihen paragjykimet brenda dhe Çimi është i pari që i shfaq. Ai e pyet se deri kur do të vazhdojë me këtë sjellje, por ajo nuk di t‘i japë përgjigje.

Nardi me Rominën dalin për një cigare pas bisedës mbi seksin. Romina i thotë Nardin se është shumë e çuditur nga mohimi i Besës se ajo "nuk eksitohet". Pas insistimit të Rominës, Besa pranon se ndjen kur puthet me të dashurin, por e kontrollon veten jashtëzakonisht. Kurse Romina mendon se Besa ka frikë të shprehet dhe se ajo po kërkonte t‘i hiqte frikën duke folur aq hapur. Nga ana tjetër shqetësohet për përshtypjen që mund të jetë krijuar për të kur ka thënë se "femrat eksitohen nga meshkujt me të njëjtin intensitet siç eksitohen meshkujt nga femrat". Nardi bën batutën për Besën, që ajo është tamam një "cucë malsie".

Nuk është problem për Rominën të thotë bruto atë që mendon. Kjo është arsyeja mesa duket që ajo i vë të tjerët në siklet. Duke folur me Besën, Arbrin dhe Nardin mbi marrëdhëniet mashkull-femër, ajo thotë se fermat eksitohen njëlloj si meshkujt. Ato kanë gjithashtu të njëjtin impuls seksual që i bën të interesohen për meshkujt. Besa turpërohet nga kjo që thotë Romina, ndërsa çunat qeshin me të madhe. Romina nuk i beson dot reagimit të Besës së ndrojtur, duke shpjeguar se nuk ka asgjë të keqe të thuash se një femër është njëlloj me një mashkull në seks. Ajo mendon se seksi dhe dashuria ecin bashkë, por janë gjëra shumë të ndryshme. Arbri e pyet nëse ajo do bënte seks me një person pa dashuri. Ajo përgjigjet që kjo është pjesë e situatës. Pyetjet e çunave lidhen me fantazitë e saj seksuale dhe ajo tregon një nga gjërat që ka fantazuar. Ajo flet për stile që i pëlqejnë.

Edhe mes Olsit, Junës, Polit e Inës bëhen thashetheme për Rominën dhe fizikun e saj. Ata gjenden në banjë, ndërsa Olsi prej me shumë se një ore po i pret flokët Polit.

Ndërkohë, Najada është duke bërë një diskutim të gjatë për shoqërinë. Ajo thotë se shoqëria e saj më e mirë është ajo jashtë-shkollore. Ata janë njerëz më të mëdhenj se Najada në moshë dhe kjo është një nga arsyet pse ajo i ka zgjedhur si miq. Ajo thotë gjithashtu se me shoqërinë e saj bën vetëm biseda që kanë të bëjnë me jetën e tyre, jo me politikën, për shembull sepse këtu debati për politikën është tepër i papëlqyeshëm. Najada mendon se tavolina shoqërore ka rregulla që duhen respektuar dhe përshtatja është një nga vetitë themelore për ta ruajtur atë.


Ndërkohë, Nardi, Besarta dhe Arbri janë duke diskutuar për dashurinë. Besa thotë se nuk ka rënë asnjëherë në dashuri, por ajo vlerëson moshën (nuk duhet të jetë i vjetër) dhe ndjenjën që arrin të ndash në një puthje. Leonardi vazhdon ta ngacmojë me pyetje Besën, madje nis e bën shaka sikur Besa ka rënë në dashuri me të. Arbri ia këput me të qeshur.

Ata vazhdojnë të pyesin, por ajo përgjigjet se për dashurinë nuk di shumë gjëra. Por gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ndaj Nardi hap muhabetin për veten e vet. Besa i thotë se "të simpatizoj për person, por aq". I thotë gjithashtu se "ne jemi duke ndenjur shumë mirë me njëri-tjetrin, s‘ka nevojë për biseda të komplikuara".

Romina i shtohet grupit dhe e pyet Besën nëse ka propozuar ndonjë djalë. Ajo i përgjigjet: "Jo". Romina thotë që ajo e ka bërë.

Banorët gjatë kësaj kohe bisedojnë për gjëra rastësore. Ata flasin për muzikën shqiptare dhe ëndrrat që kanë parë me ndonjë të famshëm. Ata tregojnë për lokalet dhe vendet ku rrinin përpara se të hynin në shtëpinë e B.B.

Kur ndahen nëpër grupe të vogla, ata nisin nga thashethemet. Sigurisht që argumenti është Romina. Mes Çimit, Najadës dhe Visit flitet se Romina është xheloze dhe ziliqare. Ata vazhdojnë të flasin për "simpatinë" e Rominës ndaj Olsit dhe për faktin që Olsi e shpërfill. Julinda është prezente në pjesën e dytë të bisedës, por nuk flet asnjë fjalë, deri kur Najada bën komentin për thënien e Rominës se "Olsi është tipi im". Juli e korrigjon Najadën duke thënë se Romina është shprehur që "Olsi me Rominën janë të ngjashëm". Najada vazhdon me komentet dhe përshtypjet e saj. Julinda nuk flet më, deri kur kujtohet për lojën e djeshme dhe përgjigjen mbi ndryshimin e saj me të tjerët gjatë ditëve të kaluara brenda shtëpisë. Aty ajo nis e shprehet se Romina është posesive dhe ka maninë të japë urdhra. Ajo thotë se Romina flet me të tjerët në mënyrë urdhërore.

Arbri, Nardi, Romi janë duke folur për jetët e ndryshme të një djali dhe një vajze. Romina tregon se nuk ka pasur probleme për mënyrën se si ka zgjedhur ta jetojë jetën. Ajo bën krahasimin me të vëllain, duke thënë se ajo ka ecur në një hap me të vëllain, madje ata paguhen pothuajse njëlloj. Ajo thotë se tani që ka nisur punë është e pavarur nga familja dhe nëse nuk do hynte në B.B., do të shkonte për pushime në Mal të Zi. Romina flet për veten me Arbrin dhe Nardin me shumë siguri në ato që thotë. Ajo nuk e di që ndërkohë banorët e tjerë kanë filluar ta shohin shtrembër.

Astriti shkon në oborr dhe gjen vetëm Visin. Ata nisin të flasin për Rominën, Nardin dhe Junën. Ata mendojnë se Romina e ka ndryshuar shumë sjelljen, ashtu si edhe Juna. Për Nardin nuk zgjaten shumë, pasi Romina është bërë thashethemi më interesant i kohëve të fundit. Ndërkohë, Ina po mbaron mëngjesin me Arbrin dhe Polin. Ajo i thotë Polit se ai nuk e kuptoi përsëri pse ajo ishte mërzitur dje. Ai i flet me pak ironi, duke i thënë se "ndër 100 arsye, s‘e gjeta dot përse-në". Pas pak ata lirojnë tavolinën për pjesën tjetër që do ushqehet.

Ndërsa Juna është çuar e para nga krevati që ndante me Olsin, të tjerët në dhomën e gjelbër janë drejtuar për te tualeti. Poli tenton të zgjojë Inën meqë tashme të gjithë janë zgjuar. Juli dhe Juna janë të parat që hanë mëngjes bashkë me Shkëlqimin.

Astriti gjendet ende me Olsin dhe Najadën në dhomën blu: ata të dy të përqafuar në shtrat, ndërsa Astriti që rregullon krevatet dhe rregullohet edhe vetë. Najada me Olsin fillojnë të flasin lidhur me faktin që Olsi përfundon përherë tek ajo në krevat, ndërsa Astriti "i përgjon" duke u sjellë me indiferencë. Çifti ndihet pak në siklet nga prezenca e Astritit, ndaj mbulohen me jorgan ndërsa hipin sipër njëri-tjetrit.

Olsi, që mbrëmë kishte fjetur pranë Junës, në mëngjes shtrihet sërish te Najada. Fillimisht ajo nuk e ndjen Olsin, por pak më pas nisin përkëdheljet te flokët dhe ajo zgjohet. Ata afrohen shumë pranë njëri-tjetrit dhe nisin një bisedë intime me fjalë e prekje. Ledhatimet e tyre shkaktojnë kënaqësi, deri kur "s‘mban më ujë pilafi" dhe ata çohen nga krevati.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #71 më: 20-03-2008, 13:00:31 »

Mashtrimet e nates

Gjate lojes se shishes banoret tregojne per deshirat e tyre me te fshehta.

Poli tregon tre karakteristikat per te dashuren e tij ideale: karakteri i forte, aventueriere dhe e sinqerte. Ai gjithashtu mendon qe fale vetebesimit do te arrije ne finalen e B.B.

Besa, ngacmuar nga Romina thote se nese dikush brenda shtepise do t'i pelqente, ajo do te lidhej me te. Per Inen, Besa shprehet se e zonja, e shkathet dhe pozitive. Ajo i thote Julit se nuk do ta linte Kosoven, per ndonje pune te mire ne Tirane. Juna e pyet nese ajo ka ndryshuar mendim lidhur me ate qe ka thene se: "Do ndihesha me mire nese B.B do te behej ne Kosove." Ajo i thote Junes se pas tre javesh nuk di me ta ndaje se ku do ishte me mire. Pyetjet per Besen jane ngacmuese sidomos lidhur me Arbrin. Ina indirekt e pyet nese ajo do te donte te ishte e dashura e Arbrit. Besa i thote qe Arbri per mua eshte nje shok shume i mire.


Olsi eshte banori, qe te tjeret i bejne me shume pyetje. Kurioziteti per Olsin eshte i madh dhe banoreve te tjere u pelqen ta pyesin per mendimet e tij brenda dhe jashte shtepise. Ai thote se banoret per te jane te gjithe njelloj, ndoshta me Shkelqimin do mbante nje shoqeri meqe ai eshte me i madh dhe me eksperience. Per Nocen ai mendon se jane te ngjashem dhe se ndermjet saj edhe Junes, ai do te zgjidhte ate per ta ruajtur marredhenien. Kjo eshte seanca me e gjate e pyetjeve per Olsin. Ai pergjigjet me sinqeritet diplomatik.
Ketu mbaron loja e shishes.

Pas lojes, vazhdon nje loje tjeter per banoret.

Olsi, Visi, Najada dhe Shkelqimi do u bejne nje 'loje' gjithe te tjereve. Loja konsiston ne mashtrimin e gjithe banoreve te tjere, sidomos Romines dhe Arbrit, sikur Olsi dhe Najada perkatesisht kane rene ne dashuri me ata te dy.

Najada e kap Rominen vetem ne dhome dhe pervecse i thote qe dashuron Arbrin, nga ana tjeter i hedh fjale per Olsin. Najada mundohet te kuptoje nese perkedhelite mes Romines dhe Olsit gjate lojes kishin ndonje sfond pelqimi nga ana e ROmines. Ajo i pergjigjet "aman Noce, mos na fut ne keshtu bisedash". Kur Leonardi vjen ne dhome, Najada i thote edhe atij se eshte e dashuruar me Arbrin dhe se Olsi do Rominen.
Romi dhe Nardi i thone se ajo eshte 'qelbesire' dhe se kjo eshte loje. Najada madje hedh hipotezen se Olsi ka lozur me ate dhe Junen prej inatit te Romit. Leonardi thote qe s'ka mundesi qe kjo te ndodhi, sepse loja e Olsit zbulohet nga gjestet qe ben. Nardi eshte i bindur qe personi i vetem qe Olsi pelqen eshte Juna. Problemi eshte qe Romina po e beson. Arsyeja pse ajo e beson kete eshte se ne nje fare menyre Najada ia ka gjetur piken e dobet, ROmina e pelqen Olsin.

Pas shume bisedash me treshen: Nada-Romi-Nardi, Najada kupton se do bente mire te kerkonte ndihmen e Nardit dhe Romit, per lojen qe do t'i bej Arbrit, ndaj u thote atyre planin. Leonardi, i thote Nades se do ta ndihmoje t'i mbushi mendjen Arbrit se kjo eshte e vertete.

Nga ana tjeter, ne oborr loja e pyetjeve vazhdon. Te gjithe jane aty vec treshes te siper permendur. Arbri vihen ne shenjestren e Cimit, Olsin, dhe me ane te pyetjeve te tjeret duan te zbulojne karakterin dhe ambicjet qe ai ka. Jane pyetje inkuizitive dhe pergjigjet e Arbrit jane te shkurtra dhe sa me koncize.

Pak me vone, Nardi e merr Arbrin dhe e con ne dhome te Najada, duke e detyruar qe ajo t'i thote Arbrit qe ajo e pelqen. Arbri qesh dhe e puth Najaden e cila ben si shume e turperuar; Nardi nuk i le rehat duke i thene Noces se ai e kishte sjelle Arbrin aty me nje qellim dhe kembengul qe ajo t'i thote Arbrit ate qe ajo i kishte thene ne konfidence. Vertet qe situata behet teper palidhje, me Najaden qe ben sikur do Arbrin, Nardin qe nxehet keq sepse Najada nuk ia thote Arbrit dhe Arbri qe rri ne mes te kesaj duke qeshur dhe pakuptuar asgje. Ne fund, Nardi i nxjerr te gjithe nga dhoma, ndersa vete rri aty dhe zhvishet duke share e duke nxjerre nervat qe ia shkaktuan Besa dhe Juli (sipas tij sepse ato u bene xheloze qe ai mori Arbrin dhe ia coje Najades).

Besa eshte e vetmja qe thote (Ines, Polit dhe Ervisit) se po e teprojne kete keto lojrat qe kane ne thelb mashtrimin e banoreve.

Juna gjithashtu perfshihet duke tentuar t'i nderroje mendjen Romines. ROmina i thote "ka mundesi te me lini te marr fryme". Aty Cimi dhe Juna e kthen me shaka.

Olsi i thote Nardit, qe ishte ideja e Najades per t'i bere loje Romines dhe nga gjullurdia qe po krijohet Romina eshte vene nen nje presion te madh. Banoret e perfshire ne mashtrimin kunder Romines, vendosin t'ia lene ne dore Olsit.

Kur Olsi dhe Romina bisedojne vetem per vetem, Olsi ben si i merzitur me Rominen. Romina merzitet seriozisht. Olsi e akuzon Romine qe ai ka biseduar me te tjeret per puthjen qe ata te dy shkembyn gjate lojes. Romina vazhdon t'i thote qe kjo nuk eshte e vertete dhe ndihet keq.

TOP-CHANNEL
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #72 më: 20-03-2008, 13:03:14 »

Loja vazhdon

Cimi po pergatit mengjesin, bashke me Titin. Te tjeret po behen gati. Cimi i thote Romines, qe vezen qe do te haje per mengjes, le ta beje vete. Ai eshte i acaruar me Rominen.

Ne dhomen e gjelber: Ina, Juna Olsi, Visi dhe Poli flasin per sikletin e ROmines nga loja e Olsit. Ajo shton se kjo nuk eshte gje e kendshme.

Arbri, qe ka fjetur me Najaden, ndersa ha mengjes per vete, pyet Najaden se cfare do per mengjes. Ai i thote qe do ia pergatisi Najades mengjesin.

Olsi i shprehet Junes se eshte i merzitur sepse s'po arrin t'i kontrolloje ndjenjat. Ina e pyet nese kjo eshte shaka, por ai i thote se e ka seriozisht. Juna ia pret pa pertese "ik ore ti dhe futja vrapit".

Najada me Rominen jane jashte, duke pire cigare. Najada vazhdon me lojen e vet per Arbrin. Romina ka qene ne dhomen e rrefimit ne mengjes. Ajo i thote Najades se "nuk e ka idene se cfare po ndodh". Ajo e pyet Najaden me teper mbi Olsin. Najada mbron variantin se Olsi e ka qejf dhe se kjo eshte konfirmuar nga njerezit qe Olsi ka me afer.
Romina i thote Najades se dje u merzit nga fjalet e teperta te banoreve lidhur me kete bisede. Visi, sipas ROmines, eshte nje nga personat qe ka insistuar me shume qe ajo "ta pranoje Olsin".
Najada vazhdon dhe shprehet mbi Olsin. Ajo nis e i tregon Romines se marredheniet e Olsit me tre vajzat (Nada, Juna, Romina) eshte strategji e tij. Najada i thote se e vetmja menyre per Olsin qe te rrije brenda shtepise eshte te gjuaje femrat aty brenda. Najada gjithashtu mendon se brenda shtepise 'nuk ke me cfare te merresh' ndaj e vetmja menyre per te harxhuar kohen eshte te luash me njerezit.
Ne kete pike, Najada e shtyn te mendoje Rominen se kjo "mund te jete nje loje e Olsit", por Romina nuk e kupton se pse eshte bere ajo objekt i kesaj loje.

Lajmerohet mengjesi.

Ne tavoline jane Najada, Juli, Arbri dhe Olsi. Juli e tall Olsin qe ben si djale i dashuruar. Ata komentojne reagimet e Romines. Najada thote se ka ROmi ka kaluar gjithe naten pa gjume. Olsi thote se 'idete nuk i ka te keqia' vetem se i vjen per te qeshur me Romin. Julinda i thote qe dje eshte tepruar me shakate. Najada i tregon sesi ka vepruar per te mashtruar Rominen. Juli i thote se Romina eshte gjynah, por Najada i pergjigjet 'gjynah jam vete'. Juli i thote Arbrit vec, qe i vjen shume keq per Rominen. Arbri thote se Romina e 'ka ngrene'. Ai ben shaka me faktin qe Najada kerkoi te mashtronte edhe ate. "Do kisha qene edhe une si ROmi"- thote Arbri.

Njekohesisht ne oborr:

Cunat jane mbledhur ne oborr. Olsi, Visi, Cimi, Nardi perfshihen ne vazhdimin e lojes mashtruese ndaj ROmines. Astriti rri e shikon pa nderhyre. Olsi dhe Ervisi tallen. Shkelqimi thote se kush tregon per lojen do te denohet. Ai thote se ka pergatitur fjalimin qe do i beje Romines kur t'i thote se gjithcka ka qene nje tallje. Olsi thote se do ia tregoje ai. Visi thote se "si eshte e mundur qe Romina nuk ka kuptuar kundervenien e te gjitheve ndaj saj".

TOP-CHANNEL
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #73 më: 20-03-2008, 18:15:08 »

Big Brother apo e meparshmi Kafazi i Arte, janë prodhime televizive shumë skandaloze. Ku është vlerë edukative e tij??
Ato 50 mijë Euro qe do i mare fituesi, le ti jepnin  me mirë diku për bamiresi.
Rri e rri televizionet tone  e mer nga bota dhe te panevojshmet. Bota ne fund te fundit i ka bere te gjitha, ndaj prodhon budalliqe te tilla.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Aida
Stafi


Karma: 18
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3034



Shiko profilin
« Përgjigju #74 më: 20-03-2008, 19:22:31 »

Big Brother apo e meparshmi Kafazi i Arte, janë prodhime televizive shumë skandaloze. Ku është vlerë edukative e tij??
Ato 50 mijë Euro qe do i mare fituesi, le ti jepnin  me mirë diku për bamiresi.
Rri e rri televizionet tonë  e mer nga bota dhe te panevojshmet. Bota në fund te fundit i ka bërë të gjitha, ndaj prodhon budalliqe te tilla.

lule dhe puthje

I ke shpreh edhe mendimet e mia ne kete postim. Cte bejsh, te tille jemi ne, fatkeqesisht mendojme se me budallalliqet e perendimit do te perparojme dhe ecim drejte Evropes!
Ne anen tjeter ka njerez te cilet luftojne per te mbijetuar.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 ... 16   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor