Sondazh
Pyetje: Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
Arberi - 12 (36.4%)
Besarta - 5 (15.2%)
Julinda - 2 (6.1%)
Olsi - 5 (15.2%)
Shkelqimi - 3 (9.1%)
Najada - 4 (12.1%)
Romina - 1 (3%)
Poli - 1 (3%)
Numri total i votave: 32

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 16   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: "Big Brother Albania"  (E lexuar 26975 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
mishel
Vizitor
« Përgjigju #45 më: 15-03-2008, 15:42:21 »

uhuuu kam pare sot goxha pjesë te big brother...përveç vajzes nga gjilani dhe ca çunave si arbri ai nga fshati dhe një djalë ai bojaxniu pjesa tjetër janë te shthurrur.....dhe fajin e kanë femrat qe kanë dalë nga binaret !
ama cja fut dhe ti. ku me ke kap copat e mishit! mos u hiq kaq evlahi (dhe kur them ty i them dhe vetes) them se pervec ketyre qe ti permende te tjeret jane ata qe kane disi vlera! ah do i bashkangjisja ketyre qe the dhe junen. dhe dicka, big brother albania nuk trasmetohet sot si dhe banoret jane evakujuar ne vend te sigurt.
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #46 më: 15-03-2008, 17:31:43 »

Situata pas shperthimeve
15/03/2008 14:20

Pas shperthime ne depon e armeve ne afersi te Vores, programi eshte nderprere per arsye sigurie. Bejme me dije qe asnje prej banoreve nuk ka pesuar demtime fizike. Ata jane transportuar drejt nje vendi te sigurt, dhe vazhdojne te jene te izoluar nga bota e jashtme. Per ta loja vazhdon.

Punimet per riparimet e demeve te shkaktuara kane nisur, dhe programi do te rifilloje sa me shpejt qe te jete e mundur.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #47 më: 16-03-2008, 00:26:30 »

ama cja fut dhe ti. ku me ke kap copat e mishit! mos u hiq kaq evlahi (dhe kur them ty i them dhe vetes) them se përveç këtyre qe ti permende te tjerët janë ata qe kanë disi vlera! ah do i bashkangjisja këtyre qe the dhe junen. dhe diçka, big brother albania nuk trasmetohet sot si dhe banoret janë evakujuar në vend te sigurt.
Juna nje cop.. k eshte mi shoqe....apo ajo tjera me lesh perpjete ceshte kjo femer qe fut mashkull te huaj ne shtrat

kane pak cipe keto femra,apo ai karagjozi Olsi pordhe madhi ai ce pyet vip ben gjoja si i jashtem

se marr vesh pse keta shqiptaret ketej breke grisur e pordhet na !
E identifikuar
mishel
Vizitor
« Përgjigju #48 më: 16-03-2008, 01:28:47 »

moj capi po ai dhe ajo jane me origjinalet moj. pse nuk ndodh keshtu dhe jashte. ajo tipja ashtu eshte dhe jashte e nuk e shet veten per ate cka seshte. si dhe ai. ska lidhje  pordhesh aty. kurse ajo qe me irriton eshte fakti se atyre i shkon goja leng dhe bejne si evlahi. medemek e me ha e me djeg.
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #49 më: 16-03-2008, 12:51:49 »

Banoret hyjne ne shtepi
16/03/2008 12.00

13 banoret e "Big Brother", hyjne brenda shtepise. Ata kontrollojne cdo cep te shtepise te cilen e kishin braktisur te detyruar per nje dite. Banoret jane mbajtur jashte kontaktit me njerezit dhe gjithcka ka ndodhur perreth. Tashme ata jane te qete per te nisur lojen aty ku e lane.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #50 më: 16-03-2008, 14:01:34 »

pse nuk thua ti qe do shifkemi pornografi te gjalle ne..pikerisht per ate me vjen inat dhe mua....nese duan te jene veret ata qe jane skane pse ti shkoj goja leng e te bejne evlahi...pra o beje se ashtu e mendon o rri urte e mos u krujt kot....


nejse ketu e kuptojne sa te shthurrur e kemi shoqerine dhe se populli shqiptar ka marr arratine.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #51 më: 16-03-2008, 14:50:38 »

Juna me Najaden jane injorante, femra pa karakter e pike mendje ne koke.
E identifikuar

mishel
Vizitor
« Përgjigju #52 më: 17-03-2008, 08:51:49 »

pa he na thoni pse? na i analizo i cike o berni. o capi ti mos i shif ath zogu se te prishet puritaniteti i syve qesh me te madhe. Personalisht  nuk po shoh ndonje gje qe se kam pare apo degjuar. bile me pelqen fakti qe jane kaq pa komplekse. o capi e ca do thuash ti me faktin se dhe shqiptar dhe pordhmadh? ama  cja msho dmth! qesh me te madhe qesh me te madhe. mire e bejne qe kane pordh dmth hajne grosh te gjithe pa perjashtim
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #53 më: 17-03-2008, 11:17:24 »

Nje votim qe po behet te www.galeriashqiptar e.net se cili eshte personazhi qe preferoni me shume ne Big Brother Albania, Shkelqimi eshte me i votuari, pas tij vijn Ervisi, Besarta, Najada, Juna etj.

Rezultati

SHKELQIMI 
11439  Vota   59.7%     
 
ERVISI 
2010     10.5%     
 
BESARTA 
1982     10.3%     
 
NAJADA 
1001     5.2%     
 
JUNA 
825     4.3%     
 
Poli 
676     3.5%     
 
ARBERI 
301     1.6%     
 
INA 
287     1.5%     
 
OLSI 
278     1.4%     
 
JULINDA 
153     0.8%     
 
LEONARDI 
115     0.6%     
 
ASTRITI 
106     0.6% 

 
Foto e Video nga Big brother Albania 

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #54 më: 17-03-2008, 13:14:23 »

Romina, te nesermen
17/03/2008 10:20

Olsi i kishte vene Romines te krevati nje salcice dhe ne mengjes ajo i thote se 'e vleresoi mendimin e tij, qe ajo gjate nates mund te ishte e uritur'. Olsi ben sikur nuk e kupton ironine dhe vazhdon me rregullimin e flokeve. Ajo shkon ne guzhine dhe gjen Shkelqimin duke lare enet edhe e i tregon per biseden me Olsin. Romina merret me disa pastrime tek guzhina qe ne mengjes ndersa vazhdon biseden me Cimin. Cimi nuk kursehet ne batuta, lidhur me salcicen. Olsi nderhyn duke bere edhe ai baturen e vet. Romina nuk reagon. Biseda e dy cunave vazhdon te jete ironike dhe me ton imponues, lidhur me prezencen e Romines, por ajo nuk reagon. Olsi i bertet asaj sepse ia ka bere kafen pa sheqer, po ajo e merr me te qeshur.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #55 më: 17-03-2008, 13:19:39 »

Poli dhe Ina
17/03/2008 10:59

Nuk kuptohet marredhenia mes ketyre banoreve, ne sensin qe bisedat e tyre jane sa ngacmuese sa edhe te ftohta. Ata jane zgjuar prape bashke dhe ngacmojne njeri-tjetrin duke u pikuar. Nderkohe te tjeret jane ende te pergjumur.

C'mbetet per te folur
17/03/2008 11:25

Banoret jane ulur te hane mengjes dhe nderkohe debatojne per punet e shtepise. Eshte Shkelqimi qe ben ndarjen e puneve mes gocave dhe cunave.

Besa kerkon te dije me ngulm sesa eshte data, pasi ka ditelindjen e te atit.
Kurse Romina nuk ndihet, por vetem ve pjata dhe heq pjata per te tjeret.

Nderkohe, nga banja gjenden Ina dhe Julin dhe Ina thote se me Olsin ka goxha konfidenca. Ato akoma nuk i jane bashkuar te tjereve per te ngrene.

Pas nje gjysme ore, te gjithe -pervec Nardit dhe Najades qe jane ne gjume- gjenden ne tavoline.

Pas ushqimit, ne oborr
17/03/2008 11:50

Zakonisht banoret pasi hane mblidhen ne oborr. Sot gjithashtu. Pas larjes se eneve nga Shkelqimi, pastrimit te guzhines nga Visi dhe larjes se makines se ekpresit nga Titi, ata ulen te gjithe ne oborr. Olsi i kerkon me ngulm Romines te mbaroje berjen e kafeve.

Nderkohe Cimi i lajmeron se te merkuren do te rifilloje loja e cifteve siameze. Asnjeri prej tyre nuk eshte i kenaqur nga ky lajm.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #56 më: 17-03-2008, 13:34:08 »

Big Brother Albania - Momenti Shperthimit ne Gerdec te Vores

E identifikuar

Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2018



Shiko profilin
« Përgjigju #57 më: 18-03-2008, 08:05:23 »

Shqiperia, si ishte dhe si eshte


Cimi flet me pasion per mundesite e Shqiperise per te bere tregti me ane te bujqesise. Ai thote se dikur Shqiperia eksportonte prodhimet qe beheshin ketu, kurse tani vetem blen nga shtetet e tjera. Kete bisede ai e ben me Arbrin, duke i treguar nga eksperienca e vet nga vitet e para ‘90-tes. Ata te dy ngecin ne nje pike, te cilen nuk e shpjegojne dot: si ka mundesi qe gjithcka u shkaterrua pas viteve ‘90-te. Cimi merr rrolin e historianit, duke treguar per tregtine e jashtme te Shqiperise komuniste. Ai thote se ne ate kohe njerezit punonin shume, ne krahasim me sot.
Arbri thote se ne Shqiperi njerezit nuk kane vullnet per te rregulluar situaten ekonomike dhe sociale. Ata i vene fajin administrates shteterore, e cila eshte e paorganizuar.

Vajzat ne pune

Ndersa cunat jashte po bisedojne per histori e politike, goca jane duke pastruar. Besa pastron guzhinen, ndersa Julinda fshin. Ato thone se shtepia po behet pis shume shpejt. Romina gjithashtu pastron banjen dhe nga ana tjeter puth Besen ose i jep keshilla Ines. Romina po sillet kendshem me te gjithe dhe duket sikur bisedat e djeshme nuk i bejne me pershtypje. Ne banje hyn Najada, e cila sapo eshte zgjuar. Romina i tregon per ‘dhuraten’ e Olsit, qe komentuar prej saj ishte nje sjellje prej “bastardi”. Najada nuk e vret shume mendjen per kete, aq me pak duket se e vret Romina.

Loja e veshtire

Perspektiva e rinisjes se lojes se kostumeve i ka bere te gjithe banoret te shtremberojne buzet. Ideja se do jene te lidhur perseri, pikerisht me banoret qe ata konsiderojne si me te bezdishem acaron Polin (ishte me Rominen) Besen (qe ishte me Astritin), Visin qe mendon se kjo loje eshte e veshtire. Poli sidomos e zgjat me shume biseden ne kete drejtim, duke i pershkruar ditet me Rominen si ferr te vertete. Besa nuk shprehet, por vetem ligeshtohet nga ideja, ndersa Astriti kur shkon me vone ne oborr thote se kjo eshte vetem nje loje.

Konflikt

Eshte Cimi, Najada dhe Romina qe ngrene zerin ne disa debate qe lindin si pasoje e konflikteve te meparshme. Ne momentin qe Cimi eshte duke i folur Najades me ton te larte sepse ajo u ngrit shume vone, Romina afrohet dhe i thote atij ‘te mos behet i lodhshem’. Ajo shton se ’s’ka pse te degjohet vetem zeri i tij ne shtepi’. Najada ne kete situate nis e qesh dhe del e palagur vete, pasi konflikti transferohet mes Cimit dhe Romit. Cimi nga ana tjeter duket shume i cuditur me reagimin e Romines.


Najada do te prishi lojen

Pas mengjesit, Najada del ne oborr, ku te tjeret jane duke diskutuar per lojen. Ajo u thote banoreve me plot gojen se nese loja rifillon ajo do ta prishi lojen. Besa shpreson shume qe kjo te ndodhi. Najada dhe Besa thone se kjo loje eshte shume e rende dhe Nada perserit se do e prishi lojen. “Durova nje jave, s’eshte faji im qe ndodhi keshtu dhe tani duhet ta zgjasim edhe 1 jave tjeter. Deri tani durova per ju, se une per vete mund te ha edhe buke me recel. Por, po jua them qe tani qe une do ta prish lojen.” - thote Nada.

Poli dhe Olsi per Big Brotherin

Eshte kjo nga heret e para qe Olsi me Polin bisedojne vec per vec. Poli thote se pjesa me e madhe brenda shtepise jane njerez shume te lezecem. Poli i tregon Olsit se ai e ka shume te veshtire te pershtatet me njerezit sepse ai ‘kerkon pak nivel’. “Ne fillim mendova se ketu do ishte shume e veshtire per mua te pershtatesha, por pastaj vura re se grupi ishte i mire, nuk pata nevoje te shtiresha ose te beja sikur pelqeja dike”- thote Poli. Olsi e mbeshtet ne kete mendim, vetem se shton qe disa njerez aty i marrin ‘llafet’ seriozisht. Olsi tregon se jeta e tij e ka bere te takohet me lloje te ndryshme njerezish. Atyre u duket sikur jane afruar aq shume sa banoret e tjere jane bere si rreth i ngushte miqesor.

Olsi genjen ne sy te te gjitheve

Ndersa jane ne grup, ulur te gjithe neper jastiket dhe divanet e sallonit, Olsi dhe Juna; Poli dhe Ina, Visi dhe Najada dhe Arbri, Najada thote se gjumi qe ka bere naten e kaluar ka qene shume i rende. Olsi i thote se ajo nuk e kishte lene ne mengjes te futej ne krevatin e saj dhe se ai kishte fjetur ne banjo. Juna qe eshte ngjitur me Olsin nuk thote asgje, por behet nervoze kur sheh Besen dhe Julin qe flasin fjale ne vesh. Ne fakt Olsi ka fjetur me Junen ne mengjes.

Trasformimi i Cimit

Olsi ka qethur Cimin, ne nje trendy model, qe i ka cuditur te gjithe. Cimi nuk ka pasur asnje reagim, por ka preferuar ta beje koken tulle. Astritit tallet me koken gjysme tulle te Cimit, duke i thene se e ka koken gropa - gropa, nga guret qe ka ngrene kur ka qene i vogel. Ndersa Visi i thote Cimit, se me kete model te ri, do ta nominojne kete te shtune, duke menduar se ka reshkit ketu brenda.





E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Dora
Anetar


Karma: 14
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2018



Shiko profilin
« Përgjigju #58 më: 18-03-2008, 08:07:37 »

Romina pelqen Olsin

Kete e konstatojne Visi dhe Nada, pas nje analize qe i kane bere sjelljeve te Romines brenda shtepise. Ata mendojne se Romina behet xheloze kur sheh ne te njejtin shtrat Olsin dhe Nocen dhe kete sipas tyre Romi e ka justifikuar me faktin se e ka njohur Olsin 5 minuta para te gjitheve. Sipas Nades, pyetjet qe i kishte bere Olsit nje dite me pare, verifikojne se ajo e pelqen ate. Visi shprehet i zhgenjeyer nga Romina dhe se gjate ketyre javeve, ajo eshte shtirur ne shtepi. Atij nuk i pelqen as afrimi i Romines me Junen, per te cilen me pare eshte shprehur keq. Visi dhe Nada komentojne edhe thashethemet e Romines me banoret e tjere te shtepise.

Cimi:Juna agresive

Shkelqimi shprehet se Juna ka humbur shume pike nga shoqerimi me Ingridin, ndersa ajo thote se eshte thjesht nje menyre e tij e te perceptuarit. Cimi, i cili njihet edhe me te atin e Junes, thote se Juna eshte shume ndryshe nga i ati. Cimi e konsideron Junen si agresive dhe pak te shoqerueshme, ndersa Juna mundohet ta binde se i eshte dashur te sillet keshtu ketu brenda.

Prova e javes dhe televotimi

Juna i komunikon te gjitheve vendimin e “Big Brother”, se nga e merkura rinis prova e javes, qe ata lane ne mes per shkak te tragjedise se Gerdecit. Nga e merkura banoret do te vishen serish me kostumet e vellezerve siameze dhe do te ushtrohen per kapjen e cifteve te pulave. Sipas te njejtave kerkesa, banoret do te ushtrohen edhe per informacionet dhe kenge te cifteve me fame qe perfaqesojne pulat e tyre si dhe me poezi rreth pulave. Banoret, te cilet mendonin se ia kishin hedhur me kete prove per te cilen ankoheshin aq shume, do tu duhet ta riperseritin nga e merkura deri ne spektaklin e se shtunes. Nga realizimi i kesaj prove varet edhe buxheti i javes se tyre. Nese humbasin, buxheti do te pergjysmohet. Me e merzitur nga kjo loje eshte shfaqur Nada, e cla edhe sot u shpreh se do ta prishe.
Gjithashtu “Big Brother”, u komunikon banoreve se te nominuarit e kesaj jave vazhdojne te jene Nardi, Juna dhe Romina dhe se televotimi per ta do te vazhdoje deri naten e spektaklit.


Romina ndihet e sulmuar

Romina kerkon nga te gjithe sqarim , per situaten e saj te renduar brenda shtepise. Ajo i thote Shkelqimin se ndihet e gjykuar dhe se te gjithe ne shtepi, po merren me te. Shkelqimi i thote se banoret e shtepise nuk ndihen mire me te, sepse ajo ka vendosur bariera komunikimi me te gjithe. Ai mendon se ajo nuk po perpiqet te ndryshoje asgje nga kjo situate. Shkelqimi mendon se Romina ka zgjedhur menyre te gabuar per te rifituar besimin tek njerezit, duke folur me te gjithe vec e vec dhe te flase me te gjithe ndryshe. Ai i sugjeron te jete e kujdesshme dhe te argumentoje gjithcka qe ndien dhe mendon ne moment.

Olsi gatuan per Junen

Olsi gatuan per Junen dhe ja servir ushqimin prane. Syte e Junes shkelqejne nga gezimi, ndersa Juli dhe Besa jane habitur nga ky sherbim i Olsit. Ai i thote Junes te mos tregoje, sepse ndryshe do te kerkojne te gjithe, qe ai t`i pregatise darken, por ajo i thote se nuk ka shanse.

Argetim ne shtepi

Banoret perfshihen nga gjalleria pas lojes “mafia”, te propozuar nga Besa. Te gjithe cilesojne njeri-tjetrin si mafioze dhe japin argumetat per kete cilesim. Gjalleria rrin kulmin dhe fillon lufta e jastekeve, ku me aktivet, ishin Juna, Nada dhe Cimi. Ina dhe Poli nuk jane perfshire ne loje, por kane qendruar prane njeri-tjetrit.
E identifikuar

Good girls like bad boys!

dora@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Moderator


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #59 më: 18-03-2008, 11:35:13 »

Biografia e Personazheve te "Big Brother Albania"

Shkëlqim Broshulli, 38 vjeç
Vendlindja: Lushnje
Ish oficer policie, tani merret me biznes



Shkëlqim Broshulli, më i madhi në moshë sa i takon konkurrentëve, 38 vjeç, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Megjithëse familja për të duket se është një pjesë mjaft e rëndësishme, duket se e ka pranuar sakrificën e ndarjes përkohësisht prej tyre, për hir të çmimit të madh. Shkëlqimi ka lindur në Lushnje, ka mbaruar arsimin e lartë në Akademinë e Lartë ushtarake, ndërkohë që ka ndërtuar edhe një biznes të tij.

I pjekur dhe me eksperiencë është ndër konkurrentët e fortë të garës.

................... .

Arbër Çepani, 21 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Student i Shkencave Politike në Universitetin e Barit



Arbër Çepani, është 21 vjeç dhe studion në Bari të Italisë për Shkenca Politike. Megjithatë dëshira për të marrë pjesë në “Big Brother” e ka bërë që të spostohet nga studimet për momentin. Ka lindur dhe është rritur në Tiranë dhe shquhet si njeri mjaft social. Madje në të gjitha prononcimet e tij ka deklaruar se të gjithë shumën e çmimit, në rast se ai fiton, do t’ua japë për bamirësi njerëzve që kanë më shumë nevojë për to. Motra e tij thotë se është natyrë mjaft polemizues. Por a do të jetë vërtetë i tillë në garën e “Vëllait të madh”?

................... .....

Astrit Sinakoli, 34 vjeç
Vendlindja: Kllojkë (Tiranë)
Barist në lokalin e tij në Kllojkë



Astrit Sinakolli, 34 vjeç është një tjetër familjar, që ka pranuar të hyjë në garën e “Big Brother”. Përjashta atë e presin fëmijët dhe gruaja e tij, e cila duke njohur më mirë se askush tjetër natyrën e Astrit, thotë se ai do të japë mjaft në kafaz pasi është pak tip “grricës”. Astriti në jetën e përditshme merret me një lokal të vogël në fshat, të cilin e ka në pronësi. Ndërkaq thotë se i pëlqen jeta e fshatit, natyra, ushqimi, qetësia dhe sidomos solidariteti midis njerëzve. 

................... ...........

Besarta Abdullahu, 20 vjeç
Vendlindja: Gjilan
Studente në Fakultetin Ekonomik, Prishtinë



Besarta Abdullahu është e vetmja vajzë që vjen nga përtej kufijve të Shqipërisë në një konkurs të tillë. Është 20 vjeç, ka lindur dhe jeton në Gjilan dhe vijon vitin e tretë të studimeve për ekonomi në qytetin e saj. Ajo është mjaft e lidhur me Gjilanin, ku ka familjen, shkollën dhe miqtë, por të gjitha këto i ka lënë përkohësisht, pasi beson se do të krijojë një miqësi më shumë, me moshatarët e Shqipërisë në këtë reality show. Ka pasion stilimin dhe guzhinën, megjithëse profesioni i saj i ardhshëm, është tepër e sigurtë se do të jetë i lidhur me shifrat.

................... ........

Ervis Xhako, 24 vjeç
Vendlindja: Tiranë



Ervis Xhako, është 24 vjeç dhe një ndër 14 konkurrentët në Big Brother. Ervisi ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërkohë që ka mbaruar studimet e larta për Shkenca Politike. Megjithatë puna me të cilën është i angazhuar aktualisht, është organizimi i spektakleve të ndryshme, pranë njërit prej universiteteve private në Tiranë.

................... .......     

Ina Hoxha, 24 vjeç
Vendlindja: Tiranë



Ina Hoxha, 24 vjeç është një tjetër konkurrente e “Big Brother”. Vajza që prej dy vitesh ka mbaruar studimet e larta për ekonomi, aktualisht punon si shitëse në një Butique, ku punës së përditshme i ka shtuar pasionin për modën dhe look-un në tërësi, Ina është një vajzë e shkathët, aktive dhe ka shumë hobe në jetë. Dy ndër këto janë të shëtisë dhe të dëgjojë muzikë.   

................... .............


Ingrid Furxhi, 31 vjeç
Vendlindja: Fier, Ekonomiste



Ingrid Furxhi është një tjetër familjare që i është bashkuar grupit të “Big Brother”.

Ingridi, që sapo ka mbushur 31 vjeç ka lënë në shtëpi dy fëmijë të vegjël për të realizuar ëndrrën e saj duke u bërë pjesë e lojës dhe ndoshta edhe e çmimit fitues. Ingridi ka lindur në Fier dhe ka mbaruar studimet e larta për Ekonomi. Mamaja e saj thotë se Ingridi është një vajzë e fortë dhe solide, që i është dashur ta përballojë vetë jetën dhe se të njëjtën forcë karakteri do e tregojë edhe gjatë lojës në “Big Brother”.

Eleminuar

................... .......   


Julinda Peshku, 24 vjeç
Vendlindja: Fier
Bankiere në Tiranë



Julinda Peshku, 24 vjeç është vajza që ka zgjedhur të hyjë në garë me arushin e saj Roko. Thotë se është miku i saj më i mirë, ndërkohë që me natyrën e qeshur të saj, ka zënë mjaft miq të rinj brenda në shtëpi. Vajza ka lindur dhe jetuar në Fier, ndërsa prej pak vitesh, është vendosur në Tiranë, ndërkohë që ajo punon në njërën prej Bankave të kryeqytetit. 

................... ...........

Juna Vata, 21 vjeç
Vendlindja: Burrel
Këngëtare, studente në Ekonomi



Juna Vata, 21 vjeç, nuk është krejt e panjohur për publikun. Dy herë radhazi ajo ka konkurruar si këngëtare në “Top Fest”, ndërkohë që kësaj radhe ka vendosur të hyjë në garën e rezistencës në “Big Brother”. Studente e ekonomisë, me një pasion të madh për muzikën dhe me një lidhje të fortë me familjen, ajo nuk ka ngurruar aspak ta përshëndesë të dashurin e saj në momentin kur po hynte në shtëpi, duke i thënë se e donte shumë.

................... ...

Najada Konomi, 22 vjeç
Vendlindja: Fier
Studente në Akademinë e Arteve për Pikturë



Najada Konomi, është vajza artiste e shtëpisë së “Big Brother”, ajo është studente e pikturës dhe ka vite që e ushqen pasionin e saj. Najada është 22 vjeç dhe ka lindur në Fier. Veç pasionit që ka për pikturën, ajo pëlqen shumë muzikën dhe sidomos është e apasionuar pas tatuazheve të cilat i ka të shumtë në numër dhe që i zbukurojnë trupin. Me hyrjen e saj në shtëpi, ajo u prezantua si vajza që do t’i bënte shumë shpejt të gjithë meshkujt për vete.

................... ......


Olsi Mingomataj, 33 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Profesioni Menaxher



Olsi Mingomataj, është 33 vjeç, një nga meshkujt trendy të “Big Brother”. Olsi ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërkohë që një pjesë të madhe të kohës e ka kaluar në Itali si emigrant. Është kthyer në atdhe pranë familjes, jeton me prindërit, ka një të dashur me të cilën i pëlqen të udhëtojnë shpesh me motor, ndërkohë që punon si menaxher në një kompani kafeje në Tiranë. Shëtitjet dhe noti janë pasioni i Olsit.

................... ..............


Pol Babi, 22 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Fotomodel, student në Universitetin Bujqësor


 
Pol Babi, 22 vjeç, është një konkurrent shumë interesant i “Big Brother” dhe kjo veçori e tij lidhet me faktin se ai është mësuar me kamerat. Megjithëse ka mbaruar studimet e larta, prej vitesh bën vetëm punën e modelit, të cilën tashmë e ka kthyer në profesion të jetës së tij. Është një djalë me mjaft shije, vishet bukur dhe ndër hobitë e tij është të bëjë palestër për të mbajtur trupin në formë.   

................... .......


Romina Shkreli, 21 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Studente, Punë Sociale



Romina Shkreli, 21 vjeç është konkurrente e Big Brother” dhe njëkohësisht studente e Shkencave Sociale në fakultetin e Tiranës. Romina është konkurrentja e parë që ka shkelur në shtëpinë e “Big Brother” duke u bërë edhe shansi i mirë për të gjithë të tjerët që erdhën pas saj. Romina shquhet për karakter të fortë dhe vendosmëri, ndërkohë që ka një natyrë mjaft shoqërizuese me të gjithë banorët e “Big Brother”.

................... ..............

Leonardi, 27 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Profesioni, bojaxhi



Leonardi, 27 vjeç ka vendosur të hyjë në garën e “Big Brother” me dëshirën për të fituar, si të gjithë konkurrentët e tjerë duke premtuar se prania e tij do t’i japë më shumë ngjyra shtëpisë së përbashkët. Në fakt këtë e ka thënë me humor, por këtë batutë ai e lidh dhe me profesionin e tij, pasi Leonardi punon si bojaxhi. Këtë zanat ai e ka mësuar në Greqi ku ka jetuar e punuar për disa kohë, ndërkohë që me kthimin në atdhe jeton me prindërit e tij.

Revista Shqip
E identifikuar

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 16   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Disa nga objektet orientale(Postkulla)
  • Dot archicad9
  • 5 (83%)
  • -
  • Dot artlantis4.5
  • 1 (16%)
  • -
  • Dot artlantisR
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor